Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

21 Mars 2026, 19:30Editorial Mero Baze

Ka një fragment në kujtimet e Pouqueville për Ali Pashë Tepelenën që tregon se, përtej mizorisë së tij, ai ishte i ashpër me humbësit dhe trashëgimtarët e padenjë, qofshin edhe këta viktima të tij. Pouqueville, i cili në atë kohë ishte konsull i Francës në Janinë, u gjend në një darkë i ftuar nga Ali Pasha në  Pallatin e tij , bashkë me disa grekë të parisë së qytetit.

Gjatë darkës, pasi u pinë disa gota verë, disa nga të ftuarit grekë filluan të diskutojnë me njëri-tjetrin për Greqinë e Lashtë, për shkëlqimin e saj, për Sokratin, për oratorët grekë etj.

Ali Pasha befas u kthye dhe i pyeti:
– Po ju ç’punë keni me lavdinë e tyre?

– Ne jemi pasardhësit e tyre, Pasha – i tha më guximtari prej tyre.

– Po kush e thotë këtë që jeni pasardhës të tyre? – pyeti Pashai.

– Librat, Pasha – u përgjigj greku.

– Po pse nuk i digjni këto libra? – i tha. – Nuk u vjen turp për paraardhësit tuaj, si jeni katandisur? Pse i turpëroni ata?

Kjo skenë e përshkruar nga Pouqueville, për të treguar se si e përjeton një fitimtar rënien e lavdisë së të parëve, ma solli në mendje kjo kakarisje e Sali Berishës për fitoren e 22 Marsit 1992, kur shqiptarët votuan masivisht kundër komunizmit dhe sollën në pushtet Partinë Demokratike.

Por koha tregoi se, në vend të Partisë Demokratike, kishin sjellë në pushtet vetëm Berishën, i cili 35 vite më pas e ka katandisur partinë e parë opozitare properëndimore të Shqipërisë në një çetë fundamentaliste, që përpiqet të mbahet në këmbë vetëm përmes një njeriu të shpallur “non grata” nga dy shtetet më të mëdha perëndimore, SHBA dhe Britania e Madhe, për korrupsion madhor dhe minimin e demokracisë. Ai e ka katandisur PD-në nga një parti që shqiptarët i besuan dy të tretat e votave, në një parti që mezi kap një të tretën e votave.

Ndaj, nëse ka ndonjë fyerje për 22 Marsin e vitit 1992, është mënyra si e përkujton atë Sali Berisha. Dhe nëse ka ndonjë “dënim” nga Zoti për të, është ta përkujtojë një shesh të mbushur me mbi 100 mijë vetë më 22 Mars 1992, me një grusht njerëzish që shoqëria shqiptare u largohet sikur të ishin lebrozë më 22 Mars 2026.

Ndaj, nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin, bëni ç’është e mundur të mos e lidhni më me Sali Berishën. Ajo është një datë që Sali Berisha ua ka vjedhur shqiptarëve dhe demokratëve; nuk është një datë që rikthen Sali Berishën në pushtet. Është një datë që na kujton të gjithëve se çfarë do të thotë të shpërdorosh historinë dhe shanset e saj për interesat e familjes tënde dhe të karriges tënde.

26 Komente

  1. B
    Bufi dhe Bufonet

    Bufi kenetes nuk ka jeté sociale. Nese sistemi komunist do egzistonte , Bufi kenetes do ishte sekretar PPSH ne zone ku banone..... Eshte i vetmi aktivitet ....qe kalone kohen. Turpi qendrone te bufonet qe i shkojne pas .

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oficeri dulles

      Je I madh Z. Baze .

      Përgjigjjuni
      1. N
        NJE ish oficer i targes UP.

        Je i mrekullushem Mero Baze.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kuptoni themelet

          22 Marsi 1992 nuk është kulm historie, por kulm mashtrimi politik. Eshtë dita kur populli i Shqipërisë, i zhgënjyer nga komunizmi, u gënjye në mënyrën më hipokrite nga ata që sajuan PD-në.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Enveri

            Drejt, me 22 mars 1992 u vrane idealet e asaj pjese te shqiptareve qe enderonin demokracine, Ramizi dhe byroja politike i futen levizjes studentore te infiltruarit e sigurimit me ne krye Sali Berishen!

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sali mallkimi qe s na duhej.

            22 Marsi eshte kalimi nga Socializmi ne demokraci dhe nje perkujdesje e feqinjeve greke e serbe qe shqipetaret mos ngrene koke e fluturojne ne presh ne b...U vune antishqipetarin me te madh ne gjithe historine e kombit.As turku ne 500 vjet nuk shkateroi pronen e shqipetareve sa Saliu ne 5 vite deri ne 97 kur coi shtetin ne falimentim total....Kur iku Zogu la dikrme ne qeverisje...Kur iku Berisha s la asgje vec armeve per vellavrasje.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zoti e ruajte Shqiperine

              Une jam bektashi! Ne 22 Mars kame te drejtem e madhe qe me lejevte zotit te gezohem me miqte e mi, ti uroj per jete e beating, duke pi edhe nje gite Raki, kurse ky tipi I pafe, nongrat dhe genjeshtar, shpall proteste me 22 duke vene vehten mbi zotin. Gabim e ka budallai! Zoti eshte simbolik madheshtore! Ate dite .e 22 Ai eshte midis nesh. Molotoviste mos na prishni Diten e Novrusit, per nje budalla!

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cfurku

                ---Qerrja e të shkuarës------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------nuk të çon asgjëkundi.-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------Në çerdhet e vjetra---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------nuk çelin zogj të rinj.-----------------------------------------

                Përgjigjjuni
                1. s
                  saliu duhet te shpallet terrorist

                  22 marsi eshte data kur shqiptaret u genjyen serish se kujtuan se po permbysnin soc,por votuan komunistet e sigurimsat me te dhjere dhe shume nga keta me mentalitet ceceno turk,akoma nuk po e kuptojne se kush ka qene dhe eshte vampiri sali... Ky vampir erdhi ne fuqi me vrasje shkatrrime dhe mesoi dhe vjedhjen dhe nuk shkulet si rriqra derisa te ngopet me gjak

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiperia te dale nga kthetrat e mafies sllavoorto

                    Nga marsi 1991 , kur njerezit e Salise humben thelleeeee, ne mars 1992 ka ne mes nje 2 prill ne Shkoder. Kjo date mbeti pedana e pergjakur e ngritjes se kryeagjentit sllav ne Shqiperi, me emrin Sali Berisha. Me kaq se kaq nuk mund te kete! Ju bijini nga Kina apo nga Japonia po deshet se pas 2000 vjetesh do te vini tek kjo e VERTETE!

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gjergji

                      22 marsi ishte Dita e "Cekut te Bardhe" DMTH e Mashtrimit, e Faqes se Zeze te Sali e salisteve, sigurimsa e agjente .

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Castriotas

                        Sali Berisha nuk eshte me nje premtim, por nje borxhli i mjere para historise, shqiptareve dhe zotit!

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pazarokracia vazhdon

                          Saliu eshte i vetmi politikan (I vetequajtur) ne planet ku fjalet e tij nuk kane pike lidhje me veprat (bemat) e tij.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mesuesi

                            22 Marsit qe nje iluzion . Qe nje iluzion qe I kaloi permasat e reales . Nje iluzion qe na "Dehu" , qe na kaloi ne gjendje amoku ... Ne nje terren te tretur e te thare u mboll fara e falsitetit , hipokrizise dhe genjeshtres .... Dhe misioni I misionareve , me me mizorin e tyre ne kry , Sali Berishen , vazhdon te na deh dhe te na mbaje ne gjendje amoku . KY eshte vleresimi I'm per 22 Marsin , ndryshe nga Z. Mero .

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Goni

                              PD dhe Berisha kane perenduar njehere e mire. Aq kane perenduar sa popull nuk i voton me edhe pse eshte e provuar tashme se qeveria e PS eshte e tera nje hajdute e paskrupullt qe po grabit pa meshire pasurine dhe parate e Shqiperise dhe po e shpopullon dhe shkreton Shqiperine. 22 marsi ishte nje dere ku populli shqiptar hyri i papergatitur, ose nuk e dinte cfare fshihej pas atij pragu.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nje i Moshuar

                                Krahasim te bukur Z Mero me Pashain dhe grekerit : Po pse nuk i digjni keto LIBERA i tha Pashai ???? Nuk ju vjen turp per paradhesit tuaj , si jeni katandisur ? Pse i turperoni ata ???? Kjo i takon berishes , duhet ta djegim sipas PASHAIT Te Tepelenes , nuk ka nevoje per komente i ke thene te tera O i madhi Mero ...!!!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Populli i Mashtruar

                                  Mero:Shqipetaret Votuan Ndryshimin dhe jo Berishen ne ate Kohe..dhe:Sikur dikush ti thoshte Popullit se Sali Berisha kishte qene Komuniste..ASKUSH NUK DO TE VOTONTE PD-ne..se paku une....dhe Familja ime...Votuam Ndryshimin..kurresesi Berisha.. Berisha eshte FATEKEQSI KOMBETARE ...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lungara

                                    Tu lumt pena Mero Një artikull i shkurter por me përmbajte reale ku del në pah mashtrimi i madh që ju bë popullit shqiptar nga fatkeqsia që solli Sali Berisha këtij vendi Lungara

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lungara

                                      Tu lumt pena Mero Baze

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sefer Daja

                                        Gjithe komunistat e sigurimsat qe perfaqesohen nga Sali Berisha e Mul Noka sot me 22 Mars si te pa fe ( dita e Novruzit) do demonstrojne kunder Socializmit perfaqesuar nga Edi Rama.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Luani.(ai i verteti )

                                          Per cfare 22 mars dhe fitote te PD flasim akoma pas35 vjetesh . Me 22 mars me gjithe manipulimet dhe uljen e brekeve te Fatos Nanos ,ku ne Trieste ja bene te qarte qe duhej te dorezonte pushtetin , PD mori drejt e drejt me gjithe manipulimet vetem 42% te votave. A e kuptoni o njerez qe kjo pari qe drejtohet qe nga fillimi nga sherbimet sekrete Serbe nuk ka qene anjehere fituese .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            LORA

                                            Ekzakt ,Luani.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. A
                                            Ana

                                            Në fakt nuk është hera e parë që ky liderri i Tiranës zyrtare vendos sanksione kundër Kosovës. Ai vuri i pari, para Bashkimit Europian, sanksione ndaj qeverisë së Kosovës, kur në fund të qershorit 2023 vendosi njëanshëm anullimin e Mbledhjes së Përbashkët të të dy Qeverive në Gjakovë. Dhe kjo u bë vetëm 24 orë para së të organizohej kjo mbledhje. Pse? Sepse Kosova po celebronte kryetarët e komunave në veri të Mitrovicës. Një e drejtë kushtetuese e pakontestueshme. Por nuk mjaftoi me kaq. Kryeministri i Shqipërisë loboi asokohe që Komisioni Europiane të vendoste sanksione kundër Kosovës dhe të ngrinte qindra milion euro për të. Edhe kjo ishte në shërbim të Serbisë dhe presidentit Vuçiq. Të mos flasim për aktivitetin e Edi Ramës për ndarjen e Kosovës. Apo për iniciativën anti-Kosovë të Minishengenit dhe Open Balkanit. Ose për minimin e iniciativës gjermane të Procesit të Berlinit, ai proces në dobi të Ballkanit Perednimor e sidomos të Kosovës.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Z
                                              Ze qi ri

                                              Grida:Lere Miletin te bejne Qejfe....pastaj ata qe Paguajne Prostituatat kane Para..Qijne ....por edhe Qihen se Prostitutat u marrin Paret Shqipetareve dhe i dergojne ne Vendin e tyre... shkurt:Ka plase Pidhlliku i madhe ne Shqiperi???

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Arbeni

                                                Më 22 Mars popullit i doli frika mbas një shtypje 45 vjeçare dhe votoi PD në krye të së cilës u vunë disa gënjeshtarë e bazhibozuk pa pikë morali.Por njeriu më i ndyrë ishte sali maloku i cili u suall me Shqipërinë dhe popullin shqiptar si një bajraktar.Deputetët horra të PD u sulën si hiena duke grabitur pasurinë që populli e kish vënë me djersë e gjak për dekada të tëra.Ata privatizuan ndërmarrjet shtetërore për shuma qesharake,sepse pisat e malokut bënin ligjin.Saliu,Gramozi dhe të tjerë banditë na i bën demokracinë shesh me lule dhe ne si të paditur u besuam dhe më 22 Mars 1992 i votuam.Por gabuam rëndë që u besuam,sepse ata na sollën firmat piramidale dhe më pas 1997,ku sali qëni vuri veriun kundër jugut.Jugorët janë njerëz të zgjuar dhe e kuptuan mëndjen diktatoriale të malokut dhe në referendumin e 1994 i thanë një jo të prerë saliut i cili donte të bëhej “mbret”.Kundërshtimi popullor u shfaq kudo gjersa në zgjedhjet e 1997 e qëroi këtë maskara nga pushteti,sepse ai shkatërroi gjithçka,ekonominë,ushtrinë i vuri flakën gjithë vëndit ku ligjin e bënin bandat e kriminelëve të tipit Zani Caushi etj.Për 8 vjet populli e la në opozitë,por korrupsioni i qeverive socialiste ishte aq i madh sa ju zuri frymën shqiptarëve.Kështu në vitin 2005 populli përsëri gaboi dhe e solli përsëri në pushtet kriminelin dhe antikombëtarin sali qelbësin.Dhe dihet se si ja shpërbleu shqiptarëve me 26 të vrarë në Gërdec dhe 4 protestues të vrarë në 21 Janar 2011 pa i hyrë gjëmb në këmbë,sepse drejtësinë ky balash e kish tredhur.Edhe Amerika e madhe duke e njohur këtë kriminel e të korruptuar e shpalli së bashku me Britanin e Madhe nongrata këtë minues të demokracisë.Por përsëri ky pis burrë kërkon të djeg Shqipërinë si më 1997,por nuk ka për t’ja arritur,sepse vetëm pak militant që kanë humbur privilegjet i shkojnë mbrapa duke hedhur bomba molotov për të djegur institucionet e për të shkaktuar kaos,por nuk ka për t’ja arritur qëllimit.Ai është i dështuar,sepse njerzit e urrejnë këtë njeri të zi si nata që nxin vëndin e tij sa herë i jepet rasti në botë,por edhe bota nuk ja var më ghersa i heq mikrofonin për të folur duke e lënë si mut.Por kësaj monstre nuk i bën përshtypje edhe pse e kanë abandonuar të gjithë.Socialistët janë të korruptuar e hajdut,por përsëri populli ata do t’i votoj përsëri sepse tmerrohet të sjell në pushtet një vrasës e mafioz si maloku.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tepelenasi

                                                  E kush me shume se xha merua dhe kontribut, mashtroi e manipuloi per te? Por atehere e beri vullnetarisht. Tani ben te njejten gje per Ramen, por me qellim qe te perfitoje toka me 1 euro metri ²?

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje