Pse Berisha ka aleat natyral Albin Kurtin në Kosovë?

8 Mars 2026, 20:55Editorial Mero Baze

Edhe pse Partia Demokratike e Shqipërisë dhe LDK ka qenë aleate formale në vite, nuk kanë qenë kurrë dy parti që kanë mundur të bashkëpunojnë. Për shkak të krizës së fortë mes Berishës dhe Rugovës pas vitit 1996, raportet mes PD dhe LDK mbetën më shumë një mit se sa një realitet. E vetmja gjë që funksionte ishin disa raporte personale mes disa politikanëve të PD dhe disa politikanëve të LDK.

Tani në LDK dhe në PD nuk ka më personalitete dhe as që ka njerëz që kanë raporte me njëri-tjetrin. Ndërkohë kryetari i PD, Berisha, dhe Abdixhiku kam frikë se as nuk njihen personalisht me njëri-tjetrin.

Idhulli politik i PD në Kosovë, së paku nga viti 2018, është Albin Kurti. Duke e parë si model opozite në Kosovë që më pas mori pushtetin, PD filloi të ketë adhurim publik për Kurtin, sidomos per vijen e tij të qartë dhe pa komplekse për SHBA,  por për ta maskuar atë e devijonte mbështetjen tek Vjosa Osmani për shkak të historisë së saj të mëparshme me LDK.

Të gjitha qëndrimet publike të PD shtatë vitet e fundit që Kurti është në pushtet janë qëndrime që mbështesin Albin Kurtin kundër LDK.

Tani që Vjosa Osmani u prish me Albin Kurtin, për shkak se ai nuk ia zgjati mandatin për presidente, PD nuk di më si ta fshehë aleancën e saj me Albin Kurtin dhe ka përfunduar si ata deputetët e fraksionit “Guxo” që kanë mbetur brenda Vetëvendosjes nga LDK, të emigruar aty prej Vjosa Osmanit.

Dhe për të justifikuar braktisjen e tyre edhe për Vjosa Osmanin, kanë filluar ta akuzojnë se atë e mbështet Edi Rama për presidente. Pra këta e duan Vjosa Osmanin jo vetëm presidente kundër Shqipërisë dhe Edi Ramës, por e duan që atë ta zgjedhë domosdo Albin Kurti. Pra këta nuk i falin Vjosa Osmanit as të drejtën për t’u zemëruar me Albin Kurtin, edhe pse gjestet e saj të fundit më shumë ndihmojnë Albin Kurtin se sa atë.

Por e gjithë kjo logore e njerëzve të PD në Tiranë, që në krizën më të madhe institucionale në Kosovë bëjnë sikur do të mbështesnin Vjosa Osmanin, por nuk mund ta bëjnë atë se ajo ka tradhtuar duke bashkëpunuar me Edi Ramën, është gjëja më banale që ka prodhuar dashuria dhe adhurimi i Sali Berishës për Albin Kurtin për shkak të trimërisë së tij për të poshtëruar SHBA në Kosovë. Atë që Sali Berisha nuk e bëri dot vetë kundër SHBA, edhe pse i rezistoi ndëshkimit të saj me “non grata”, e shikon me adhurim tek Albin Kurti, i cili për hir të së vërtetës mbetet luftëtari politik më pa komplekse kundër SHBA në Ballkan. Madje rasti i Vjosa Osmanit, e cila tentoi t’i impononte me raportet e saj të mira me Donald Trumpin, tregon se ai është i qartë për t’u treguar amerikanëve derën nëse hyjnë pa leje në shtëpinë e tij.

Ky është adhurimi real që Sali Berisha ka për Albin Kurtin dhe arsyeja pse ka harruar që PD dhe LDK kanë qenë dy partitë e para aleate në hapësirën shqiptare në fillim të viteve ’90. Por për të gjithë ata që s’e dinë apo bëjnë sikur e harrojnë, krisjen e parë mes PD dhe LDK e dha SHBA në vitin 1996, kur mori nën mbrojtje Ibrahim Rugovën nga përpjekja e Berishës për të eksportuar problemet e tij me SHBA në Kosovë, duke tentuar të shkarkojë Rugovën dhe ta zëvendësojë atë me Demacin.

Prej atëherë Sali Berisha nuk u ngjit më kurrë me LDK dhe përfundoi nga Adem Demaçi tek nxënësi i tij, Albin Kurti, pasi ai plotëson gjithë ëndrrat e parealizuara të Berishës si antiamerikan. Kjo është arsyeja pse sot Berisha është me Albin Kurtin dhe jo me LDK. Madje as me fraksionin e "guximtarëve" që i ka mbetur në dorë Gërvallës.

Por kjo nuk do të thotë që Albin Kurti është aleat i Berishës. Ai është thjesht dikush që e adhuron Berisha.

15 Komente

  1. t
    tkiu

    Z Mero , saliu eshte skile e vjeter ish - kuadro I bllokut. Si I tille ai e njeh shume mire fuqine dhe pushtetin e SHBA dhe nuk ka asnje shans qe ai te kundershtoje çdo lloj vendimi te SHBA.Nderkohe bini po fluturon me presh dhe eshte ne boten e endrrave me politika te titos ,por kjo mund te sjelle pasoja per integrimin euroatlantik te Kosoves.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta tjeter

      Saktë fare !

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arjan

        MERO FSHATI PO DIGJET KURSE MERO QEROSI DO TE KREHE LESHTE E TIJ TE TENE.NUK MBROHET DOT RAHMUT HALEJA DUKE U HEDHUR NGA TEK ALBINI APO TRAMPI APO EDHE TEK SALEH MBETURINA.

        Përgjigjjuni
    2. Z
      Zoti do na ndihmoje sivjet

      Bravo Mero. Shenoje Mero qe brenda 2026, Kurti do rrezoje nga pushteti z.Trump nese Usa nuk e con ate ne nje qeli me Maduron ne Florida. Keshtu shpeton Trump dhe Kosova. Me mire akoma do jete nese Usa merr per veshi edhe Saliun dhe e fut edhe ket mutin tone ne te njejten qeli me Maduron e Kurtin. Saliu na mori ne qafe me Spakun, e Kurti po e hedh Kosoven ne sketere.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Iso

        Eh more ramiz kurva,ike dhe ja le popullit Shqiptarê pardesyte e bardha ne shpine e kryesorin monstren e kopilin dhenderrin serb sali vuku,po ja le edhe institucionin e dezinformimit dhe te berjes se mushkut me barre te cilen bashke me direktivat e udb-es i ka zbatuar ne menyre te persosur dhe duke bere nje corganizim te organizuar te te gjithe jetes ne Shqiperi.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Castriotas

          Vjosa doli nga shtrati i... EDVIN Rames ndaj do te kete fat te zi. Albini nuk eshte antiamerikan. Ai eshte i drejte dhe kerkon drejtesine jo forcen, shantazhin, gangsterllekun. Albini gjithnje me vota te pastra, kurre hajdut e tradhtar. Albin kurtin dhe Sali Berishen nuk i lidh asgje. Vec Mero i lidh per qejf.. te Rames!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sllavo Komunistet Turko Mongole

            Korrekt 100% Castrioti

            Përgjigjjuni
          2. N
            Njejtë PD dhe VV

            Në legenin krimit janë aleat natyral me një ideologji të UDB të Serbisë KGB dhe GURU të mësuesit Putin. Mjere shqiptaria kënd kanë brenda gjithë UDB-shtë janë pizivenga, që djegin e fyejnë e poshtërojnë e varfërojnë, plaçkitin, gënjejnë e ulëritën brenda e jashtë kundër kombit dhe shtetit për interesa personale dhe të bllokut kundër shqiptar

            Përgjigjjuni
            1. A
              Agimi"

              Rugova dhe Berisha kanë qenë dy anë të së njejtes medalje,Rugova e krijoi FARKUN si një falange kolaboracioniste nê fillim për ti bërë pandam dhe minuar organizimin e luftës e mê vonë për ta shkatërruar UÇK dhe dhe kapitullimin total të luftës dhe Kosovês,kurse Berisha "98 po kete falangë e përdori për grushtshtet dhe ti nuk dukesh kaq injorant për të mos i ditur këto punë se je edhe njeriu që je qenë sufleri i tijë një kohë.Rugova në vendë se të distancohej ai pas luftës i ka trajtuar kêta falangist si heroj kurse përveçë tjerash këta në krye me Tahir Zemën kanë oragnizuar dezertimin masovik tê 1500 e më shumë ushtarëve nga fronti i luftês dhe po mos të ishte shkathësia dhe pathyeshmëria e Ramushit lufta e dhe UÇK në "98 kishin marrë fund dhe këta falangist do të ishin "ministra"të ndonjë autonomie kulturore.Këto akte të rënda tradhtie dihen publikisht dhe kurrë nuk ka pas pendesê për kêto punë të liga që i kanë bërë vendit Berisha e Rugova.Albini deri më tani ka dëshmuar që êshtë një demagog politik uroj që mos të kryej akte të ngjashme ti cilat do të na bënin dëme të rënda.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Ladi

                Po ishe komunist i bindur, je pa dyshim - anti amerikan i vendosur.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Labi

                  Sepse saliu dhe albini Jane be klysh te UDB

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bravo Mero

                    Bravo Z.Mero! Analizë dhe konkluzione të sakta! Albini e Saliu janë dy komunist sovranist që për politikën e sotme mbeten Anti - shqiptarët më të zinj!

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hakiu

                      Albin Kurti,eshte ne aleance me popullin e tije,me Kosove.Sali Berisha,ne opozit me shume se nje dekad,te mirat e te kqijat i paste ne qaf.Edi Rama,ne pushtet me shume se nje dekad, pushtues-demtues, jo nuk eshte reformator siq e quajn disa,po shkatrron gjitha vlerat e nje kombi,ka mberthyer pupullin dhe shtetin ne krim,zhvillim vendnumro,i dashuruar ne veten e tije,ka hipnotizu tane Shqipnin,mbret i pa shpallur,vlla me serb e armik me Kosoven.Edhe nje pytje mero baze,si eshte e mundur qe kurr nuk shkruan per te bemat e edi rames ne pushtet,por gjitha fajat i len Sali Berishes,pse,kete nuk e kuptoj,eshte gjate ne pushtet demin eventual te Berishes ka mundur ta sanoj,por ky e ka thellu,Shqipnija eshte pa shpres nen pushtetin e tije,nuk je ka e sheh tu kan qerru sy.Albinit,po i behen shume nderskamsa,tipike tratheti shqiptare,lakmi per pushtet e servilitet,por Albin me plot kuptimin e fales eshte BABA DHE KRENARIA E KOMBIT,fate qe e kem,hienat po e sulmojn dhe nuk po e lejojn te punoj,duan Kosoven ta ken pron private,shihi opozitaret gjithe jen miljoner me pasuri marramendese,ku i moren me bisnis jo,me tregti jo,me borgje jo,qelloja mero baze besoj e dine...

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Emigranti

                        Eshte version qe hap shume diskutime.Nje e vertete tjeter e hamendesuar sipas meje eshte Si Liu kendej dhe Albua andej mbajne ere percarje mes Shqiptaresh te sponsorizuar nga Serbia qe ne nje fare shkalle te pèlqejne nje albin anti amerikan dhe nje liu qe edhe pse me krahe te thyera te pompohet per te qene faktor.Pra anoj me shume se antiamerikanizmi ata dhe shume te tjere i bashkon proserbizmi

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje