Si t’ua shpjegojmë demokratëve “vetëpërjashtimin” e Salianjit?

17 Mars 2026, 18:24Editorial Mero Baze

Në kuptimin gjuhësor “vetëpërjashtimi” është një akt kur një person e përjashton veten e tij nga një grup, nga një detyrë, nga një proces apo nga një e drejtë që i takon pa u konsultuar me të tjerët. Për shembull, mund të largohesh nga një detyrë që të kanë ngarkuar, nga një pozicion politik, nga pjesëmarrja në një parti politike etj.

Ervin Salianji është një anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, i cili nuk ka bërë asgjë nga këto që të plotësojë ndonjë kusht minimal që të quhet i vetëpërjashtuar. Nuk është larguar nga Kryesia e Partisë Demokratike, përkundrazi merr pjesë në mbledhjet e saj. Nuk është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike, përkundrazi bën takime me demokratët në çdo rreth të Shqipërisë. Nuk është larguar nga aktivitetet e PD pasi merr pjesë edhe në mitingjet e thirrura nga Sali Berisha.

Tani Sali Berisha dhe gjithë papagallët poshtë tij përsërisin përditë se Ervin Salianji nuk mund të kandidojë pasi ai është vetëpërjashtuar.

Vendimi duket serioz dhe besoj që ata do ta çojnë deri në fund, por pse kanë zgjedhur fjalën “vetëpërjashtim” dhe jo fjalën “përjashtim”?

Këtu është dhe sekreti i gjithë atyre që nuk kuptojnë se ç’do të thotë të vetëpërjashtohesh nga PD.

Të vetëpërjashtohesh nga PD nuk është sikur të japësh dorëheqje nga ministër, apo nga Kryesia e PD, apo qoftë edhe nga PD. Ky tip vetëpërjashtimi nuk ka lidhje me mënyrën se si funksionon PD.

Që të jesh anëtar i PD, apo anëtar i kryesisë së saj, siç është edhe Salianji, ti e ke të ndaluar të heqësh dorë nga dashuria për Sali Berishën dhe besnikëria ndaj tij.

E ke të ndaluar të mendosh se ai është plakur edhe kur shkon 82 vjeç, e ke të ndaluar të mendosh se ai ka rrjedhur edhe kur i thotë këmbës dorë në publik, e ke të ndaluar t’i thuash që është hajdut edhe kur akuzohet me fakte për korrupsion madhor qoftë edhe nga SHBA apo Britania e Madhe duke u shpallur “non grata”, e ke të ndaluar të mendosh se është vrasës edhe kur vret në mes të bulevardit, e ke të ndaluar të mendosh se ai e ka Partinë Demokratike një pronë private edhe kur shikon që ti duhet të kesh bekimin e djalit dhe vajzës së tij për të bërë karrierë në PD, e ke të ndaluar të mendosh se ai mban afër idiotë si Flamur Noka për të injoruar çdo kënd që është njeri qoftë edhe intelekt mesatar, e ke të ndaluar të mendosh se ai nuk është i interesuar të fitojë pushtetin, por të përdorë PD si imunitet ndaj akuzave të mundshme penale, e kështu me radhë.

Pra nëse ty në një moment të caktuar të shkon në mendje diçka e tillë nga këto që përmenda më lart, atëherë ti ke përjashtuar veten tënde nga dashuria për Sali Berishën, ke bërë mëkat dhe ke dënuar veten me vetëpërjashtim nga dashuria për të. Kjo të bën automatikisht të padëshirueshëm në PD dhe aq më tepër të papranueshëm qoftë edhe si rival formal kundër Sali Berishës. Demokratët nuk mund të pranojnë që ai që konkurron përballë Berishës të mos e dojë Berishën më shumë se sa e duan ata.

Ky është ndryshimi nga vetëpërjashtimi si koncept dhe vetëpërjashtimi nga PD, që nuk është thjesht heqje dorë nga detyrat e tua apo angazhimet e tua, por është heqje dorë nga dashuria për Sali Berishën. Nëse të ka ndodhur kjo, është njësoj sikur djalli të të ketë pushtuar shpirtin dhe ti nuk ke më vend në atë parti.

Madje ky si koncept duhet të futet në ndryshimet e reja statutore si nocion juridik special vetëm për Partinë Demokratike, që njerëzit të mos ngatërrohen në të ardhmen dhe të lodhen të kuptojnë pse Salianji quhet i vetëpërjashtuar edhe pse as nuk është larguar dhe as ka hequr dorë nga PD. Ka bërë diçka edhe më të rëndë se kaq: ka hequr dorë nga Berisha.

Dhe kjo duhet të pasqyrohet në statutin e ri të PD që në të ardhmen të mos guxojnë njerëz të tjerë që nuk e duan Berishën të jenë anëtarë të partisë, e madje të guxojnë të kandidojnë.

23 Komente

  1. H
    Hair Haber

    Akoma merreni me plakun 82 vjeç me shurrica në bythë? Akoma me Salinë merreni o mediatikë ? O ju lënça zotin.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haber Asmon

      di ose duhet te jesh idiot ose nuk ke lexuar analizen e rradhes, mbasi aty flitet per PD-ne e jo per plakun vrases 82 vjecar, Zoti qofte i meshirshem me ty!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeni , nen-kontraktor i Rames

        Gjyshi po i tregonte nipit nje histori nga Lufta NacionalClirimtare : ".... Nje dite , te keqen gjyshi , kompania jone u zu rob nga gjermanet ....Ua -tha nipi - pse edhe partizanet zihen rob ?....Po , po - tha gjyshi - na zune rob 100 partizane ishim.... Po cfare ndodhi ? - tha nipi .....Komandanti gjerman dha urdher qe partizanet te ndaheshin ne 2 grupe , me nga 50.....dhe 50 te paret ti pushkatonin , kurse 50 te dyteve t'ua vinin nga mbrapa ....Ua ,- tha nipi - po ty gjyshi cfare te bene ?.... Une , te keqen gjyshi , ....isha me ate grupin e pare qe u pushkatuan......

        Përgjigjjuni
        1. P
          Penduli kundra Kondrapedalit

          Shkruhet “Ti” e jo “di” me gërmë të vogë që fillon fjalinë zotrote. Mëso shqip, shkrim e këndim, pastaj merru me Hair Haberin…..

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zeni , nen-kontraktor i Rames

            Gjyshi po i tregonte nipit nje histori nga Lufta NacionalClirimtare : ".... Nje dite , te keqen gjyshi , kompania jone u zu rob nga gjermanet ....Ua -tha nipi - pse edhe partizanet zihen rob ?....Po , po - tha gjyshi - na zune rob 100 partizane ishim.... Po cfare ndodhi ? - tha nipi .....Komandanti gjerman dha urdher qe partizanet te ndaheshin ne 2 grupe , me nga 50.....dhe 50 te paret ti pushkatonin , kurse 50 te dyteve t'ua vinin nga mbrapa ....Ua ,- tha nipi - po ty gjyshi cfare te bene ?.... Une , te keqen gjyshi , ....isha me ate grupin e pare qe u pushkatuan......

            Përgjigjjuni
            1. A
              Argita

              Zeni...te shkerdhefte Mul Noka ishallah.

              Përgjigjjuni
        2. K
          Kola

          Po kush po te thote ty me jua shpjegue o vemje e flliqun komuniste

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kendoni kengen....

            Sipas psikanalaistëve të shquar botërorë, Freud e te tjerë, "Karakteri i njeriut duket te fjalët që përdor, pra është fiks si fjalët që përdor".

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arjan

              I thone te gjithe ato qe vizitojne kete faqe, perfshire dhe ty. Nuk e kuptoj kur nuk te pelqen analiza e tij, pse vjen ketu?

              Përgjigjjuni
            2. B
              Bufi te rroshe vete ngushellime familjes

              Eshte me mire te thoshe qe Babale ka qene i denuar me burge dhe i eshte ndaluar per 5 vjet ilegjitimite.....se sa beheni qesharak me veteperjashtim , terme qe ne gjuhen shqipe nuk egzistone

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xhezo Smokthina

                Në këta 35 vjet të jetës së saj Partia Demokratikë nuk ka bërë qoftë dhe një hap të vetëm për të ndryshuar nga PPSH dhe Enver Hoxha. Edhe në atë kohë dashuria për shokun Enver ka qenë kriteri bazë për anëtarin e Partisë, i tillë është dhe sot në PD, kriteri bazë është dashuria për shokun Sali. Mendoj se jetën politike të Partisë Demokratike janë të pakët ata që e njohin dhe trajtojnë me vertetesisht sec e bene Mero Baze.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bake

                  Drejt e ke o Mero, po ti nuk e di qe Salianusi eshte Babale..... Dhe qe Kur te behen votimet per kryetar dhe ai vete d. m. th. Babalja do votoje Salehun

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Landi

                    Ja shpjegon Grigja mir sic bente ne burg

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Saliu e ka koken ne bithe te Hezbollahut

                      Mero, mos shkruaj me per PD, sepse ajo eshte prone e Saliut e mbushur me molotovista te trajnuara nga Hezbollahu qe vetem nje gje di, zjarr e shkaterrin e vrasje. Sektit te Saliut qe quhet PD vetem Izraeli ja gjen ilacin.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        UÇK

                        PD eshte thjeshte nje cete bashipozukesh trushplare nga Salikrimineli.

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Jimi

                          Ore, po a jeni ne oket ju, po si mund te egzistoje PD pa Ajatollah Sali Khamenein e Tiranes !? Po thirrini ,mendjes.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tinto Brass

                            Na e mer njeher ne goje e ska nevoje per shojegime. Mir o kurv?

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              E vërteta

                              Vërtet se truri juaj punon me tkurrje dhe jo me neurone. S'ju duhen shpjegime se nuk ua përpunon truri. Ju shihni zjarr e truri ngrefet, ju japin shpjegime e truri juaj tkurret.

                              Përgjigjjuni
                            2. K
                              Krijo pronen tende.. me fal partine.

                              Toke e xanun...C do Korca ne partine e Tropojaneve dhe kuksianeve???? PAD eshte parti lokale.

                              Përgjigjjuni
                              1. Q
                                Qimi Xenit

                                Të gjithë derrat , një turi kanë .

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mara emigrante ne Itali

                                  Edhe ti qimi ate turi ke prandaj mos u anko .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tarras

                                    Po nuk krahasohet PD me Pidhin e Sames,me PS o burr i dheut. Ti shikon PS ku te gjith han mut lirshem dhe te duket se ajo demokraci duhet kudo.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. C
                                      Cen durimmadhi

                                      Ti Mero po pate leje nga lart, shpjegojua ca Socialisteve se cilin nga ato 2 standartet e Drejtesise Re (ate ndaj Saliut apo ate ndaj Veliajt) ka urdheruar Rama si Krijuesi i vetdeklaruar i asaj Drejtesie...apo i ka urdheruar te dy njekohesisht!

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje