Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

5 Prill 2026, 18:56Editorial Mero Baze

Qeveria ka bërë disa ndryshime në dukje favorizuese për kompensimin e fermerëve që merren me blegtori duke ulur dyshemenë e numrit të krerëve për kompensim. Kështu tani mund të përfitojë kompensim nga shteti një fermer që mban 5 lopë, dhe një fermer që mban minimalisht 50 dhi ose dhen.

Natyrisht që është diçka më pozitive se ajo që ka qenë dyfish më e keqe se kjo, por përsëri mbetem i paqartë përse qeveria shqiptare e shikon fermerin në fshat si një qenie që duhet të plotësojë një algoritëm të caktuar që të kompensohet dhe nuk e merr të mirëqenë si dikush që jeton në fshat dhe duhet kompensuar.

Për të përcaktuar një politikë mbështetëse për fshatin duhet parë fillimisht se cili është problemi më i madh që kemi sot me fshatin. Qeveria me sa kuptohet nga skemat që aplikon e konsideron fshatin të populluar dhe drejt zhvillimit dhe vë tavane dhe dysheme për të kompensuar ata që bëjnë biznes me qumështin dhe mishin.

Ata padiskutim që duhen kompensuar dhe mbështetur, por problemi që kemi me fshatin është se ai po shkon drejt zbrazjes së plotë. Ata që kanë ngelur në fshat në shumicë nuk kanë më fuqi dhe as mundësi të bëjnë më tufa të mëdha me bagëti përveç atyre që bëjnë biznes.Me vazhdimin e kësaj skeme, ai që merr subvencione ka shanse t’i shtojë bagëtitë kurse shumica që nuk merr t’i heqë fare.

Si mund t’ia shpjegosh një fshatari që dikush që ka 5 lopë do marrë 600 euro në vit, kurse dikush që ka 4 lopë nuk do marrë asgjë. Kështu ai që ka 5 lopë do bëjë 7 lopë dhe ky që ka 4 lopë do ketë 3 vitin tjetër. Kjo nuk bën asgjë veçse polarizon biznesin nga mbijetesa në fshat dhe vazhdon dëshpërimisht të largojë nga fshati edhe ata që duan të jetojnë me katër lopë apo 49 kokë dele fjala vjen. Të tjerët më poshtë po e po.

Pra targeti i kësaj skeme kompensimi në fshat është për ata që duan të bëjnë biznes në fshat. Kjo është gjë shumë e mirë nëse dikush do të shkojë të bëjë biznes në fshat dhe për ata duhet të ketë paketa speciale favorizuese, por po flasim që kjo skemë subvencioni godet ata që duan të qëndrojnë në fshat. Dhe ata janë sot problemi i ekzistencës së fshatit shqiptar.

Shumë vende evropiane përfshirë fqinjën tonë jugore Greqinë, kanë politika stimulimi financiar për jetesën në fshat, për kthimin e pensionistëve aty apo stimuj të tjerë materialë. Kurse kjo skema jonë e subvencioneve përveçse është modeste dhe pa ndikimin në vendimmarrjen e një fshatari që të qëndrojë në fshat për shkak të saj, është dhe diskriminuese për ata që duan të mbijetojnë në fshat.

Duke vendosur kushtëzime, dysheme, tavane numër krerësh etj, skemat subvencionuese bëhen skema konkuruese dhe jo detyruese për fshatarët. Kjo pastaj i zhyt subvencionuesit në skema korrupsioni siç ka qenë AZHBR dhe vazhdon të jetë skema e ofruar nga Ministria e Bujqësisë.

Kur them skemë detyruese dhe jo konkurruese kam parasysh që të jetë e shkruar në ligj që këtij fshatari i takojnë 120 euro për lopë, 100 euro për dele, sa ta caktojnë dhe kjo të jetë detyruese, jo në dorë të dikujt tjetër. Vetëm në dorë të ligjit. Ai të dëshmon që i ka delet, ai të dëshmon që e dorëzon qumështin në një baxho me NIPT dhe qeveria duhet ta kompensojë.

Vendet fqinje Kosova dhe Maqedonia kanë kriter kompensimi sasinë e lekëve që i duhet fshatarit për një krerë për ta ushqyer, pra bazën ushqimore, çka është shumë më e lartë se ne. Ne nuk është se jemi më të varfër se ata.

Qeveria jonë në fund të vitit s’di ç’të bëjë rregullisht 1 miliard euro nga frika e SPAK që nuk bën dot prokurime dhe paguan detyrime borxhesh që presin dhe që nuk ndihmojnë ekonominë.

Në kushtet kur Shqipëria është bërë një lider rajonal për turizmin dhe duhet të kishte bujqësinë sektorin më të zhvilluar që ta kthente efektin e turizmit në një efekt financiar të fortë për ekonominë kombëtare, tani po e kthen turizmin në shtojcë të ekonomisë së vendeve  fqinje, pasi ato janë tani funrizuesit tanë me produkte ushqimore per turizmin tonë. Nga turizmi shqiptar fiton tani më shumë Greqia, Maqedonia e Kosova se sa ne, pasi turizmi detyrohet të furnizohet nga vendet fqinje me produkte blegtorale si qumësht dhe mish, për të mos thënë edhe zarzavate në disa pjesë të caktuara të sezonit.

Mos prisni që për këtë që them të ketë protesta nga fshatarët. Ata nuk protestojnë më. Ata vetëm shesin edhe lopën e fundit që kanë e ikin ose në qytet ose në emigracion. Është mirë të mos eksportojmë fshatarë dhe të importojmë qumësht e mish, por të bëjmë të kundërtën.

 

28 Komente

  1. N
    Nje i Moshuar qe ka punuar ne fshat

    Shume i drejte shkrimi jot , ka te bej me zhvillimin e fshatit dhe atyre pak fshatar qe kane mbetur ? Eshte plage e thelle qe kerkon pune , ndershmeri ne shperndarjen e ketyre fondeve qe permende ? Abuzohet shume nga fermeret ne bashkeunim , ne vend qe ta hedh ate qe mer nga shteti e perdor per nevoja te tjera . Fshati eshte i mare fund sidomos zonat malore , veri Jug , dikur gumezhinte sot eshte pyllezuar cdo gje si dhe zbrazur , nuk ka kondita per mbi jetese ajo natyre e paster e fshatit qe dikur ishte dhe FRYMARJE per qytetin ? Z Mero ke prekur nje teme delikate si thembren e Akilit , ishalla kane projekte te mirefillta per zhvillimin e fshatit , e kush nuk do donte te kthehej ne ajrin e PASTER ?

    Përgjigjjuni
    1. a
      ana

      Thua dikur fshati gumezhinte- po sigurisht se fshatrat ishin te kthyera ne geto, ose kampe izolimi. Do lindje, do rriteshe e do vdisje po aty, pa te drejt levizje, biles edhe pa pare detin e qytete te tjera te vendit tend. Kjo ishte diktatura enveriane qe ty te paska pelqyer.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari demokracisë

        Po çfarë shkruan moj sharabajkë pa dy gram tru. Çfarë mut lidhje ka shkrimi me trapllëqet e tua. Kije mendjen në mësim moj laraskë.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ana

          Nuk e kisha debatin me shkrimin e Meros, por nuk e pertypa dot parafolesin kur mburte jetesen ne fshat ne kohen e Dulles. Jetesa e tyre ishte nje burg per jete. Dhe mos shaj, ndoshta ti ke kaluar mire se mund te qene brigadier apo sekretar partie.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Eh ajo kohë...

          Ana, është e vërtetë. Ti do lindje atje në fshat. Sepse kishte maternitet fshati..... Kishte qendër shëndetësore, po kishte shtëpi kulture dhe kinema.... Bëheshin mbrëmje vallëzimi, ose siç quhen sot disco parti çdo të shtunë. Kërceje bark më bark me çupat që doje. Po kishte fushë futbolli volejbolli e basketbolli... Bëheshin kampionate e spartakiada.... Kishte varfëri, por çuditërisht nuk kishte stres. Ti si grua mund të udhëtoje e vetme natën. Nuk të prekte kush. Për të parë qytetet e tjera, të çonin në eskursion. Edhe për të parë detin. Le që të mernin në zbor dhe të çonin të laheshe me zor në det, për të mësuar notin. Do të rrije dy javë me çadra në zbor, në Velipojë, në Tale, në Hamallaj , në Greth, në Divjakë, në Seman, në Pish Poro, në Himarë, etj. Ja kjo ndodhte. Prandaj ka ende nistalgji, jo për regjimin, por për disa aktivitete që bëheshin në atë kohë. ....

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ana

            Harove vetem nje detaj te vogel qe virgjerine ta hiqte brigadieri tek mullari barit.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emër

              Dhe këtë e ke bërë Ana?

              Përgjigjjuni
      2. N
        Nje bravo per gazetarin

        Keto lloj shkrimesh i bejne nder gazetarit, gazetes dhe gazetarise se vertete. Sikur media ti kushtonte me teper vemendje ketyre problematkave do ishte shume me frytdhenese dhe orientuese per politikat qeveritare dhe per interesin publik se sa te merrej nonstop me gjoja luften politike duke u rreshtuar here si tifoze e here si perfitues te politikes. Ngritja e problematikave te tilla nga media majtas e djathtas jo vetem do ti terhiqte vemdndjen qeverise por ndoshta edhe do ta detyronte qe ti merrte seriozosht e te kanalizoheshin ne programe e politika qeveritare. Jane shume ceshtje ne dukje te vogla qe ashtu si viruset shkaterrojne jeten e njerzve dhe sjellin pasoja te medha edhe per shoqerine. per rastin konkret ,jam i bindur se idea e ketij shkrimi, po te materializohej ne politika e vendime qeveritare do te kontribuonte ne nje mase jo te vogel ne frenimin e shpopullimit te fshatit e pse jo edhe te kthimit te nje mase te konsiderueshme te pensionisteve apo emigranteve.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kopi

          Subvencioni ne bujqesi Mero duhet te jepet per zhvillim dhe jo per asisitence sociale. Per kete te fundit ka ose duhet te jepen bonuse te tjera. Pra subvencioni apo ndihma financiare falas duhet te jepet me qellim rritjen e rendimentit dhe uljen e kostos per njesi. Nese kjo gje nuk realizohet per nje periudhe te caktuar duhet hequr. E keqja e trushpelareve qeveritare eshte se i ndryshojne skemat cdo vit pa transparence, dhe pa shpjeguar arsyet e deshtimit. Me mire pa skema subvencioni sesa me skema te koruptuara ku financimet deri sa te arrijne tek perfituese ndoshta pergjysmohen. Ne rastin e blegtorise psh do te jepja subvencion per qumesht te dorezuar tek grumbulluesi (pra qumesht te shitur) dhe kurresesi per krere. Ti ke 5 lope te lodhura nga kequshqimi dhe mezi ju merr nga 1000 litra ne laktacion. Une kam 5 lope te mbajtura mire dhe me japin nga 5000 litra. Sipas kesaj skeme te dy marrim njesoj financim falas. Pra nuk nxitet efektiviteti.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fshatari pa tokë

            Z. Mero! Keni kapur një temë shumë të rëndësishme..... Nëse ka disa dështime kjo qeverisje, dështimi më i madh është në bujqësi..... Merni vetëm të dhënat për numrin e krerëve të bagëtive. Nga një shkrim i zotit Erjon Braçe të para 6 muajve, në vitin, 2013 ka patur rreth 750 mijë krerë lopë..... Ndërsa sot ky numër ka rënë ndjeshëm, në rreth 270 mijë lopë................ . Kjo pasojë e politikave pa politikë në drejtimin bujqësor e blegtoral........ Sepse siç thoni ju , këto politika kanë qenë për biznesmenët, jo për prodhuesit e vegjël.... Dhe jo vetëm për biznesmenët e ndershëm, por kryesisht për mafiozët.......... Sepse edhe sot, në vend që qeveria të ndihmojë edhe atë që ka një lopë që të bëjë dy lopë, e varfëron më tej atë, dhe ai e shet atë lopë dhe shkon e punon në qytet, i përzë fëmijët në emigrim apo në zonat bregdetare që të punojnë kamarierë, dhe blegtoria shkon drejt zhdukjes....................................................... . A e dëgjove zëvendës ministrin e bujqësisë kur foli për subvencionet që do të përfitojnë fermerët me vendimin e ri të qeverisë? ..... Përfitojnë vetëm ata fermerë të cilët kanë mbi 3 hektarë tokë...... Dmth në të gjithë Shqipërinë përfitojnë rreth 300 fermerë. Sepse kaq janë ata fermerë që zotërojnë mbi 3 ha tokë...... . Pra në rast se këtë vit përfituan rreth 150 - 200 mijë fermerë, me skemën e re me të cilën këta mburren do të përfitojnë vetëm 300 prej tyre...... . Pra sipas kësaj qeverie, i pasuri do të pasurohet më shumë dhe i varfëri apo i mesmi do të rrënohen në rast se nuk i bëjnë naftën fshatit........... Pra, IKNI IKNI IKNI nga fshati.

            Përgjigjjuni
            1. z
              zeri i arsyes

              Tamam, tamam, edhe pse tingellon si mizore (pasoje e konceptit socialist te prones e konkurrences) ne fakt, kapitalizmi, kete dhe nxit, permbledhjen e tokes ne sa me pak duar. Kjo, sepse rrit rendimentin me economies of scale. Duke patur 100 ngastra/pronare, sejcili do marre traktor me qira traktorin, do bleje plehun me pakice etj. Duke u perqendruar pronesia e tokes, arrihet rritja e rendimenteve. Problemi kryesor per mendimin tim, nuk eshte subvencioni, se nga 100000 Euro ne muaj tu japesh, me 2 dynym toke, nuk behet bujqesi. Problemet kryesore jane 2: 1. Drejtesia dhe noteret, qe nuk i ofrojne besim fshatareve per kontrata te drejta bashkepunimi. 2. Fshataret dhe mosbesimi me njeri tjetrin. Ata duhet te krijojne kooperativa me % ne baze te tokes se sejcilit. Vetem keshtu rritet rendimenti dhe pine uje subbvencionet

              Përgjigjjuni
            2. L
              Lani

              E the e the por ua the atyre që ngatërrojnë lopën me derin sepse nuk i njohin

              Përgjigjjuni
              1. D
                Daku

                Bravoooooo !! Po kujt i thua, keta dine te bejne vetem eksperimente qe jane te deshtuar pa filluar mire.

                Përgjigjjuni
                1. .
                  ...

                  Fshati është në degradim. Ka patur 750 mijë krerë lopë, kanë përfunduar 250 mijë krerë. Bujqësia nuk zhvillohet me bujqësi individuale, qoftë dhe familiare. Puna e përbashkët sjell rendiment më të lartë, se përputhet me karakterin shoqëror të punës. Ta merr mendja, puna në bujqësi është e vështirë, do modernizim për të lehtësuar punën fizike që kërkon kjo lloj ekonomie. Koncepti "modern" është: më mirë kamerier se sa bujk, apo blegtor (krahu i punës me moshë të re largohet). Kryesisht kjo ka ulur punën më bujqësi dhe uljen e krerëve të bagëtisë nga 750 mijë në 250 mijë. Atëhere kur ishte 750 mijë nuk i subvensiononte kush. Të apasionuerit pas punëve të bujqësisë kanë janë larguar ose po largohen nga kjo jetë dhe fëmijët i kanë larguar nga fshati për një punë shërbimi jo bujqësore ose edhe nëse bujqësore me të atdhura më të mira, diku, jashtë. Të ardhurat kanë të bëjnë me rendimentin dhe rendimenti, jo vetëm me shërbimet bujqësore e blegtorale, por edhe me mekanizmin e punëve. Edhe rendimenti fizik i fermerit ka rënë, kjo edhe pasi është rritur mosha mesatare e fermerëve që merren me bujqësi. Luftë të pamëshirshme denigruese është bërë ndaj punës kolektive dhe puna kolektive ka të bëjë me kooperimin, që bën të mundur kombinimin e kulturave bujqësore dhe modernizimin e mbarështrimeve blegtorale. Nuk jep rendiment të lartë një ckërfitje e tokës. Do intensifikim të punimeve dhe modernizim të tyre. Ky modernizim bëhet nëpërmjet investimeve kapitale më fshat si: në mekanizma bujqësore, blerja e racave të bagëtive me prodhimtari të lartë qumëshi, leshi apo mishi; blerje të farrave të zgjedhura, kur nuk prodhohen në vend, se mund të ketë të tilla që mund t'i prodhojë ato. E pra, një ekonomi individuale e ka të vështirë të investojë në të gjithë këto drejtime, por për një punë të përbashkët të disa ekonomive të tilla me një plan biznesi kooperues, do të bënte të mundur një financim efikas nga ana e shtetit (psh: jepen fonde pa interes, ose me një interes minimal, për një afat kohor ku merret parasysh qarkullimi bujqësor afatgjat për shfrytëzimin e aseteve si: traktor, bagëti, pemë frutore etj). Mund të jepet financim për grumbullimin me qëllim përpunimi të produkteve bujqësore, për komposto, turshi, reçelra, etj, që të mos shkojë dëm mundi dhe djersa e fermerit; këtë mund ta bëjnë vetë kooperuesit, ose të tretë industrialistë. Financimi të jetë progresiv me psh: numrin e krerëve dhe rendimentin më qumësh, mish dhe nënprodukte të tjera blegtorale, rendimentin e kulturave etj. Por mund të ketë edhe sipërmarrës blegtor që do të operojë me tufa të mëdha të imtash si dikur "çobenjtë", dhe ata mund të operojnë me fuqi puntore të paguar në monedhë por edhe në natyrë. E një e tillë sipërmarrje do investim, por do edhe favore në kullota dhe stane etj, që shteti, me pronat e tij, mund ta ndihmojë në dhënien me qira favorizuese dhe kredi të lehtë. Ai që rri me një cangadhe në breg dhe pret subvencionin në shtet, nuk tjetër veç kthehet në një asistencë siciale të mjerë. Korporata (kooperimi) është e ardhmja e prodhimit modern. Bashkimi mbi bazën e aseteve, shpërblimi sipas punës dhe fitimi sipas kontributit në bashkësi. Kush do të ketë kontribut më të madh, do të ketë edhe të ardhura më të mëdha. Puna është tek tërheqja e fuqisë puntore në fshat, duke e bërë atë të leverdishme për puntorin, i cili mund të sigurohet edhe nga qyteti nëse premton një të ardhur të pëlqyeshme për të mos marrë rrugën e emigrumit. Pse, ata nga Shqipëria që punojnë jashtë në punë bujqësie të stinës, çfar janë? Puntor bujqësor, që shkojnë ku kanë më shumë leverdi. Punojnë atje (në kooperativë apo tek "afendikoi" = "bosi"), vjelin portokalle, domate, etj; tregtari shqiptar i blen ato në atë vendin e huaj dhe i shet në tregun tonë me një çmim të caktuar. A nuk do të qe më mirë që ky i vendit të ofronte punë për vendasit njëlloj?; nuk janë të gjithë nga fshati ata që punojnë puntor bujqësie.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Berberi

                    Ke thene shume gjera por asnje te rendesishme. Qe te arrihet efektiviteti duhet nje reforme e tere e tokes bujqesore, e cila duhet te synoje rishperndarjen e saj ne ngastra te medha, zhdukjen e parcelizimit te saj me mijra pronare me nga 2 apo 3 dynym toke. E kjo nuk arrihet me deshire por me dhune! Asnje donacion per bujqesine, asnje subvencion per fshatarin me 1 apo 1.5 ha toke nga e cila vetem gjysmen e ka toke bujqesore se mbetjen e ka kthyer ne vila banimi., por vetem per bizneset e konsoliduara me kritere te mirepercaktuara. Regjistrimi i plote ne kadaster i te gjitha parcelave dhe pronareve per te lehtesuar shitblerjen e tokes bujqesore. E pastaj fillohet me strategjite e zhvillimit duke nxitur bizneset te blejne toke bujqesore dhe duke i garantuar ato me paketa subvencionesh konstante sipas fushes se veprimtarise (blegtori, frutikulture, bime te arrave, serra diellore etj) me afate 10 vjecare. Ja kjo eshte politike largepamese e ftohte por patriotike!

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      ...

                      Pse, kooperimi ç'është? Prona e madhe, pra, ajo të financohet. Nuk bëhet fjalë për 2 apo 3 dynym, as për 1 apo 2 hektarm por për më shumë. Në përgjithësi jam kundër subvencionimit. Rendimenti në pronën e madhe, sido që të jetë, me aksionerë, blerje, a qera, me dëshirë a me dhunë, sjell efektivitet të punës, se ka mundësi modernizimi dhe mekanizimi. Këtë jam munduar të them, meqënëse kam thënë shumë gjëra, por asgjë të rëndësishme, sipas teje. Jo llamarinë, po ramallimë. Lexoje mirë sa më sipër, të nxësh, o Berberi, dhe jo kaq radikal, se na more në qafë. Harrove rentën diferenciale të tokës që duhet të paguajë ai që e blen dhe sot për sot nuk e paguan. Nuk është lehtësim kjo? Toka bujqësore në përgjithësi shfrytëzohet në mënyrë individuale, me qera ose formë kooperimi, blerjet janë thuajse të pamundura në kushtet e shfrytëzimit si tokë bujqësore por edhe është e pa tjetërsueshme (dmth mund ta blejnë vetëm vëndasit); bëhet për arsye madhore: ndërtime civile ose ushtarake, me afat përdorimi kur blihet nga të huajt. Toka nuk mund t'i shitet gjithkujt. Kjo është atdhetare.

                      Përgjigjjuni
                      1. b
                        berberi

                        Shfrytezimi i tokes me qira nuk eshte produktive , si dhe e ben shfrytezuesin aspak te interesuar ne mirembajtjen e pjellorise se tokes, apo te biodiversitetit te saj. Kooperimin haroje pergjithmone se nuk realizohet jo sot por as edhe mot mot! Duhet nje reforme e tere per te bere te mundur krijimine kushteve per krijimin e tregut te shitblerjes se tokes bujqesore. Sot qe ne te dy flasim, nje ngaster prej 4 apo 5 dynym e regjistruar edhe ne kadaster figuron ne emer te 4-5 pronareve (anetare te familjes) dhe sa me shume vitet kalojne aq me shume shtohen pronaret mbi te. Pra qe te blesh qofte edhe 3-4 dynym duhet te negocioshe me te pakten 3-4 apo 5 fryme/pronare dhe pa firmat e te gjitheve nuk e gezon dot. E si mund te gtentosh te blesh nje bllok ta zeme me 10-15 ha ku aty pa frike mund te jene mbi 50 pronare?????? Sa per tonin radikal mos u shqeteso se jam i bute dhe i embel>

                        Përgjigjjuni
                  2. A
                    Aron

                    E bejne me qellim, sepse si do ti bejne leket ata qe sjellin mallra te importuara, dhe nje pjese te tyre t'ua japin politikes si rryshfet?

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      D.Didani

                      Ministria e bujqesise nuk ka specialista te profilit. Ka patronazhista qe ndofta nuk e dine se mushka nuk pjell,dhe as se cilin ka baba! Cfare pret nga keta burokrate te kafeneve. MENDJE E MADHE ( Me kuptoni?) Merr kompesim ne se ke 5 lope dhe jo 4 lope ,as 100 lope,as 6 lope. Skema si tufezat dhe arezat e Socializmit!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tarras Babuli Tanguli

                        O zoti Mero kshu si ēshtē katandis Shqipria mos e dhēnt i madhi zot qē tē vi njē kriz e madhe ushqimore nē Bot shqiptarēt do vdesin si minjt se nuk prodhojn asgjē. Shqiptarve ju ngelet qē tē han pallatet qē kan bēr nē tokat e bukēs. Roft kari Sali Bajga qē e shkriu ktē komb.

                        Përgjigjjuni
                        1. e
                          ert

                          O shoku Taras. Sala ka ndej ne pushtet 13 vite ndersa ps me kete mdandat ben 24 vite. A e di ti more Taras se ne 2013 ishin 750 mije krere lope ndersa tani a jane a sjane 250 mije, per kete prape fajin e ka Saliu ? Kot po flas se pyka, pyke mbetet.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sokoli

                            Akoma besoni tek genjeshtrat e Edi Rames o njerez, ende ju shkon mendja se ai eshte bere merak per fshataret, per fshatrat qe jane boshatisur, per stanet ku tani kendojne kukumjaçet. Ai mendon se atje ne fshat ka akoma njerez qe mund te punojne, ai nuk e di se atje kane ngelur vetem ca pensioniste te pakte qe mezi terheqin shollet neper avllit e mbuluara nga bari. Ai mendon vetem per pushtetin e tij, per Manastirlit, Balluket, Kerficat etj. Ai po gezon qe po rritet çmimi i naftes se do te shtoj me shume leket nga taksat qe vjel. Ai nuk e ben me dot punen e kryeministrit e po merret me ato zhgaravinat e tij dhe po studjon kuranin per te shkruar ndonje liber tjeter per bajramet, ai po na genjen çdo dite e per çdo gje siç na genjeu se do te rriste pensionet, ai genjeu se liroi hapsirat publike te zaptuara nga lokalet, harxhoi gjithe ato leke dhe hepsirat pas nje jave jane uzurpuar perseri, ai na griu me taksat, shikoni se çfar u punon te punesuarve ne shtet nese ata bejne nje pune tedyte, i takson me trefishin, ose ta qe kane dy banesa i takson dyfish, kur te gjithe duhet te jene te barabart para ligjit. Po bizneset private qe punojne nga 18 ore ne dite perse nuk taksohen per pune te dyte por vetem pedagoget e universiteteve? po te gjitha ata qe merren me bujqesi e punojne po ashtu nga 18 ore ne dite perse nuk taksohen per pune te dyte? Ky eshte nje maskara qe ka mbir atje ne krye te PS dhe ashtu si Saliu do ta dorezoj kur te bvdesi. Ai nuk beri kurr shtet sepse mendon se shteti eshte Ai. Me politikat e tij e beri korrupsionin norme ne jeten e perditeshme te shqiptarve. Ne po vidhemi nga te gjitha anet, nga mjekesia, nga arsimi, nga policia, nga postat qe shperndajne pensionet, nga bankat, nga pikat e karburanteve, nga ujsjellsat, nga OSHE, e e tjera, e te tjera. Ky nuk kapi vet nje hajdut, nuk pushoi nje minister te korruptuar, apo nje drejtor, nje oficer policie. Ne çdo indstitucion ka nga nje ekip per auditim, por qe vetem marrin rrogen. Gjithe jeta dhe shoqeria jone po degradon per shkak te ketij njeriu. Partia socialiste ka mbaruar se funksionuari si parti politike, atje nuk ndihet njeri. Shikoni kush e drejton ministrin e bujqesise apo drejtorit e saj, njerez qe nuk e kan haberin se si jetohet ne fshat dhe cfar duhet bere per ta gjalleruar. Subvencioni duhet te bazohet per çdo koke bageti e per cdo njesi toke te punuar e te mbjell dhe kjoi te vendoset ne ligj. Keshtu siç eshte vetem perfiton korrupsioni.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Anna

                              Nese do qe te rine njerzia ne fshat shtoi asistencen sociale, por mos perdor termin subencion per fshtin! Haroje! Subvencione duhet te jepen vetem per biznese te mirefillta bujqesore qe garantojne qendrueshmeri dhe rezultate rentabile (fitime) mbas nje periudhe start up disa vjecare sipas vecorive te kulturave bujqesore apo blegtorale. Te nxiten me subvencione ato biznese qe kane arritur te sigurojne te themi mbi 10 ha toke bujqesore ne pronesi te tyre, per te bere te mundur zmadhimin e pronesise se ngastres mbi token bujqesore. Keto po qe jane subvencione te shendeteshme. Por nese ti ke 10 lope gjysem te ngordhura nga keq ushqimi, i shton edhe me 5 te tjera, te japin nga 10 njesi subvecion ne 15 njesi, thjeshte sa shtohet humbja sociale, se ti prape se prape nuk del dot te kesh efektivitet me 1000 apo 2000 litra qumensht per krere lope! Keto jane zgjidhje elektorale dhe jo patriotike!

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gimi

                                Shteti nuk duhet te ndaje para, sepse gjysmat i vjedhin rrogetaret e shtetit

                                Përgjigjjuni
                                1. d
                                  drejtesi e munguar

                                  Ne mendimin tim,kundrejt TOKES BUJQESORE eshte bere krim i madh ,pas 1990-tes.Se pari token e morren njerez qe jetonin ne fshat por jo se e donin ate per te prodhuar.Gjithmon toka bujqesore, (ara) nuk zihej me ndertim.Fshatari ne shekuj(pronare tokash) nuk ndertonin shtepi ne fushen bujqesore.Edhe ne "diktature" nuk lejohej.Me vendime te komiteteve egzekutive kishte zona te caktuara per shtepit,(vija e verdhe).Se dyti lejimi i shfrytezimit te tokes pakriter,djegia e pyjeve e cdo gje tjeter sollen edhe humbjen e tokes nga erozioni.Se treti ndertimet ne zonat e bonifikuara, ka sjell shume permbytje,te tokave e shtepive,per te cilat paguhen cdo vite shuma per demshperblime e kompesime.E njejta gje edhe per kullotat e merate.Shume nga keto nuk u kethyen tek fshatari por pusht etaret i quajten zona ushtarake per ti pervetesuar per vete.Nuk kishte arsye qe tokat te parcelizoheshin,ku dhe siperfaqen e tokes te dhene nga"Reforma Ramiz-Sali-Fatos"te mos jepej siperfaqe ne nje vend.Se fundi ne gjithe keto vite nuk kemi degjuar te behet nje iventar i tokes se punueshme,i prodhimeve te realizuara e te tjera.Mendoj se subvencionet e shtetit te jepen mbi bazen e prodhimit te dorezuar e jo per koke krere apo hektare.Parat qe jepen pa efektivitet jane thjesht para te vjedhura.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

                                    Përveçse në mesjetë, në Europë nuk egziston ë subvencionet për fshatin, por për bujqësinë, fermerët, për ekonomitë blektorale, pyjore, agriturizëm, turizëm, minierat etj, etj. Fshati dhe katunari nuk ekzistojnë më në Perëndim. Në kuptimin e mirëqënies, urbanistikës, shkollimit, shpërndarjes së të ardhurave, investimeve nuk ka ndryshime të tipit klasor si tek ne katunari dhe " qytetari", fshati dhe qyteti. Kemi akoma nevojë për një revolucion kombëtar për të pasur vetëm qytetarë, shqiptarë, gjuhë shqipe, të drejta civile dhe politike të njëjta. Duhet të kapërcejmë klasat, dialektet, prapambetjet dhe përçarjen fetare, për llogari të qytetarit shqiptar të emancipuar, modern, të mirë shkolluar, të kualifikuar, të përgatitur ushtarakisht dhe të ndërgjegjshëm për kontributin e tij në zhvillimin , bashkimin, emancipimin , ndërtimin dhe mbrojtjen e vlerave, shtetit, territorit, kombit dhe kulturës

                                    Përgjigjjuni
                                    1. j
                                      joel shkodra

                                      Perse nuk e botoni komentin tim per perdorimin e fjales "krere"? Mos t'ju vije fare zor se nuk jeni te vetmit qe gaboni. Te pakten mesoni ndonje gje te re sa here qe behet ndonje gabim.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. j
                                        joel shkodra

                                        Meqe nuk e shoh komentin tim gramatikor, po e shkruaj edhe nje here. Fjala "krere" perdoret vetem shumes: 10 krere, Njejes duhet: "krye" ose "koke". Prandaj, o Mero, nuk thuhet "nje krere", por "nje krye" ose "nje koke".

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje