Lajmet rreth sherreve brenda Partisë Socialiste janë aq të kërkuara sa edhe kur nuk ka, shpiken. Dhe nuk kanë faj as ata që i shpikin dhe as ata që duan të bëjnë sherr. Partia Socialiste në mandatin e saj të katërt, të pazakontë për çdo vend normal demokratik, është e frikshme pa asnjë debat politik brenda saj.
Por problemi qëndron se për çfarë duhet të debatojë Partia Socialiste?
Konfliktet brenda Partisë Socialiste vlejnë të merren seriozisht kur janë në një gjatësi vale me përgjegjësitë e saj si parti në pushtet në mandatin e saj të katërt. Pra në njëfarë mënyre vlejnë vetëm ato debate që kanë opsione të ndryshme nga ato që ka qeveria dhe bëjnë betejë për ide të tyre të qeverisjes së vendit.
Deri më sot, as në kafene nuk kam dëgjuar nga ndonjë socialist, të ketë opsione të vetat për çdo problematikë të zhvillimit të vendit. Të vetmen gjë që dëgjon prej tyre është se kush i ka vendosur ministrat, kush qëndron pas tyre, pse Edi Rama zgjodhi filanin dhe jo filanen etj.
Edi Rama nuk ka nevojë për ministrat me profil të lartë politik, pasi Partia Socialiste është njëngjyrëshe dhe është e tij. Kështu që ai ka nevojë për ministrat që i bëjnë punët që i duhen atij. Dhe këtu mbyllet debati për ata që bëhen ministrat apo ikin nga ministrat. Askush prej tyre nuk ka ndjekur ndonjë rrugë karriere normale, që befas dikush ja ka ndërprerë. Të gjithë socialistët janë bërë ministra kur nuk e kanë pritur dhe kanë ikur natyrisht kur mendonin që nuk do iknin më.
Kjo është një çështje e lidhur personalisht me Edi Ramën dhe nevojat e tij për shërbëtorë publikë.
Njerëzit e mbipushtetshëm brenda qeverisë Rama kanë qenë një traditë e hershme e tij që nga viti 2013, por kjo nuk lidhet me ndonjë meritë politike, por me stilin e tij që punët rutinore në qeveri t'ia besojë një njeriu. Kështu ka qenë Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj dhe prej pesë vitesh Belinda Balluku. Të gjithë këta janë larguar prej drejtësisë nga Edi Rama, por e kanë përballuar atë në mënyra të ndryshme.
Saimir Tahiri e ka përballuar me dinjitet duke u përballur me drejtësinë, dhe duke u përpjekur të jetë i dobishëm me një profil të ulët për Partinë Socialiste në jetën e tij private.
Arben Ahmetaj zgjodhi të mos përballej me drejtësinë dhe të denonconte qeverinë e tij. Kështu që nuk kemi çfarë diskutojmë politikisht, por vetëm juridikisht.
Belinda Balluku u mbrojt nga Partia Socialiste për të vendosur një standart të ri sigurie për zyrtarët e lartë lidhur me paraburgimin, dhe ka gjithë arsyet të jetë mirënjohëse ndaj pushtetit që nuk e la në fatin e saj.
Erion Veliaj ka një histori atipike, por që ka prodhuar më shumë politikë me ndëshkimin e tij sesa me qeverisjen e tij. Ai ka qenë një pol pushteti, i prodhuar po nga Edi Rama, por më i pavarur prej tij pasi ishte një pushtet paralel me qeverinë duke qenë tre mandate në krye të Tiranës. Është kjo arsyeja që goditja e tij nga drejtësia, e perceptuar si me leje nga politika, ngjalli shumë teori konspiracioni dhe debate të shurdhëra brenda PS-së, por pa guxuar askush të ngrinte zërin.
Partia Socialiste për nevojat e saj politike ndërmori ndaj tij distancim institucional duke e shkarkuar nga kryetar bashkie dhe duke bërë betejë ligjore kundër tij. Dhe ishte talenti i tij politik që arriti t'i fitonte këto beteja pa u armiqësuar me Partinë Socialiste, duke ecur në teh të briskut mes nevojës për të mbrojtur veten dhe ligjin dhe nevojës për të mos u konsideruar një armik i Partisë Socialiste. Kjo është e vetmja shkollë politike që ka prodhuar PS këto 13 vjet dhe kjo nga dikush që ka hyrë nga rruga në politikë dhe në PS. Të tjerët ose janë mërzitur për vdekje ditën që nuk ishin më ministra dhe kanë vrapuar tek Saliu duke e adhuruar atë, ose kanë përfunduar në llogore për t'u ridukur sërish të vlefshëm.
Ata kanë qenë të pushtetshëm prej dëshirës së Edi Ramës, jo prej ndonjë fuqie politike me të cilën i imponoheshin atij. Nuk ka asnjë gjë politike në pushtetin e tyre përveç pushtetit që u ka deleguar Edi Rama. Të tillë Edi Rama ka dhe në pushtetin ekzekutiv të tij brenda administratës publike, siç janë disa drejtorë agjencish apo këshilltarë të tij. Ky është stili i tij i ushtrimit të pushtetit dhe nuk ka lidhje me politikën. Ata janë njerëz që ai i zgjedh t'u japë pushtet dhe jo njerëz që i imponohen për të qenë në pushtet. Ata mund të kenë krijuar një rreth politik nga të qenit gjatë në pushtet, por brenda pushtetit të Edi Ramës.
Momenti politik në Partinë Socialiste do të jetë ai kur dikush të ngrihet dhe t'i kërkojë karrigen Edi Ramës me argumente të qarta politike për të transformuar ndryshe Partinë Socialiste dhe qeverisjen e vendit. Nuk është domosdoshmërisht një moment politik që do t'i japë fund qeverisjes së Ramës, por një moment politik që vlen të merret seriozisht.
Derisa ky moment të vijë, lajmet për konflikte brenda PS janë si këto lajmet e show bizz-it, që flasin për veshje xhaketa, rrele, apo jetë familjare por jo për politikë. Këto vetëm sa i zbukurojnë Edi Ramës pushtetin brenda Partisë Socialiste duke krijuar idenë se dhe aty ka debat. Aty në fakt nuk ka debat. Ka vetëm të emëruar me afat.
Nuk ka parti socialiste! Ka vdekur. Ka vetëm një burrë me mendje 12 vjeçari që dashuron marrëzisht vetveten, lavdinë dhe karrigen, që trajton të gjithë si sukull mendereje në parti dhe sillet edhe vetë si sukull mendereje për çdo të pasur, oligark, plutokrat, fashist, sionist, profet intrigash dhe kriminel lufte të planetit. Një mësues vizatimi mediokër falë babait të tij. Një pjellë e llastuar e një regjimi që ky bën sikur urren, por bythët i ka të ulura po tek partia e Enver Hoxhës. Një injorant i paskrupullt, frikacak sharlatan, , i prostitueshëm, i pa denjë dhe i rrezikshëm për të drejtuar qoftë edhe një pulari, jo më shtetin shqiptar. Por kur para tij ka pasur edhe më keq, duket si alkoli për të larë haletë, që e pi kur do të heqësh mendjen nga muti, por kur të del e pira gjërat janë edhe më keq.
Komentuesi "Next level": njeriu është fjalori që përdor. Me këtë metër klasik, i cili përcakton këdo, ti je: mendére, bythë, i prostitueshëm, hále, mut. Mirë që je i tillë, por mos e ndy edhe gazetën.
Po ti cfare po ben me fjalorin tend , a nuk po e ndyn gazeten???!!!! Apo keshtu ju kane mesuar ne shkollen e patronazhisteve , ju ka thene Palloshi komentoni gjithandej kunder te gjitheve qe nuk jane me PS , ndyjeni gojen !!!!
Dire Straits, edhe ti dukesh me te njejtin fjalor si ai lart, perderisa te ka mbetur ne gryke. Sipas psikanalizës, aty do te te mbetet. Nuk eshte ceshtje analize, por psikanalize. Nese mund ta kesh degjuar.
Po ik o debil , qe ka rrezik ne CV vetem kursin e patronazhisteve ke si shkolle !!! Na beke teori psikoanalize , na paske vene edhe emrin Freud.....konkluzioni : do jesh ne ndonje pavion tek spitali 5 !!!!!
E sigurt qe e kuptove: njeriu eshte fjalori qe flet. Flet per pavionin 5? Per ate je. Une nuk bera fjale per pavione, as nuk e di cfare do te thote patronazhist. Di vetem qe njeriu eshte çka flet
Po pra , ti je per te 5 , sepse pretendon te jesh Freud-i !!! Shko mjekohu njehere , dhe pastaj kur ta mesosh identitetin tend te vertete , hajde komento prape dhe flasim !!!!!
Nuk isha unë që e përmenda 5-ën, sepse nuk kam patur arësye ta di. Ti që e di që paska një pavion të tillë, të ka interesuar, prandaj e di. Ta kalosh mirë.
Edi Rama degjeneroi dhe nxorri jashte loje Saliun dhe sektin e tij qe quhet PD. Ed Rama eshte autokrat sepse kedhtu ka ardhur puna qe demokracia perendimore te mos perendoje perfundimisht. Dhe Edi Rama ka ngritur emrin e Shqiperise lart ne arenen nderkombetare. Edi Rama ka kusure, por ato nuk erresojne suksesin e madh te qeverisjes se tij ne krye te PS dhe Qeverise se saj. PS do rrije ne pushtet deri ne vitin 2040 nese Saliu shkon ne ferr para atij viti.
Next level,o teveqel! Na rrofsh bythen me ate komentin tende prej idioti. PS-te eshte gjall dhe shume e fuqishme dhe nuk eshte si Partia jote demokratike qe na eshte bere si burri nenes dhe e ndare koqe,koqe.
Super koment nga next..
PS ja duhet të diskutojë si ta ruaj NON GRATËN që të kacafytet me të vetët me dajakë duke i eleminuar me të gjitha format,dhe të qeverisi e qetë per vitet e ardhshme. Kushte perfekte ,kur kundeshtari yt ,eshte ne te njejten kohe edhe aleati yt më i mirë.
Në PS, është njesoj si në PPSH. Kur llafoste shoki Enver, të tjerët teposhtë, ishin përmjerrr….
Atehere pse ka kryetar ? Sipas komentuesve me lart . Partia ka nje program dhe te gjithe duhet ti permbahemi ketij programing, Jo nje gozhdes nje potkoit . Te gjithe Jane nomenclature e kryeministrit dhe pa firmen e tij nuk ka vlere asgje . Ju thoni si dikur kryetar kshilli jam une po pyetet ajo shtepia e bardhe ate lart
Zoti oficer! Kryetari nuk është aty për të shkatërruar partinë, as për të eleminuar socialistët intelektual dhe puntorë duke i zvëndësuar ata me hajdutë ordinerë rrugësh si ai arben haleja apo kjo harvalja e rrugve! Pse krytari eleminoi politikisht shkëlqim canin, ermelinda meksin, malajn, daden, bushatin e dhjetra figura të rëndësishme të ps. Po me z. Braçe ça ka pallosh kryetari që po e sulmon apo ngaqë është i ndershëm dhe puntorë dhe nuk ia duan oligarkët dhe krimi, këshilltarët e kryetarit!
Mero je fantastik, sa per komentuesit nuk ja vlen te merresh ta: qellojne me llastiqet e Colit nga prapa ferres, qe ju duket si bunker...
Imeri është fantastik se ju shërben të njejtëve gjirize antishqiptare që ju shërbejnë edhe dy lexhendat e politikës që e shkëmbejnë si brekët e pista
Mero, shume elegant artikulli. Sic e theksove, vetem Veliaj arrin te beje politike ne ate parti te depresuar, pervec Rames dhe i lumte. Te tjeret, sidomos Balluku, jane vemje apolitike. Pike. Dhe per kete arsye, grupi Veliaj duhet te filloje te artikuloje urgjentisht kunder Rames dhe estabilshmentit te tij te emeruar, pa asnje kredencial politik. Koha qe PS te ringjallet.
Shqipëria vend normal demokratik!! Po sa bq mashkull paska qen o mero!! Jeta nuk është vetëm lëpirje dhe euro ka dhe dinjitet po ju nuk e njihnin as si fjalë. 15 vjet pas saliut 20 pas ramës
Eshte nje deshire e tejpertejshme ,per tu treguar te mencur. Japin te gjithe ide,japin direktiva,japin strategjira,shajne te madhin,me mendimin se jane me te mencur ,vertiten rreth idese per liri,per demokraci,per rrumpalle,per ashpersine qe ka i madhi qe i heq dhe i ve sic do ai ministrat dhe gjethe drejtusit....etj etj. etj. Une po ju them me bindje: Ai ben pak...eshte liberal...eshte i menefregist...nuk e ben detyren fare....po fare. Pa diktature nuk drerjtohet shteti,bile as familja me e vogel. Une do ti hekurosja ministrat e bujqesise,edhe adminmistratoret,edhe deputetet socialist edehe c'te them akoma. Shteti do pune...nukdo lloqe ne kuvend dhe neper kafene.Punojne njerzit ne vendet kapitaliste....punonin njerzit ne diktature. Pa pune ska prodhim,ska rregull ,s'ka kulture,s'ka bujqesi,,ka korrupsion,ka hile,ka vjedhje! AMA punon keq per mua...duhet tua shtrengoj rrypat mvarteseve. Pa le pa na ngrihen dhe disa mendjeli me mendimin ndryshe. Shesin mend. JOOOO sghteti do dicipline dhe pune,nuk do hargalisje! PIKE!
Jo të gjithë fajin e ka Saliu edhe pse ngelet copa më e madhe e mutit në histori, por edhe vagina e partisë që e polli, që nuk është shëruar akoma nga infeksioni i morrave . Vazhdojmë dhe ushqehemi me lugën bosh të sukseseve imagjinare, por edhe pas 4 mandatesh " mrekullie" që habiti botën, gdhihemi po në mizerjen që ndërtoi Saliu me UDB dhe Asfalinë; pa industri, pa ushtri, pa hekurudhë, pa porte, pa baza, pa rini, pa krah pune të specializuar, pa naftë, pa bujqësi, pa pyllëzimi, pa kanalizime, pa asnjë arterie që na lidh me Europën apo Lindjen, pa ishull, pa flotë, pa dalje në ajër dhe në det, pa kufij shtetëror, me Kosovën armike të betuar përpara miqve serbë dhe grekë, por me shtet socialistësh të pasur, shtet tjetër berishistësh të pasur, shtet vorioepiriotësh, shtet Baktashinjsh, shtet sorristëve, shtet të Mafjes ndërkombëtare të financës, dhe shqiptarët në arrati.
1. Ne radhe te pare nuk ka parti socialiste, por dege e PS te serbise, partia Miladin popovicit! 2. Te debatoje kalimin nga serbo sllavet ne duart te shqiptareve. 3. Te ndeshkoje Sali Berishen per 21 janar e si non grata! 4. Te vendose minimumin jetik ne Shqiperi dhe te luftoje per drejtesi sociale. 5. Te ndertoje ekonomi kombetare, me bujqesi moderne! 6. Te mos fuse hundet ne Kosove, por te jete aty kur Kosova ta kerkoje. 7. Pa sali e edvin te pergatitet kushtetute e re urgjent. 8. Te ktheje parate e vjedhura shqiptareve. Et Dhe per shume te tjera...publikoeni se eshte dhe ne te miren e juve qe po r lexoni...j
Vdekje tradhtarëve (me mëndësi ballisto - nazi-Deva_iste)!, or ti. VF-LP! -1. PS ka!, dhe nuk ka lidhje as me "PK-në e Miladinit" (Miladini ishte komunist internacioalist), as me PPSh-në e pas '48-ës, të pas Kocit Titist - Rankoviçit dhe që më '91-shin u shpërnda, duke e konsideruar se e kishte kryer detyrën ndaj atdheut në të gjitha fushat: Indistri - Bujqësi - Mbrojtje - Arsim - Kultirë; Titistët sllavo-rus e gjetën vendin. PS sot është e shqiptarëve, social-demokrate. -2. Ç'të debatojë? social-demokracia nuk është ideologji sllavo-serbo-ruse (të kanë informuar gabim ata të "ballit të kombit", madje, disa prej tyre kanë qënë vetë soc-demo). Është ideologji perëndimore. -3. Ta gjykojë dhe nëse po, ta dënojë Sali Berishën për 21 janarin e ndonjë shkelje tjetër të ligjit, por jo për nongratën (ai përcaktim është në dëm të ShBA-së, ajo dhe e gjykon, si Maduron). -4. Vendosja e minimumit jetik do të qe e mirë dhe sociale, por nuk di mëse ka mundësi të maten të ardhurat faktike për çdo individ përfitues të këtij mimimumi, kur ke punë në të zezë dhe remitanca. Ndryshe ekonomia do të kthehej në shoqatë bamirësie. Ka pak vështirësi kjo punë, ndaj nuk ka guxuar asnjë qeveri ta marrë përsipër, ndryshe do të bëhej si puna e pensioneve. -5. Ekonominë kombëtare moderne, siç thua, e kishim dhe i vumë kazmën, se e kishin drejtuar dhe bërë "Miladinoviçët komunist sërbo - rus" për mendje si ty; që të nisësh nga fillimi, pas asaj katraure që u bë, nuk është aq e lehtë, sado të diskutosh e të vendodësh; duhet frymë, pastaj dhe takat, dhe kjo ka ikur qyshkur; ka 35 vjet. Është më lehtë të prishësh se të ndreqësh. -6. Dmth, Shqipëria të jetë shërbëtore e Kosovës. E nxorre kokën. Këtu është çështja. Pronto Tili! Kosova ka rrugën e saj, Shqipëria të sajën dhe nuk mund të gjykoj nëse do të bashkohen diku dikur, sipas gjeometrisë Euklidiane. Por që Shqipëria të interesohet për fatet e shqiptarëve të Kosovës këtë nuk ka kosovar që e ndalon; se siç e dimë, Kosova është shtet me kombësi të ndryshme si shqiptarë (pjesa dërrmuese), dardani (kësi të deklaruar), kosovarë, turq, romë, madje edhe myslimanë, lënë nga Titistët e Rankoviçët kosovar (në mëndësi dhe varësi) dhe tradhëtarët e shitur tek këta. -7. Pa Sali dhe Pa Edvin?! Po çlidhje ka një kushtetutë e re me mospjesëmarrjen e tyre? Kushtetuta hartohet nga kushtetuticionalistë (ndoshta edhe të huaj); pastaj kushtetuta, or ti, është akt marrëveshje politike në fushën juridike për ligjin themelor të shtetit dhe bëhet me pjesëmarrjen e të gjithve dhe referendum. -8. Nëse vërtetohen para të vjedhura të shqiptarëve, ato le të kthehen, edhe nga të "hajdutët" vendas edhe nga ata të huajt; vjedhjen më të madhe shqiptarëve besoj se ja kanë bërë të huajt, nëse ka. Ai tjetri të jep thërrime, kur të vë në kushte të shkeljes së ligjit. Pak gjatë, por sa për sqarim këtij që na vëren gjithnjë me pika, me një nikname balliste.
Partia Rama me emer fiktiv Socialiste ka vetem nje debat para tryezave ; si te sofistokoje metodat e mbrojtjeve nga Drejtesia nepermjet Imuniteteve te Bela-ve te rradhes qe per hir te saj (Partise Rama, pra) po e bejne diten-nate aty ku tenderohet e leshohen koncesionet..
O Mero, 11 here e ke permendur emrin e Edi Rames ne kete shkrim. Cfare tregon kjo? Demokraci ne PS apo autarki? Fjalen "demokraci" nuk e ke permendur asnjehere. Ke te drejte, sepse eshte e panjohur ne PS. Dhe jo vetem ne ate parti.
Duhej kjo dite e sotme e pervjetorit te 17 te anetaresimit te SHqiperise ne NATO qe Mero mos shkruante Editorial per Saliun, por per partine aq anti-NATO deri ne 1991.
Lali po qihet fort ne burg Shume fort o mero kari lales
Semantika e fjales " Debat " eshte e perafert , sinonim , me fjalen "Diskutim " , por edhe me fjalet "Sherr" , " Shamata " . Ne PS-ne tone famemadhe nuk ka vend per te tilla . Zot , na ruaj ! PS - ja eshte plote e perplote vetem me te Mira e begatira , me drejtore , deputete e perpjete si do Zoti vete . Populli? Nuk ka ankese . Nuk ka nevoje per debate e sherre . " Shtepia ku nuke ka , eshte tere lenje e tere shamata " . Shtepia jone , Njerezit e saj bashke me shoket Sali , Flamur e gjithe c'kemi e c'kane per zemer Jane plote , shyqyr!
Real Madrid la nje président qe mbledh lojtare dhe nuk ka rendesi nese nuk jane spanjoll e rendesishme eshte rrezultati. Edi Rama zgjedh ministre qe te punojne dhe jo militant partie , militanti duhet per ne baze per elektoratin.