Në orët e para të mëngjesit të 11 prillit, katër persona zbarkuan në Oqeanin Paqësor pasi kishin përshkuar një udhëtim prej 1.117.515 kilometrash rreth Hënës me anijen hapësinore Integrity. Sipas të gjitha pritshmërive teknike, misioni ishte një sukses, ndërsa ekuipazhi arriti të thyejë rekordin e mëparshëm të vendosur nga Apollo 13.
Megjithatë, vetëm pak orë pas nisjes së ekuipazhit drejt hapësirës, një pjesë e madhe e banorëve të planetit nxituan të shpjegonin se si asgjë nga ato që shkruheshin apo shfaqeshin në video nuk ishin të vërteta. Teoritë konspirative u përhapën, si gjithmonë, në mënyrë mjaft demokratike, thuajse në çdo gjuhë të njerëzimit, nga ato më të përhapurat, deri tek ato më të rrallat dhe më pak të folurat, përfshirë këtu edhe shqipen.
Ndonëse nuk shquhemi për ndonjë ndikim ndaj agjencive hapësinore amerikane, mund të themi se patëm edhe ne “arritjen” tonë në këtë mision, pasi detyruam NASA-n të na përgjigjej në hapësirën e komenteve të një prej fotografive të publikuara.
Fotografia në fjalë është ajo e Tokës, parë nga ana e largët e Hënës, poshtë së cilës një komentues shkruante: “Pse nuk duken yjet? Dyshoj se kjo foto është krijuar nga inteligjenca artificiale,” duke e detyruar NASA-n të zbresë për pak çaste nga hapësira… në seksionin e komenteve.

Tani, NASA është një agjenci hapësinore me një buxhet prej afro 25 miliardë dollarësh dhe rreth 18 mijë punonjës. Gjatë gjashtë dekadave, ajo ka dërguar njeriun në Hënë, ka nisur misione eksploruese në kufijtë e sistemit tonë diellor dhe ka arritur të vështrojë pas në kohë deri në disa qindra miliona vite pas Big Bang-ut. E megjithatë, ja ku e gjen veten në komentet e Facebook-ut, duke i kthyer përgjigje një shqiptari që dyshon jo vetëm udhëtimin, por edhe vetë ekzistencën e Hënës, sepse… nuk duken yjet në foto.
Komentuesi, si shumë të tjerë si ai nëpër botë, e ka më të lehtë të besojë në një konspiracion të ndërlikuar global sesa të kujtojë një fakt elementar: yjet nuk duken në fotografi kur pranë ndodhet një objekt më i madh dhe më i ndritshëm, edhe kur ai objekt, si Hëna, nuk ndriçon vetë, por thjesht pasqyron dritën e dikujt tjetër. Drejtoje aparatin nga ajo dhe yjet “zhduken”. Drejtoje nga një llambë dhe muri pas saj "humbet". Kaq mjafton. Kërkon më pak mund të kuptosh këtë sesa të ndërtosh një teori të tërë konspirative. Problemi është se, edhe kur marrin përgjigje, kjo jo vetëm nuk i qetëson, por i bind edhe më tepër se diçka po u fshihet.
Është joshëse t’ia atribuosh këtë fenomen dështimit të institucioneve, arsimit dhe medias. Është mënyra më e lehtë që ne - ata që nuk dyshojmë në gjëra të tilla si ekzistenca e Hënës - të ndihemi pak më mirë, duke besuar se budallallëku është thjesht mungesë informacioni. Por ndoshta nuk është kaq e thjeshtë. Sepse, në siç po e shohim, sa më shumë informacion qarkullon, aq më shumë rritet edhe gatishmëria për të besuar në teori konspirative.
Ndoshta problemi është më i thellë. Ndoshta nuk jemi domosdoshmërisht një specie inteligjente siç na pëlqen të mendojm. Mund të jemi një specie e zgjuar, po kjo është diçka tjetër. Ne jemi mjaftueshëm të zgjuar për të ndërtuar raketa dhe, brenda të njëjtit cikël lajmesh, për të nisur tri apo katër luftëra njëkohësisht për territore që pas një apo dy shekujsh nuk do të kenë asnjë rëndësi. Mjaftueshëm të zgjuar për të krijuar sisteme ekonomike që prodhojnë pasuri në nivele të paimagjinueshme, ndërsa njëkohësisht lejojmë që fëmijët të vdesin nga sëmundje të parandalueshme. Dhe, në të njëjtën kohë, të debatojmë në prime time nëse Hëna ekziston apo jo.
Ndaj, ndoshta arritja më e madhe e “Artemis II” nuk ishte fakti që na çoi më pranë Hënës, por se na solli më pranë një të vërtete më të pakëndshme për veten: faktit se jemi një specie ku disa individë ende të aftë bëjnë bashkë matematikën me realitetin arrijnë, herë pas here, të shkojnë shumë larg… por kjo nuk do të thotë se njerëzimi përparon si një i tërë. Progresi nuk na përket ne të gjithëve. Ai prodhohet nga shkencëtarë, inxhinierë dhe mendimtarë, ndërsa ne të tjerët jo vetëm nuk ecim në një hap me ta, por në shumicën e rasteve mbetemi të paaftë të kuptojmë edhe të vërtetat më elementare.
Me këtë përgjigje apo sqarim e ke “menderosur” fare, e ke lënë pikpyetjen të hapur.
O Mero , po nuk na e lidhe pak kete editorial me ceshtjet aktuale te Saliut dhe Lalit.....Me siguri ne Hene do jene zbuluar prova te reja qe provojne pafajesine e Lalit !!!!!!! Te lutem informohu dhe na i bej publike !!!!!............sepse eshte bere e ditur tashme qe kete mision e financoi Lali per te mbledhur prova te reja ne ceshtjet e tij te nxehta !!!!!!
I mirëpaguari Dire Straits../;;'//..;;'' nga i pashkolluari Olsi Dado, me mision për të nxjerrë diarrenë psiqike edhe sikur editoriali të jetë për Japoninë
O Dile Straits! Kyt editorial shkencor popullor e ka shkrujte Bjorn Runa. Shif fjalin e fundit te ketij shkrimi dhe ndoshta perputhesh! Nese po, atehere pa nne pa dy thuaj vehtes je budalla dhe sapo ta kuptosh dhe ndjeshe kete ndjesi, ti behesh automatikishte I zgjuar.
Ha Ha Ha ... sa me pelqen te komentoj ketu tek Tema !!! shumica e komentuesve jane debila dhe idiote , qe nuk kuptojne asgje , thjesht marrin kuptimin e pare te fjalive te komentit dhe hidhen ne kundersulm......sa argetuese qe eshte !!!!
DileStraits! Qenka I "thelle! Pasi ka ngaterrue Kekun me byrekun! tash don me dal si I mencure! Dilo ta thashe keshillen: po kuptove we je budalla ne ate momente automatikishte behesh I zgjuar! Leri pordhet Dilo! Reflekto! Behu I zgjuar!
Dajër strejt ,ta them un ty , ta boj mollaqen ma t zez se kpuca,po pooo po,or budalla ,hehe.
Ha Ha Ha , ja foli debili i pare , po se cfare thote nuk e kuptoj....me siguri do jete Qim Peka !!!
Një shkrim që na mëson një të vërtetë të madhe. Shumë nga ne jemi analfabetë funksionalë, dimë të lexojmë e shkruajmë, por dyshojmë në gjithshka informacion që marrim. Analizë e saktë.
Bravo
Or shpellarë të pdk, ldk, aak serboruse që kurrë asnjëherë nuk evoluat në transformim të demokracisë, ngase jeni të Mallkuar nga Gjaku i Rënë dhe Dëshmorët. Nuk mashtroni dotë qytetarët e Kosovës me mashtrimet e juaja millosheviqiste kinse një partie kur qytetarët e Kosovës e dinë shumë mirë se është aleancë e katër partive VV-GUXO-ALTERNATIVËN-DEMOKRISTIANËT. Fitorja e mbi 51% në çdo shtetë të botës demokratike quhet REFERENDUM. Kur një popull shprehet në REFERENDUM për një ndryshim rrënjësorë të klasës politike të çerek shekullit të kaluar atëherë ata/ato që i duan të mirën vendit dhe popullit e akceptojnë dhe bashkëpunojnë me popullin dhe të zgjedhurit e tyre dhe jo të tentojnë që humbjen e tyre të e kushtëzojnë me ndonjë fitore që nuk është vullnet dhe dëshirë e popullit. E aqë më barbarishtë është kur fillon të shtyhesh me inatë me popullin duke bllokuar, bojkotuar apo shantazhuar vullnetin e tyre. Meloni një kryeministre e Italisë më të madhe se ju, më të avancuar se ju, me demokraci më të vjetër se ju...., humbi në REFERENDUM me 54% dhe e akceptoi humbjen. Nuk akuzoi dhe nuk kushtëzoi Kushtetuesen Italiane si ju, që të u thoshte Kushtetueses se ka 46% dhe duhet të zgjedhë ajo cilat ligje dëshiron të i ndryshojë dhe cilat ligje jo! Rrespektoni vullnetin e popullit shumicë e dalshi fare dalshi.
po flasim per Henen !!!!!
Sakte. Budallalleku krijon show. Mediokriteti i medias e ushqen per çdo dite...
“Two things are infinite: the universe and human stupidity; and I’m not sure about the universe.” . Ose dy gjera jane te pafundme: universi dhe budallaleku/injoranca njerzore; dhe nuk jam i sigurte per universin, ka thene Ainshtanji
????
Apologjia "shkencore" e Runës për Editorial? Ky është qëllimi i editorialeve?!?! Do filloj të mos e lexoj më gazetën TEMA!
Shqip dhe troç qe nga viti 1991 shqiptaret nuk i tregoi interes shkolles .Ardhja e demokracise ( i thençin ) e la popullin injorant se mesuesit do ti kalonin te gjithe edhe ata qe nuk dinin te shkruanin as emrin e tyre .Po te ishte popull i zgjuar nuk do te shkateronte gjithçka ne vend .Fale saliut u paisen te gjithe me diploma te blera , pedagoget u bene milionere duke dhene provimet me leke , ra interesi i sholles .Prandaj mos tju duket çudi qe dine vetem te akuzojne , matematiken e qavi luli deputeti 7×7 = 42 e çfar pret nga nje popull qe di te vjedhi , te shaje , te mos punoj .Popull injorant por jo te gjithe vitet 1991deri 2016 mbizoteron injoranca ne keto breza .
E ka thene sakte para 100 vitesj Ajnshtaini ,,,,,,,,I pa fund eshte numeri budallejve ne toke
Luzat! Ka nje studim te shkenctari Italian. 5 ligjet e budallallikut njerezor. Hape ne internet dhe lexoje! Do mesosh dicka! Psh qe budallenjte jane specia me rrezikshme ne bote!
Lloj lloj fshataresh injorante mohojne arritjet e shkences dhe besojne ca injorante si CAKO e si e ka ai i gjithdituri qe e thrasin tv per te folur carlliqe.... Njerez injorante qe jane 500 vjete mbrapa dhe harrojne se galileu e koperniku u sakrifikuan nga feja e atehershme qe nuk e pranonte teorine e tyre.... Kurse sote edhe feja i pranon,por njerez qe ruajne dhite dalin me te ditur se shkencetaret
Me siguri që komentusi është Alfred Çako sepse ai thotë që toka është e sheshtë...
11 FAKTE PSE TOKA ËSHTË SFERIKE._____________________ 1. Anijet që “zhduken” nga poshtë në horizont – Ky fenomen është vërejtur që në lashtësi. Në një Tokë të sheshtë, anija do të bëhej vetëm më e vogël, por nuk do të zhdukej pjesë-pjesë. 2. Hijet dhe eksperimenti i Eratostenit (shek. III p.e.s.) – Ai mati ndryshimin e këndit të hijes në dy qytete dhe, me trigonometrinë e thjeshtë, llogariti rrethin e Tokës me saktësi mahnitëse për kohën. Ky rezultat është i pamundur në një plan të sheshtë. 3. Hija e Tokës në Hënë gjatë eklipsit – Pavarësisht drejtimit nga vjen drita e Diellit, hija është gjithmonë rrethore, që do të ndodhte vetëm nëse Toka është sferike. 4. Rrugët ajrore (“great circle routes”) – Rrugët ajrore midis qyteteve (p.sh. Londër–Los Anxhelos) janë më të shkurtra përmes një harku që ndjek sipërfaqen e një sfere, jo të një plani. 5. Pamjet nga satelitët dhe hapësira – Këto janë të shumta, të pavarura dhe të verifikueshme nga qindra agjenci, kompani dhe misione hapësinore. Të gjitha tregojnë të njëjtën gjë: Tokë sferike blu. 6. Graviteti – Forca e gravitetit gjithmonë tërheq drejt qendrës së masës, gjë që shpjegon pse Toka merr formë afërsisht sferike. Në një Tokë të sheshtë, drejtimi i tërheqjes do të ndryshonte në mënyrë absurde me distancën nga qendra. 7. Ndryshimi i yjeve sipas hemisferës – Nga veriu shihet Polarisi, por jo nga jugu; nga jugu shihet Ylli i Jugut, por jo nga veriu. Kjo është e mundur vetëm në një sipërfaqe të lakuar. 8. Satelitët në orbitë – Orbita është një ekuilibër midis gravitetit dhe shpejtësisë; funksionon vetëm rreth një trupi sferik. Në një Tokë të sheshtë, një satelit do të binte menjëherë poshtë. 9. Rrumbullakimi i horizontit – Në lartësi të mëdha (balona stratosferike, avionë komercialë, Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar), horizonti shihet qartë i lakuar dhe kufizohet nga forma sferike e Tokës. 10. Koha e lindjes dhe perëndimit të Diellit – Nëse Toka do të ishte e sheshtë, Dielli do të shihej nga e gjithë sipërfaqja në të njëjtën kohë. Fakti që ka zona dite dhe nate tregon rrotullimin e një sfere. 11. Fakti që bora nuk shkrin në male është një dëshmi e drejtpërdrejtë që Dielli nuk është afër, por shumë larg, në një sistem ku rrezet e tij bien paralelisht mbi një Tokë të rrumbullakët.______ Në thelb, të gjitha provat empirike, eksperimentale dhe teknologjike të kohëve moderne përputhen vetëm me një Tokë sferike. Nuk ekziston asnjë model i Tokës së sheshtë që t’i shpjegojë këto fakte në mënyrë koherente pa kundërshtuar ligjet e fizikës, astronomisë dhe gjeometrisë. _____________________________________ Në fakt problemi është te edukimi, arsimi dhe media. Por në këtë rast, duke qënë se brezi i ri rri tërë kohës në internet dhe para televizorit, faji kryesor mbetet te media. Sepse në 35 vite demokraci hibride, klasa politike e ka shkatërruar arsimin, dhe diploma nuk ka më vlerë, as një vend pune në zanat nuk gjen dot se ato janë për militantët, miqtë e pushtetit, ryshfetxhinjtë, dhe kurvat. Marrim një shembull: Top channel. Te emisioni rrethi në katror gjen Alfred Cakon si analist, konspiracionist. Në gjithë homarllqet që tregon, një nga këto është edhe toka e sheshtë. Injorancë totale. Madje thotë edhe që dielli është i ftohtë. TOPi është media me licencë kombëtare. Si mumd të lejojë një ptogarm të tillë gomarlllqesh? Dakord që ata e kanë gëmjeshtrën që në emrin emsionit (pra 0 në katror=0=gënjeshtër). E njljta gjë për Big Brother që ëahtë emision me bullizime, dhumë verbale, sharje, ofendime, dhe në prime time. E gjutha kjo vetëm për klikime dhe para. Me këto lloj progrmesh ca mesazhi jep? Që injoranca dhe dhuna vlerësohen? Që dija s'ka vlerë? Po që opinioniste është Monika Kryemadhi? Një skandal ky fakt! Si mund të dalë Monika të japë mend e të vlerësojë të tjerët kur është e akuzuar nga Spaku bashkë me Metën për akuza penale? Pra kemi një degradim të medias, përçimit dhe filtrimit të informacionit dhe së vërtetës. Pra është një kastë e tërë politko-mediatike që ka shkatërruar arsimin, dhe ka militantizuar, korruptuar dhe debilizuar median. Bëhen personazhe mediatike mend dhënëse ca idiote analfabete funksionale që dimë vetëm të nxjerrin shalët dhe gjoksin në pah në TV , ndërkohë që skanë as bukuri natyrale, por janë të bëra me silikon e botoks.
Je lodhur kot more ARSIM me nje fshatar idiot si ALFRED CAKO qe ka ngel ne kohen e inkuizicionit,dhe me big brother emision surrugato per shtresen me injorante te shoqerise dhe shiko keta me poshte,sa te preokupuar jane se kush do fitoje se si diskuton HAJDARI apo hajdutja MONIKA qe topqenefi e promovon dhe e mbron nga spak
Saktë dhe brilante.
Shpallet injoranti Muteo finalisti i dytë me mbështetjen e opinionistit më palaco në të gjithë historinë e bigbrothers Arbër Hajdari. Qëndrimi i këtij fundërrine ka qenë mbështet tarallakun Muteo e sulmo Mirin. Bravo zoti Hajdar!
Finalisti i tretë i bigbrother shpallet Miri. Tronditet Arbër Hajdari !!!!!!
Ky bigbrother do të mbahet mend për qëndrimin prej rrugaci të Arbër Hajdarit i cili sulmoi pa mëshirë Mirin nga prime i parë papushim dhe mbronte pandërprerë tarallakun Muteo.
O Arbër Hajdari në këtë bigbradhër ke qenë një koqe kandari.
Prokuroria duhet të hetojë atë që po qarkullon nëpër kafenetë e Tiranës që familja e Mateo Borrit ka korruptuar Arbër Hajdarin kundrejt një shume të madhe parash për të mbrojtur Mateon.
Z. Mero je futur në nje fushë që se njeh. Je i shkelqyer ne komentimin e ceshtjeve politike apo shoqerore, "mos e hap këtë derë o trim" Së pari, komentuesi nuk Ka mohuar egzistencën e Hënës, por Ka thënë, nuk shihen yjet. Per këtë udhetim akoma nuk Ka prova që mund të mohohet, por për ato te viteve 60-70 ???? me atë teknollogji që jà kalon edhe një celular 90€, shkuan në Hënë, dhe me një modul i mbeshtjellë me letër varaku, u ulën në Hënë. Me nje ombrellë e kthyer mbrapsht moduli komunikonte me zyrën e presidentit me një telefon fiks. Një genjeshtër e dobët për tu besuar. Kur Ka gënjyer atëhere vihet ne pikepyetje edhe kjo e sotmja, me gjithëse teknollogjia mund ta perballonte këtë udhetim.
Me ty o marinar edhe anija nuk lundron ne det,as avionet nuk fluturojne,me njerez si puna juaj shkenca do kishte ngelur te koha primitive
Këtyre skeptikëve, këtyre "mosbesimtarëve" të shkencës duhet shtruar disa (kundër)pyetje të thjeshta: E kuptoni si "punon" celulari, si punon televizioni, si punon aeroplani, si punon bomba atomike, si punon kompjuteri dhe interneti, si punon Inteligjenca Artificiale? Shumica nuk kanë haberë por e shfrytëzojnë dhe e shofin se ekzistojnë dhe "punojnë". Prandaj, rrini të qetë, shkenca (h)ecë para!
Eshte intersant se injorantet(shumica absolute e njerezise) kane gjithmone pikepyetje per faktet e pamohueshme, por kurre nuk kane pikepyetje per punet e Zotit(shokut imagjinar). Nje proverb thote mos u merr me derrat se te zhgeryejne ne lluc. Ata injorantet jane gjithmone fitues ne "argumentat" e tyre. E vertete eshte se vetem nje pakice e paperfilshme ose me sakte vetem disa kokrra ne historine mijera vjecare te njerezimit kane dhene kontribute te pacmuara per zhvillimin e deritanishem. Pershendes autorin e shkrimit.
Le te shpresojme qe elitat Hungareze kane nxjere mesim nga arsyet pse Orban erdhi ne fuqi dhe korogjojne arsyet qe detyroj populli n te votoj per Orban Azgje nuk eshte e rastesishme Orban erdhi ne fuqi se elita Hingareze e bojkoj popullin per interest globaliste. Ata genjyen dhe injoruan popullin Populli votoj Orban ne shenje proteste ndaj tyre Le te shoresojme zgjedhjet jane vertet vullnet i popullit se populli kurre nuk gabon Ata qe mendojne ndryshe per popullin jo vetem num duan dekracine si sistem i popullit per te drejtuar por dhe njerez qe kane vulosur fatin e tyre nen dhunen e popu Njesoj edhe ne Amerike
Autori e ka kapur problemin nga bishti. Konspiracionistet ekzistojne, por fakti qe bertasin neper rrjete, nuk i ben ata shumice. Nuk eshte problem nese dikush nuk beson. Sadoqe te jete numri i tyre, rreth Diellit rrotullohemi gjithsesi. Shkenca asnjehere nuk eshte ndjere ne siklet per kete. Edhe dheniet e pergjigjeve ne komente, NASA nuk i ben aspak nga sikleti. Prandaj ky kori i mosbesuesve, pavaresisht sa i madh behet, nuk eshte asgje. Absolutisht nuk ka asnje fuqi qe te bllokoje ecjen perpara te shkences. Ajo qe u pa realisht ne Toke, teksa Artemis II po na tregonte permes fotosh brishtesine e planetit tone ne Hapsire, ishte sesi njerez potent dhe fuqiplote kercenonin se do te zhduknin nje qyteterim te tere... Teksa po rrit buxhetin e luftes, ky superpotenti tokesor po shkurton buxhetin per NASA-n. Dhe ky po qe eshte problem real per ecjen perpara te shkences. U derguan njerez ne Hapsire, dhe nuk i dhane misionit hapsirat e merituara ketu ne Toke. Dhe cfare eshte me kryesorja: nga Hapsira po flisnin per boten e bukur pa kufij, pa dallime, ketu ne Toke u fol per lufte, bllokada, shkaterrime. Kjo ishte ajo cfare u pa nga ditet e Artemis II.