Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

5 Mars 2026, 18:13Editorial Mero Baze

Presidentja aktuale e Kosovës Vjosa Osmani ka propozuar ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, në orët e fundit të përfundimit të mandatit kushtetues të saj, për të ndryshuar rregullat e zgjedhjes së presidentit. Propozimi i saj, i pranuar me gëzim nga Albin Kurti, është ndryshim i rregullave të lojës gjatë lojës dhe është po aq antikushtetues sa gjithë përpjekja për ta shkelur Kushtetutën dhe për ta kthyer procesin e zgjedhjes së presidentit në garë elektorale.

Kosova ka formulën më të butë të zgjedhjes së presidentit, ashtu si Shqipëria pas ndryshimeve të vitit 2009, duke e zgjedhur me një shumicë të thjeshtë në raundin e tretë. Kushtetuta e Kosovës e ka përcaktuar kështu zgjedhjen e presidentit duke vënë në balancë pushtetet, duke llogaritur minoritetin në Kuvend dhe duke i dhënë përparësi Republikës parlamentare dhe jo asaj presidenciale.

Nuk është gabim të jesh Republikë presidenciale as ta zgjedhësh presidentin nga populli, por jo si një nevojë personale, apo më keq, si një strategji për të marrë gjithë pushtetet, por në kuadrin e një rregullimi gjithëpërfshirës kushtetues.

Propozimi i Vjosa Osmanit që në minutat e fundit të mandatit të saj të ndryshojnë rregullat e zgjedhjes së Presidentit, nuk e bën Vjosa Osmanin presidente, por edhe sikur ta bënte do ta bënte atë një presidente të keqe. Kosovës nuk i duhet një presidente që mendon se Kushtetuta është një libër guzhine, ku duhet të gjejë një recetë për gjellët që i hahen asaj.

Ky president i Kosovës zgjidhet me këtë Kushtetutë që është. Nëse Kosova do ta ndryshojë Kushtetutën e saj, ka procedura se si ndryshohet Kushtetuta në Kuvendin e ardhshëm që rregullat e reja të vlejnë për presidentin tjetër.

Opozita nuk duhet të bjerë në këtë kurth dhe t’i bashkohet nismës për ndryshime kushtetuese për mënyrën e zgjedhjes së presidentit. Ora për të zgjedhur presidentin skadon sot në mesnatë dhe klasa politike duhet të marrë koston e dështimit të zgjedhjes së presidentit dhe duhet të luftojë për ta zgjedhur atë sa më shpejt të jetë e mundur.

Tani i vetmi shans i Kosovës janë zgjedhjet e reja, të cilat nuk do të prodhojnë ndonjë realitet të ri, por duhet të prodhojnë një përgjegjësi të re të klasës politike në Kosovë për ta bërë vendin me president me ato rregulla që kanë rënë dakord.

Vjosa Osmani është e lirë të provojë veten si politikane në këto zgjedhje dhe të marrë aty një shumicë që të diktojë zgjedhjen e presidentit, nëse mundet. Por kuajt nuk ndërrohen në mes të garës, madje sot mund të thuhet në fund të saj. Në fund të garës ndërrohen vetëm fituesit në podium.

Me këtë propozim fituesi i kësaj gare është Albin Kurti, pasi ai ka nevojë për një garë për president në emër të tij që ta bëjë më të lehtë edhe marrjen e presidentit me 40 për qind të votave.

Propozimi i Vjosa Osmanit tregon se ajo është e zemëruar nga braktisja e aleatit të saj Albin Kurti, por zemërimi nuk është strategji. Hidhërimi nuk ikën duke ndryshuar Kushtetutën, por duke iu bindur asaj. Ky gjest e zvogëlon atë si një figurë të denjë për të qenë presidente e Kosovës, pasi tregon se ajo nuk është një kandidate për presidente të Republikës, por kërkon një Republikë që ajo të jetë presidente. Me çdo kusht.

15 Komente

  1. I
    Ik moj bajge

    Per 5 vite çfare beri kjo , ne momentin qe nuk perfitoje tregone peralla.....

    Përgjigjjuni
    1. D
      Durrcak

      Zoti Mero. Shkrimi juaj ngre një problem tepër të mprehtë dhe shumë të rëndësishëm për Shqipërinë Lindore, ose Shqipërinë nr.2. Por desha të të pyes kur hà groshë, a duhet pjerdhur apo jo ? Në se po, a duhet pyetur BE dhe SHBA? Në se jo, përseri a duhet pyetur BE dhe SHBA ? Prandaj, pyetja direkte, a ke marrë leje nga ambasadorët e BE dhe SHBA për të botuar këtë shkrim ? Është shumë i rëndësishëm mendimi i tyre, se si duhet të qijmë gratë, si të pjellin pelat, si të shtohen lepujt, si mbillet sapuni, apo si shkërdhehen miskonjat. Prandaj zoti Mero, ne shqiptaret, jemi bërë më keq se jevgjit dhe arixhinjtë që dikur i tallnim.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qatib Hysbegi

        Kurti e Co… dhe kjo vjodiçkë Osmëni, me gjithë pasuesit e tyre, dhe Me laskarët, me dredharakët, me hajnat, me cmirzinjtë, me të shiturit, me më të pakarakterët, që nuk e dimë se lojën e kujt po bëjnë ? Disa thonë që Albin Kurti, është agjent sekret e Serbisë i rekrutuar kur ishte në burgun ku hante biftek e bërxolla shoqeruar me verë e birrë ??? !!! Burg është ky ? Nga burgu kur del je nën peshë, Albini hyri në burg 55 kg e doli nga burgu 90 kg. Burg është ky ? Pastaj gjithë të tjerët, pas Alninit, janë rracë langosh lapanjozë që shkojnë mbas berihajit të kreut të kopesë. Por, siç edhe ka thënë dikush, fajin e kanë vetë kosovarët ruralë, analfabetë, të indoktrinuar nga feja obskurantiste e islamit regresiv e agresiv, që votojnë familiarisht nën presion apo të korruptimit me thesin e miellit, dhe jo vetëm, por edhe ligji i zgjedhjeve, që lejon të vendosin kosovarët emigrantë, duke u a lënë kopilin Albin, peshqesh kosovarëve rezident që banojnë në Kosovë. U plastë koka kosovarëve, që në vënd të truve, kanë loqe, të paktën të kishin koqe do të ishin më të pranueshëm.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kargita

          Muuuuuu

          Përgjigjjuni
          1. S
            Standard

            Per shkak te Kushtetutes se imponuar te Kosoves, ku duhet te kete 20 deputet nga pakicat edhe pse ka vetem 10% te popullsise pakice, e ben te domosdoshme "Forcimin" e institucioneve te tjere Kushtetuese, si Presidenti. ###### ###### ####### Fakti qe kjo kerkese, behet nga Presidentja aktuale, ne minuten e fundit(fjal per fjale), nuk ja heq rendesin e Domosdoshmerise per ta fuqizuar Presidentin.. ###### ##### Perkundrazi, ky eshte Momenti i duhur per te hapur kete diskutim dhe per ta marre kete vendim. Pasi tani u evidentua qarte dhe ne menyre Flagrante, se kjo "formule", shtetndertimi e shtet konsolidimi munde te Minohet ne cdo rast nga ata qe nuk e duan Pavaresine e Kosoves dhe ta sulmojne pa fund, duke e futur ne nje rreth vicioz Zgjedhjesh pa fund dhe shperndarjes parlamenti. ##### Tani eshte Momenti

            Përgjigjjuni
          2. T
            T

            Kalamanj inatcinj i quajti Gorani te kanali 10 me Kushtrim Sadikun Kurtin dhe Osmanin, dhe kishte plotesisht te drejt.

            Përgjigjjuni
            1. K
              KOSOVA FLET VETE!

              Ne momente zgjedhjesh politike apo te krereve te shtetit ne Kosove, ju mediat dhe politikanet e Shqipnise jeni te "lutur" te mos nderhyni ...

              Përgjigjjuni
              1. K
                Koqevare sot koqevare mot koqevar gjithe jeten

                Uuuuu kosova flet vete haaaaa C'kosove mo trap kosova eshte krahine Serbe nen rrezoluten 1244 e vetshpallur uniliteralisht shtete haaaa shteti koqevar . Bashkim vllazerim nderzim , rrofte vallzerimi jugosllave

                Përgjigjjuni
                1. Y
                  Ylli

                  Pse mos te nderhyme,pa pune jemi rrime ne kafene gjithe diten flasim per problemet e te tjereve

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Malo

                  Por me se shumti eshte interesi i Ed Drames per ti pare nw Sherre kosovaret.!!

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pak nga të gjitha

                    Nuk ka asnjë të keqe zgjedhja e presidentit nga populli edhe ne nje republikë parlamentare.. dhe loja për zgjedhjen nuk ka filluar asgjë s’ka po ta ndryshojnë brenda afateve pêr zgjedhjen e presidentit kështu merr fund zgjedhja e presidentëve pa kriter si në Shqipëri

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      NjeQytetarOptimist

                      Me c'do kusht heh ?!?! Cilin, ate qe zgjedh populli.. Nuk ishte i njejti problem me Jahjagen dhe c'do president qe pasoj. Mbase momenti mund te jete i favorshem mbetet per tu pare, por thelbi mbetet per te ardhmen. Ja do jete dhe nje mandat me shume, por c'fare fiton Kosova ka me shume rendesi ne te ardhmen e saj. Ti si gazetar ti duhet te jesh i pari qe te jesh dakort ne parim me kete propozim sepse liderat i perfaqeson populli dhe jo ushtare politike sic i cyrykosni ju. Po ca palo gazetari je ti mor Patronazhist i verber..

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        DOKLEATI

                        Jo me çdo kusht por me vota të popullit!

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Festa

                          Nuk e di a ka arsye të tjera( arsye madhore kuptohet), por, shtetet me bythë e shtete serioze, nuk funksionojnë pa struktura të mirëpërcaktuara dhe nuk TALLEN me strukturat shtetërore. Der me tani, Albini kishte treguar se i qëndronte parimeve shtet-formuese dhe me një qeveri ku për katër vjet ndërroi vetëm një minister.Të tjerat janë që të mbushin Merua editorialet e tija. Qe t'a kuptojnë trapat( komentuesit dhe fansat e Albinit), moszgjidhja e presidentit tregon asgjë më shumë se shpërfillja totale e shtetit dhe çfarë është ai nga albini

                          Përgjigjjuni
                          1. Y
                            Ymer Abazi

                            Ashtu si Nastradini dikurshem qe kur zirej ngushte hapte qitapet e vjeter. Dhe Nastradin Baze sotem i zene ngushte nga skandali Ballukja ne Tirane, hidhet te ceshtja Vjosa ne Prishtine.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje