Lajmi më i rëndësishëm që vjen nga opozita sot nuk është fakti që disa të përjashtuar nga PD protestuan në oborrin e PD-së, por fakti që ata shkuan në selinë e PD-së dhe dolën pa i rrahur askush. Kjo është një risi për Partinë Demokratike të Sali Berishës. Në historinë e asaj partie, kundërshtarët e Berishës rriheshin edhe pa protestuar, e jo më të shkonin të protestonin në seli.
Në rrethana të tjera, ata sot në vend të ballafaqimit me Flamurin, do të ndesheshin me disa tropojanë që bëjnë sikur lajnë makina në oborr dhe do të dilnin me fytyrë të mavijosur ose, siç thotë Berisha, më të zezë se këpuca.
Fakti që nuk ndodhi është një ngjarje e rëndësishme dhe ka vetëm dy shpjegime.
Shpjegimi normal është që Partia Demokratike është moderuar, është pjekur dhe e ka kuptuar që kundërshtarët nuk rrihen. Por kur mendon se këta njerëz para katër vjetësh u rrahën në bllok me qysqi e vare e gaz lotsjellës me njëri-tjetrin, kjo pistë bie. Flamuri ka 30 vjet që s’ka ndryshuar, nuk ka si ndryshon për katër vjet. Berisha po ashtu ka 60 vjet anëtar partie (PPSH plus PD) i pandryshueshëm. Rojet e lavazhit mund të jenë ndryshuar, por jo detyrat që marrin.
Kështu që nuk besoj se ata kanë shpëtuar pa u rrahur sot ngaqë PD-ja ka ndryshuar.
Më e besueshme është pista e dytë. Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur. Dhe kjo është një humbje e madhe e potencialit të vetëm luftarak që disponon Berisha. Të gjitha ëndrrat e tij më të këqija për kundërshtarët janë ato vezullimet që i vijnë në mend duke i rrahur kundërshtarët, duke u prishur fytyrën, duke i thyer këmbë ose krah, apo diçka të ngjashme.
Nuk është se nuk i shkon në mendje t’ua bëjë edhe këtyre tipave që po e bezdisin këto kohë këtë. Por me sa duket nuk ka më njeri me kë ta bëjë. Dhe kjo është një e dhënë e rëndësishme se çfarë i ka ndodhur atij dhe partisë së tij.
Domethënë arma e tij kryesore që përdorej për të terrorizuar çdokënd që ngrinte zërin në oborrin e PD-së, është asgjësuar vetiu, dhe atij nuk i kanë ngelur më as njerëz që duhet të rrahin. Kjo është sikur një reparti aviacioni t’i ikin pilotët, apo një reparti artilerie t’i ikin artilerët.
Ai tani ka vetëm selinë dhe Flamurin. Flamuri as të rreh dhe as e rrahin se nuk e konsiderojnë. Kështu që selia e PD-së ngjan tani si një varrezë e një ushtrie që nuk ekziston më dhe që ka mbetur gjallë vetëm komandanti i saj, i cili shpall armiq që nuk ka kush t’i vrasë.
Është shumë e dhimbshme ta shikosh PD-në pa vota, pa intelektualë, pa figura publike të respektuara, pa njerëz me mendje kritike, por më e dhimbshme është ta shikosh PD-në pa njerëz që rrahin armiqtë. Kjo gjë s’i ka munguar kurrë as në ditët e saj më të zeza. Por e keqja s'paska fund. Paska dhe më zi.
Hahaha Mero,je i paarritshem!
....prandaj une bej nje thirrje publike : z.Baze , si i vetmi qe i qan hallin perdite PD-se aq sa edhe Qim Peka nuk e ben , qe ne artikujt tuaj flet edhe ne detaj per hallet e Berishes dhe PD ne pergjithesi , dhe si ish-zagar i Berishes qe keni qene.....ju lutem shkoni dhe merrni ne dore fatet e PD , behuni ju udheheqesi i radhes qe do ta ktheni kete parti ne vitet e saj te lavdishme , e sigurt qe Berisha nese e merr vesh vendimin tuaj , do te pranoje pa hezitim ...sigurisht padronit tuaj aktual Palloshit , do ti mbetet pak qejfi per vendimin tuaj , por duke pare zellin tuaj te perditshem per evidentimin dhe zgjidhjen e halleve te PD , me siguri do te pranoje....mendojeni me perparesi z.Baze dhe suksese !!!
Dire Straits i fundit zagar i Sali kriminelit, ah ah ah shkerdhate e kalu shkerdhates!
Ja edhe 1997 , shpellari i bunkerit te Surrelit !!! A te ka ANAL-izuar Palloshi sot , apo akoma , se qenke ngritur qe ne 5 te mengjesit !!!!
Dire Straits duket se je tubi jo vetëm ngushtica e diarresë se klanit ku hani
Kurse ti je haleja ku grumbullohen jashteqitjet e shkolles se Patronazhisteve me ne krye Palloshin !!!!!
Jep përshtypjen o Dire Straits se e paske për zemër Palloshin përderisa e shkruan me shkronjë kapitale. Mbaje!
Kete komunist te poshtem nuk kane ku t’a kafshojne as qente. Por te pakten ka nje vlere: ka sherbyer si nga te paktet objekte humori qe vjen nga Shqiperija
O Iso….kësajë i thonë të keshë bërë partinë bythë (Gazije Bardhi), e mos të ketë kush të të qijë në bythë.
Në PD,e gjejnë gjithmonë dikë për të sharë,shpifur,kanosur,rrahur,edhe sikur të mbeten vetëm dy persona.Eshte instikti i i subkoshiencës shpellare.
E bukur kjo "subkoshienca shpellare". I thotë të gjitha
Qenefi Sale ka ngelur si ai ushtari qe rrinte ne llogore dhe lufta kishte 20 vjet qe kishte mbaruar
Jo, ka akoma nja dy bole qe i shkojne pas, osht Dire Straits Alias Mul Mut Noka, ah ah ah
As me rruhet fare per Saliun , por as per padrinon tend Palloshin. Ne komentin tim i bera thirrje z.Baze te shkoje te drejtoje PD meqe i pikon ne zemer cdo dite per te.....a e kuptove idene o shpellar i bunkerit te Surrelit !!!!
jom djal Tirone, jo loqe vicidoli si ty!
Ha Ha ha , po po je fiks si ajo kenga : "...ore jam tirons denbabaden , kena ardh qysh ne '97..."
paragrafin e fundit postoje me germa te medha mbi pallatin e kultures ne tirane
Hahhahhahhaha fix
Kjo ishte per te Antena ne fakt
Mero, ti po nxit anetaret e PD te shkojne per te protestuar duke dashur ti bindesh se nuk ka kush i rreh me ne PD, por nuk e ha njeri ate kokerr ulliri. Shko vete i pari po ta mbajti bytha. Ne PD gjithmone kane ditur se ke rrahin, shembujt flasin qarte se ata rrahin vetem njerzit qe kane tru dhe vrasin fakir fukarenjte. Me keta qe kane shkuar sot "per te demostruar" ne seline e PD, sic i paraqisni ju, ata merren vesh per dy minuta, pasi e njohin mire gjuhen e njeri tjetrit. Ndaj me te tille artikujsh bene nje gabim te rende, i cone njerzit si cjapi tek kasapi. E beri kete edhe Edi Rama ne 2011, por e pa se cfare ndodhi. Ndaj mos tall trapin, leri shakate me zarar...
Shifni ket Foni spiunin qe po e cfajeson kriminelin e bulevardit ma me zell se Dumani, sipas lepiresit fajin per gjithe te zezat e Karaxhixhit e paska palloshin.
Stilistikisht je goxha I begate . Luan bukur me te kundertat ( antonimine dhe antitezat ) pa harruar asnje here vajisjen ironike dhe sarkastike para se te shkosh te grotesku . Ate empatine e paragrafit te fundit nuk e mora vesh . Keqardhje per mungrse vlerash Tek partia berishiste , por keqardhje akoma me e madhe qe I mungokan Njerezit e kopaces ...!
Sarkazma me e bukur qe kam lexuar deri tani ne komentet e tua zoti Mero. Eshte nje koment brilliant qe nxerr vertete realitetin ku qendron PD dhe drejtuesi I saj Bufi I kenetes Faleminderit qe na ke dhene nje moment te gezuar me kete humor brilant.
"Është shumë e dhimbshme ta shikosh PD-në pa vota, pa intelektualë, pa figura publike të respektuara"?????????????Cila figurë e PD ka mbetur në PD dhe ka mbetur edhe e respektuar?????????????
Kjo parti e ka humbur përfundimisht mbështetjen. Me një kryetar nongrada që i ka dalë boja e që brohoritet nga 10 vetë që i rrinë përqark. Shohim një ngjashmëri me një farë Arbër Hajdari që në fillim pati sukses si opionist në bbvip pasi ishte i paanshëm e bënte disa analiza me vlera e duartrokitej. Por dalëngadalë atij i doli boja dhe kur flet ngrifet si gjel dhe e duartrokasin disa fakira që kujtojnë se është ai i mëparshmi. Arbëri këtë herë në cdo prime po kuptohet si tifoz fanatik i sharësit me fjalor banal e kufizime në intelekt Mateo. Dhe gjithashtu zoti Hajdar në cdo prime sulmon në mënyrë të shfrenueme lojtarin më të edukuar Mirin. Dhe cuditërisht zoti Hajdar duartokritet nga një grup spektatorësh që po na lejnë të dyshojmë se cfarë përfaqësojnë dhe nga vijnë ata.
Vetmia I ka pushtuar dhe po i plas shpirti ashtu do vdesin si minj kanalesh.
Me kete i ke ngul gozhda arkivolit e ke gropos fare. Hallall ta bofte zoti. Tamom e keqja ska mbaru, do zoti jeto gjate qe kur te shkoje te shkoje pa mend, te shkoje si budalle dhe mund te dhimbset pak….
Vërtetë këtë mbrëmje tv më skandaloze bëri një teatër të shëmtuar në bbv5 me familjen Bollati. Një viktimizim i inskenuar dobët nga organizatorët për Selin. Gjithcka që u tha ishte fshirë nga kujtesa e tyre por jo e shikuesve që Selin ka përdorur shprehjet më ofenduese që ëdhtë turp ti përdorë dhe një mashkull. Ordiner, pervers, palaco, mashtrues, i pafytyrë, maskara etj janë ofendime të përditëshme që i ka përdor vetëm Selin dhe asnjë femër tjetër aty( prejashtuar kunatën që doli me zarf të zi e që i ka thënë një mashkulli pallë ka. i.)Më të ulët aty janë dhe dy opionistët, njera në ndjekje penale për korrupsion e pastrim parash e tjetri për vjedhje fondesh.
Po qe eshte 2 prill sot, 35 vite me pare filloi kurban pushteti ne loje, ende ne loje?!
Anallize e shkelqyer⁹9
Ore po ajo godine eshte e destinuar per ceremoni funerale..Saliu o e ka bere me qellim ose nga budallalleku.
Me mire 100 here nje opozite pa intelektuale se sa nje pushtet plot me Hajdute.
Më pëlqeu thënia e Mustafa Nanos që tha.ti kishin thënë të dhjefsha mu në parti dhe jo të bisedonin me të.Për mua ka erdhur koha që pjesa e shëndoshë e partisë demokratike të mblidhet dhe ta nxjerë me shkelma nga zyra dhe të futen njerzit me integritet dhe jo gangsterë.Këtë e kanë shumë të drejtë edhe me ligj se me statut ai nuk është kryetar.Pra duhet vepruar pa vonesë dhe ta shikojë sa i vlen lëkura se ka marë shumë yrysh duke përjashtuar më të mirët.Mos kini frikë ju bura të ndershëm se do i kini të gjëthë pas se askush nuk i don ato 50 deputetë të qelbur...
Përvec skandalit të mbrëmshëm në big brother ku Ledioni nga Taci, hajdutja në gjygj për korrupsion e pastrim parash Monika dhe hajduti i fondeve publike Arbër Hajdari ( tifozi tarallakut Mateo), sulmuan e denigruan Mirin për ti dhtruar rrugën Selin sot në mëngjes pamë një skenë interesante live. Mateo i thotë gjoja të dashurës që i kishe carcafët e këllëfët pis e zgjyrë dhe ti ndërrova !!!! A do ta japë këtë ngjarje produksioni të shtunën ? E sigurtë që jo ! A do thotë gjë Ledioni për këtë ? Sigurisht që jo. Po tifozi fanatik i Mateos, Arbër Hajdari ? Patjetër që do të heshti si fija e barit Se po ti ndodhnin Mirit skena të ngjashme zoti Hajdar do të kërcente si gjel. Bigbrother i turpshëm me një tufë karagjozësh në drejtim.
Je i madh o Mero. Po ku e gjete kete teme kaq te goditur qe veshtire ti shkoje mendja nje gazetari?
Sherbetori pushtetit duhet ti beje hysmetin mollaqeve pas te cilave vegjeton.
Mero me shkrimin tend "trimerove "Mulin,Vokshin,Hotin e te tjere,qe sot ne Kuvend te benin rremujen me te madhe.Njerezit qe perkrahin Z.Berisha,jane kamikaze qe mund te bejne gjithshka.
Bir Selman i nënës këtë qaj më parë-thotë populli,kështu janë katandisur karavidhet e Ballit Kombëtar,oh më falni karavidhet e PD-s me sali malokun në krye.O ju humbtë vula që jeni bër gazi i botës si ballistat nëpër kotecet e pulave.Keni shkalluar të gjithë dhe do kaloni në depresion dhe do bridhni rrugëve të Shqipërisë së qentë e tërbuar.Nuk ua var askush,përveçëse ju urrejnë.