Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

24 Mars 2026, 20:39Editorial Mero Baze

Pas izolimit të tij të madh pas vitit 1997, beteja e Berishës ka qenë e kundërta. Fjala vjen, kur Genc Pollo vendosi të kandidonte përballë tij në vitin 2000, Berisha ishte gati të bënte çfarë kishte mundësi mbi tokë që ai të kandidonte. Madje ishte gati dhe i mblodhi edhe firmat në Këshill Kombëtar që të plotësonte kriteret.

Genc Pollo, ngaqë ia njihte këtë hall, e terrorizonte duke bërë sikur çdo ditë kishte pengesa për të kandiduar, derisa Berisha vendosi Jemin Gjanën t’i mblidhte firmat në sallë.

Por dhe pas kësaj, prapë iku një ditë para nga gara duke akuzuar Berishën se ai kishte ndërmend ta akuzonte atë se e ka pas gjyshin kryetar të andartëve grekë në Përmet dhe se do ta rrihte fizikisht atë.

Nuk është se nuk e kishte pas gjyshin me andartët dhe as që përjashtohej mundësia që “andarët” e Berishës tani edhe mund ta rrihnin, por asgjë nuk kishte ndodhur ende dhe ai iku dhe dha dorëheqjen. Kjo ishte rruga më e mirë për ta dëmtuar Berishën dhe për ta plagosur rëndë lidershipin e dhunshëm të tij.

Pra, pas vitit 1997, kur Berisha ishte në pozita të ngjashme me këto të sotmet, me SHBA dhe BE kundër dhe i izoluar nga elektorati, përpjekja e tij për të rregulluar imazhin ishte aq e fortë sa ishte gati t’i binte në gjunjë Genc Pollos vetëm të mos ikte nga gara, pasi e kishte të sigurt çfarë i bënte në garë.

Por ai nuk ia dha këtë kënaqësi.

Tani po ndodh e kundërta.

Nëse ka ndonjë recetë se si mund të dëmtohet edhe më tej PD në prag të zgjedhjeve formale të 23 majit, është kjo që po bën Sali Berisha. Beteja e tij jo vetëm për të mos lejuar kandidatë përballë, por edhe për të përjashtuar nga PD çdo anëtar apo drejtues të PD që shihet në kafe apo rrugë me ata që i ka caktuar tani si armiq të tij, është tërësisht në favor të Salianjit dhe kundër Berishës.

Salianji nuk ka asnjë arsye të ndihet i goditur nga Berisha me këtë që po bën Berisha, pasi kjo është shkalla maksimale që ai nuk do arrinte dot kurrë të dëmtonte Berishën nëse nuk do kishte në këtë betejë aleat vetë Berishën.

Problemi që ka Berisha dhe PD tani, pas marrjes së vulës e logos nga Basha, është se Berisha premtoi se do ta bashkonte, do ta bënte më të madhe dhe do ta forconte. Në fakt, ai me dorë të tij po e përçan, po e zvogëlon dhe po e dobëson në mënyrë të pariparueshme.

Mënyra se si mund të dëmtohej Salianji ishte ai kujdesi dhe frika me të cilën Berisha ruante Genc Pollon që të mos i tërhiqej nga gara. Fakti që Salianji do të hyjë në garë dhe të mos tërhiqet si kokëfortë dhe Berisha e ndalon dhe madje edhe e përndjek, është një nder i pazakontë për të, pasi i legjitimon të gjitha kauzat dhe ato çfarë ka thënë për Berishën dhe PD.

Në këtë pikë i kuptoj edhe ata që mendojnë se kjo është një lojë e Berishës për të dekurajuar këdo që kërkon t’i marrë PD që të mos ketë më të tjerë në të ardhmen. I kuptoj edhe dëshirat e Berishës dhe përpjekjet për ta analizuar atë. Po merrni parasysh edhe faktin që ka rrëshqitur dhe nuk di ç’bën më.

23 Komente

  1. J
    JNB

    Unë mendojë se Berishës i leverdis të kandidojë edhe dikush tjetër.Dihet si bëhen zgjedhjet në PD,dhe kështu do legjitimohet dhe zgjedhja e tij dhe do t'u mbyllte gojën kundërshtarëve .

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeni , nen-kontraktor i Rames///

      I nderuar z.Baze , ne emer te familjes Berisha ju falenderoj per pasqyrimin e perditshem qe i beni jetes dhe vepres se Krye-familjarit tone ne gazeten tuaj. Dikur keni qene zagar besnik i yni , pastaj u larguat dhe e kafshuat doren qe ju ushqente. Por gjithsesi , ne si familje kemi vendosur t'ju shpallim "Zagar Nderi" i familjes. Titulli do t'ju dorezohet ne nje ceremoni solemne madheshtore , shoqerurar edhe me nje shperblim material prej "100 kockash te arta". Ju ftojme te na nderoni me pjesemarrjen tuaj , ....shume personalitete te politikes e kane konfirmuar pjesemarrjen , perfshire padronin tuaj te ri , mikun me te mire te familjes sone , z.Pallosh Rama......Me respekt nga familja Berisha !!!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeri I arsyes

        Nga kryefamiljari juaj I Kemi mesuar keto sjellje. Dikur I conte shurreen diktatorit ne Paris dhe I betohej per besnikeri. APO keni harruat?

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi

          Ne emer te bazes, nuk ka gje fare.Per bythqire si ty,pa shtylle kurrizore dhe qe ushqehesh me kockat e nje krimineli,te premtoj ne emer te Meros se Baze do te vazhdoj ta peshtyj perdite ketu ne kete gazete,ashtu sic di nje kollos i gazetarise,dhe ashtu si e meritojne vemjet dhe hijenat si ty dhe haleja berisha.

          Përgjigjjuni
          1. U
            UÇK

            Zeni, e meriton plotesisht te jesh pjelle e loqes se Salikermes

            Përgjigjjuni
          2. A
            Aqif Aqifi

            Pa na futur në BE, Rama nuk ikën nga drejtimi i PS dhe nga Kryeminister. Këta të PD janë koqe dhe loqe. Në vënd që të ndihmojnë që Shqipëria të futet sa më shpejt në BE, këta i fusin stërkëmbësha Ramës, dhe kështu zgjatet KOHË QËNDRIMI i Ramës në pushtet. E thjeshtë fare. Mjerë ky vënd për koqet e loqet që kanë uzurpuar PD.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dallimi eshte se:

              Pollo, dashniri i Doris Pack, eshte hajdut me cizme, ndersa Salianj Babalja i Grides akoma nuk ka vjedhur gje se nuk ka pasur gje ne dore.

              Përgjigjjuni
            2. M
              MALLAKASTRIOTI

              E kam thënë edhe më parë që, kjo që po ndodh në PD, eshtë një lojë e pist për tu hedhur hi syve asaj pjese të elektoratit të djathtë, dhe gjithë shoqërisë shqiptare. Kta maskarenj sali kërma dhe ervin shurra, Kujtojnë akoma se kanë të bëjnë me njerzit e epokës 90-2000 ,që besonin manovrat mafjoze të sali zgjebjes, Kur tani dihet shumë mir se kush eshtë Sali qelbësira, Dhe gjithë klasa politike shqiptare Sepse në një kazan ziejnë, Pas 36 vjetësh pluralizëm, dhe shqiptarët e kanë mëndjen për të ikur nga ai vënd,që vërtet e ka bekuar zoti nga bukuria. Por e ka shkatërruar maskarenjtë e politikës, si djathtas ashtu dhe majtas .

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zeni , nen-kontraktor i Rames/...

                I nderuar z.Baze , ne emer te familjes Berisha ju falenderoj per pasqyrimin e perditshem qe i beni jetes dhe vepres se Krye-familjarit tone ne gazeten tuaj. Dikur keni qene zagar besnik i yni , pastaj u larguat dhe e kafshuat doren qe ju ushqente. Por gjithsesi , ne si familje kemi vendosur t'ju shpallim "Zagar Nderi" i familjes. Titulli do t'ju dorezohet ne nje ceremoni solemne madheshtore , shoqerurar edhe me nje shperblim material prej "100 kockash te arta". Ju ftojme te na nderoni me pjesemarrjen tuaj , ....shume personalitete te politikes e kane konfirmuar pjesemarrjen , perfshire padronin tuaj te ri , mikun me te mire te familjes sone , z.Pallosh Rama......Me respekt nga familja Berisha !!!

                Përgjigjjuni
              2. s
                saliu duhet te shpallet terrorist

                Sali krimineli si rrezik vdekja i ka mesuar te gjitha intrigat qekur ishte sekretar i PPSH,dhe te gjithe servilet e tij bejne sikur nuk i kuptojne dhe ushqejne egon e tij si i pa zevendsushem(dhe kte kane ber 35 vjet) kur arrin dhe budallai lushnjes qe ha buke me dhalle se nuk i del rroga 4 milioneshe e deklaron se nuk ka tjeter si rrezik vdekja sali,imagjino nordiket si muli,zhelali,vokshi gjin gjoni e ajo qe fut shishen e benzines ne vagine,cfare mendojne per kete kriminel qr i ka ber 1001te zeza ketij vendi

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zeni , nen-kontraktor i Rames,.////

                  I nderuar z.Baze , ne emer te familjes Berisha ju falenderoj per pasqyrimin e perditshem qe i beni jetes dhe vepres se Krye-familjarit tone ne gazeten tuaj. Dikur keni qene zagar besnik i yni , pastaj u larguat dhe e kafshuat doren qe ju ushqente. Por gjithsesi , ne si familje kemi vendosur t'ju shpallim "Zagar Nderi" i familjes. Titulli do t'ju dorezohet ne nje ceremoni solemne madheshtore , shoqerurar edhe me nje shperblim material prej "100 kockash te arta". Ju ftojme te na nderoni me pjesemarrjen tuaj , ....shume personalitete te politikes e kane konfirmuar pjesemarrjen , perfshire padronin tuaj te ri , mikun me te mire te familjes sone , z.Pallosh Rama......Me respekt nga familja Berisha !!!

                  Përgjigjjuni
                2. K
                  Kuptoni themelet

                  Kryetarllëku në PD është truk kulisash, si me Pollon e andartëve, edhe me andartin Salianji. PD-ja nuk mbriti këtu nga skemat e zgjedhjes së kryetarit, por se që në krijimin e saj ishte, është dhe do të mbetet grupim gjysmëushtarak, jo parti politike. Pikë.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zeni , nen-kontraktor i Rames./;;;

                    I nderuar z.Baze , ne emer te familjes Berisha ju falenderoj per pasqyrimin e perditshem qe i beni jetes dhe vepres se Krye-familjarit tone ne gazeten tuaj. Dikur keni qene zagar besnik i yni , pastaj u larguat dhe e kafshuat doren qe ju ushqente. Por gjithsesi , ne si familje kemi vendosur t'ju shpallim "Zagar Nderi" i familjes. Titulli do t'ju dorezohet ne nje ceremoni solemne madheshtore , shoqerurar edhe me nje shperblim material prej "100 kockash te arta". Ju ftojme te na nderoni me pjesemarrjen tuaj , ....shume personalitete te politikes e kane konfirmuar pjesemarrjen , perfshire padronin tuaj te ri , mikun me te mire te familjes sone , z.Pallosh Rama......Me respekt nga familja Berisha !!!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Per korrektese

                      Respekte. Vërtet. PD është formacion paraushtarak dhe jo parti. Funksionon per të ushtruar dhunë. I ke rene pikes me komentin.

                      Përgjigjjuni
                    2. Z
                      Zeni , nen-kontraktor i Rames.,;''''

                      I nderuar z.Baze , ne emer te familjes Berisha ju falenderoj per pasqyrimin e perditshem qe i beni jetes dhe vepres se Krye-familjarit tone ne gazeten tuaj. Dikur keni qene zagar besnik i yni , pastaj u larguat dhe e kafshuat doren qe ju ushqente. Por gjithsesi , ne si familje kemi vendosur t'ju shpallim "Zagar Nderi" i familjes. Titulli do t'ju dorezohet ne nje ceremoni solemne madheshtore , shoqerurar edhe me nje shperblim material prej "100 kockash te arta". Ju ftojme te na nderoni me pjesemarrjen tuaj , ....shume personalitete te politikes e kane konfirmuar pjesemarrjen , perfshire padronin tuaj te ri , mikun me te mire te familjes sone , z.Pallosh Rama......Me respekt nga familja Berisha !!!

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Iso

                        Mendoj qe kopili serb me kopilin babale, thjeshte e kane loje.Ata qe nuk e duan kopilin serb t'ja japin voten babales palluqe.

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xhezo Smokthina

                          Gjykoj se gjithçka Berisha e bënë në koordinim me Ramën dhe Metaj. Largimi i Berishës për arsye moshe dhe Metaj si dikush që besimin e opininonit publik e ka në kufijt e zeros, dhe më kryesorja, duke gjykuar se dorëzimi i PD në duart e një familjari të tij mund të bëhej shkak për shkaterrimin e familjes, Berisha ka zgjedhur t'a dorezojne Partinë Demokratike në duart e Salianjit, një figure publike e diskredituar keqas. Përjashtimet sot Berisha po i bënë më të vetmin qëllim që Salianji të lartësohet dhe bëhet i "denjë" për t'i dorëzuar partinë. Gjithë kjo bëhet më të vetminë qëllim që të përjetsohet sundimi i PS. Sepse si Makiavelist të lindur, Berisha, Rama dhe Metaj e dinë, qe një PD të drejtuar nga Salianji, një shpifarak, i burgosur ordiner për intriga dhe sajime, gënjeshtra e ku di unë është shumë më e lehtë për t'a telendisur në prag fushatash elektorale. Te gjithë do të ishim dëshmitarë të faktit se do të ishte gazeta Tema, ajo që sot e promovon, nesër, kur t'a donte puna do t'a telendiste më shumë se kushdo tjetër PD dhe udhëheqësin saj burgaxhi ordiner Salianji, gjë që do të siguronte lehtësisht vazhdimin e PS në drejtimin e përjetshëm të vendit. Është një politikë identike me politikën e perdorur tradicionalisht nga Serbija kundër Shqipërisë. Tek gjithë e dimë se, si Zogun dhe Enverin, por ndoshta dhe Saliun, ishte Jugosllavia që u kujdes për ti sjelle në pushtet në Shqipëri. Problem ajo kishte sa t'i sillte në pushtet, por pasi i sillte dinte ajo si t'i telendiste në kancelaritë e botës si diktator të urryer, që as kanë ditur dhe as do të dinë ndonjëherë të qeverisen. Gjithë këtë e bënte vetëm për ruajtjen e sundimit të përjetshëm në Kosovë. Tek njëjtën gjë po bëjnë dhe këta për të ruajtur përjetësisht sundimin e PS në këtë vend, duke e paraqitur jo vetëm PD, por çdo forcë tjetër politike si krejtësisht të paaftë për të qeverisur vendin.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kallarja kuqe

                            Xhezo, sa inat e paske mor dashnor kokonozin e grifdes :). Mos e larteso aq shume situaten. Eshte goxha me e thjesht dhe me legene. Plaku mere i ka leshu pllumat, zenua do me e kollandris nga mbrapa skenes se sdo me dal vete, edhe co mulin me bo gangsterin sa anej knej. Muli gangster dmth, vdekja kalit. Ky Nori grifdes, ka te gjitha te zezat qe thu ti, si te gjithe politikanet ne shqiperi, te gjithe nje corb hajne edhe njesoj pellasin. Terqeta

                            Përgjigjjuni
                        2. D
                          Demotakercita

                          PD-ja eshte "parti" familjare.Ne te marrin pjese te gjithe ata qe pranon kryetari familjes Z.Sali. Ne Shqiper nuk ka parti me parime e ideologji,te majte e te djathte.Ne rrugetimin e ketyre dy grupimeve shihet qarte se per ta populli eshte thjesht numra per tu pare tek kutite e votimit.Pasi numerimin e bejne vet pa u grindur.E gjithe zhrma behet per te krijuar "bindjen" se po punojne per te miren tone.Ata nuk i ze gjumi per ne.Paturpesia e tyre,te majte e te djathte,nuk ka fund.Vetem zoti paste meshire per ta.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Koculioti

                            Z. Smokthina , te falenderoj per kursimin e kohes , sepse ato qe do te thosha une , per kete vazhdimesi teatrale , Ti I ke thene te gjitha , madje shume me sakte sec mund t'i thoshja une .

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Castriotas

                              Vendi ka nevoje per nje kushtetute te re te gjithepranuar dhe perendimore por me shije shqiptare. Kushtetute te re dhe elite e re politike dhe vendi qetesohet e ecen perpara ne aspektin ekonomik e social. Nuk mesohet demokracia ne zyre por ne klase. Keta qe jane ne krye nje dite edukim post 90 nuk e kane dhe gabimet duan ti mbulojne me krime!

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                KCK Live ne Surrel

                                Meqe je te paralelet : bej nje te tille, paralele pra, mes Velise e Belindas perballe Rames ku te parit ja gjeti zevendesen shpejt (Manastiren) kurse per te hequr te dyten nga zevendeskryeministre ju desh te heqe dore edhe nje Mamica e tij aq e perbetuar.

                                Përgjigjjuni
                                1. Z
                                  Zhelal Ziu

                                  Ore ka shkarë fare thuaj.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje