Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

10 Mars 2026, 18:18Editorial Mero Baze

Ka një kompleksim të panevojshëm tek socialistët kur përpiqen të gjejnë argumente juridike në rastin e mosdhënies së lejes GJKKO për arrestim të zonjës Balluku pa u gjykuar.

Në disa nga argumentet që dëgjova,  përpiqeshin të relativizonin nevojën e kufizimit të lirisë me burg paraprakisht, pasi sipas tyre cilësia e veprave penale për të cilat akuzohet ishte e natyrës së lehtë, si shpërdorim i detyrës apo pabarazisë në tendera.

Dhe ky është një qëndrim i kompleksuar i Partisë Socialiste në mbrojtjen ndaj Ballukut.

Socialistët nuk kanë pse gjykojnë cilësinë e veprave penale të Ballukut, se nuk i ka autorizuar kush. Ata duhet të mbrojnë parimin që askush nuk duhet të burgoset paraprakisht pa një vendim gjykate, duke qenë deputet apo zyrtar i lartë i shtetit shqiptar. Kjo tregon qëndrim politik dhe një lloj burrërie politike në këtë rast.

Se kur thua që nuk po japim leje për burgosje se ka akuza të lehta nga SPAK-u, thjesht ke nxitur SPAK të bëjë nja dy akuza të rënda, pavarësisht bien apo qëndrojnë në gjykatë, dhe të të thotë: tani ma dorëzo se ka akuza të rënda.

Pra Partia Socialiste ka të drejtë ta mbrojë Ballukun politikisht dhe duhet ta bëjë pa komplekse për atë dhe këdo tjetër. Nuk duhet të kompleksohet as nga krahasimet me fatet e ndryshme të disa eksponentëve të saj të mëparshëm. Duhet të pranojë se tani tek socialistët ekziston një bindje politike se paraburgimi i të zgjedhurve në parlament dhe qeveri është kthyer në gjueti shtrigash politike dhe ata nuk do ta tolerojnë. Këtë duhet ta thonë qartë, thjesht dhe me ton politik. Argumentet juridike nuk janë punë e një partie politike. Ato janë çështje e prokurorisë dhe gjykatës.

Kompleksimi nga e drejta për të mbrojtur një deputet apo një zyrtar të lartë nga burgosja paraprake është vazhdimi i relativizimit të dëmit që ka bërë burgosja paraprake për shumë ish-zyrtarë të lartë dhe politikanë të lartë, dhe akoma më keq krijimi i një paranoje për diskriminim pozitiv brenda tyre.

Belinda Balluku duhet të mbrohet nga socialistët si një ish-zëvendëskryeministre dhe deputete që nuk duhet të shkojë në burg pa u gjykuar. Kaq thjesht. Çdo argument tjetër më shumë i prish punë se e ndihmon.

Të njëjtin kompleks e reflektojnë edhe opozitarët, të cilët gjithë ditën ankohen se liderët e tyre Berisha dhe Meta janë viktima të masave paraprake represive pa u gjykuar dhe nga ana tjetër përpiqen të krijojnë një konspiracion të gjerë ndaj një nisme të Gjykatës së Lartë, e cila ka nisur procedurën për ndryshimin e pjesshëm të një prej praktikave për kufizimin e lirisë personale.

I vetmi gabim i Gjykatës së Lartë në këtë rast është se është zgjuar e fundit nga gjumi në këtë debat. Nëse do ta kishte bërë një apo dy vite më parë, në fakt ajo do të ndriçonte këtë debat politik para të tjerëve dhe do t’i bënte shërbim të jashtëzakonshëm standardeve të drejtësisë në Shqipëri. Por më mirë vonë se kurrë.

E kuptoj që opozita ka nevojë të përdorë betejën e Ballukut me drejtësinë si një arsye për të delegjitimuar këtë nismë, por ky nuk është rasti. Unifikimi i kësaj praktike është një garanci më shumë për drejtësinë, madje për një garanci ndaj sulmeve politike në drejtësi për të cilat opozita ankohet në rastin Berisha, Meta, Mediu etj. Të sulmosh një nismë që jep garanci, qoftë edhe të vonuara, për sigurinë juridike të një qytetari në proces hetimi dhe gjykimi do të thotë të hedhësh poshtë gjithë ankesat që ke për politikë represive ndaj figurave politike të opozitës.

Tani duhet të pranojmë që Ilir Meta është arrestuar kot apo plot. Nëse janë dakord që është arrestuar paraprakisht me të drejtë, atëherë ka kuptim. Nëse pranojnë që masa e sigurisë ndaj Berishës ishte e drejtë, atëherë ka kuptim ta sulmojnë këtë praktikë. Por nëse paradite shkojnë qajnë para SPAK pse thërret Berishën dhe pasdite sulmojnë Gjykatën e Lartë pse unifikon praktika për kufizimin e lirisë, atëherë janë ose hipokritë ose të kompleksuar.

Dhe ata nuk janë në parlament dhe politikë për t’i diktuar drejtësisë se çfarë vendime duhet të marrë dhe si t’i shkruajë ato, por të përdorin autoritetin e tyre për të garantuar liritë politike dhe qytetare. Dhe unifikimi i një praktike është garanci për të gjithë, përveç atyre që e duan drejtësinë selektive. Nëse e duan ashtu, të mos ankohen, se e kemi.

11 Komente

  1. N
    Na jep i menje o Mero

    Mero, a mendon se ligji duhet te parashikoje qe, konkretisht, nese Veliaj fiton gjyqin ne Bruksel, Dado e Bano duhet te shkojne ne burg. Pse jo? Si thote Kanuni? Gellci fitoi gjyqin ne Strasburg, pse duhet qe kostot ti paguaje populli e nxirrjen e jetes ta pesoje vetem Gellci?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sateri

      Je me se u sakte. Ne kushtet kur drejtesia eshte bere bastion mbrojtes i korrupsioni dhe krimit berishist ky problem duhet te ligjerohet. Kur nje i denuar fiton pafajsine duhet qe shkaktari te vuaj pasojat. Kjo eshte drejtesi e jo ulerimat e Prencit, Dados e Banit

      Përgjigjjuni
    2. p
      ppa

      Brilant si gjithnje M.Baze!

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        Duke pare statujen e drejtesise me syte mbyllur dhe duke lexuar kete editorial mu bene lemsh gjerat ose me thjesht meqe une jam brezi shum i vjeter kujtoj theniet e profesorit te marxizmit te shkolles se mesme qe thosh se ne boten kapitaliste KUSH VJEDH NJE PULE VETE NE BURG,KUSH VJEDH NJE BANKE BEHET DEPUTET.Konkretisht ketej e tutje politika thote qe une mund te vjedh (dhe dihet politikanet kane dore te rende,se jane mesuar me shume)dhe ti do me cosh ne burg kur te mbaroje gjykimi dhe denimi te mari forme te prere.(ku sic zgjasin gjyqet ketu te ne ,pusht-etari ka rezik te kete vdekur nga perendia dhe dosja te jete mbyllur).Pyetja qe kam une:Ky regull do vleje dhe per mua qe do vjedh nje pule(se aq e kam mundesine),apo une jam popull dhe keto regullime te ligjit nuk me zene?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kallarja kuqe

          Me sa duket nuk e paske kapur thelbin e Meros, pikerisht ate sulmon, drejtesine selektive, ti me pulen apo tjetri me gjelin duhen trajtuar njesoj, dhe meqe ke firmosur nenshtrim nga gjykata e te drejtave te njeriut, ata kane dhene tashme 3 vendime kunder drejtesise shqiptare Gellci, Hysa, Muci, dhe si rregull drejtesia shqiptare do duhej te reflektonte keto vendime ne sjelljen e saj. Por ketu nuk ndodh asgje se prokurori e di veten me lart se gjykatesi, me mentalitetin e mbetur te enverit ku gjykatesi noterizonte cfare kerkonte prokurori dhe avokati u hoq fare. Standarti eshte shume i thjesht, nqs behet fjale per krime te lehta apo financiare qe nuk impaktojne shoqerine, ne kundershtim me krime si grabitja, vrasja etj apo flagranca kur kapesh me presh ne dore, nuk jepet paraburgim! Meta berisha veliaj balluku jane shembuj te njohur, por sa te tjere ke brenda se mendohet se kane vjedh pulen? Pafund. Dhe pa pas asnje prove qe pulen e ka vjedh, por kam degjuar qe mund ta kesh vjedhur ti. Ehde hajde bej burg per pulen.

          Përgjigjjuni
        2. L
          Luarasi

          Troç.Sakt.Perfekte.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjon Gjini nha Peqini

            Për askënd nuk duhet të ketë paraburgim, veç kur paraqet rrezikshmëri shoqërore si vrasje apo grabitje. Prokuroria duhet të përpiqet shumë t’i mbushi mendjen gjykatës të mbajë në burg dikë.

            Përgjigjjuni
            1. U
              USA citizen

              Ju nuk po arrini te kuptoni dicka: ceta, cetniket e Sali Berishes, nuk plotesojne kriteret ligjore, demokratike dhe etike per tu konsideruar opozite! Ketu qendron ngerci socio -politik ne Shqiperi!

              Përgjigjjuni
              1. C
                Castriotas

                Nese politikani prek voten, dhe tregtari prek konsumatorin, mallin, doktori shendetin, juristi te drejten dhe gazetari te verteten! Fatmiresisht dhe e kunderta eshte krejt e vertete...!

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Holy justice

                  Nuk mund tja ngrije buzeqeshjen ne buze Shqiperise dhe shqiptareve sot e mot, as sali rama as edvin Saliu.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Marseli.

                    KOMENTI PER P.S.PJESERISHT JO E DREJTE..AJO GJYKOI MBI PROVAT PER ARREST JO VENDIMIN..SE DYTI AJO ESHTE PARTI NE PUSHTET LIGJEVENES DHE EKZEKUYIV DHE KA TE DREJTEN E PLOT TE GJYKOI E JAP MENDIM PER ZBATIM TE.LIGJEVE NGA PTOKURORI APO GJYQTARI DHE JO PER VENDIMET E TYRE.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje