Makthi që ka Berisha nëse e ka bindur PD që është pronë private e tij

16 Mars 2026, 20:00Editorial Mero Baze

Gjëja më e shtrenjtë për Berishën tani është të gjejë se kush mund të jetë një kandidat përballë tij. Nuk është se i duhet për të zbukuruar garën dhe as për të treguar formalisht se ka dhe të tjerë përballë tij që duan të drejtojnë PD. Ka 35 vjet që i provon këto formalitete dhe nuk i bëjnë më përshtypje.

Tani ai nuk e ka më me kandidatin formal, as me ndonjë emër konkret, as me ndonjë identikit konkret që duhet të garojë. Po të ishte ashtu, me avancimin që ka inteligjenca artificiale, ai mund të porosiste një kandidat si Diella duke i futur gjithë cilësitë perfekte që duhet të kishte kryetari i PD dhe konkurronte me atë.

Por nuk e shqetëson gara në vetvete, por makthi se mos ka në PD ende ndonjë njeri që do garë.

Kjo është ajo që e lë shpesh pa gjumë.

Beteja e tij e fundit në PD ishte me Lulzim Bashën, me dikë që ai e vuri formalisht kryetar për të qenë vetë. Për vite të tëra kishte një rregull të pashkruar, por kulmi arriti kur ai një ditë i tregoi derën dhe i tha: unë jam kryetar. U deshën plot katër vjet t’i merrte vulën dhe selinë dhe pesë vjet t’i merrte faqen e Facebook-ut.

Beteja kundër tij ka qenë shumë herë më e fortë se beteja për të marrë pushtetin. Për herë të parë atij i është dashur të luftojë edhe me vare dhe qysqi për të marrë selinë.

Tani, pasi ka caktuar 23 Majin si ditë të rizgjedhjes së tij të përjetshme, i vetmi kuriozitet që ka është nëse dikush brenda partisë ka akoma guxim të kandidojë. Qoftë edhe sikur të jetë i qartë që do kandidojë fals dhe nuk ka asnjë ambicie. Ideja që dikujt i shkon në mendje qoftë edhe për një minutë se PD mund të jetë edhe parti e tij, e turbullon.

I intereson vetëm të dijë: a ka bërë mjaftueshëm punë dhe a ka treguar mjaftueshëm vepra që as mos t’u shkojë mendja të jenë edhe kandidatë fals? Për këtë është i interesuar.

Deri më 23 Maj, edhe pse të gjithë nuk kanë interes pasi e dinë që do të jetë përsëri kryetar, ai është i shqetësuar se mos dikujt i shkon në mendje të jetë kandidat. Jo se do mund atë, por se tregon se ende nuk i ka mundur të gjithë ata që mendojnë se mund të jetë edhe një tjetër kryetar. I duket sikur ka luftuar kot 35 vjet kundër çdo gare në PD.

14 Komente

  1. B
    Bake

    Po eshte Babalja qe do konkuroje per kryetar........ Por eshte halli se dhe voten e vet do ja jape Salehut Babalja se i shpeton shurra po se votovi

    Përgjigjjuni
    1. M
      Ms.

      Eshte Gjetje dhe e vertete e " University " berishist . Natyrisht e argumentuar sipas nje mini vrojtimi froidist dhe dhe nje thurje te kendshem stilistike . Po une si nje ish mesues " Mizantrop " ( Dostojevski e pa si model para se te shkruante "Idiotin" ) e gjej ndonje defekt . Kronologjine dhe Mjetet qe perdori Berisha per te rrembyer opoziten , I tregon sakt , por " Harroni " nje gje fare " Te Vogel " : Ate qe e ndihmon ...!!!

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cfurku

        ----Kush është-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ai konkurrent batakçi------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------që kërkon ti fus Saliut----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------shkopinjë në rrota?!!!-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Tek filmi dueli i heshtur mē kujtohet nje shprehje epike:- Ta tregon Islami (Muli)

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati

          Vere ate Bacin e Fierit se eshte me shkolle partie te Nexhmies. Kandidat i forte.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drenica Tradhetare

            Shihni mirë qytetarë të dashur të Kosovës si pretendojnë akoma të mashtrojnë qytetarët e Kosovës me ulurisje koti të shpifjeve intrigave dhe mashtrimeve të tyre këto Banda Kriminele dhe Tradhëtare të PDK-LDK-AAK në mediat dhe portalet e financuara dhe dirigjuara nga shërbimet sekrete serbe dhe të mbështetur me like fallco, kur po të njëjtën mashtrimë me like fallco dhe tubime me atobusa nga një vendë në tjetër tentonin edhe në zgjedhjet e kalura, por që në vota të qytetarëve të Kosovës dolën lakuriq me nga 12-13%.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              E marrte me vete Partine e Derrave, bashke me derrat qe zhgryhen ne keneten e tij, se Shqiperise dhe shqipetarve nuk u duhen.

              Përgjigjjuni
              1. d
                daja

                ka dalë konkurente kokolari do e regjistroj muli?.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Democraticus

                  Tapine ia ka dhene Rama jo demokratet! Ndaj e mban me dhune vulen dhe siglen e pd ne poturet e Gjykates se larte te ULET!

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qylybyli

                    I paska shkuar mendja Kokalarit për të kandiduar more Mero se të tjerët si Alimehmeti me shokë janë gati të presin duar e këmbë mjafton që Saliu të zgjidhet përsëri kryetar.

                    Përgjigjjuni
                    1. j
                      joel shkodra

                      Po PS pse nuk i ben ndonje analize, o Mero? A thua edhe Rama ka ndonje makth per "pronen" e tij PS?

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sa turp

                        Fle e ngrihet me ankthin se a e dinë të tijët a është kryetar...haaa. Edhe sikur të fitojë zgjedhjet Berisha, merushja ( ky përçmim vjen vetëm e vetem pasi u be një me të korruptuarit rama- balukja) do shkruaj editorial për të na mbushur mendjen se nuk është e vërtetë

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Ms.

                          Sali Berisha eshte rudiment I nje race njerezore qe shpirteroren e ushqejne me shkaterrimet e jeteve njerezore . I fundmi I mohikaneve ( komunisteve . I nshallah , te jete I fundit , sepse ngac shikojme , ka edhe te tjere , si , bie fjala , Edi Rama . Sigurisht Jo kaq I drejteperdrejte dhe banal sa Sali Berisha ) , SB , nuk eshte I shqetesuar se ne kete " Gare " ( duhet thene se GARA eshte nje nga perrlat e urtise njerezore . Eshte tjeter gje se antinjerez te tipit Berisha fshin mende... me te ) do t'i rrezikojne fitoren apo , sic thote Merua se ende paska mbetur ndonje pa u vrare dhe qe guxoka t'i dale perballe . Jo , ai kerkon t'i dale dikush perballe , sepse te tillet Jane humusi ku speciet si Berisha vegjetojne , sepse te tillet Jane objekti ku do shprazet ligesia berishiste ... Vec te tillet ai (SB) , duke filluar qe nga vitin 90-91 , Po thuajse I ka zhdukur . Kjo ate e trishton , e acaron , e cmend fare . Gje qe nje Sy I lire e dallon . Ai eshte I cmendur . Jehona e kesaj cmendurie , te peroreshme dhe te perditshme , e ka kthyer Kete vend ne nje cmendine .

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Partia salikratike

                            Interesi se kush do te jete ne krye te cetes cetnike te SALISTEVE nuk ka per te qene me i madh se interesimi i shqiptareve se a do te jete serish ne krye te pdk nard ndoka! Me jenisheri gjuz ndoke Salia eshte bere me i rendomte se vete keta te tre. Me trego me ke rri te tregoj kush je, thote populli....

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              pyetje nga publiku

                              Makthin e Berishes na e tregove, aferim Mero! Tani na trego dhe ate Makthin e 2 standarteve qe ka Drejtesia e re (sipas teje dje) njeri per Saliun e tjetri per Lali ERIN! Ke nga ato 2 standarte ka urdheruar Rama (si babai i vetdeklaruar i SPAK) te parin...te dytin...apo te dy bashke? Faleminderit per pergjigjen paraprakisht.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje