Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

6 Prill 2026, 18:53Editorial Mero Baze

Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, reflekton tensionin etnik që po krijohet në Maqedoninë e Veriut nga qeveria e re nacionaliste maqedonase, dhe një garniturë false shqiptarësh në pushtet. Ky konflikt I cili në dukje ka nisur nga një procedurë administrative mes Inspektoratit të Gjuhës dhe Ministrit të Drejtësisë do të vërë në provë aftësinë e qeverisë në pushtet për t’i dominuar shqiptarët duke ua mohuar këtë të drejtë për shkak të shumicës politike që ka, ose do të vërë në provë funksionalitetin e mekanizmave të barazisë gjuhësore në Maqedoninë e Veriut.
Studentët shqiptarë në Shkup kanë nisur një valë të gjerë protestash ndaj përpjekjes së qeverisë për të ndaluar dhënien e provimit profesional në gjuhën shqipe në fushën e drejtësisë. Është fjala për provimin profesional, ose atë që quhet provim shtetëror, i barazvlefshëm me licencimin e një profesioni.
Problemi lindi kur Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, kundërshtoi vërejtjen e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili ka lëshuar një “vërejtje” zyrtare ndaj Ministrisë së Drejtësisë, ku thekson se është konstatuar moszbatim i Ligjit për Gjuhët dhe institucioni përgjegjës duhet të korrigjojë menjëherë praktikën.
Mosdhënia e provimit profesional në gjuhën shqipe, në universitetet ku ka studentë shqiptarë, cenon një të drejtë të garantuar nga Kushtetuta dhe i vendos studentët shqiptarë në disavantazh me të tjerët në një provim kyç për karrierën e tyre, pasi cenon aftësinë e tyre për t’u shprehur në një gjuhë që nuk e njohin mirë.
Në Maqedoninë e Veriut, përdorimi i gjuhës shqipe është i garantuar nga Ligji për Gjuhët, pasi shqiptarët kanë të drejtë përdorimi zyrtar të gjuhës në administratë dhe procedura shtetërore, përfshirë testime profesionale. E kanë fituar këtë nga Marrëveshja e Ohrit pas kryengritjes së armatosur më 2001.
Reagimet e sotme politike në Maqedoninë e Veriut nga shqiptarët që janë në pushtet dhe ata që janë në opozitë, duket qartë që pasqyrojnë panikun e shqiptarëve në pushtet se mos kjo çështje i dëmton ata si bashkëpunëtorë.
Thuajse të gjithë zyrtarët shqiptarë në pushtet, përgjegjës për këtë krim, shprehin “solidaritet me studentët” dhe thonë që kjo gjë do të realizohet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut.
Nuk është e vërtetë.
E drejta për të dhënë provimin ka qenë pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe është aplikuar aty ku studentët shqiptarë kanë kërkuar. E vërteta është se asnjëherë nuk ka pasur një akt administrativ kundërshtues ndaj kësaj, siç ka bërë ministri aktual i Drejtësisë me këta shqiptarë në qeveri.
Reagimet e tjera nga Shqipëria dhe Kosova pastaj do të ishte më mirë të mungonin. Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka reaguar duke kërkuar t’u plotësohet kërkesa studentëve, ndërkohë që faktori kryesor për dobësimin e faktorit shqiptar në Maqedoni ka qenë aleanca e pushtetit Kurti-Osmani për të përçarë faktorin shqiptar në Maqedoni dhe për të përfunduar në këtë gjendje.
Shqipëria mund të mjaftohej edhe me reagimin teknik të Ministrit Hoxha, për të na kursyer deklaratat patetike të deputetëve të tjerë, njëra prej të cilave ngulte këmbë që kur shkruhej shqipja të tjerët nuk kishin alfabet. Në fakt, mjerisht shqipja është gjuha më e vjetër e Ballkanit, por alfabetin e ka më të ri se të gjithë të tjerët.
Prandaj është mirë që kur reagohet ndaj një problemi të ndjeshëm, siç është ky rast në Maqedoninë e Veriut, të reagohet politikisht, pasi detaje të tilla reflektojnë mbivendosjen e problemeve politike mbi problemet etnike në Maqedoninë e Veriut dhe kthehen në ushqim për politika të vjetra që kanë rrezikuar ekzistencën e Maqedonisë.
E ardhmja e Maqedonisë së Veriut e ka zanafillën tek Marrëveshja e Ohrit, e cila  ka krijuar një garanci që problemet në atë vend të mos zgjidhen gjithnjë me luftë. Nëse nacionalistët e rinj maqedonas me bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë po testojnë nëse mund t’i nënshtrojnë shqiptarët duke injoruar Marrëveshjen e Ohrit, pa luftë, atëherë jemi në një moment të ri të përballjes mes shqiptarëve dhe maqedonasve në emër të pushtetit të ri. Nuk dihet kush e fiton këtë luftë, por e sigurt është që Maqedonia e Veriut humbet. Problemi është se nacionalistët maqedonas i ka trimëruar pafuqia e shqiptareve dhe ata që i defaktorizuan shqiptaret.
 

23 Komente

  1. R
    Ramadan Elez Halili

    Kete e kemi dhurate nga Albin Montenegrini

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirana Shkupi

      Maqedonia është një copë SHTET - kopil, një shtet artificial i krijuar nga Josif Broz Tito. Shtet që nuk ka kombësi. Nuk ka komb MAQEDON. Maqedonia përbëhet nga 1 e 1/5 nga bullgarë, nga 1 e 1/5 shqiptarë, nga 1/5 sërb, nga 1/5 grek dhe nga 1/5 gabelë. Qeveritaret maqedonas, si adoleshentë që provojnë seksin për herë të parë, bëjnë lojra me qënien e tyre si shtet, duke provokuar nderkombëtarisht shtetin Shqiptar. Mos të kruhen fort me shqiptaret, se do të marrin një përgjigje maksimale, duke zhvendosur kufijtë deri në natyralitetin e këtijë kombi, duke kaluar Shkupin, i cili mund të bëhet qëndra e tretë e madhe e shqiptarisë, pas Tiranës e Prishtinës. Kjo gjë, parashikohet edhe nga kongresi amerikan për ta shkrirë shtetin kurvë të Maqedonisë.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kurti e rregullon me Mickovskin, flasin nji gjuhe

        Shqiperia duhet tu dale ne krah studenteve shqiptare te Shkupit. Bordi i Paqes duhet ta pralajmeroje RMV se edhe mund te shperbehet si shtet fallco qe eshte!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Le te llapin ekraneve Kim Mehmetat e Shkupit qe jane kopetent pe cdo gje qe ndodh ne bote, pervec ketij qe ka te beje me gjuhen e tyre ametare. Po s'mundi vetem, le te therras per ndihme edhe Albin mutin.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tetova

            Përshëndetje z. Mero, Ju lutem, mos i përzieni Albin Kurti dhe VLEN në çështje gjuhësore. Problemi buron nga Marrëveshja e Ohrit, e cila lexohet dhe interpretohet ndryshe nga shqiptarët dhe ndryshe nga maqedonasit. Merreni lexoni një herë Marrëveshjen e pastaj plasni këmbët. Kjo marrëveshje është një zgjidhje me shumë kurthe: nga njëra anë e paraqet gjuhën si zyrtare, ndërsa nga ana tjetër e kufizon përdorimin e saj në komuna dhe institucione, shpesh duke e reduktuar në përkthim nga maqedonishtja. Asnjë vend pune nuk përcaktohet me ligj se duhet punëtori në sportel të din edhe gjuhën shqipe. Asnjë, as në Tetovë. Askund. Prandaj, ju lutem mos u përfshini në tema të tilla për arsye të politikës ditore, duke mbrojtur subjekte politike që për më shumë se 20 vite kanë zbrazur vendbanimet shqiptare.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Koha

              Po lideri global, ç'thot ai?!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aron

                Mos perdorni emertimin 'Maqedonas' per kete grupim hibrid. Te pakten qe mund te beni perdorni emertimin Sllavo-Maqedonas. Te vetmit Maqedonas ne ate grupim jane vetem shqiptaro/vllehet e sllavizuar.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Ramiz serbo Boshnjaku ALIA

                  pas vdekjes se Enverit ne 1985 hoqi Gjuhen Shqipe nga Provimi shteteror ne shkollat e mesme dhe me pas ia la misionart per shkaterrimin total

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shtet paralel

                    Unë jam pak i dyzuar për këtë problem. Për mua zgjidhja do ishte që shqiptarët të ndjekin fakultetin e drejtësisë, apo edhe ndonjë tjetër në universitetin e Tetovës. Dhe diploma e këtij universiteti të ketë të njëjtën vlerë me atë të universiteteve maqedonase. Gjithashtu shqipja duhet të njihet si gjuhë zyrtare aty ku shqiptarët formojnë shumicën e popullsisë. Por një ministre e qeverisë së Shkupit nuk është e detyruar të flasë shqip psh në Tetovë apo të marrë përkthyes me vete. Të gjithë shqiptarët atje e njohin dhe duhet ta njohin gjuhën maqedonase. Në fund të fundit shteti quhet Maqedoni. Ndryshe do ishte mirë që si hap i parë partitë shqiptare të mos u jargaviten atyre maqedonase për të hyrë në qeveri. Sidomos kur partitë maqedonase i kanë votat dhe nuk kanë nevojë për partitë shqiptare. Si partia "Vlen" sot dhe prej 20 vitesh partia e Ali Ahmetit! Sikur shqiptarët atje të formonin një shtet paralel nuk do të ishte keq. Por pa ngjyra islamiste!

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      arbër

                      Eshte koha qe bin " vetevendosja"edhe liderat e rinj shqiptare te maqedonise se veriut , qe perzgjodhi bini me mikun e tij te ngushte miçkosin ,te japin sqarime para shqiptarisë per kete sjelle antishqiptare te miqve te tij ne maqedoni dhe te kerkojne falje .Po del që rruga e ndjekur nga Ali Ahmeti ,paska qenë e duhura per shqiptarët ne maqedoni.

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        pyetje nga publiku

                        Mero, mos shko der ne Maqedoni por rri ne Tirane sot se Bela B... ka ne Gjykate te POSACME shqyrtimin e kerkeses saj per heqje te mases pezullim nga Zevendeskryeministre! Sikur (do zoti), ajo e Posacmja ti jape te drejte Beles,a duhet Rama ta shkarkoje ate Koqijan qe i ka zene vendin e te vere serish Bela-ne aty ne krahun e djathte ne qeveri?

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shqiperia e Zhaklina-ve

                          Qe te "zgjidhim" problemet e shqiptareve te Maqedonise na duhet te kemi parasysh GJITHMONË se cfare eshte "shteti maqedonas" dhe çfarë përfaqëson ai. Po nuk i dime keto ose me saktë, po nuk i mbajtëm mend keto DY KLAUZOLA, është I kotë çdo diskutim apo shkrim. Çfarë është " shteti maqedonas". Eshte shtet i "krijuar" nga Amerika per te mbrojtur rreziqet ruse me Ballkan ose thënë fare troc : shtet i krijuar per te mos-mundesuar avancimin serb. Çfarë përfaqëson ky " shtet". Ky shtet perfaqesohet nga dy etni,maqedonas e shqiptar por; Duke " shfrytëzuar" etnine shqiptare, Amerika bën te mundur " shtegtimin" e etnise maqedonase qe ata mos te bashkohen me serbet. Der këtu, çdo gjë tingëllon bukur. Por ka nje ' por' te madhe dhe qe avash avash e sa me shumë kalon koha,aq me e disfavorshme bëhet per ne( kombin shqiptar) dhe shpjegoj. Sa me shumë kalon koha, aq me shume " shtet" i pavarur nga Serbia behet Maqedonia, sepse ky është dhe qellimi perfundimtar i ShBA, dhe ky zhvillim ndikon keq per " te drejtat" etnike te shqiptare te Maqedonisë. Sa me shpejt t'a kuptojmë kete, pra konsolidimin e shtetit maqedonas, aq me mire do jenë shqiptarët atje. Sa me shume t'i biem fyellit ne nacionalizma e ne ideale,aq me keq do bëhet. Koha qe shqiptarët kanë qenë shtet- formues ka mbaruar,...tani Maqedonia eshte formuar dhe po kërkohet shtet- normalizimi SIPAS PROJEKTIMIT AMERIKAN. E vetmja pyetje eshte: A jemi gati dhe a mund të shfrytëzojmë ato qe kemi fituar pasi " ndihma" çfarë kishte per te na dhënë na dha?

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shoqeri multi etnike

                            Shoqeri multi -etnike ku njera etni kerkone te dombinoje etnite me te vogla. Maqedoni nuk eshte shtete por nje krijese atificiale e njejte dhe krahine kosoves territoire Serbe nen rrezoluten 1244. Ne Maqedoni shqiptaret flasin nje shqipe te paster pa akcent e perafert me te foluren pogradecare.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje