Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

29 Mars 2026, 19:35Editorial Mero Baze

Vala e përjashtimeve nga PD preku sot Elbasanin. Mund të kishte shkuar edhe në Korçë apo Vlorë, pasi edhe aty ka plot “armiq”, por në Elbasan ishte një kandidate që pretendonte të hynte në garë. Nuk është se e rrezikonte Sali Berisha nëse futej në garë. As Ervin Salianji, as Belind Këlliçi, as Evi Kokalari dhe kushdo tjetër, në këto kushte, nuk e rrezikon realisht. Dhe ai e di mirë këtë.

Ai nuk ka problem me kandidatët; problemi i tij është vetë ideja e garës. Dhe në thelb është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë.

Kjo është arsyeja pse vala e përjashtimeve shkoi në Elbasan. Tani, pas “vetëpërjashtimit” të Salianjit, Balliut dhe Kokalarit, ai është më i qetë. Së paku është i qetë që nuk do të ketë garë, pasi mungesa e saj bëhet zakon dhe më pas përsëritet.

Duke zhdukur garën si institucion, Berisha shpreson ta shtyjë pa kokëçarje mandatin e tij si kryetar i PD në opozitë, derisa të ketë mundësi fizike dhe të ketë njerëz që ta mbajnë strukturën politike në funksion.

Prandaj, përballja me Berishën nuk duhet të jetë thjesht politike. Ndaj tij duhen ndërmarrë nisma ligjore. Dikush duhet t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës dhe të depozitojë një kërkesë për pavlefshmërinë e garës në PD, pasi, sipas statutit (neni i njohur si “neni Basha”), ai nuk mund të kandidojë.

Është e vërtetë që shumë njerëz nuk kanë besim te zbatimi i vendimeve gjyqësore nga ana e tij, por në kushtet kur ai pengon rivalët pa ligj të hyjnë në garë, ekziston një bazë reale për ta sfiduar ligjërisht. Dhe kjo duhet bërë. Meqë ai po lufton garën pa ligjin, këta duhet të luftojnë vetëkandidimin e tij me ligj.

Gjykata e Tiranës e ka detyrim të shprehet për ligjshmërinë e një procesi të tillë, të sanksionuar në statut, përtej çdo pretendimi për cilësinë e zgjedhjeve.

Duke përdorur një mekanizëm juridik përballë dikujt që përjashton rivalët pa bazë ligjore, mund të prodhohet një lëvizje politike që bashkon më shumë njerëz sesa ambiciet individuale të kandidatëve.

Pra, duhet të nisë një proces për vendosjen e ligjshmërisë në PD si parti që funksionon mbi bazën e statutit të saj—pikërisht ajo që vetë Berisha e premtoi në betejën kundër Lulzim Basha. Vetëm duke u bashkuar rreth një kauze më të gjerë se gara individuale, mund të krijohet një frymë më e qëndrueshme kundër paligjshmërisë dhe uzurpimit të partisë.

15 Komente

  1. S
    Saliu ka merthif o Mero

    O Mero, Saliu eshte komplet i rreshkitur, po lufton me mullinjte e eres, tamam si Don Kishoti e Sanco Panca maje gamorit, ku gamori eshte Nul Moka.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits

      Po pse ankoheni o patronazhista , perkundrazi ju duhet te thoni " Paste jeten e gjate Saliu dhe qendrofte sa te kete jete ne krye te PD"...sepse keshtu Palloshi e ka te sigurt shumicen parlamentare dhe qeverine !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kushtet per antaresimet ne PD

        Dikur para se te beheshe antar i partise punes duhet te beje stazh partie ne ndonje front pune kryesisht si punetor. Sot qe te behesh apo mbetesh antar i PD duhet te trajnohesh dhe tregosh ne praktike se si e perdor molotovin, njesi si ata te Hezbollahut! Per ata te PD qe punojne per te njollosur Shqiperine jashte vendit, Por kerkohet sprova e perdorimit te molotovit nga goja, njesoj sic ben Jorida Tabaku qe eshte krahu politik i Hezbollahut. Me e mira eshte edhe te afrohesh shume me CDU-ne e Doris Pack.

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gjej shesh e bej pershesh.

        "Gjej shesh e bej pershesh"

        Përgjigjjuni
      3. M
        Ms.

        Tani , Po , je ekzakte ne shenje Z. Mero ! Sali Berisha eshte I paligjshem si kryetar opozite . Ckrrofa Sali eshte ne krye te kesaj kolone te shenjte te demokracise , opozites si pushtues dhe I ndihmuar prej interesave okulte dhe mafioze . Ligji dhe vetem ligji qe S. Berisha , shkeljen dhe mosperfilljen e tij e ka ne adene e tij komuniste , mund ta frenoje dhe cmontoje ate , SB . Po aktoret e kesaj komedie te shemtuar , si Salianji me shoke te cilet presin qe Saliu te votoje kunder Saliut , nuk u "Shkon " mendja te ligji.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbër Hajtari tifozi i Mateo tarallakut

          Të gjitha sa thuhen e sa shkruhen janë të kota. Në 23 maj Berisha do futet i vetëm në garë e do të fitojë me 99,99% të votave.Kaq !

          Përgjigjjuni
          1. F
            Foni

            Le t'a bëjë Salianji çuarjen në gjykatë të shkeljes së statutit që Berisha po bënë, meqë dhe Tema e ka promovuar zotërinë fort të nderuar kaq shumë. Po nuk e bëri atëherë merret vesh hapur se gjithçka që Salianji bënë është hapur një loje, ai është thjeshte vegël e Berishës dhe Ramës. Jo vetëm kaq, por dhe ju e mbushni Temën me Salianjin thjesht për zhurmë, që të largoni vëmendjen nga monstruozitetet e qeverisë.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Foni

              Shoh ketu tek Tema qe Salianji i qenka pergjigjur kerkeses per ta cuar ne gjykate, nuk e con. Gjithcka merret vesh, eshte e njejta loje qe Berisha dhe zgjebet e tij si Salianji e kompani kane vepruar kurdohere per ruajtjen e sundimit te kastes ish komuniste ne Shqiperi.

              Përgjigjjuni
            2. J
              Ja kush eshte sekti i PD

              Si ka mundesi qe njerez te semure si Saliu, si Tabaku, dhe torollake te cdo lloji, plus komuniste, spiune, vrases, molotoviste, hajduter e shemtaraqe meshkuj e femra, zhapiqer e zvaraniker jane mbedhur ne PD. Te gjithe keta kane nje gje te perbashket --- malinjitetin dhe leprozen.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sali Karixhic it.

                Ne domenin Tim do te zgjidhet ai qe dua une, jo Rama. Ndaj kam THENE "kilometri I fundit".... Dreqi e morì, ne nje mije metà mund te ndodhej gjithecka. Eh, come ka gjetur me keto prona qe vura me djersen e gjakun e popullit.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arbër Hajdari opionisti anti Miri

                  Do futet Mul Noka si xhol gjoja po zhvillohet garë me dy kandidatë dhe do marri 2%.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kajmakeria e Rilindjes

                    Gare ka vetem andej nga partia Rama me nje zevendes ne Arrati (Tigri) nje tjeter ne Qeli (Lali) dhe e treta e verteta Bela-ja qe duhet fshehur mos shkoje ne Hetuesi!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arjan

                      Po mire more shurepritesja e plakut mere. Te duket normale ty qe nje kandidat per kryekar PD-je te kete mundesi te largoje cdo kandidat tjeter nga gara, dhe te pranoje ke te doje?

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Pazari Sali Rama 2033

                      Kam nje sugjerim per saline. Foltoren ta beje ne fund te shkalles tek shtepia qw te mos lodhet se nuk i ben mire Rames lodhja e saliut... Pazari Sali Rama 2033

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arjan

                        Bllah, bllah, bllah vetem lloqe kavaje o Mero. Padine ne gjykate mund ta bej cdo kush edhe ti edhe Andoni edhe..... Nuk eshte nevoja t'ja besh te ditur te tjereve. Mos vall edhe ti je vegel e Salehut dhe shtiresh sikur pe e lufton?

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje