Ka një debat jashtë çdo logjike lidhur me atë që quhet pastrim parash në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, duke e shpjeguar atë jo me ndonjë mekanizëm konkret se si bëhet, por me çmimet e rritura të banesave në treg.
Në parim, që të pastrosh para në një biznes, duhet të kesh një mekanizëm që të investosh para të padeklaruara dhe të marrësh një produkt të formalizuar shtrenjtë, me qëllim që të kesh para të pastra nga shitja e mundshme e tij.
Qeveria shqiptare vit pas viti, që nga koha e PD, ka qenë e kompleksuar nga akuzat për pastrim parash në Shqipëri, madje edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe vetëm ka ashpërsuar ligjet dhe mekanizmat kundër përdorimit të parave cash në ekonomi. Ne sot mund të jemi nga vendet e pakta në Evropë që e kemi aq të formalizuar procesin e ndërtimit, fjala bie, sa i vetmi zë ku mund të bëhet një farë spekulimi është diferenca mes pagave reale dhe atyre formale. Por ai nuk është pastrim parash. Se nga ai proces thjesht ti nuk shton dot shpenzimet e tua, pra humbet më shumë se sa fiton.
Gjithë proceset e tjera në ndërtim janë tërësisht formale, që nga blerja e betonit, hekurit, instalimeve etj., të cilat janë të detyrueshme të bëhen me llogari bankare, pasi nuk kolaudohet objekti.
Pra një ndërtues ka realisht asnjë mundësi të financojë një ndërtim me para cash. Ai thjesht mund të deklarojë rroga më të ulëta se sa janë realisht, duke përdorur pagën minimale si kufi, por kjo mund të prodhojë evazion të lehtë fiskal, por jo pastrim parash. Madje kjo i heq mundësinë investitorit të rrisë shpenzimet që të ngushtojë normën e taksimit në shitje.
Pak a shumë ky është i gjithë procesi i “kriminalizuar” i ndërtimit, për të cilin gjithë populli shqiptar, për shkak edhe të retorikës së opozitës, e përfytyron si një lumë i madh që kalon poshtë pallateve, pastron paratë e ndërtuesit dhe ikën diku derdhet në det.
Gjithë këta akuzues popullorë të ndërtuesve kapen me çmimet e larta në treg të banesave dhe arsyetojnë se kjo vjen ngaqë ndërtuesit duhet të pastrojnë para. Siç e shpjegova, qeveria jonë e ka formalizuar aq shumë procesin e ndërtimit sa edhe gozhda nuk blihet dot cash. Në fund të ndërtimit, banesa ka një vlerë që bazohet mbi koston e ndërtimit të saj dhe diferenca mes saj dhe shitjes tatohet.
Ndërkohë që taksat e ndërtimit në Shqipëri janë një masakër e vërtetë, pasi mes të tjerash janë edhe paraprake. Një ndërtues nga këta të mëdhenjtë që ndërtojnë komplekse duhet të paguajë nga 4 deri në 7 milion euro taksa paraprakisht. Një ndërtues që i gjen kaq lekë në bankë paraprakisht është hero. Mendo që pas kësaj atij i duhen para të tjera po formale për të ndërtuar. Pra pasi ndërtuesi mbytet me taksa, të cilat nuk t’i merr njeri në para cash por me para banke, dhe pasi duhet të ndërtojë çdo gjë me para të deklaruara, i thonë ti pastron para se i shet shtrenjt.
Edhe ky është një mit tjetër. Banesat në Shqipëri kanë qenë më lirë kur ndërtohej në mënyrë informale, pra kanë qenë lirë kur, nëse flasim me gjuhën e sotme, “pastroheshin para”, pasi mund të ndërtoje cash. Kur ti ke një produkt të investuar të gjithin me para banke, çdo shitje nuk është pastrim parash por fitim i tatuar. Pastrim parash është ta ndërtosh një objekt me lekë të padeklaruara dhe ta shesësh shtrenjt, jo të paguash paraprakisht miliona euro taksa, të ndërtosh dhe me para të kontrolluara nga bankat.
Çmimi i banesave është rritur nga rritja e kostove të ndërtimit, nga cilësia e lartë e ndërtimit që natyrisht ka kosto të tjera dhe mes të tjerash edhe nga kërkesa e tregut. Në tregun shqiptar ka hyrë blerësi i huaj në zonat bregdetare, ka hyrë blerësi i diasporës në qendrat urbane dhe blerësi i Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë si në qytet ashtu dhe në bregdet. Dhe natyrisht ka një ofertë më të shtrenjtë, por shumë herë më të ulët se vendet tona fqinje bregdetare.
Miti tjetër është se çiftet shqiptare nuk blejnë dot shtëpi. Është e vërtetë që nuk është aq e lehtë të blesh një banesë, por askund në botë nuk është. Shqipëria është vendi i parë në Evropë ku qytetarët zotërojnë një banesë. Kam idenë se jemi mbi 85 për qind e popullsisë që kemi një banesë tonën, nga 30 apo 40 për qind që janë vendet evropiane.
Dhe së fundmi, ndërtimi po tërheq pas disa degë të rëndësishme të ekonomisë dhe po mban në këmbë ekonominë shqiptare duke ruajtur dhe ritmin e rritjes së turizmit. Shqipëria po merr në rrugë formale rreth 5 miliard euro në vit nga turizmi dhe besoj dhe nja 3 të tjera të padeklaruara që shkojnë direkt pa taksa në xhepat e qytetarëve që japin shtëpi me qira apo ofrojnë shërbime turistike ambulante. Shqipëria ka një plan investimi vjetor që, nëse e llogarit nga lejet e dhëna, kërkon rreth 10 miliard euro në vit investime në ndërtim.
100 për 100 e ndërtuesve shqiptarë janë klientë të bankave dhe kreditë e tyre janë të verifikueshme. Edhe pse është për të qeshur kjo legjendë e pastrimit të parave në ndërtim, që nënkupton botën e drogës, duhet të themi se ata mund të jenë vetëm blerës të formalizuar në tregun e ndërtimit në Shqipëri dhe kjo në Shqipëri është gati e pamundur të futësh në bankë para cash.
Të tjerë thonë që pastrohen paratë e korrupsionit. Dhe kjo është edhe më banale. Shqipëria ka rreth 1 miliard investime të prokuruara në vit dhe ato në fund të vitit dështojnë. Nuk e di sa përfytroni taksën e korrupsionit në këto investime, por nëse do ta vëmë 10 për qind i bie 100 milion euro, nëse i vëmë 20 i bie 200 milion euro, por edhe nëse doni të çmendeni e të thoni që shteti i vjedh të 1 miliard eurot, prapë janë shumë më pak se 10 miliard euro që japin bankat për investime në vit.
Prandaj, derisa lodheni të gjeni pastrues parash në ndërtim, bëjini presion qeverisë të lehtësojë procedurat për mijëra emigrantë shqiptarë që dërgojnë para në atdhe, disa me bankë e disa cash, të mos t’i arrestojnë në aeroporte ato nënat plaka me nga 10 mijë euro që ua japin djemtue në perëndim, e t’ua sekuestrojnë, se ata janë fiks ata që duan të blejnë ndonjë shtëpi për vete apo djalin këtu. Po qe se mbeten të pastrojnë ata ato 10 mijë euro, dakord jam t’i pastrojmë, se të emigrantëve shqiptarë janë.
E kundërta është e vërtetë në Shqipëri dhe nuk është për t’u lavdëruar. Qeveria ua ka bërë të pamundur qytetarëve të thjeshtë që duan të blejnë një shtëpi me kursimet e tyre dhe ndihma të familjarëve jashtë shtetit që të paguajnë shumën nëse nuk u vjen me bankë dhe nëse nuk bëjnë dhjetëra kontrata borxhi me ta. Pasi ua ka marrë frymën ndërtuesve me taksa dhe dhjetëra agjenci kontrolli që janë të gjithë hajdutë gjobaxhinj, që duan edhe para cash, tani duhet të keqëpërdoren edhe si pastrues parash, që në fakt as kanë të kujt t’i pastrojnë dhe as kanë si t’i pastrojnë.
Sa për çmimet e banesave, ato nuk ulen nga ligjet e tregut, por nga politikat sociale të qeverisë. Qeveria u merr taksa ndërtuesve aq shumë sa nuk e meritojnë. Me ato taksa le të hyjë në treg si blerëse apartamentesh dhe të krijojë politika sociale për qytetarët.
Gati 10 per qind e taksave shkon ne xhepa te qeverise pertej tatimit mbi fitimin. Në gjithë botën strehimin e zgjidhin politikat qeveritare, nuk e zgjidhin ndërtuesit. Ndërtuesit ndërtojnë për të shitur, jo për bamirësi. Qeveria që u merr taksat le të mendojë për qytetarët. Paratë ndërtuesve në emër të qytetarëve ua merr
O Mero, po ne ty të kemi lexuar kur shkruan se Zeni dhe shokët e tij po pastrojnë paratë e pista në ndërtim kullash, rezortesh, dhe me atë fabrikën që po bën në Gërdec.
haaa fiks. Pastaj cfare eshte kjo cudia qe thote: cmimet e banesave ne Shqiperi jane shumë herë më të ulët se vendet tona fqinje bregdetare???? . O Mero djali me ato leket qe ke marre per kete shkrim nga cilido ndertues, hypja avionit e shko pyet ne Itali sa shiten apartamentet ne qytezat bregdetare. Pastaj hajde po ta mban bytha pergenjeshtroje me oferta konkrete.
Faleminderit Palloshit per te gjitha lejet qe me ka dhene , me jep dhe do me jape !!!!
Hahahah
Mos e lexoni me Temen!!!
Keco! Ti thua si ne kohe te Enverit per librat apo literature te ndaluar! Me kyt I ke bo nder Temes dhe Meros. Me shume kane per ta lexue! Ishalla tip Iehte dhe jo ndonje partie.
Z. Mero, kur ekonomia shqiptare eshte aq e forte sa te investoje ne ndertime me shume se te gjitha vendet e Europēs, perse shqiptaret jane te varfer dhe largohen pērditē ???
Te varfer ka ne gjithe Evropen apo ne Amerike. Po ashtu ka edhe qe largohen.. Gjermanet ne Zvicer, greket e italianet ne Gjermani, anglezet ne australi dhe evrope. Njerezit largohen e kthehen sipas deshires. Ti nga shkruan qe nuk sheh te varfer apo njerez qe nuk largohen?
Sado para te pastroje Zeni dhe te ngjashmit e tij, jane pjese e paperfillshme e gjithe ekonomise. Une per vete kam vite qe jam bindur qe pastrimi i parave te pista eshte nje realitet i tejfryre ne Shqiperi..................Arsyet pse bumi i ndertimit vazhdon jane: Invetimet e emigranteve, shtetasve te huaj, bizneseve per zyra, parate informale (jo kriminale) dhe deshira e shfrenuar e shqiptareve per te patur prona edhe kur nuk ben shume sens ekonomik.......... Parate e pista dhe leket e korrupsionit jane pjese e kazanit qe vlon por jo faktori kryesor
e sakte mero, nuk ke cfar i shton e cfare i heq, po kujt ja thua djalit te fahriut
Pse ne akuzoni. Une mbeshtet Meron.
Po pse kur ndërtonte Saliu ishin lekët e pista te Zenit o poshte komunizmi biri i partise nënë.
Pra çunat e Londres i kane leke te pastra? Po mire pse si mbajne ne Londer atehere. Mjerua eshte ne hall. Kumanari po ben te duket budall pervecse legen.
O mero shqiptaret jane me shtepi por shumica i ka nga ato te enverit o mero
Ne gjithe Evropen pastrohen para ne ndertim. Nuk ka asgje te re. Thjesht ne shqiperi e kane bere me trashe me perpara ( koha e arte e Rezart Taçit qe pastronte parate e Saliut) ndersa sot eshte bere si ne Evrope, ku parate pastrohen ndermjet kostove te ndertimit dhe ato qe quhen "expenses" ndermjet bankave te huaja ( gjermane, austriake, italiane) dhe kompanive me addres ne ishuj. Idiotet e politikes, shumica me firma ndertimi direkt ose indirekt jane ata qe jane ne krye te kesaj skeme. Por eshte e vertet qe ndertimi e ka te limituar pastrimin e parave sado te mundohet, lavatricet me te medha jane mediat, turizmi dhe kompanit me adresa anonime ne ishuj. Me pak fjale si ne Evrope. Duhet me kap standartet e Evropes! Nese ka idiot te diaspores apo te huaj (dyshoj per ket) qe kane para te blejne apartamente me cmime si ne Barcelon apo Londer e Paris eshte zgjedhja e tyre. Cmimet i ngre e i ul tregu, jo qeveria me politika sociale. Eshte budallek ta mendosh. Qeveria thjesht ndihmon ata qe nuk kane mundesi te hyjne ne treg dhe kete duhet te bej. Politika sociale si pershembull bonus qiraje apo shtepi falas per te pastreh nuk bejne asgje per te ul cmimet.
Parate e Shqiptareve jane me te pastrat ne bote. Pyetje. Ku i gjen ndettuesi pare te ndertoj? Kredite banakre per ndertim jane shume te vogla ne krahasim me totalin e kredive. Ndertimi ze pjesen kryesore te ekonomise Shqiptare. Nga vijen parate? Ndertuesit nuk kane aq kapital, sa te prese deri sa te perfundoj ndertimi e pastaj ta shese. Godinat jane bosh. Shikoni Tiranen naten sa drita te ndezura kane ndertesat ( Aq sa ka hoteli tek stadiumi i futbollit). Nga vijne parate? Nga vijne parate.? Nga vijne parate? Para se te na thuash se parate e Shqiptareve jane me te pastra nebote.
Kur je fshatar pse dreqin komenton? Thua "kreditë bankare në ndërtim janë shumë të vogla në krahasim me totalin e kredive"!!! Ke ndonjë shifër zotrote???!!
- Në vitin 2024, kredia për sektorin e ndërtimit në Shqipëri arriti në 77.9 miliardë lekë - Banka e Shqiperise - Prodhimi i Brendshëm Bruto me çmime korrente për vitin 2024 është vlerësuar në rreth 2.5 trilionë lekë nga te cilar ndertimi ze 12% ( 2.5 trilionë lekë x 12% = 300 miliarde )- SIpas Bankes se Shqiperise Pra vetem 26% e ndertimit mbulohet me kredi Pjesa tjeter ( 74%) mbulohet me .....??????
Parate vijne nga bankat e huaja ne Tirane o Fshatare. Te gjitha kullat ndertohen me kredi bankare. Jane bosh kullat sepse jane me klering. Tani lexo dhe meso per kleringun e do kuptosh nese ke nje koqe ulliri tru se eshte njesoj si ne Bashkimin Evropian qe po na e fusin me deshire.
Bankat e huaja????? Qenkan cmendur te huajt qe japin kredi per ndertim ne Shqiper.....Une fshatar jam por kaq e di o ti qytetar i ardhur nga fshati qe kepucet i ke akoma me balten e fshatit tim.
Ata qe thone te kunderten e asaj qe shkruan Mero le te na faktojne mekanizmin e pastrimit te parave ne ndertim, ne te kundert te mos hane mut kot se ju ben dem
Ne ekonomine e BE cdo vit pastrohen rreth 800 miliarde euro. Keto jane te dhenat zyrtare te BE. Gjermani me 4 trilion euro e Franca me 3 trilion euro ose rreth 5% deri 10% e ekonomise se tyre jane parat qe pastrohen e qarkullojne. Kjo per BE sepse po te kalosh ne Britani apo edhe me keq ne Amerike jane tjeter nivel pastrimi parash.. Kuptohet jo te gjitha ne ndertim, por ndertimi lidh shume zinxhire te ekonomise dhe nuk eshte imune. Kjo meqe doje shifra apo fakte qe edhe Mero i di se nuk eshte idiot. Ne shqiperi nuk ka debat real se ku po futemi dhe si do mbijetojme ne klubin e Evropes, por degjojme Ramen e lexojme Meron qe ju ka ngel ora me 1991 " e dum shqiperine si gjithe evropa". Eshte pune moshe, pleqve ju esht shuar pishtari i demokracise qe e mbajten ndezur 35 vjet.
3 trilion është 10% e ekonomisë franceze ? Na jep pak kto të dhena
Edhe qiro Rama keshtu tha sot. Nderimi nuk pastron parate. Pasraj i telefonii Meros ta mbeshtete. Dhe Mero na jep te lexojme kete genjeshter te radhes. Stan me lepura!!!
Megjithate, raste te veçanta larje parash ne ndertim i pranoi edhe vete Rama. Dmth mund te lahen. Pra, nuk eshte krejt ashtu si thote Mero per te gjitha ndertimet. Ka edhe jashte ketyre rregullave qe na shpjegon Mero.
Ndoshta lepuri fle te bankat Santo!!!
Nje banke e huaj me Tirane deklaronte 100 milion euro fitim ne vit dhe mburrnin veten..kjo ne nje vende me 2.5 milion banore.
Kur eshte puna qe per ciftet e reja shqiptare me rroga, eshte e pamundur te kesh shtepi (ne nje vend qe 80% ka 1 shtepi) gruaqiret nxjerrin si shembull Europen qe "ja dhe europianet nuk kan shtepi te tyren). Po beji te ardhurat per fryme sa te Europes dhe le te rrime dhe ne ne shtepi me qera pastaj. Mburrje eshte qe po blejne te huajt prona ne Shqiperi??? Qeveria jone eshte qe tu siguroje prona te huajve apo shqiptareve? Edhe pas 35 vjet demokraci prape jemi nga me te varfrit ne Europe.
Niveli ekonomik i zhvillimit i cili len per te deshiruar,nuk e arsyeton bumin e ndertimeve.Te varfur por ne ndertime sikur eshte buxheti i shteteve te gjirit persik.Une mendoj se gjitha ato para ne qarkullim duhet te ishin orjentu ne zhvillim ekonomik,industrializimin e Shqipnis, e jo nje jete avantureske sot per neser.Bota ju ka lexuar qe moti,do te vie nje moment qe edhe per nje leke keni me raportu dhe dhane pergjegjesi,do tju kane ne llup,e dine sakte nga vine parat,zhvillone ekonomin,turizmi zhvillohet dhe avanson aq sa eshte shteti i zhvilluar dhe ka mirqenje.
parate e shqiptareve jane te pastra.Lahen ne lavatricen e Saliut dhe Edvinit.Varen per tu thare ne telat e qerosit
Keta kelyshat e komunizmit qe duan te han nga te dy krahet keta sahn lepirsit do ti denoj zoti se ai vonon po nuk harron
.ero, Nuk mund te thuhet kjo gje me siguri apsolute se nuk pasqyrohen parate me nderrim....! Dhe tjetra,nder shume gjera,cfare takes Ju merr shteti..,si eshte kjo takes dhe kur merret ! Mendoj se per taksa,ata paguajne shuma qesharake,. Dhe sic behet kudo ne bote../besoj/, taksa duhet te paguhet nga shitesi,Ndertuesi,our shet Malkin,pra objektin.! E shet me 2000 ero,..atehere paguaj taken per shumen qe e shet ....dhe fare thjeshte do shohim se cmimet e banesave,krahas elementeve te tjere, do te bien ! Nje mendim,..jo se nuk dihet!
Baze!Baze! Te ekspozosh ne gazeten tende, simbolin amerikan shqiponjen, te vrare nga shigjeta islamiste e ajetollahut,kjo tregon ,qe po beni vec propaganden i ISISI-t .Nuk besojme te kesh mbriritur, ne kete derexhe, shume shume ti vazhdon te kesh nostalgji, per komunizmin.Vec ta kane marre gazeten nga brenda, islamistet laramane te ketij vilajeti.
Dielli nuk mbulohet dot me shoshë. Cunami i pareve të kokainës po fshin çdo gjë
Po qe blerjet benen me leke ne dore te pa deklaruara asgjekundi o Mero hajduti nuk jane pastrim paresh. Bjerini atij vendi dhe populli se ka mbajtur dhe mban. Largohuni ju te ndershmit dhe lini Meron dhe gjatoshin edhe shpurren e tyre te hajdutosin sa me shume
Mos na jep mend atje ku nuk te takon. Jo per faktin se behet apo nuk behet pastgrim parash ne ndertim, por bota e ka shume here me teper te formalizuar sektorin e ndertimit dhe megjithate metodat e sofistikuara sa vijne e behen me ekstravagande dhe me te pershtatshme per te pastruar miliardat. Pra dhe bota perpiqet qe te luftoje kete e se ka fjetur mendjen. Keshtu qe mos u lodh shume me keto se na heq oreksin. Kur do ti shkruan kryevepra ne editoriale e jo brockulla te tilla..
Sot pastrimi i parave është sofistikuar,sepse në treg janë hedhur kriptovalutat të cilat u japin mundësi parave të zeza që nëpërmjet këtyre platformave digitale të realizohet edhe investimi i tyre në industrinë e ndërtimit o njerëz.Edhe ndërtuesit shqiptar e kanë nuhatur këtë lloj biznesi dhe e praktikojnë fare thjesht nëpërmjet bankave.Deri diku Merua ka të drejtë për ç’ka thotë,por nuk ka llogaritur ato që thashë më sipër.Megjithatë unë njoh ndërtues të ndershëm që për të bër një ndërtim investojnë nga paratë e veta,por ka edhe nga ata pelivanë që janë të lidhur me politikën që dijnë se si të manovrojnë për të futur paranë e zezë në qarkullim.Por dua të theksoj se futja e parasë kesh në ndërtim është kufizuar shumë.
Kurt ke mbaruar ekonomikun e xenit dhe likes o mero???!!! Ketu nuk punohet o mero, ketu vetem vidhet o mero, nuk prodhohet asgje o mero , nuk eshte ekonomia vetem ndertimi informal o mero, kush do ti bleje me keto paga o mero???!!! Ky eshte shtet hajnash, kriminelesh, taksash, piratesh,prandaj ikin shqiptaret o mero,Ky eshte shtet per salen,edin,xenin,mulin,veliajn,liken dhe shume politiqeneve e mediave te ndyra dhe mashtruese ,jo per popullin fukara qe mezi ha buke e gjize dhe nuke blen dot as uje por perdor ujin e qelbur te hajdutit te bashkise qe mos dalte kurre qe andej.Ne beton, ne plehra,ne ajer te ndotur, pa uje te pishem, pa asnji regull trafiku, me cmime maramendese ky eshte realiteti o mero, qe duhet pranuar.Mos tregojme perallat e edit, ne Europe nuke shkojme as per 30 vet me keto kushte ,vetem po deshen te na shkaterojne me keq se jemi .Me aziatiket e keni siguruar pushtetin,pushta, se shqiptaret duan tju shohin te piqeni ne hell. Ndofta nje dite dhe Zoti keto do ta beje realitet per kedo qe zhvat fukarane. Nuke duhen vetem rruge ne Shqiperi, duhet prodhur qofte dhe nje cope sapuni qe te mund te te laje pa uje o mero!!!!!