Historia e Gërdecit mund të mbetej një “aksident teknologjik” sikur të mos zbulonte një histori të rëndë korrupsioni të kapjes së shtetit prej familjes Berisha. Për 18 vite rresht drejtësia shqiptare, e vjetra dhe e reja, vërtiten rreth kësaj historie pa e prekur thelbin e saj. Gjyqi i mbyllur tanimë nga drejtësia e vjetër ka dënuar disa biznesmenë dhe zyrtarë për pakujdesi në punë. Ish-ministrit Fatmir Mediu ia kanë rihapur çështjen me vendim të Strasburgut dhe një sërë procedurash gjyqësore dhe po ashtu po e trajtojnë jo si histori korrupsioni dhe kapje shteti nga familja Berisha përmes tij, por si shpërdorim detyre.
Personazhi kryesor i kësaj historie nuk është as Fatmir Mediu, as Delijorgji, por Shkëlzen Berisha. Ai është ideatori i projektit, realizuesi i tij dhe siguruesi i mbështetjes politike dhe shtetërore për t’u zbatuar në kundërshtim me rregullat. Rrugës ai grabiti edhe një biznes të dytë po në Gërdec që u denoncua me emër nga një artikull i New York Times me 9 autorë, që kishte të bënte me ripaketimin e fishekëve kinezë për kallashnikov që u duheshin ushtarëve amerikanë në Afganistan, duke nxjerrë nga loja dhe pastaj nga jeta Kosta Trebickën.
Pas 18 vitesh ne kemi 26 të vdekur në Gërdec, një të vdekur në malet e Gramshit dhe ideatorin e këtij projekti një milioner me lekë të padeklaruara që financon një media dhe një parti politike në kushte tërësisht ilegale.
Aktualisht njeriu kyç i Gërdecit financon televizionin e familjes Berisha, i cili nëse do t’i llogarisësh pagat e padeklaruara të stafit ka një buxhet rreth 300 mijë euro në muaj dhe prej vitit 2021 deri më 2025, në betejë me Lulzim Bashën, ka financuar Partinë Demokratike të Berishës me një kosto marramendëse për të përballuar betejën e tij me një parti informale.
Tani pyetja është fare e thjeshtë. Prokurori Olsi Dado kërkon të hetojë dhe akuzojë për pastrim parash vëllain e Erion Veliajt, i cili ka një kompani legale marketingu që shpërndan reklamat e kompanisë ONE dhe disa kompanive të tjera. Është thjesht ndërmjetësi që merr lekët e tyre dhe i shpërndan në media. Terrori psikologjik dhe presioni që prokurori i SPAK ushtron mbi kompaninë hungareze ONE që t’i detyrojë ata të shkëputin marrëdhëniet me kompaninë e Arbër Veliajt, i ndihmuar edhe nga fushata mediatike që përdor në betejën e tij të pistë, bëhet vetëm pse Arbër Veliaj është burimi i vetëm financiar që paguan avokatët e Erion Veliajt dhe që sipas prokurorit të SPAK po e diskreditojnë atë në botë me raporte kundër procesit hetimor.
E njëjta drejtësi nuk ka asnjë ndjeshmëri që njeriu kyç i Gërdecit, ku filloi procesi i kapjes së shtetit nga familja Berisha, i pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe i shpallur nga SHBA “përfitues nga korrupsioni madhor për shkak të lidhjeve me pushtetin e Sali Berishës si kryeministër”, jo vetëm që nuk hetohet për pastrim parash në një biznes qartazi me të ardhura të padeklaruara siç është televizioni i familjes Berisha dhe financimi ilegal i një partie politike, por as denjojnë ta prekin me dorë denoncimin që i është bërë me dokumente për pastrim parash në Prokurorinë e Tiranës.
Pra kemi familjarin e një viktime të drejtësisë së re, i cili po përndiqet pse paguan avokatët për vëllain e tij dhe djalin e kryeministrit të akuzuar për korrupsion zyrtarisht nga SHBA, korrupsioni i të cilit ka kushtuar edhe jetë njerëzish, që nuk i prek qimja e flokut.
Pas kësaj e gjithë drejtësia e re ngjan me një repart përndjekës të Sali Berishës. Drejtësia e re bën sikur i hap proces për klubin Partizani për ta dështuar, bën sikur i hap proces për 21 Janarin për ta mbyllur dhe hesht para një fenomeni të rrezikshëm në politikën e sotme: financimi me të ardhura të padeklaruara i një partie politike dhe media në funksion të mbrojtjes nga drejtësia dhe forcimit të imunitetit politik përmes financimeve të paligjshme.
Dhe të vetmin fokus e ka të linçojë dikë pikërisht pse me para të ligjshme paguan avokatët kundër tyre.
Kjo eshte padrejtesia e re ku Edi Rama ka besim. Per kete tallje bythe qe jane duke i bere jo vetem viktimave te Gerdecit e Bulevardit, po qytetareve te ndershem, brezave te tij dhe femijeve qe enderojne nje te ardhme me te begate e me te drejte, ju uroj katnareve te kesaj drejtesie me ne krye Spak e Gjkko, te zezat me te tmerrshme qe mban kjo toke e vuajtur, t'ju bere mjerimi e vuajtja atje ku ju dhembe me teper!
Gjithe puna eshte te administrimi i parave te vjedhura. Saliu eshte me i zgjuar , nje pjese te lekeve i ka perdorur per te blere drejtesine......kurse Lali i beri gjithe leket breke per Ajolen..... !!!!!
Duhet te ngrihet populli ne nje revolucion te fuqishem per t'a djegur me flake e zjarr,SPAK,GJKKO,BKH,te shpebehen dhe te krijohen institucione te reja te pakapura e te pablera nga Sali Berisha. Nqs jane akoma me tej keto institucione,shqiperia nuk do kete drejtesi. Drejtesi dhe liri nga kjo drejtesi do kene kriminelet e medhenj me ne krye kryekriminnelin Sali Berisha.
aha , dmth te heqim njerezit e Saliut dhe te veme njerezit e Rames , keshtu thua ti , pra te biem nga shiu ne bresher !!!
Nuk ka nevoje ti bleje fare Saliu, u ka dosjet te gjitheve deri tek minjte e shtepise dhe nuk e dredhin dot bishtin, ndryshe perfundojne si gjykatsja Irena Gjoka.
Rama na ka thene qe Spak eshte krijese e tij dhe e askujt tjeter! Pra cdo ankese per SPAK eshte sulm ndaj Rames si autori i deklaruar i tij. Pjesa e dyte ka nje problem si krahasim. Vellai i Erjon Velise eshte pronar me letra pra ka fakte ndersa pjesa Berishen e ri eshte hamendesim i gazetarit i cili nese do kishte fakte mund te merrte mundimin dhe te bente nje kallezim ne SPAK. Por duke qene se ska asnje prove, preferon te beje llogje kandari ne canakun e vet.
Tao America i vuri dhe pseudonimin sypeshkaqeni apo skupton anglisht ?
Kallezimin ne Spak e ka bere ministria e financave dhe tatimeve, po ti vazhdo e fol kodra pas bregu, rendesi ka qe te kenaqesh veten dhe ndoshta ... edhe Berishen e ri!
26 te vdekurit e Gerdecit... nuk jane fakte... ne fakt! Shko re... klluf... koqe kandari... na keni rene per pjese... ndyresira!
Rama tha qe edhe 100 here po te kthehesha prape Olsi Dadon, Erjon Banin dhe gjithe kopene e Argitasve qe jane mbledhur ne SPAK e GJKKO do ju jepja. Tha qe eshte krenar qe po u le trashegimi kete drejtesi te re brezit te ri.Eshte krenar qe familjet e viktimave masakrave shteterore te Gerdecit e 21 Janarit tani kane kete drejtesi qe pershurr me fodullek mbi gjakun e viktimave.
Cfare presim ne nga nje prokuror i Sajuar, biri i sigurimsit qe u be i persekutuar ,i vetmi qe nuk u denua nga grupi i trakteve anti parti ne DURRES por qe futi ne burg shoket, Pjeter Arbnorin nder te cilet. Sali berisha... penicilina, me grua te mbesen e UDB-isteve, nul moka... i kapur dhe i rekrutuar nga serbet... keta jane te gjithe bashke, ANTI SHQIPTARE... cfare presim ne nga keta?!
Qarte dhe sakt , qe tregon se kjo drejtesi as qe ka ndermend te beje drejtesi per dosjet madhore te krimit shteteror dhe korupsionit ne permasa galopante nga familja Berisha, para shume vitesh Betisha i thoshte Edi Rames se: drejtesine e re do ta keshe vetem per koken tende. Pra ai e dinte se ne ate institucion ishin katapultuar Olser e Banor per ti mbuluar gjemat qe Beeisha i ka bere ketije vendi. As kush nuk duhet te mbaje shprese se ne kete vend do jepet ndonjehere drejtesi.
Kësaj i thonë "vari qillon Dados e kompani"!!!
Jam 100% dakorde me SPAK, ajo qe ndodhi ne Gerdec ku u vrane 26 te pafajshem dhe u plagosen 300 te tjere nuk perbene krime , krime ka bere zonja Balluku ku akuza e saj per mos barrazi ne tender denohet deri ne 35 vjet burge sic deklaron Nesti Angoni alias Bardha Kavajes. SPAK tregone qe punone dhe eshte per tu vleresuar , si mundet ti ndalosh daljen jashte Shqiperise Fatmir Gerdecit , çfare krimi ka bere Fate i shpallur monument kulture mbrohet nga Bufi kenetes, 35 vjet deputet pa parti pa elektorat..... Goje te liga thone qe SPAK eshte organizate e drejtuar nga familja kriminale Berrisha , une nuk e besoje , SPAK ka nje parim po vrave nuk denohesh , po nuk vodhe denohesh. Zevendes kryeministre, députéte , ministre zonja Balluku dhe nuk ka vjedhur sipas SPAK ut kjo duhet denuar per pa aftesi ne vjedhje.
Shoku Mero. Ti e di me mire se askush tjeter. Kjo eshte veper e Komandantit. Ai eshte ne partneritet me Saliun e Rames te Berishes. Erjoni ishte partner me Lulli Bashen. Lexohet qarte kjo histori.
Ilaçet
--Njerëz që kane më shumë,---------------------------------------------------------------------------------------------------- --frikë nga e vërteta,--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- se nga vdekja,---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- ky është definicioni-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------i kësaj strukture që shpresuam.------------------------
Turp për SPAKun dhe bandat e tyre kriminale! Për medimin tim shteti duhet tja bllokojë gjitha gjygjet pau bo gjitha gjygjet e kriminelit dhe bandave tija në drejtësi.
"Veteran" , mos I ngaterro gjerat . Bermudja ka vetem brinje , keshtu qe Basha s'ka vend aty . Prej 35 vjetesh Shqiperia eshte nen udheheqjen e atyre qe na sollen demokracine qe te na rrojne e te na Lene prapa !
O Mero! Po ku I kishte sytë ky Edi Rama kur prokurorë e gjykatës po sistemoheshin në institucionet e reja të drejtësisë???.......... . Në to paskan hyrë të gjithë njerëzit e Saliut!....... . Apo Rama nuk kish kohë të kontrollonte se kush po I kapte këto jnstitucione, pasi punët në Berlin, Londër, Paris apo Romë po shkonin për dreq dhe I duhej Ramës të shkonte atje për ti ndreq!?
reforma ne drejtesi u be ne nje menyre qe Rama (kryeministri) nuk kishte asnje ze ne kapitull, ndersa Argjita me te atin gjeten menyren per te futur gjithe ish shoket e saj te universitetit por edhe shume ish militante te Saliut.
Mero ,drejtesia e re eshte bjerrur ne syte e publikut me keto standartet e dyfishta te perdorura ne hetim dhe gjykim.Sado te perpiqet Rama te beje marketing dhe promocion per drejtesine e re dhe pavaresine e paanshmerine e saj ,nuk e fsheh dot faktin se saliu vazhdon prej 35 vitesh te jete mbi ligjin dhe nuk pjerdh as per gjykate e as per prokurori dhe per asnje institucion tjeter.
Sot Lubomirit ju gris maska e mbetjeve të UDB-ashëve dhe komunistëve të Rankoviqit dhe Millosheviqit nga LDK-ja e uzurpuar për të bllokuar shtetin e Kosovës dhe vullnetin shumicë të votës së qytetarëve të Kosovës ishte e kordinuar shumë qartë me Vjosën, PDK-LDK-AAK-Ramoviqi-Grenell-Baton Stanishiqi. Andaj kishin frikë nga populli se po kuptonin dhe mundë të shpërthente në revoltë kur u tha hapur se po të bënin kësi lloji Puçi në Turqi, do pësonin ndryshe dhe filluan me histeritë e tyre si të shkinave kur ju shkon britma, o kuku lele. Jau qiftë nonën Albin Kurti.
Ok Mero! Gjithnje e me teper po e qarteson veprimtarine e ketij fare spaku me prokurore si olsi dado,altin dumani etj. Duhet nje reforme rrenjesore aty ne personel,kontroll,procedure penale dhe jo pavarsi e pakufishme,arrogance,dhune etjetj.Mbase kr.ministri i ka thirur mendjes. Mesa shoh PO.
Ketu nuk behet fjale per "drejtesi te re", z Mero, por per nje deshtim total te se ashtuquajtures reforme ne drejtesi, te te ashtuquajturit veting. Le te mburret sa te doje gjatoshi se ai paska bere reformen ne drejtesi. Le te nburren dhe te huajt, qe i kemi vene ne krye te vendit, per kete reforme. Drejtesia e re, per mendimin tim, nuk eshte aspak me e mire se drejtesia e Gjin Gjonit me shoke. Nuk me vjen keq nese denohet Veliaj, po te gjendet fajtor. Edhe Balluku te veje atje ku e ka vendin, po te kete bere korrupsion. Por bejme gabim te flasim per drejtesi te re, per sa kohe qe behet terkuze gjykimi i dosjes Partizani dhe, kryesorja e kryesoreve, per sa kohe qe nuk marrin denimin e merituar autoret e vertete te masakres se Gerdecit dhe ata qe vrane pese njerez te pafajshem, ne mes te dites, ne bulevardin kryesor te kryeqytetit. Te tjerat jane dengla per te mbushur faqet e gazetave, portalet dhe emisionet e merzitshme te pernatshme te telelevizioneve
Problemi ne shqiperi nuk eshte vetem KRYE KRIMINELI berisha por edhe sharlatini , karagjozi, edvin kristaq rama, te cilit i intereson vetem kariera i tij politike. Ka 13 vjet ne pushtet dhe nuk ka bere nje kallzim serioz per “balozin e ZI “pse ?se intereson vetem pushteti i tij. Shkon ne Europe dhe ben si klloun cirku,per te trequr vemendjen e medjave. Katundar ballkanas
Kot lodheni me artikuj e komente nëpër gazeta për bëmat e Olsi Dados , Dum Dumanit e Co që nuk kanë lidhje me drejtësinë e re ! Këta përfaqësojnë drejtësinë e Gitës , lubisë së non gratës më të rrezikshëm të Ballkanit , Sali Berisha . Nuk ka logjikë tjetër përveç kësaj e cila bën muuuuu , në sytë e opinionit dhe organeve më të larta të sistemit të drejtësisë shqiptare e cila po tregohet miope dhe e pa aftë , ndoshta dhe e korruptuar , për të zbatuar ligjet e shtetit . Në emër të drejtësisë së re po spekullohet me disa paraburgime të stërzgjatura sa që edhe më optimistin e bëjnë pesimist , se këtë vend vështirë të ketë drejtësi . Mjerë ata që kërkojnë të drejtën nga Olsa e Dado të spanuara nga korrupsioni .
Keshtu sic thua ti eshte o Mero. Por ne keto kushte, nje ore e me pare te filloje e te mbaroje gjykimi i zotit Veliaj dhe duke dale faqebardhe sic e ka edhe zemren, do te diskretitohen akuzuestit. Ndersa Saliu dhe sorollopetr e tij do rine gjate gjithe kohes ne ankthin e gjykimit per te keqiat qe kane bere. Prandaj nxit mediatikisht qe te kryhet sa me shpejt gjykimi ne themel dhe te dalin bllof prokuroret me akuzat e tyre qesharake.
Marr nga nje faqe FB Drejtsia me ngjyrat e Ylberit. Politikanët thonë se tashmë drejtësia s’ka ngjyra, por populli tregon se ajo ka ngjyrat e ylberit. Entuziazmi për drejtësinë po shuhet dita-ditës. Postulat mbetet thënia e Hasan Zyko Kamberit.
Deri tani kam qene mbeshtets shume i forte i SPAK-ut dhe GJKKO-s por,kohet e fundit besimi ne SPAK po me lekundet,dhe jo vetem mua por gjithe rrethit tim,jo se SPAK nuk ka bere shume gjera qe perpara nuk merreshin me mend por,kur kujtoj Gerdecin dhe vrasjet ne Bulevard,etj,etj,me duket se po vepron ne menyre selektive dhe disa arrestime jane bere me porosi te opozites. Un nuk dua te arrestohet Berisha sepse e kam pasur shume mik,madje burgun e sugjeroj vetem perkriminelet. Por nga politika mendoj se duhet te menjanohet se jo vetem nuk po i ben mire vendit por as opozites dhe per reputacionin e tije eshte me mire te largohet e te shijojne pensionin dhe te fillojne te shkruajne.
Po turp nuk ke qe e quan akoma mik nje kriminel??? Ai duhet te varet ne mes te Sheshi Skenderbe dhe ta lene te qelbet sa ta hane mizat , vetem keshtu i lan gjynahet e ketij populli ? Nuk ka meshire per nje kriminel gjak ftohte qe i ka punuar qindin ketij populli .!!!!
Një ngjarje e turpëshme e kriminale po ndodh në Shqipëri. Janë aktive dy organizata kriminale me disa prokurorë e gjygjtarë të Spak e Gjkko që mbrojnë e janë vënë në shërbim të familjes mafioze Berisha. Por një gjë është e sigurtë që gjithsesi këta individë një ditë do të kalojnë në bankën e të akuzuarve e do të japin llogari për aleancë me krimet e Berishës.
Ngaqe iku per lesh Irani iku dhe veliaj... Rusia akoma nuk ka shkuar per lesh ndaj vegjeton dhe pak Saliu ndaj drejtesia ka frike te sillet drejt.... Dhe dicka, Sali Berisha me Edvin vllehun kane punuar me shume se askush per Shqiperine.... pa shqiptare! Dihet qe ju nuk e publikoni....
O Mero! Çuditesh me legenat e SPAKUTapo nuk ke çtë shkruash.Shiko hijetat e Hagës çfarë bëjnë!Që spaku është krimb krahaduar me ta.
Un i uroj atij qe beri koment per mua si dhe gjithkujt tjeter qe te mos e provojne qe nje mik i afert i tyre te meritojne ato qe ai shkruan. Per konceptin tim mikut mundet te i nderrojsh xhepin,nga xhepi i zemres mundet ta kalojsh tek ai i pasem por per ta urryer eshte e veshtire shume. Po nejse,kjo eshte çeshtje koncepti dhe per mua edhe Ai ka te drejte,jo per konformizem por sepse ka te drejte.
Fajin e ka maxhoranca qe fle gjume ne vend qe te marri masat per te zhdukur disa prokurore te SPAK-ut qe jane duke punuar haptazi per te mbrojtur Sali Barishen. Keta prokurore dhe ndonje gjyqtar i GJKKO jane duke tallur bythen me shqiptaret e shkrete dhe maxhoranca qe mori votat e tyre nuk ben asgje.
Poshte Berisha , Lart Rama ! Keshtu te pelqe Tema . Paradoksale ( e yerthene ) , Po keshtu e do . Paradoksale , se Po shkoi ne te semes Berisha , prapa do t'i shkoje edhe Rama . Hajde merre vesh kete pune .
E kam thene sote dhe 30 vjet me pare se: Ne se nuk largohet Sali Berisha nga pozicionet politike dhe shteterore nuk ka shqiperi dhe nuk ka asnje drite jeshile per te ardhmen e atij vendi.Per kete kini miljona faqe te shkruara dhe te pa shkruara qe vertetojne personin e tije dhe te familjes se tije si kreminele dhe antishqiptare te regjur me vaj dhe me uthull.Kush ka veshe degjon dhe kush ka sy shikon ,perjashtuare kasten politike shqiptare qe nuk shikon dhe nuk degjon se jane te zene me numerimin dhe sigurimin e parave dhe te gjese se vjedhur nga populli shqiptar qe rri dhe veshtron me shprese se neser do vije nje dite me e mire. Por kurre kurre kurre nuk ka per te ardhir ajo dite qe pret populli pa u asgjesuare koka e KRIMIT shqiptar.
Ke dhe nke standart tjeter me Belinda Ballukun ti Mero! Mos harro! Apo sta ma bytha! Mrena e ke lalin mos ki merak! Iku rroga nga bashkia per ty