Ambasada jonë në Shkup ka reaguar ndaj deklaratave të Aleksandër Nikolovskit, zëvendëskryeministër dhe ministër i Infrastrukturës në Maqedoninë e Veriut, i cili ka deklaruar në një seancë plenare parlamentare se Ilir Meta “po mbahet në paraburgim pa dosje”, duke hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.
Deklarata nuk ka synuar as të mbrojë Ilir Metën, as të sulmojë Edi Ramën, por të krijojë imazhin e një Shqipërie të shëmtuar për të poshtëruar klasën politike në Maqedoni, duke u kujtuar “shtetin amë”. Dhe në këtë pikë ajo është një deklaratë raciste që reflekton profilin e partisë në pushtet në Maqedoni dhe na kujton edhe një herë fatkeqësinë e defaktorizimit politik të shqiptarëve, të cilët, përveçse të poshtëruar dhe anashkaluar, duhet të durojnë edhe leksione drejtësie nga numri dy i një partie që “udhëheqësin shpirtëror” të tyre e kanë në arrati nga drejtësia.
Nikolovski ka të drejtë ta mbrojë Ilir Metën si aleat politik, por edhe si politikan në përgjithësi. Është e vërtetë që Ilir Meta mbahet prej gati një viti e gjysmë në burg pa ndonjë arsye të besueshme dhe qartazi me një zell prokurorësh që terrorizojnë gjykatën speciale dhe i trajtojnë gjyqtarët e asaj gjykate sikur t’i kenë pastruese të shtëpisë së tyre.
Nuk ka asnjë argument juridik pse duhet të qëndrojë në paraburgim një njeri që s’ka asgjë në dorë nëse është i lirë, përveçse të arratiset si Gruevski, të cilin edhe e pat ndihmuar të ikte nga Shqipëria për në Mal të Zi. Thjesht është një padrejtësi që “korporata” e drejtësisë së re e bën për të forcuar autoritetin e saj dhe për të rritur pazaret me politikën.
Po ashtu, ky person ka edhe të drejtën të sulmojë Edi Ramën. Edi Rama është kundërshtar politik i partisë nacionaliste në pushtet në Maqedoni, ka kundërshtuar përçarjen e faktorit shqiptar që ata e arritën me ndihmën e Albin Kurtit dhe nuk është një aleat politik i tyre. Thjesht e kanë pasur kundërshtar në fushatë elektorale dhe nuk kanë raporte të mira politike me të. Janë të lirë ta sulmojnë dhe ta kritikojnë.
Nuk jam duke i dhënë leksione zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës se si funksionon drejtësia jonë, por është qesharake që kryeministri i Shqipërisë të akuzohet njëkohësisht si komandues i drejtësisë së re dhe si viktimë e saj. Nëse do të ishte siç thotë ky, atëherë Edi Rama do të kishte homolog të tij në Shqipëri Belinda Ballukun, e cila gjithashtu ka qenë zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës. Rama nuk mund të akuzohet njëkohësisht se ka pushtet mbi drejtësinë dhe se nuk arrin të mbrlojë homologen e këtij “skifteri” të Maqedonisë së Veriut.
Prandaj nuk ia vlente që ambasada të reagonte duke e trajtuar këtë çështje si një luftë të brendshme politike.
Ky është një rast tipik i shfaqjes së racizmit ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe jo ndaj Shqipërisë, sepse në Shqipëri ende nuk janë ambientuar me emrin e republikës fqinje, e cila u ngjan shpesh me refugjatët shqiptarë në Greqi që detyrohen një herë në dhjetë vjet të ndryshojnë emrin.
Përpjekja për të poshtëruar shqiptarët në Maqedoni duke krijuar paralelizma me drejtësinë në Shqipëri, nga një parti që ende nuk ka zgjidhur problemet e saj me drejtësinë që nga koha e ish-FYROM-it, pastaj e ish-Maqedonisë dhe tani Republikës së Maqedonisë së Veriut, tregon në çfarë republike primitive jetojnë shqiptarët atje, edhe për faj të tyre. Dhe faji më i madh i tyre është që arritjet kushtetuese të siguruara me armë në dorë, duke i ulur “brekët” para pasardhësve të këtij tipi, i dorëzuan me mbështetjen e Albin Kurtit në pushtetin e këtyre racistëve.
Racizmi ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi ka detyruar Serbinë të lëshojë Kosovën dhe Shkupin që t’i njohë si element shtetformues. Uroj që në Shkup të mos përsëritet më historia e vitit 2001, pasi në situata të tilla dëshpëruse , kur drejtësinë e vendos lufta, gjyqet e shëmtuara të Shqipërisë dhe Shkupit duken si parajsë.
Kush do te njohe sekelldine e Rames, le te lexoje Editorialin e Bazes.
Kush do te mesoje si duket injoranca e kultivuar I mjafton komenti yt.
Këtyre maqedonësve, këtyre qënieve pa identitet, që janë më keq se romët, që hiqen dikush por janë ASKUSH, këtyre plehrave, SHTETI Shqiptar, duhet tu përgjigjet MENJËHERË për nderhyrje në punët e brendëshme të Shqipërisë. Minimalja me një NOTË diplkmatike, sepse duhet të lihet GJURMË për veprim dhe qendrim të këtijë vëndi. Harrojnë këta kodosh maqedonas, si KOPILA të J.B.Titos, që janë pa dalje në det, pa hekurudha portuale, dhe që po vjen edhe vera nga ku shumë maqedoleshë, duan të kriposin bythët, ndër plazhet tona. Si e duan përgjigjen ? Shqiptarçe ? Maqedonasit janë popull pa karakter. Nuk ka komb maqedon. Ka vetëm një shtet artificial që i kanë vënë emrin e kopilit në politikë e që quhet maqedoni. 1/5 janë sërb. 1/5 janë grek. 1 e 1/5 janë shqiptarë. 1 e 1/5 janë bullgarë.
Sllavo-maqedons, jo Maqedons.
"në Shqipëri ende nuk janë ambientuar me emrin e republikës fqinje" AAAAAAAA LOT
Muli degjon vetëm pordhët… Me pordhë ndjehet mirë ky plepist.
Ky plehra maqedonas as 100 vjet nuk e meriton Europen! Mire ja u beri Greku per emrin! Ptuu… funderrine!
Shyqyr që u përçanë shqipet e Maqedonisë, se po të ishin bashkuar rreth Edi Ramës, do ishin mall në dorën e Asfalisë
I del ne mbrojtje Metes, pasi i kane nje borxh. Ata nuk mund t'ja harrojne Metes president, nderin qe u beri, ne momentin e arratisjes se Nikolla Gruevskit, duke i krijuar atij nje korridor te lire ne Shqiperi, nepermjet te cilit Gruevski u arratis pa i hyre gjemb ne kembe.
Shumica e politikanëve maqedonas kanë një ngjashmëri të frikëshme me politikanët serbë referuar qëndrimit që mbajnë ndaj shqiptarëve.
Arbër …..sllavomaqedonët kanë shumë herë më të pashtër dhe antishqiptarë se serbët.Atë e them unë që kam jetuar edhe në Ish Yu dhe tash në këtë slavomakedoni.
Nuk eshte bere ende e qarte, jemi fqinj, pra eshte Forner republik of Macedonia, Macedonia e veriut apo…..lesh e li. Asnje nuk e permend fasktin Se eshte Bullgaria fajtorja me e madhe. I ka braktisur bashkekombesit e vet ….
Te lumte M.B.!Kjo eshte edhe nje kujtese edhe per shqipfolesit ketu dhe andej kufirit,qe nuk kane as minimumin e inteligjences per te kuptuar se cfar brilant shkrimi eshte ky.Qe nuk kane as vesh e as sy per te marre vesh se shulet kane qene gjithmone rraciste,vetem UCK u vjen hakut!
Patriot i vertete ne politiken shqiptare sot eshte EDI RAMA - kush ka dyshime le te shkoje te shohe statujen e ish-kryeministrit grek Micotaqis qe e ka peruruar ne Dervican pa pranine e te birit (kryeministrit aktual grek)...si shenje e qarte e patriotizmit kulluar, pra!
Shkrim shume i sakte, z. Mero. Ketij fare ministri nuk iu dogj barku per I. Meten, por gjithcka qe thote eshte racizem i kulluar antishqiptar. Ndoshta dhe nje fare falenderimi per ndihmen qe i dha Meta Gruevskit per t'u arratisur. Gjithsesi, duhej te kishe parashikuar stuhine e sharrjeve po aq raciste te disa komentuesve kunder Maqedoniae se Veriut dhe popullit sllav maqedonas. E pra, keta qe komentojne me kete gjuhe nuk jane me pak raciste se sa racistet maqedonas sllave.
Edi Rama si super-specialist i EKONOMISE deklaron - "nuk nderhyjme ne uljen e taksave e akcizave per naften...se na rrezikohet furnizimi " (vendet e tjera ne rajon ngaqe e kane naften me lire, kane dhe mungese te madhe furnizimi ...sipas Rames)
Meqe te kemi ty specialist ekonomie,si gjithe llumi shqiptar,na e sill ti naften me cmim me te lire.Hajt,nisu se po presim.
Nuk e kuptoj pse po shtyni përçarje te Shqiptarët e Maqedonisë? Po veproni njësoj si Sali Berisha- që futi zjarrin te PPD- po ai tani, që djeg goma , bulevardeve. Pse pe e përzien Kurtin me Nikolovskin, kot? Thirni për iftar vetëm Aliun dhe mjekërcjapin Limani, një person që s' ka kurëfarë karakteri. Mos keni dhënë ndonjë lek për Shqiptarët e Maqedonisë? Prandaj trajtoni njësoj të gjitha Partitë politike.
Lekë????? Po dilni në rrugë e i bini ndonjë vegle e u japin pastaj. Leku fitohet duke bërë ndonjë gjë.