
Ka një batutë të vjetër në lidhje me politikat europiane: merr çfarëdo gjëje që i emocionon njerëzit – paratë, ushqimet, futbolli apo seksi – vendosi parashtesën “euro” dhe do të kesh menjëherë diçka që tingëllon jashtëzakonisht e mërzitshme. Ndaj të komentosh zhvillimet e Eurovizionit të bën të ndihesh se po përjeton një varacion të të njëjtit parim. Kjo jo vetëm sepse çdo vit sjell të njëjtat rituale parashikimesh dhe entuziazmi patriotik, por mbi të gjitha sepse në shumicën e rasteve, edhe këngët më cilësore pjesëmarrëse do të harrohen pas dy javësh.
E megjithatë, ka herë pas here aty diçka për të cilën ia vlen të ndalesh.
Dy ditë më parë, Eurovizioni prezantoi videoklipin zyrtar të këngës me të cilën Shqipëria merr pjesë në festival: “Nân.” Klipi është i bukur dhe muzika gjithashtu. Kënga sillet rreth një skene mjaft të njohur për shumicën e shqiptarëve: imazhi i nëns që përcjell fëmijët në emigrim dhe pret tek pragu, shpesh më kot, që ata të kthehen një ditë. Është një imazh që mund kategorizohet si pjesë e një prej traditave më të vjetra emocionale të kulturës sonë, siç janë këngët e kurbetit. Për shekuj me radhë, këngët shqiptare i janë kthyer në mënyrë thuajse obsesive kësaj skene të të rinjve që ikin, ndërsa nënat dhe bashkëshortet vajtojnë në pritje, në pragjet e shtëpive që shpesh shemben nga brenda nën peshën e heshtur të kujtimeve, duke bërë që, edhe pse rrethanat historike mund të kenë ndryshuar, peizazhi emocional rreth kurbetit të mbetet pak a shumë i njëjtë.
Kjo këmbëngulje nuk është e rastësishme. Siç dihet, Shqipëria ka qenë në pjesën më të madhe të saj një shoqëri migratore. Mundësitë e kufizuara ekonomike dhe një histori politike e fragmentuar, i kanë shtyrë breza të tërë shqiptarësh që gjithmonë ta kërkojnë fatin tjetërkund. Në një realitet të tillë, për rrjedhojë, përvoja emocionale e ndarjes kërkonte gjuhën e saj, duke bërë që këngët e kurbetit të ktheheshin në ritual përmes të cilave dhimbja e ndarjes të mund të përjetohej me të tjerët dhe ndoshta të bëhej më e lehtë për t’u përballuar.
Megjithatë, nuk mund të mos vësh re një kontradiktë teksa i dëgjon sot këto këngë dhe sidomos ato që lindin dhe shkruhen në ditët tona. Ikja në këto këngë shfaqet thuajse si një lloj fati. Djali ikën i shtyrë larg nga varfëria, i detyruar nga rrethanat. Pra, fati e ndan familjen, ndërsa nëna, bashkëshortja dhe vetë shtëpia qëndrojnë pas si viktima pasive të kësaj ngjarjeje të pashmangshme.
Por realiteti historik ka qenë paksa më i ndërlikuar.
Për breza me radhë, familja ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol vendimtar në inkurajimin e të rinjve për t’u larguar nga vendi. Në të shkuarën, një djalë apo një burrë që nuk emigronte, shpesh gjykohej si joambicioz, frikacak apo dembel. Emigrimi pra nuk ishte vetëm çështje nevoje ekonomike por edhe një rit burrërie, pasi të duroje vështirësitë e kurbetit dhe t’i dërgoje më pas para familjes ishin një pjesë e përkufizimit që shoqëria kishte ndaj burrërisë.
Ky është dhe paradoksi që qëndron nën sipërfaqen e shumë këngëve të emigrimit, ku e njëjta familje që e inkurajon djalin apo burrin që të largohet për të këkruar fatin e tij tjetërkund, prodhonte më pas gjuhën emocionale të vajtimit të kësaj ikjeje.
Në këtë kuptim, vaji shërben edhe si një lloj ndërmjetësi kulturor, pasi e shndërron presionin shoqëror për të emigruar në një tragjedi emocionale, duke zëvendësuar ashpërsinë e pritshmërive me gjuhën e mallit. Pra, ikja nuk është më rezultat i një norme shoqërore apo vendimi kolektiv, por diçka që thjesht i ndodh familjes. Komuniteti e inkurajon dhe e shtyn të riun që të ikë dhe më pas i këndon dhimbjes së vet për humbjen e tij/saj.
Ajo që të bën përshtypje, e parë nga ky këndvështrim, nuk është bollëku i këngëve të kurbetit që riprodhohen në mënyra gjithnjë e më pak emocionale. Nëse shohim historinë tonë, është e kuptueshme që të kemi kaq shumë këngë kurbeti e emigracioni. Ajo që të bën përshtypje është përse nuk kemi të kundërtat e tyre?
Nuk ka pothuajse asnjë këngë ku nëna ta inkurajojë të birin që të qëndrojë. Thuajse asnjë, ose shumë pak, balada përftyrojnë fshatra që vendosin se të rinjtë e tyre duhet të qëndrojnë dhe të përballen të gjithë bashkë me vështirësitë. Në fakt është tejet e vështirë të gjeshh shembuj në traditën tonë që i bëjnë jehonë rezistencës kolektive ndaj rrethanave që i detyrojnë të rinjtë të emigrojnë. Fabulat janë gjithnjë individuale. Djali ose burri ikën i vetëm, ndërsa shtëpia e vajton në pritje. Jemi të gatshëm të bashkëndajmë dhimbjen, ndërsa zgjidhjen e problemit që e shkakton këtë dhimbje duhet ta gjejë individi, i vetëm.
E parë në këtë dritë, kënga e Shqipërisë në Eurovision 2026 nuk sjell ndonjë këndvështrim të ri ndaj problemit të vjetër të emigracionit. Por, ndoshta do të kishim pritur që pas tre dekadash emigrimi post-komunist dhe me transformimet e thella shoqërore që kjo ka shkaktuar, kultura jonë do ta trajtonte fenomenin në të gjithë kompleksitetin e tij. Emigracioni sot nuk është vetëm një histori sakrificash dhe malli. Ai përfshin familje të ndara për periudha të gjata, jetë transnacionale, përkatësi të paqarta etnike e kulturore.
Emigracioni sot është ndoshta përvoja më përcaktuese e shoqërisë bashkëkohore shqiptare, e megjithatë prodhimet tona kulturore bashkëkohore i qasen subjektit me fjalorin e emocional të periudhave shumë më të hershme, të trashëguar nga folklori i fundshekullit të 19-të apo fillimit të të 20-it, me nënën që pret te pragu, emigrantin e vetmuar dhe kujtimin me mall të shtëpisë së fëmijërisë. Sa për kontradiktat më të thella sociale që i detyrojnë njerëzit të emigrojnë, mbeten përgjithësisht të paeksploruara. Si rezultat të gjithë kësaj kemi një përsëritje kulturore të çuditshme, ku edhe pse vetë përvojae emigracionit ka ndryshuar në mënyrë dramatike, fabulat nëpërmjet të cilave e përshkruajmë, nuk kanë evoluar aspak.
Ndoshta detyra kulturore që na pret është të mësojmë të tregojmë histori për qëndresën, rezistenncën dhe përballjen pikërisht me ato forca që e bëjnë ikjen të duket si një fat i pashmangshëm.
Njerezit nuk i detyron njeri te ikin me zor. Kushdo ka te drejte te perpiqet per nje jete me te mire. Dhe ndoshta e gjejne ate jete atje ku vene. Vete e dine. Disa ikin edhe nga qejfi ose ndjekin prirjen e perhapur ne mase. Se edhe ketu nuk kane jetuar keq. Sa per kenget e mallit, per mua jane thjesht hipokrizi. Po ta donin aq shume kete vend, nuk do te merrnin rruget e botes, por do te rrinin ketu, prane njerezve te tyre, dhe do punonin per ta zhvilluar kete vend. Paskan mall per vendin. Dengla. Po te kene mall, le te kthehen ketu. Sic kam lexuar se po bejne disa mijera qe kane ikur. Gjithmone i kam pare me dyshim njerezit qe ia mbathin nga ky vend dhe pastaj bejne sikur qurraviten nga "malli". Megjithese nuk ua mohoj te drejten te kerkojne nje jete me te mire.
Merreni emigracionin si nje fenomen qe po i hap shqiiptaret ndaj botes, ko ne menyre negative. Shqiptaret po mesojne, po edukohen ne shkollat me te mira, po mencurohen, maturohen, civilizohen, disa edhe pasurohen. Pasurimi nuk eshte vetem financiar, por edhe pasurim shpirteror. Shumica e atyre qe emigrojne nuk e harrojne vendin e tyre, njerezit e tyre. Shqiperia gjithe keto vite eshte mbajtur me parate qe sjellin emigrantet. Paguajne familjet e tyre, nenat, baballaret. motrat e vellezerit. Disa jane kthyer dhe sjellin eksperiencen dhe fillojne biznese, restorante dhe shumcka. Problemi qe shikoj une eshte qe kjo pasuri e madhe kombetare qe po krijohet ne boten ku jetojme duhet te angazhohet, jo te anashkalohet. Emigrantet duhet te jene keshilltare te qeverise dhe institucioneve te tjera, qofshin ato shkencore, edukative, dhe sportive e shume te tjera. Keta emigrante nuk eshte e nevojshme te kthehen te gjithe ketu, por eksperiencat e tyre duhen shfrytezuar. Shikoni, ata edhe duhen paguar, sepse ka nje koncept qe 'he se keta kane para dhe te perdoren per falas'. Falas eshte nje koncept komunist. Ne kapitalizem, qe vendosem te perqafojme puna pagohet, ekspertiza pagohet. Ne e bejme shume mire kete me te huajt (i paguajme shtrenjte), por kur vjen tek gjaku jone, njerezit tane, kjo gje nenvleftesohet. Gjithashtu, duhet te flakim konceptin e inferioritetit ndaj te huajve. Njerezit tane jane edukuar ne nje shkalle te tille qe ja u kalojne edhe specialisteve te huaj. Perse? Sepse jane edukuar ne universitetet nga me te mirat ne bote. Nuk duhen nenvleftesuar sepse flasin shqip, sepse ata flasin edhe nje ose dy apo me shume gjuhe te tjera, pervec mencurise qe kane akumuluar ne veten e tyre.
Kush e do vendin as diskutohet we nuk iken. Jetoj vete ne emigracion dhe e quaj hipokrizi qe largohen dhe gjithe kohen mendjen aty...votojne me poste, komentojne gjithe kohen. Hipokrizi.
@Maro e Nderuar!..Nuk iken Njeri nga Qejfi.... 1-Mbyllet Uzina e Ballshit, u shkaterrua dhe u shite per Skrape....sa Njerez Humben Punen???Dhe a mendoj ndonjehere Qeveria :C´behet me keta Njerez?? Me 1991-shin ne Uzinen e Ballshit Punonin 11.000-mije Punonjes..pra hanin Buke po kaq Familje..Nga Mallakastra-Fieri..Selenica-Myzeqeja..akoma edhe Shkodra..gjithe Shqiperia sepse Kishte edhe Konvikte Punetoresh...po tani??ZOT i madhe??Po Azotiku i Fierit...Po Uzina e Vajrave ne Fier qe nuk u Vu ne Perdorim e shiti Ilir Meta dhe Berisha per Skrap?? Pra Politika Qeverisese ne Poste Demoklraci eshte nje POLITIKE KRIMINALE ME lIGJIN E pRIVATIZIMIT... Ne Fisin time per Fate te Keq, edhe nje Nipe qe Punonte ne Marinez...pasi e pa qe e shfrytezonin Kinezet...ja Mbathi ne Gjermani te Punoj si Shofere.. FATEKEQESI KOMBETARE..ne Shqiperi pas 10-te vitesh do te kemi vetem Pleqe, dhe Plaka....do te na Pushtojne" me Punetore Aziatike.....dhe Indjane..
Shkrimi eshte shume i sakte dhe real, presioni shoqeror eshte shume i forte. Prinder qe i inkurajojne femijet e tyre te ikin "nga syt kembet" e mos ta kthejn koken pas dhe mezi presin te mburren me "arritjet" e femijve te tyre qe "shpetuan" nga ky vend. Fatmiresisht brezi i ri po e kupton mashtrimin e endrres evropiane dhe amerikane, prinderit e tyre nuk kane shprese ta kuptojne. Ju eshte bere lavazh truri keto 36 vjet.
Per ty Bari Falliu.Nuk e mbulon dot smiren negative me shprehje:Nuk ju a mohoj të drejten të ikin.Do të thoja :Nuk mund të gjykoni pasojat pa ditur shkaqet,rrethanat,kohen,dhe vendin.E dyta qe dua të ju them nuk ke të drejte të gjykosh ndjenjat e askujt.Malli i emigrantit nuk jan dengla por lot qe del me denese here -here.Te uroj të mos i provojsh as ti dhe as femijet e tu.E treta qe të qartesoj mendimin negativ qe ke.Ne qofte se Shqiperia eshte zhvilluar dhe ka mbijetuar në vitet 1990 -2000 ka qene emigracioni .
Edhe ti me dy serrate qenke. E tregon shume qarte mbyllja e komentit tend. I qendron fort shprehjes: "Njeher te pickon,pastaj te ferkon".
S'KENI. PSE SHQETESOHENI KURBETI. NUK FILLOI SOT AI ESHTE MIJRA VJECARET . JEMI VENDI HAPUR NUK MUND TE MBYLLEMI SI NE KOHEN PARA 1990 VARFERIT NUK ESHTE DOMOSDOSHMERISHT KUSHTE PER TE EMIGRUAR. NE DUBAI KANE IKUR PARALLIJTE PRANDAJ MOS U DHIDHAKSI SHUME KUSH DO RRI KUSH DO IKEN.
Militantizmi nuk i le njerezit te mendojne qarte dhe perpiqen qe emigracjonin shqiptar ta paraqesin si fenomen normal qe ndodh kudo ne bote!Patjeter qe ndodh kudo ne bote emigracjoni por shumica e ketyre njerezve jane te detyruar te braktisin kete vend te bukur dhe te pasur sepse nuk mund te durojne grabitjen ditore nga mengjesi deri ne darke te banditeve te zyrave te ashtuquajturit shtet qe vetem me shtetin nuk ka asgje te perbashket!
O sapa, po ç'kanë ata që ikin me grabitjen e zyrtarëve, le të vjedhin edhe ata, dhe mos e lënë këtë vend të bukur... siç po na grabisin bosnat që kanë qëndruar këtu e na rrisin çmimet çdo ditë! Me qeveritarët merret drejtësia, këtyre të çmimeve ç'derman t'u bëjmë. Ikin, se ato vende ku venë, kështu u thanë atëhere, shkatërroni çdo gjë në vendin tuaj, komunizmi i ka fanet për varfërinë, që punësonte dikur sa popullsi ka mbetur sot nga i sapolinduri tek më i vjetri plak, dhe po mbetët batall, ju presim atje, se kemi nevojë ne për ju, me buqeta do t'u presim e do t'u vëmë në krye të vendit. Ikin me mëndësinë e pasurimit të shpejtë, o sapa dhe mbeten andej, njëlloj të mjerë mos më keq nga çdo të ishin këtu, po të punonin këtej sa andej. Mentalitet dhe nevojë po të duash, s'ke ç'bën. Vetë, ti, ndjen se vuan më shumë se vjedhin zyrtarët e të ashtuquajturit shtet, apo nga bosnat që shtrenjtojnë çmimet çdo ditë, dhe nga punëdhënësi yt që s'të paguan sa duhet (si të njëjtët në evropë) dhe të ka vënë lakun në fyt, duke të detyruar të largohesh? Kështu sapa, lëre militantizmin dhe bëhu i ndërgjegjshëm: puntori nuk ka atdhe; atdheu i tij është puna dhe i falet duarve të tij. I kemi kënduar dikur edhe punës, edhe fshatit, edhe qytetit; e kini dëgjuar ndonjëherë këngën "vajzat e fshatit tim", dëgjoheni, s'ka gjë se është kënduar 40 -50 vjet më parë që të kuptosh ato të kurbetit të dikurshëm dhe të sotëm. Kanë fluturuar bilbilët, sorrat krrokasin mbi pullazet e shtrembëruar prej pikëllimit të kurbrtit, duke thënë: kurrë më, kurrë më!
Në Shqipëri dhe te duam nuk mund te jetojmë sepse: duhet te jesh, hajdut mashtrues pordhac, ata qe nuk i kanë keta tipare janë te detyruar te ikin. Pa përmendur hallexhinj ata i përdorin majtas e djathtas....dmth ata .Ropt shkerdhyer VRASIN BABEN DHE PASTAJ THONË JEMI JETIMË.....DËGJOJMË PORDHET E SALIUT DHE PERRALLAT E RAMADURES
Shqiperi,moj Shqiperi,mblidhi bijt e tu si shqiponja, mos i le rrugeve te emigrimit,qe ti hajne sorrat .
------Mërgimi është-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------një domosdoshmëri njerëzore-------------------------------------------------------------------------------------------------------për tu ndier gjetkë.---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Ne këtë aspekt--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------njerëzit nuk kanë----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ndryshim nga zogjtë.-------------------------------------
Z. Bjorn Runa. Temën e vajtimit me këngë( të pafundme) si kulturë popullore e kam komentuar vite më parë tek një shkrim i Mentor Kimisë mbi festivalin e TVSH ku ndër të tjera theksoja se është e vështirë të mbushësh një cd të vetëm me këngë " të gëzueshme" të cilat të jenë me rrënjë të veçanta, pra jo pesë këngë me klarinetë e pesë me çifteli, por të jenë të veçanta në pikpamjen e kompozimit popullor. Nejse. Përsa i përket rrënjëve tona kulturore në muzike, mund të mbështetemi fare mirë në dy degë: 1) Vallet Çame...të cilat si koncept kanë valle trimash dhe valle të përbashkëta, pra ku respektohen të dyja gjinitë. 2) Vallja e Tropojës ( kërcimi i tropojës) ku burrë e grua I kërcejnë jetës dhe janë të lirë në kompozim. Çdo kulturë tjetër e përmendur si " tradicionale", nuk ka më të voglen lidhje me ne. U pëlqen apo jo, kjo është e vërteta. Dheee, siç thotë një miku im( haaaa), çdo rrymë muzikore në botë i ka rrënjët tek harixhinjt të cilët përhapen muzikën nga persët( Irani) në çdo cep të botës. Dhe, harixhinjt,zakonisht i këndojnë ahengut.
Analizë mjaft korrekte. Thënë më drejtë kënga që shkon në Eurovizion nuk prek kënd, dhe s’ishte për të shkuar. Kur këndohej nga Liri Rasha kënga e kurbetit, te shkaktonte emocion se kishim vite që nuk e linim vëndin, me hir apo me pahir, na dukej si një ëndërr e keqe që ishim të kënaqur që nuk e përjetonim. Por do vinte demokracia (me demek), dhe do merrnin rrugët, në fillim nga kurioziteti, se pak të papunë kishte, e pastaj duke thirrur njëri tjetrin. Të vetmit që u detyruan të ikin ishin viktimat e Berushës që i hoqi nga puna, pa llogaritur se kishin familje pas, bëri madje lista për t’i zhdukur. Metodat e tij ishin fashiste, jo komuniste siç shkruhet zakonisht. Dhe e gjitha kjo se dikush i dha urdhër të shkatërronte Shqipërinë, dhe akoma do shkatërrim. Sot emigracioni është global, ka plot që e provojnë dhe kthehen… por të kthehemi tek artikulli, s’kemi qullosur gjë me këtë këngë, urojmë të na përfaqsojë denjësisht.
Mbase do te duket e habitshme por une ja vendos fajin shtetit qe megjithese ka nje artist ne krye qe e kupton propaganden nuk ben asgje per te rinjte. Shteti para 90 me brek neper kembe e linte popullin pa buk por jo pa art dhe sport. ARTI dhe SPORTI ESHTE PROPAGANDE. Eshte propaganda qe mban ne kembe nje shtet e nje shoqeri jo pordhet mediatike dhe konferencat e shtypit. Muzika, filmi, teatri,piktura, sporti apo edhe sot ne kohet moderne mediat sociale dhe aplikacionet jane thjesht pjese e propagandes moderne. Nese nuk ju pelqen krahasimi me xhaxhin e beni me boten demokratike.. jane miliarda euro qe shpenzohen per propaganden brenda dhe jashte vendit. Per nje medalje olimpike shteti italian shpenzoi mesatarisht 4 milion euro. Ju kujtoni se amerikanet apo anglezet nuk dijne te bejne kenge per emigrimin? Apo jeni aq naive sa te mendoni qe ata nuk emigrojne? Por perkundrazi ke shume kenge,filma apo teater me njerez te kthyher ne vendet e tyre ku ju behet thirrje te jen krenar per origjinen e tyre dhe te luftojne per vendin e tyre. Ndersa ne bejme filma dhe humor pas 90 me kriminele, drogaxhinj, prostituta apo me vajtime per fatin e keq qe na ta te lindim ne shqiperi. Thjesht jane pasojat e trazicionit qe nuk merr fund kurre dhe degradimit shoqeror.