Ka pak njerëz, sidomos në media, të cilët vazhdojnë t’i bëjnë vend vetes si njerëz të lexuar. Namirin e kam njohur si një gazetar të ri që donte të lexonte. Dhe kjo ka qenë nga ato pak gjëra që më jepnin shpresë se gazetaria nuk do të vdiste dhe nuk do të dorëzohej në dorë të injorantëve.
Kur e kam takuar në vitin 2013, pak muaj pasi PD kishte humbur zgjedhjet dhe ai ishte i dëshpëruar si një qytetar i angazhuar me PD, ai kishte një sërë pyetjesh për çdo gjë që kisha shkruar rreth PD në libra apo editoriale. Ishte si një seancë gjyqësore, ku një djali të ri ende të panjohur duhet t’i mbushja mendjen për ato që pyeste.
U ndava me një ndjesi të mirë prej tij dhe që atëherë e ftova të ishte kontribues në gazetën Tema.
Shumë nga njerëzit e PD që bashkëpunojnë me gazetën, gjënë e parë që bëjnë është se nuk duan t’u dalë emri në gazetë, apo të identifikohen si “miqësorë” me të. E kanë kusht për të bërë karrierë në PD apo për t’i pëlqyer kryetarit. Ky ishte i vetmi që më tha se donte të shkruante tek Tema, por që donte të sigurohej nëse ishte problem, pasi mund të kishte edhe shkrime kundër politikës redaksionale.
-Nëse vë emrin, vetëm na bën nder, i thashë.
Dhe prej atëherë ai u bë një emër i dashur për lexuesit tanë. Diferenca e tij me ata që merreshin me politikë ishte se ai përballej me emrin e tij për çdo pikëpamje, ndërsa diferenca me kolegët gazetarë ishte se ai lexonte.
Ishte kjo arsyeja që nuk më la të mendoja asnjë çast një vit më parë, kur më tha se po kërkonte një punë fikse, ta ofroja si redaktor politik të gazetës. Dhe nuk kam pasur deri më sot një redaktor politik më të mirë se ai, në paqe me të gjithë, madje edhe me socialistët që nuk i donte.
Një ditë, me humor, më tha se nuk i kishte shkuar kurrë mendja që të redaktonte shkrime të këtyre socialistëve dhe herë pas here të gjente ndonjë gjë logjike.
-Je i sigurt që je me PD? - e pyeta.
-Po -tha me shumë sinqeritet. -Kam që 16 vjeç që ndjek PD-në.
Pastaj më tregoi një foto nga fushata e vitit 2000 në Berat, kur ishte ende nxënës.
-Epo s’do ta kesh të gjatë- i thashë - po u përpoqe të gjesh gjëra logjike tek këta që merren me politikë. Nuk e shikon veten ku ke përfunduar në gazetë, vetëm se ke kërkuar logjikë në ato që thuhen?
Qeshi me të madhe.
Por Namiri, përveçse një djalë i lexuar, ishte edhe një njeri që e rrezatonte kulturën e tij: për historinë, për letërsinë, për politikën dhe mbi të gjitha për Beratin. Ai ishte një adresë për këdo që donte të mësonte diçka më tepër për Beratin sesa nga një guidë turistike. Ishte një njohës i mirë i Vexhi Buharasë, i historisë së shkrimtarëve dhe poetëve të qytetit, i familjeve të mëdha dhe një guidë e mrekullueshme e shtigjeve malore.
Sot, pas lajmit për ikjen e tij, dhjetëra njerëz më kanë telefonuar për të më thënë se e lexonin me endje, sepse dukej djalë i kulturuar. Dhe kjo më shuajti edhe një herë dilemën se përpjekja për të bërë një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe letërsia është humbje kohe. Njerëzit duan të mësojnë diçka kur lexojnë, dhe nëse nuk ke çfarë u thua, nuk u hyn në punë asnjë rresht lajmi.
Planet për të vizituar Peshtanin së bashku dhe për të bërë dy shtigje të vështira malore u ndërprenë sot në mëngjes, kur ai nuk arriti të zgjohej më. Këshillat e tij që unë duhet të bëja ecje në mal çdo fundjavë, të mos pija alkool e duhan dhe të ushqehesha shëndetshëm si ai, rezultuan të padobishme për të. Ato do të më shërbejnë tani vetëm për ta kujtuar Namirin që iku i ri, sepse nuk donte të kishte veset dhe boshllëqet e gjeneratës së tij dhe times, të cilët mund të jetojnë më gjatë fizikisht, por shumë shkurt në kujtesën e qytetit si njerëz të letrave.
Po, Namiri rrezatonte dije e kulturë, dhe ishte njohës shumë I mirë i letërsisë klasike dhe asaj bashkëkohore shqiptare. Është e vështirë, thuajse e pamundur, te gjesh sot bashkëbisedues rreth temave të ndryshme te dijes, sidomos të moshës tonë. Shumica janë shkretëtira dijesh e morale, ndersa interesi i vetëm i tyre rrotullohet rreth veseve të përshkruara në rrethin e 4 te Dantes. PUSHO NË PAQEN E PËRJETSHME. Ke qenë i mirë ashtu siç ke dhe e Emrin. (Vlerësim nga nje lexues i herëpashershëm i tij)
Nga te paktet gazetare dinjitoz qe i kishte mbetur Shqiperise. U tha nje peme e bukur ne lulezim. Shkrimet e tij do na mungojne. Ngushellime familjes per kete humbje te madhe.
Shumë mirë që me shkrimin tënd dhe komentet e shumta vlerësuese i bëhet nderim e respekt Namirit, gazetarit që nuk e kemi shpesh në Shqipëri.
E vertete Mero, ne si lexues edhe instiktivisht, pa lexuar emrin mbi artikull, kuptojme shkrimet qe ja vlejne, qe te mesojne dicka te re, te informojne po, por edhe te bejne t'i lexosh me endje e deri ne fund. Gjynah i madh qe iku kaq i ri, por jeta kjo eshte... e pa drejte... jeton saliu... e... Zoti ka kohe qe eshte me pushime.
BRAVO DJALE.KOMENT I BUKUR DHE I VERTETE.
Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te dashur dhe nje gazetari te talentuar
Z. Mero , ne keto penelata , thellesisht te ndiera dhe te sinqerta , edhe une , ish mesues I Namirit , sikur e gjej veten ne ato raportet tuaja sa miqesore , aq dhe profesionale . I Kam terhequr verejtje per keto raporte ( Berishizmi ty Mero te kishte kthyer ne djall ) dhe Namiri , me qetesi e buzagas , me pat thene se hapsirat e Temes nuk e pengonin te ishte vetevetja . Te njeten gje me theksoi edhe kohet e fundit .... Te njejtat gjera I gjej edhe ne keto rreshta dhimbjeje dhe vleresimi te mentorit te ish nxenesit tim te mire , Z. Baze .
O Mero, Namiri ishte vertet gazetar shembullor! Kujtimi i tij do jetoje gjate! Me ket rast edhte edhe ky koment per nevojen oer gazetari kurajoze! Po si bre Mero nuk doli nje gazetar/analist me integritet, dinjitet, dhe trim te shkruaje hapur se eshte Gjermania qe bllokon ndryshimet e nevojshme per te bere Spakun dhe Gjkkon fillesa te nje drejtesie qe jep drejtesi e jo padrejtesi sic po shohim rendom nganketo dy qenefe te Saliut! Nese ne Gjermani drejtesia do guxonte te vepronte si Spak e Gjkko, Merz nuk do mund te ishte edhe nje dite ne pushtet, dhe CDU-ja e tij do ishte shkrire! Meqe Rama nuk mundet se nuk ka Plan B, ju gazetaret e analistet duhet te gjithe bashke te dakordoheni e te shkruani nje proklamacion mbare popullor drejtuar te gjitha gazetave gjermane si thirrje per popullin gjerman per te mbajtur pergjegjes Kancelarin Merz per demin e pariparueshem qe po i ben popullit te vogel shqiptar. Gjermanet duhet ta dine se edhe shqiptaret po si ata duan drejtesi te vertete para cdo gjeje tjeter, perfshire ketu integrimin ne BE. Gjermanet jane vellezerit tane, por skepticizmi i tyre dhe racizmi i qeverive te tyre jane te papranueshme! Popujt duhet te komunikojne mes tyre ndonjehere jo nepermjet qeverive por mes institucioneve jo-politike si shtypi i pavarur.
Namiri iku e na la emrin e fisnikerine e tij , u prehte ne paqe .
Namiri ishte ndoshta intelektuali dhe studiuesi I vetëm I brezit të tij. Vështirë të gjejë një tjetër në atë moshë që ta konkurronte atë në dijet që zotëronte....... . Ndoshta ai do të ishtë bërë një Vexhi Buhara I ri...... Prandaj PD nuk e donte, sepse e kuptonin se z. Lapardhaja ishte shumë shkallë më lart nga ana kulturore se ata. Dhe në PD njerëzit e zgjuar nuk kanë vend...... . Ngushëllime familjarëve.
se mos kane ne ps ..plot me hajdute e medioker i ke te dy krahet
Keqardhje për ikjen para kohe të një gazetari dhe analisti të mirëfilltë! Ngushëllime juve si redaksi dhe familjes.
Ngushellime familjes e te dashurve te tij! Nuk e njihja kete gazetar, por rastesia e solli te lexoj nje artikull te tij dhe u befasova e mrekullova njeheresh. Shkrimi ishte llogjik, i dlire dhe pa kurrfare pompozitet, gje kjo shume e rralle ne gazetarine shqipetare. Llogjika e mire do mend, por akoma me shume do zemer te paster e Namiri rrezatonte miresi e ciltersi. I pa harruar qofte kujtimi i tij!
Ngushellime familjes. U prehte ne paqe.
Ja nje provë tjetër që vetëm barin e keq se gjen gjë... Ndjesë pastë Namiri!
Shkruajta një koment sa mora informacionpor e di që nuk mjafton ,ai ishte burim mendimi dhe fjaja e tij e thellë dhe origjinale,mendoj se humbje të tilla rëndojnë dhe kanë influencë për këdo që lexon dhe mëson nga ç’shkruhet ,tek ky djalë gjeje me bollëk dhe kulturë.Ky shkrim i Bazes jep diçka te lënë mangut nga cilido komentues për njeriun me vlera që pak kohë na dhuroi dhe mundësoi të njohim një xhevair të gazetarisë se pastër
Gëzuar Bajramin e Sheqerit popujve nomadë nga Sahara dhe popujve të ngathët nga Anadolli – në shenjë mirënjohjeje që më shumë e duan briskun e berberit, incestin, urinën e devesë, Serbinë, Rusinë dhe zhileten, sesa që Romeo e donte Zhuljetën. Unë i toleroj këta popuj të sprovuar shpirtërisht që ta duan më shumë Serbinë, Rusinë, urinën e devesë, briskun e Berberit dhe zhileten sesa vetveten – por shqiptarët e mi i nxis ta duan vetëm Evropën, Amerikën, Australinë, Zelandën e Re, Trekëndëshin e Bermudës mes kofshëve të Rudes, Oqeaninë, dhe mbi të gjitha Kosovën dhe Shqipërinë. Zoti u dhëntë këtyre popujve nomadë dhe anadollakë një jetë po aq “të bukur” si në Kabull – ndërsa neve shqiptarëve një jetë po aq “të keqe” si në Berlin, Paris, Nju Jork dhe Red Bull. Bismilahi -Rahmani Rahim – urime 28 Nëntorin çdo shqiptari që është i dashuruar në Elbasan, Durrës, Shkup, Shkodër, Tiranë dhe Prishtinë. O Allah i dashur, për fatin tonë të mirë je vetëm një – sepse askush nuk është perfekt si ti, të paktën hëpërhë. Madje as zotëria i nderuar Rabilale Min, kushëriri i zonjës Elhame Mostanin. Përshëndetje të veçantë bajrami i dërgoj Hazreti Abraham Kelmendit, të cilit nga dashuria për këtë festë të madhërishme iu kanë mjegullar sytë dhe është bërë synet për herë të dytë. Subhanallah – i gjori tashmë ka emigruar shpirtërisht në Rusi dhe Kinë, pa marrë avdes dhe pa thënë: Amin. Të njëjtën përshëndetje ua drejtoj edhe vëllezërve tanë të krishterë Gjokë Palokes dhe Pal Shtufit për të gjitha festat e tyre fetare – sepse gabohen nëse mendojnë se do të arrijnë në xhenetin e 72 Hyrive, pa e korruptuar imamin Shefqet me ar dhe pare. “Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt, si në qiell ashtu edhe në tokë. Bukën tonë të përditshme na jep sot. Dhe allahile te Mizi Pipidak Pilifunci dhe Linda Morina – na i fal borxhet tona, ashtu siç ua falim ne borxhlinjve tanë në Ramazan. Dhe mos na ço bre në tundim – sepse pastaj po çmendemi pas bythës së Grenellit, dhe homoseksualët e të gjitha moshave në kishë po i qimë. Në vend të kësaj, na shpëto nga terroristi musliman, që udhëton në Ramazan me qerre, autobus, aeroplan dhe tren dhe na hedh në erë “me dinë e iman”, duke thirrur: Amen!” O Allah, faleminderit që je një: Inspiroji “Aminin” dhe “Amenin" tënd që së bashku ta vizitojnë Pufin ashtu siç e viziton Skifteri Bufin.
Ishte me të vërtet njeri brilamd.ngushëdhime familes së tij..
Jame shume i shokuar per ikjen e gazetarit Naimir Lapardhaja, u prefsh ne page. Kame blere shume libra te rekomanduar nga ai.
Nje lajm shume i hidhur per lexuesit e Temes dhe ata qe e ndiqnin Namirin. Ai qe nje mendje e shpirt i bukur, qe eshte kaq i rradhe ne ditet e sotme. Shpresoj familja e femijet e tij te gjejne pak ngushellim ne kujtimet dhe cdo gje te mire qe ai ka lene pas. Dhimbja juaj eshte e madhe, por nuk jeni vetem. Ne dhimbjen tuaj jane edhe shume prej lexuesit e Namirit edhe pse ne nuk njiheshim nga afer. Sot ka qene dite e trishte per shume. Ngushellime e te prehet ne paqe.
Nuk kam lene shkrim te tij ne kete gazete pa lezuar dhe pastj e kam lene leximin