“Beteja e Rrjollit” nuk është çështje pronash, por çështje gjobe mbi investitorin

6 Mars 2026, 18:53Editorial Mero Baze

Për të kuptuar se çfarë po ndodh në Rrjoll, një zonë kënetore në jug të Velipojës, shikoni se kush është vënë në shënjestër prej fillimit të betejës. Prej fillimit në shënjestër ka qenë Bashkim Ulaj dhe kompania e tij, i cili është mallkuar si zaptues, si grabitës, i është dashur të mbrojë pa sukses mjetet e punës nga disa banorë agresivë të zonës që pretendojnë se po të mos ishte Perandoria Osmane ata do ishin pronarë të tokës se janë katolikë, dhe pastaj është bërë dhe objekt i sulmeve politike nga politikanë të rinj që flasin në emër të së djathtës dhe përqafojnë kauza spekulantësh kundër një investitori.

Debati i ditës së enjte  në "Opinion" ballafaqoi për herë të parë pronarin ekzistues ligjor me ata që pretendojnë dhe pikërisht pse u bënë nervozë që nuk tregonin dot asnjë letër që kishin pronën, pas emisionit përfunduan në dhunë masakruese ndaj një prej trashëgimtarëve të pronës.

I kuptoj banorët që pretendojnë se të parët e tyre në Dukagjin kanë zbritur në Velipojë dhe po të mos ishte Perandoria Osmane do të ishin pronarë të asaj toke. Por familja që është pronare nga Perandoria Osmane deri më sot, së paku me letra të pahedhura poshtë nga asnjë gjykatë, deri më dje në mbrëmje nuk ka qenë objekt i sulmit të tyre. Objekt i sulmit ka qenë investitori, i cili nuk ka problem kush është pronari, pasi nuk ka grabitur tokë, por ka marrë tokë nga një pronar me letra.

Duke sulmuar investitorin dhe duke e shndërruar në kauzë politike sulmin ndaj një investimi, politika dhe media shqiptare në fakt kanë ushqyer një proces spekulimi gjobëvënie ndaj investitorit. Sulmi ndaj Gener 2 bëhet që ai t’i paguajë edhe ata që pretendojnë. Madje një nga ato gratë që hipi mbi eskavator e tha qartë para kamerave: “Ai Bashkim Ulaj sa paguan policë e gjykatës e prokurorë kundër nesh, le të na japë ne fshatarëve ndonjë lek e mbyllet kjo punë”.

Edhe ai tipi që është vetëshfaqur si udhëheqës i protestuesve nuk ka fare as pretendim për të pasur pronë tek toka e debatueshme. Ai ka disa letra që pretendon se gjyshi i tij ka blerë nga pjesa e Musa Jukës tokë në Rrjoll, por tokën e Musa Jukës e ka marrë familja e Musa Jukës (konkretisht Genc Juka dhe ta gëzojë), dhe ai është po ashtu në një proces leje ndërtimi për të zhvilluar pronat e gjyshit. Edhe ai mysliman është. Edhe ai ndoshta do akuzohet i favorizuar nga Perandoria Osmane dhe Mbreti Zog, por ky proces nuk ka nisur akoma.

Këtë skenë do ta shohim e rishohim disa herë, për shkak të inkurajimit që një shoqëri e papërgjegjshme i bën atyre që i vënë gjoba biznesit dhe jo atyre që duan të zgjidhin konfliktet me pronat që janë vërtet të mërzitshme.

Konflikti mes pronarit të tokës dhe pretenduesve u shfaq vetëm dje në Opinion tek Fevziu. Deri më dje të gjithë mendonin se Bashkim Ulaj ka shkuar ka zaptuar një tokë dhe po ndërton pa leje. Në fakt Bashkim Ulaj ka shkuar, ka gjetur një pronar toke, ka bërë kontratë zhvillimi me të dhe ka marrë lejen më të vështirë të mundshme nga AKZHT për të zhvilluar zonën.

Të njëjtën leje të ngjashme në parim do ta marrë së shpejti edhe prona në krah. Dhe ne përsëri do të shikojmë të njëjtin film, do përsëriten të njëjtat akuza për investitorin, jo për pronarin. Pasi urrejtja ndaj kapitalizmit është një gjellë që shijon më shumë se ballafaqimi me spekulantët e pronave.

Deri më sot nuk kishte ndodhur asnjë incident mes pronarit real dhe atyre që pretendojnë. Deri tani ishte një gjobë e pastër ndaj investitorit, i cili duhet t’u japë edhe atyre ndonjë lek dhe disa politikanëve populistë që në fakt ngjajnë shumë me konfiskuesit e Enver Hoxhës më 1945 se sa me politikanë të rinj të djathtë, të cilët i janë qepur pas një biznesmeni dhe e përndjekin në çdo investim të tij, pa pasur asnjë respekt as për shtetin ligjor, as për letrat e pronës dhe mbi të gjitha as për dokumentacionin ligjor të një investimi që shkon në 200 milionë euro. Mendoni t’u lësh në dorë Shqipërinë politikanëve të tillë.

I vetmi politikan i sinqertë kundër investimit është Arlind Qorri, se ai është kundër kapitalit, jo pro gjobëvënësve. Ai pretendon të ndërtojë një Shqipëri pa kapitalistë dhe e kuptoj. Por këta që duan të emërojnë kapitalistët e tyre janë thjesht gjobëvënës.

Duke qenë se është një proces i pastër gjobëvënie, të tillë duhet vlerësuar edhe ata që shpikin kauza mbi gjobëvënien dhe bëjnë sikur flasin në emër të popullit. Për ta kuptuar që është gjobë mbi investitorin, mjafton t’u bëjmë pyetje këtyre tipave agresivë: nëse tërhiqet Bashkim Ulaj nga investimi, e marrin pronën ata? Jo. Se prona ka zot dhe zoti i pronës ka dokumenta. Kjo tregon se ata nuk janë duke kërkuar pronën, por gjobën. Dhe ata që i mbështesin po ashtu. Dhe ndaj gjobëvënësve duhet të veprojë ligji dhe shteti, ndryshe në këtë vend nuk investon asnjë njeri asnjë tullë.

45 Komente

  1. U
    Ura e mesit

    Eshte e cuditeshme qe feja te nderhyje ne ceshtje politike dhe ekonomike si ne kete rast

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeus

      gel-BAZE, per gjobvenesa ne Shqiperi dhe ne mbare boten njihen vetem Kriminel e Mafioz dhe Mediat. Nuk do e besoja kurre qe i gjithe ai fshat te ngrihet e te rrezikoje dhe vite burg nese nuk do kishin te drejte per pronen e tyre ndersa shpellaaarizaj eshte totalisht i qet dhe pronen e ka marr me dokumenta te fallsifikuara nga nje i forte i LSI. Pastaj duket paradoksale qe ne nji vend si Shqipëria qe mezi po njihen prona shume here me te vogla , ne Rrjoll ju njihka tjetrit, vetem nje personi, me kohe rekord 1 milion e 500 mije metra katror toke. Trego sa e ke ven gjoben e o gel-BAZE?

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeus

        gel-BAZE, per gjobvenesa ne Shqiperi dhe ne mbare boten njihen vetem Kriminel e Mafioz dhe Mediat. Nuk do e besoja kurre qe i gjithe ai fshat te ngrihet e te rrezikoje dhe vite burg nese nuk do kishin te drejte per pronen e tyre ndersa shpellaaarizaj eshte totalisht i qet dhe pronen e ka marr me dokumenta te fallsifikuara nga nje i forte i LSI. Pastaj duket paradoksale qe ne nji vend si Shqipëria qe mezi po njihen prona shume here me te vogla , ne Rrjoll ju njihka tjetrit, vetem nje personi, me kohe rekord 1 milion e 500 mije metra katror toke. Trego sa e ke ven gjoben e o gel-BAZE

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zeus

          gel-BAZE, per gjobvenesa ne Shqiperi dhe ne mbare boten njihen vetem Kriminel e Mafioz dhe Mediat. Nuk do e besoja kurre qe i gjithe ai fshat te ngrihet e te rrezikoje dhe vite burg nese nuk do kishin te drejte per pronen e tyre ndersa shpellaaarizaj eshte totalisht i qet dhe pronen e ka marr me dokumenta te fallsifikuara nga nje i forte i LSI. Pastaj duket paradoksale qe ne nji vend si Shqipëria qe mezi po njihen prona shume here me te vogla , ne Rrjoll ju njihka tjetrit, vetem nje personi, me kohe rekord 1 milion e 500 mije metra katror toke. Trego sa e ke ven gjoben e o gel-BAZE PS : Publikoji te gjitha komentet o hipokrit se para 2013 publikoje gjithcka , sidomos cdo koment e cdo mendim anti-qeveritar dhe ishe edhe nji anti-bashkim ulaj dhe anti - sander frangaj i tmerrshem. Mbas 2013 ku padroni yt i mori ne gji oligarket e Berishes tu mbyll haleja si me magji.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zeus

            gel-BAZE, per gjobvenesa ne Shqiperi dhe ne mbare boten njihen vetem Kriminel e Mafioz dhe Mediat. Nuk do e besoja kurre qe i gjithe ai fshat te ngrihet e te rrezikoje dhe vite burg nese nuk do kishin te drejte per pronen e tyre ndersa shpellaaarizaj eshte totalisht i qet dhe pronen e ka marr me dokumenta te fallsifikuara nga nje i forte i LSI. Pastaj duket paradoksale qe ne nji vend si Shqipëria qe mezi po njihen prona shume here me te vogla , ne Rrjoll ju njihka tjetrit, vetem nje personi, me kohe rekord 1 milion e 500 mije metra katror toke. Trego sa e ke ven gjoben e o gel-BAZE PS : Publikoji te gjitha komentet o hipokrit se para 2013 publikoje gjithcka , sidomos cdo koment e cdo mendim anti-qeveritar dhe ishe edhe nji anti-bashkim ulaj dhe anti - sander frangaj i tmerrshem. Mbas 2013 ku padroni yt i mori ne gji oligarket e Berishes tu mbyll haleja si me magji.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zeus

              gel-BAZE, per gjobvenesa ne Shqiperi dhe ne mbare boten njihen vetem Kriminel e Mafioz dhe Mediat. Nuk do e besoja kurre qe i gjithe ai fshat te ngrihet e te rrezikoje dhe vite burg nese nuk do kishin te drejte per pronen e tyre ndersa shpellaaarizaj eshte totalisht i qet dhe pronen e ka marr me dokumenta te fallsifikuara nga nje i forte i LSI. Pastaj duket paradoksale qe ne nji vend si Shqipëria qe mezi po njihen prona shume here me te vogla , ne Rrjoll ju njihka tjetrit, vetem nje personi, me kohe rekord 1 milion e 500 mije metra katror toke. Trego sa e ke ven gjoben e o gel-BAZE PS : Publikoji te gjitha komentet o hipokrit se para 2013 publikoje gjithcka , sidomos cdo koment e cdo mendim anti-qeveritar dhe ishe edhe nji anti-bashkim ulaj dhe anti - sander frangaj i tmerrshem. Mbas 2013 ku padroni yt i mori ne gji oligarket e Berishes tu mbyll haleja si me magji.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zeus

                gel-BAZE, per gjobvenesa ne Shqiperi dhe ne mbare boten njihen vetem Kriminel e Mafioz dhe Mediat. Nuk do e besoja kurre qe i gjithe ai fshat te ngrihet e te rrezikoje dhe vite burg nese nuk do kishin te drejte per pronen e tyre ndersa shpellaaarizaj eshte totalisht i qet dhe pronen e ka marr me dokumenta te fallsifikuara nga nje i forte i LSI. Pastaj duket paradoksale qe ne nji vend si Shqipëria qe mezi po njihen prona shume here me te vogla , ne Rrjoll ju njihka tjetrit, vetem nje personi, me kohe rekord 1 milion e 500 mije metra katror toke. Trego sa e ke ven gjoben e o gel-BAZE PS : Publikoji te gjitha komentet o hipokrit se para 2013 publikoje gjithcka , sidomos cdo koment e cdo mendim anti-qeveritar dhe ishe edhe nji anti-bashkim ulaj dhe anti - sander frangaj i tmerrshem. Mbas 2013 ku padroni yt i mori ne gji oligarket e Berishes tu mbyll haleja si me magji.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zeus

                  gel-BAZE, per gjobvenesa ne Shqiperi dhe ne mbare boten njihen vetem Kriminel e Mafioz dhe Mediat. Nuk do e besoja kurre qe i gjithe ai fshat te ngrihet e te rrezikoje dhe vite burg nese nuk do kishin te drejte per pronen e tyre ndersa shpellaaarizaj eshte totalisht i qet dhe pronen e ka marr me dokumenta te fallsifikuara nga nje i forte i LSI. Pastaj duket paradoksale qe ne nji vend si Shqipëria qe mezi po njihen prona shume here me te vogla , ne Rrjoll ju njihka tjetrit, vetem nje personi, me kohe rekord 1 milion e 500 mije metra katror toke. Trego sa e ke ven gjoben e o gel-BAZE PS : Publikoji te gjitha komentet o hipokrit se para 2013 publikoje gjithcka , sidomos cdo koment e cdo mendim anti-qeveritar dhe ishe edhe nji anti-bashkim ulaj dhe anti - sander frangaj i tmerrshem. Mbas 2013 ku padroni yt i mori ne gji oligarket e Berishes tu mbyll haleja si me magji.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shvejku...

                    Po i ka kopsit letrat nuk ka qene kot drejtor hipoteke Fatmit Shpella per keto dite ka punuar.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Po dal dhe grabis ndonje turist

                      Qeke tamam hajdut dhe mashtrues. 145 vete jane pronare. Hajde nevojtore hajde. Eshte ketu ne koment jeni te paftyre,tamam hilexhi dhe bandit. Ishalla terhiqet ky banditi tjeter Ula dhe Hani kokat.

                      Përgjigjjuni
                    2. F
                      FSHATARI

                      Ajo qe po ndodh ne Rrjoll eshte nje " liber ' voluminoz qe ( per ata qe kane mend dhe nder, sadopak ) shpjegon gjithe falsitetin e propagandes politiko-mediatike te kapitalizmit 36 vjecar shqiptar. Pra, ndersa thuhet se tani jetojme ne demokraci, kemi liri zgjedhjeje, liri shtypi, te drejte vote dhe te gjithe jemi te barabarte perpara ligjit, e verteta eshte kokeforte: Ne kapitalizem te tre/kater pushtetet jane vetem pjese perberese e te njejtit pushtet, pushtetit te kapitalisteve te majmur me rruge kriminale. Shikojeni cfare ndodh ne Velipoje/Rrjoll. Don apo nuk don qeveria super e korruptuar e Edi Rames, don apo nuk don opozita super e inkriminuar e Sali Berishes, don apo nuk don mero baze dhe gjithe bazet mediatike, te gjithe keto pushtete jane ne sherbim te oligarkise dhe kunder interesave popullore, kunder te drejtes se prones se fshatarit te varfer. Pasuria objekt ndertimi iu perket atyre protestuesve te paperfillur dhe te dhunuar, por grabitesit e saj kane mbeshtetjen e qeverise antipopullore shqiptare, te oligarkise dhe, tani, edhe te medias " se lire ", sic eshte edhe kjo ku po komentojme ne.

                      Përgjigjjuni
                    3. s
                      sali

                      Shume e sakte,Me teorine toke e xanun gjithe maloket zaptuan shqiperine,Keta jane mashtruesa me asnje dokument qe jane pronare dhe luftojne si te perfitojne nga ndertuesi,

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Treni

                        A thua do i bëhej qejfi se do investohej në atë zonë... Jo, barktharët sillin si lapanjos dhe kërkojnë çfarë nuk i takon.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vela

                          E kam kuptu qe ne fillim qe ato nuk kan asnje lloj letre . Se ca lidhje ka perandoria osmane se imagjinoj . I bie qe keto e kan pas token me letra ne kohe te Skenderbeut . Dhe osmanet ja dhan dikujt tjeter . Te gjithe malsoret e Dukagjinit kan zbrit shume me mbrapa se te ike perandoria Osmane . .toke e xanun

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Populli

                            Kjo eshte "vepra me e famshme"e Rilindjes. E ideuar dhe udhehequr nga nje sharlatan me mbiemrin e dyte Koleka. Sikurse i gjyshi ju shtetezoi shqiptareve pronen toke me 1945 ( por beri inventaret ), i nipi nuk e njeh ate pronesi ( dhe fsheh ato inventare) Amerike, bej nje Spak vetem per pronat. Te shkoje tek i zoti. Me inventaret e v.1945. Ndryshe nuk i mundim dot komunistet e djeshem dhe sharlatanet hajdute( Berishe dhe Rame ) te sotem.

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              sali

                              Vetem popull nuk je ti.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Saliu

                                jam.

                                Përgjigjjuni
                              2. A
                                Aron

                                Kolekajt kishin toka te tyre dhe ishin familje me taban dhe madje i dhane ato njesoj si te tjere u pelqente s'u pelqente sepse ishin pjese e atij sistemi. Mos krahaso Ramen me Saliun e Vicidolit qe vetem kullen kishin.

                                Përgjigjjuni
                                1. h
                                  hila

                                  p0pulli!!!! sa e cuditeshme! nje shpellar e quan veten popull! po i takon ne fakt se ka edhe popull pis, ose pis popull si ky qe shkruan ketu. kjo malcorhane e cak i xanun na hiqen si ma te zotet sepse ne drejtesin shqiptare nje pjese jane nga kjo rrace e te njejtet "cak" i xanun, po ashtu edhe ato prifterij e ato politikan qe i drejtojne e shfrytzojne per interesa te erreta.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. n
                                    ne

                                    Populli, o nderro ilaçet, o nderro doktorin….rruge tjeter per shpetim nuk ke

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      E verteta.

                                      Populli kerkon pronat sipas dokumentave te v.1945 Hajdutet i thone qenke i cmendur, o ndro ilacet, o ndro doktorin. Populli kerkon spak te ri vetem per pronat. Hajduti i thote ku te kam pare! Kjo eshte Shqiperia e kryeministrit Rame ( Koleke) dhe e kryeopozitarit Berishe ( Vicidol) Amerike, degjove gje???!!!

                                      Përgjigjjuni
                                    2. M
                                      Mileti

                                      O popull. Ndigjo mire nuk due me te fye por me te pyet kysh e ndau token,,,kush jan ato gjyqtar qe i than te drejten e tokes ,,, pse nuk shkon partia demokratike me i mbrojte. Kush e ka katandis vendin keshtu me shperndarjen e toke. Pra ti futja kot te pakten per njerzillek mos shkruaj ashtu. Dyshoj se je nje nder ato qe shkattruat Shqiperin. Eshte turp te luani me njerzi . Zoti ju mallkofte. Vjen nje i policis private e rreh velipojaket turp turp njemij here turp

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Rio

                                        Komentues Populli ! Gjith kjo që po ndodhë në Shqipëri eshtë vetëm një dhe ai quiet Sali Berisha ! Ky eshtë shkatrrimtari I Shqipërisë, kriminel,hajut,gënjeshtarë,mashtrues,nona e 35 vite demokraci o zagari Berishës me nofken Populli që ti nuk ke lidhje me Popullin Shqiptar.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. B
                                        Berisha

                                        Jo popull eshte, por shkuar popullit! E drejte, te behet Spak per pronat, me dokumentat e v.1945. Poshte komunistet, poshte hajdutet.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Toni

                                          Po ketu prona ka shku ke i zoti me letrat e 1945 . Keto skan asi dokument e bertasin ma shum . Kur ja paska mar Turqia pronat ktyre ne 1468 ???

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Bytyci

                                            Berishe. Kete poshtersi se banen komunistat por ju qe ndate token. Kaq poshtersi keni ba sa 100 here me te keqij se komunistat kete e din edhe ti. Kurse kur thue poshte hajdudat ke te drejte. Oor dije kush ka vjedh e kush po i vjell pronat

                                            Përgjigjjuni
                                          2. S
                                            Saranda

                                            Vertet. Kush ka frike te behet Spak per pronat, eshte hajdut i pronave..

                                            Përgjigjjuni
                                            1. i
                                              i drejti

                                              mero harrova nje sqarim po te ishin nga dukagjini keta do ja kishin futur plumbin me kohe ketij e mulaj por malesoret jane me te bute ok.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Nje qytetar

                                                O " i drejti" i shtrembëruar ; ku i kishin plumbat këta trimat e dukagjinit në kohën e xhaxhit ? Ata që flasin e përdorin plumba për ceshtje të tilla , nuk janë trima por cuba .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Arberia

                                                  I kishin edhe ne kohen e xhaxhit, i perdoren. Duhet te mesosh pak histori.

                                                  Përgjigjjuni
                                              2. e
                                                e verteta

                                                Media ,fasada e Bastardeve qe vjedhin pronat publike dhe behen miliardere nga hici.Cfare te kane premtuar o Merhalja qe i mbron Hajdutet e Pangopur?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kiri

                                                  Enver hoxha paska patur te drejte qe ka burgos prifterinjte sepse koha po e verteton qe ata prap i fusin hundet ne politike turp

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. c
                                                    chp

                                                    Shkrim i lavderueshem por ka nje difekt te madh.. Kur permendet Enver Hoxha ( shenjtan apo shenjtor) per pronat duhet te jemi te sakte:Me urdher te tij personal dokumentacjoni i pronave eshte ruajtur ne menyre perfekte..Nuk eshte faji i tij qe Tuc Maket e Velipojes po kacafyten me Bashkim Ulen e Rame Berishes...

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Pali

                                                      Artikull i saktë. Disa katolike që cfaqen si te vetmit autokton dhe patriote te vertete, e ne fakt nuk jane. Nuk Jane se historia I ka treguar. Me teorite e tyre islamofobe na kane merzitur ac shumë sa na kane flliçur rrjetet sociale duke thene dite e nate : "myslimanen jane me turkun, Jo jo ne kemi qene te pavarur nga Turqia, Jo kemi pase Gjergjin tone, Jo Po e din Vatikani- Tani e din Europa e Amerika se na kane vllazen te krishtit etj" Ne se kush Jane keto renegate i njofim mire, i njef edhe historia. Keto duan drurin dhe ligjin. Ligjin kushdo qoftë ai që e shkele si mysliman, katolike, atheist, si i majte, si djathte e si i Qendres. Atehere ka drejtesi e qetesi. Ky popull po u tolerua kur shkel ligjin, ky del nga kontrolli. Ligji nuk Jane legjendat(perrallat) që ai që vdiq tuj sjell ferlikun, i kendojne kange u vra ne lufte me armikun !! Bile duhet një ligj që edhe kanget qe i kane mbushje me rrena e ku tradhtareve ju kendojne si heronje te hiqen, se aty fillon edukimi i mbrapesht I tyre. O Zot na ruajt nga injorantet kriminel.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. d
                                                        dinjiteti munguar

                                                        M.B. vetem sa sterros vehten duke dashur te behet deri edhe avokat mbrojtes i nje plehre si Bac Ulaj vetem per hir te faktit se i rri nen ombrelle Rilindjes.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. S
                                                          Soi moi

                                                          Banoret thane le te presi komoania ndertimit prokurorine sepse po heton. 300 vjet qe banojne atje.....

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. D
                                                            Dakord

                                                            Një nga editorialet më të mira që Tema ka shkruar ndonjëherë. "Pasi urrejtja ndaj kapitalizmit është një gjellë që shijon më shumë se ballafaqimi me spekulantët e pronave". Ky paragraf është absolutisht mjerimi që lë shqiptarët mbrapa. Faleminderit Tema! Sinqerisht

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Patrioti cam i M...Bazes

                                                              Mero, nje pyetje dhe i shpjegon te gjitha : a do ta merrje penen ta mbroje "investitor" B. Ulajn sikur ky te ishte beniamin i Saliut?

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. S
                                                                Shkoder

                                                                Ata banore kan qindra vjet qe jetojne aty. Kan shtepiat e vjetra ne ate toke. Dhe vjen nje person qe deri para pak kohe as nuk e dinte ku eshte Rrjolli, e ju thote banoreve qe ju nuk keni letra, toka nuk eshte e juaj, do ndertoj nje resort. Pronat ne disa zona ne Shqipri ne shumicen e rasteve nuk kan dokumente, fshatra te tera ne male qe jetojne aty nga 400-500vjet nuk kan dokumente pronesie mbi token, por normale qe ajo toke eshte e tyre. Ky shtet po perze njerzit e thjeshte, ne favor te ca individeve qe nuk i japin asgje atedheut tone, pervec se beton e evazion fiskal. Mero skuthi po mban krahun e gabuar, madje po perzien edhe fene ne ceshtje pronesie. Turp te vije, matrapaz.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. s
                                                                  shkrim i sponsorizuar tek ‘tema’ éshté ky

                                                                  Ndérsa shkrimi yt éshté i paguar nga invesitori ku ti me pacavuren ‘tema’,disaheré e ke atakuar bashkim ulen pér afera por tani qé ai pérfitimet i ndan me ramen qé edhe ty té gjuan ndonjé gjé,e mbéshtet

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. Z
                                                                    Zio.....

                                                                    Ajo toke ka qene e dikujt me 1945, pse fshihet se e kujt ka qenë? Kur them e dikujt do te thotë e nje familjeje ose e tere fshatit. Shteti komunist krijoi kooperativat pa procedura pagese, shteti sot ka detyrimin t'ua ktheje pa pagese proben te zoterve. Ai mocal ka qene prone e dikujt... Z.Baze, njolla e Lavires 1941 do shekuj te pastrohet...

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. C
                                                                      Cimi

                                                                      O Zio. Kete kerkon populli. Edi Rama te nxjere dokumentat e pronesise te v.1945. Pronare te vertete sot jane vetem ato famije qe kane emrat ne ate dokumentacion ( v.1945).Cdo gje tjeter eshte hajduteri. Perse nuk i nxjer Rama dokumentat e pronave te v.1945 per gjithe Shqiperine?? A nuk ka te drejte populli kur thote se Rama ndihmon hajdutet?? Te me ruaje bythen kush me kundershton.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                    2. P
                                                                      Plehreeeeeeeeeeeeeee

                                                                      O Mero o bajge o mut! Kete investitorin Bashkim Ulaj ti e degjeneroje sa kohe perfaqesonte vetem interesat e Sali Berishes! Tani qe ka kaluar nga ana e Belindes dhe te jep ndonje lek dhe ty je gati ti pish shurren e ti hash mutin! O shkerdhate njerezore. O llum i shoqerise. O turpi i gazetarise! Fakulteti qe te ka diplomuar ty i detyrohet nje falje te madhe njerezve!!!! Plehreeeeeeeeee

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. I
                                                                        I biri i popullit

                                                                        Rama ka thene: Dokumentat e pronave te v.1945 i ka grisur Berisha. Berisha nuk flet, nuk e mohon. Keta, te dy jane bashke.Zgjidhja: te dy duhen varur ne sheshin Skenderbej. Qe shqiptari te gezoje pronen e ligjshme.

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje