Sali Berisha sot ka kërkuar një inventar sendesh fizike nga KQZ për rizgjedhjen e tij pa garë në krye të PD më 23 maj. Pasi ka përjashtuar çdo njeri që tenton të kandidojë për kryetar, edhe pse nuk e rrezikon, ai tani po kujdeset të marrë hua materiale fizike nga KQZ si kuti, dhoma të fshehta, kode sigurimi etj.
Edhe pse është shumë cinike që të bësh sikur po bën zgjedhje, pasi nuk ke lënë asnjë në garë, kërkesa e Berishës për t’iu drejtuar KQZ është një rast i mirë për të diskutuar mbi një nga problemet më të rënda të pluralizmit politik në Shqipëri, që është mungesa e përhershme e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme brenda partive.
Ata që akuzojnë njëri-tjetrin për vjedhje votash këtu e 35 vjet, në fakt problemin më të madh e kanë se nuk bëjnë kurrë zgjedhje brenda partisë së tyre.
Për këtë arsye, në reformën zgjedhore në Shqipëri, vëmendja duhet kushtuar tek demokratizimi i partive brenda tyre, duke u imponuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, të certifikuara nga një institucion i pavarur si KQZ.
Kjo duhet të pasqyrohet në ligj. Të gjitha problemet e deformimit të demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri kanë ardhur nga mosreformimi i brendshëm i partive dhe nga fakti që partitë uzurpohen nga liderë që nuk lejojnë të votohet.
Partia Socialiste është e vetmja parti që në vitin 1999 ka bërë zgjedhje reale brenda saj, me një garë që i dha asaj kartën e reformimit dhe shkëputjes përfundimtare nga Partia e Punës, por nevoja për një garë të re do të lindë shpejt, kur socialistët të ikin nga pushteti. Dhe nuk besoj se janë më kushtet e vitit 1999 që mund të përsëritet ai spektakël.
Për këtë arsye është e nevojshme që në ligjin për partitë politike të përcaktohen qartë dy kritere. E para, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme brenda partisë, duke ia kaluar këtë kompetencë KQZ, siç bën me zgjedhjet parlamentare. Është më mirë të shtojmë ca fonde për KQZ që të certifikojë zgjedhjet sipas ligjit dhe statutit të partive, për të parë popullaritetin real të çdo lideri brenda partisë, sesa të heqim dorë nga liderët e zgjedhur dhe t’i dëgjojmë pastaj të na japin leksione për humbjet dhe fitoret në zgjedhje.
Konkretisht, nëse Berisha ka nevojë për KQZ sot, nuk ka nevojë për kuti apo dhoma të fshehta, por për KQZ, e cila në bazë të statutit të Partisë Demokratike organizon zgjedhjet. Nëse do të ndodhte kjo, sot i përjashtuari i parë nga gara do të ishte Sali Berisha në bazë të “nenit Basha” që ka vendosur vetë në statut, ku atij i ndalohet rikandidimi. Pra ai është i vetëpërjashtuari i madh dhe i vetëm në PD nëse zgjedhjet do t’i bënte KQZ.
Por në vend që t’i bëjë KQZ, ato bëhen me mjetet e KQZ, por jo me rregullat e KQZ. Dhe ky është një cinizëm i madh, nga i cili prej 35 vitesh Shqipëria nuk shpëton dot. Ashtu siç nuk shkëputet dot Sali Berisha nga karrigia e PD. Fiks sepse nuk lë të votohet brenda partisë.
Besoj se autori ka te drejte! E keqja e zgjedhjeve ne Shqiperi ka si baze manupulimet ne Partite politike. Ato jane gardiani I sistemit politike te zgjedhjeve ne kete vend. Mungesa e integritetit partiak eshte baza qe ne Parlament vijne Spiun, hajdut dhe bandit, per me teper edhe budallenj! Pra burimi jane Partite, listat e mbyllura, prioritete, kush paguan etj. qe fitojne ligjeshmeri para zgjedhje, tashme jane degjeneruar ne ate forme sa per edhe llogjiken e nje qytetari te thjeshte eshte prakikishte e lehte te parashikoj se kush vjen ne parlament. Pyetje: si eshte e mendur qe nje gjyqtar si Gj. Gjoni I perfolur keqas per korrupsion dhe perveresim te padrejte, qe merr leje per ti shpetuar vetingut, merr leje lindje ne kundershtim me moralin per psikologjin shqiptare dhe moralin gjinor per ti shpetuar Vetingut! Edhe shqiptari analfabet e kupton ketevmaskarrallek, Dhe Partia Pd pranon te diskretitohet duke e futur ne liste dhe duke e zgjedhur si Deputet? Kjo eshte karreshillek ndaj qytetareve! Dhe pastaj PD ankohet pse qytetaret nuk I perkrahin. Besoj se sitemi I drejtesise duhet te vendos rregulla per te kontrolluar burimin nga vijne keta deputet. Kush jane? Niveli dhe standartet qe kane, etj. si jane ne reference me Gomarin dhe majmunin, etj. Diskutimi per zgjedhjet eshte gjeja me kot qe behet ne Shqiperi. Partite jane thelbi, burimi dhe e keqja apo e mira e zgjedhjeve ne Shqiperi! Mbi partite duhet te vendoset ligji demokratik per sjelljen ne krye te njerezve te duhur per te bere ligje dhe udhehequr popullin. Nuk rregullohen zgjedhjet duke ndjekur komisioneret apo militantatet per te justifikusr zgjedhjet.. Se fundi mos ma varni, se e di qe kjo eeshte utopi!
I nderuar z.Baze , ne emer te familjes Berisha ju falenderoj per pasqyrimin e perditshem qe i beni jetes dhe vepres se Krye-familjarit tone ne gazeten tuaj. Dikur keni qene zagar besnik i yni , pastaj u larguat dhe e kafshuat doren qe ju ushqente. Por gjithsesi , ne si familje kemi vendosur t'ju shpallim "Zagar Nderi" i familjes. Titulli do t'ju dorezohet ne nje ceremoni solemne madheshtore , shoqerurar edhe me nje shperblim material prej "100 kockash te arta". Ju ftojme te na nderoni me pjesemarrjen tuaj , ....shume personalitete te politikes e kane konfirmuar pjesemarrjen , perfshire padronin tuaj te ri , mikun me te mire te familjes sone , z.Pallosh Rama......Me respekt nga familja Berisha !!!
Eshte e qarte qe paske zene vendin e z. Baze tek familja Berisha - pra "Buce Nderi"
Po bota demokratike si i ka këto punë, o z.Mero?!
U lodha duke shkruar, duke thënë se thënia "zgjedhje të ndershme" nuk ka asnjë kuptim! Kushtetuta dhe ligji pêrcakton qartë se "zgjedhjet duhet të jenë tê lira dhe të barabarta"! Por.... të pandershmit kërkojnë zgjedhje .... "të ndershme"! O KASOLLE KU NA MBLODHE!!!!
"Partia Socialiste është e vetmja parti që në vitin 1999 ka bërë zgjedhje reale brenda saj". Sa here duhet te perseritet o Mero qe PS eshte e vetmja parti ne Shqiperi. PD nuk eshte parti, por sekt krahinor, kriminal dhe interesash korruptive. Si cdo sekt tjeter ne bote, historia tregon se fundi vjen me vdekjen e liderit. Fundi eshte nje perzerje midis fatkeqesis njerezore dhe qesharakes.
Zgjedhjet duhet ti beje QYTETARI, qe ato te jene mundesisht dhe ZGJIDHJE!
Sali Berisha , KY komunist stoik deri ne kufijte e legjendes per flamurnokerine , vazhdon inercionin e falsitetit dhe hipokrizise njejte si ne kohen e trumbetimit " Demokracia e vertete , eshte vetem demokracia proletare " . Berisha dhe modeli acid , Berishizmi , mund dhe duhet te frenohet me ligj . Duhet , sepse KY model I ka hipnotizuar te gjithe : edhe vete Edi Ramen , I cili , si dhe Berisha , eshte kthyer ne mit ose sic thone ruset , " Lule , mos me prek! " .
Ministrja Sala e Rilindjes leshoi "sihariqin" - pas dates 20 te c'do muaji nuk do behen Analiza per te semuret ne QTU per mungese fondesh. (10 dite ne muaj pa Analiza per te semuret - ja kjo eshte SHENDETESIA FALAS e Edvinit)
Pse genjen more shpellar