Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

12 Prill 2026, 21:17Editorial Mero Baze

Hungaria po shkon drejt ndryshimit të pushtetit të Viktor Orbanit, kryeministrit më jetëgjatë të Hungarisë pas komunizmit, i cili i ktheu këto zgjedhje në një betejë ndërkombëtare kundër hungarezëve, duke i humbur ato.

Për herë të parë në historinë e një vendi të Evropës Lindore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia u përfshinë së bashku për të mbajtur në pushtet një parti politike, duke dështuar së bashku. Në mitingun e fundit përmbyllës mori pjesë fizikisht zëvendëspresidenti i SHBA dhe i përshëndeti përmes telefonit edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump. Nga ana tjetër, fushata u ndërtua mbi një profil prorusi, duke sajuar konfliktin me Ukrainën dhe duke marrë hapazi anën e Rusisë. Hungaezët refuzuan përfshirjen e SHBA në fushatë, pritën gjithë ankth qëndrimin e Vladimir Putin dhe i besuan pushtetin dikujt që i rikthen në Evropë.

https://telex.hu/melleklet/valasztas-2026/listak

Rezultati tregon se si reagon një shoqëri kur ka një alternativë të qartë opozitare,  e cila bën diferencën mes dikujt që sillet si “sovranist” me Bashkimin Evropian dhe si internacionalist me të tjerët. Nacionalizmi “anti-BE” i Hungarisë u shkërmoq, pikërisht nga përpjekja për t’u dorëzuar pa kushte në prehër të trumpizmit dhe putinizmit për nevoja elektorale.

Nga ana tjetër, rezultati tregon pasigurinë që ka Hungaria nga ikja prej Evropës. Opozita hungareze ishte e qartë, e bashkuar dhe u ndihmua mjaft nga Orbani të ishte edhe një alternativë e qartë kundër tij. Ishin dy alternativa që dalloheshin që larg: njëra për t’u rikthyer në Evropë dhe tjetra për t’u sjellë si aleatë i të fortëve të botës.

Në ditët e sotme, kur bota është nën terrorin e konflikteve të njëpasnjëshme që po hapen, identifikimi me fuqitë antievropiane ngjall pasiguri dhe është një gjë joelektorale. Orbani ndoshta do të dilte më mirë me rezultatin nëse Trump dhe zëvendësi i tij nuk do ta përshëndesnin në mitingun e fundit dhe nëse Putin nuk do të rikonfirmonte qëndrimin e tij anti-Ukrainë.

Për këtë arsye, zgjedhjet në Hungari nuk reflektojnë domosdoshmërisht dështimin e qeverisjes së Orbanit, edhe pse ka plot kritika për të. Nën drejtimin e tij, Hungaria u zhvillua ndjeshëm dhe fitoi një autoritet të panjohur më parë në tregjet evropiane dhe më gjerë.

Zgjedhjet në Hungari nuk reflektojnë domosdoshmërisht atë se çfarë mendojnë hungarezët për qeverisjen e Orbanit, por çfarë pasigurie ngjall sot në një vend politika e konflikteve ndërkombëtare. Përpjekja e Orbanit për t’u kthyer në një aktor antievropian, në emër të trumpizmit, dhe një bllokues i politikave evropiane për Ukrainën në emër të putinizmit, i bëri hungarezët të ndjehen më pak të sigurt me Orbanin, se sa me dikë që u premton se do të qëndrojnë me Evropën.

Është rasti që provon se lobingjet dhe aleancat ndërkombëtare nuk të mbajnë në këmbë në pushtet, sado të mëdhenj të jenë. Orbani po ikën nga pushteti, duke pasur mbështetjen e paprecedent të Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit, duke humbur mbështetjen e hungarezëve.

Viktor Orban, i cili u përpoq të hynte në histori si një udhëheqës jetëgjatë në pushtet që donte ta bënte Hungarinë “sovrane dhe të pavarur nga Evropa”, në fakt humbi si dikush që deshi ta shiste Hungarinë te trumpizmi dhe putinizmi.

37 Komente

  1. S
    Shpresa

    Le te shpresojme qe edhe ne zgjedhjet e ardhshme, Orbani i klonuar ne Shqiperi (Ramsi IV) te bjere nga pushteti pas 16 vitesh ne qeverisje, njesoj si Orbani origjinal...

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vëzhguesi

      Ja, prit vendoret 2027, ku PS fiton 61 bashki (nëse nuk ulet numri aktual).

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kallarja kuqe

        Si fillim duhet te dali nje Magyar, dhe sa kohe te jete sali birisha, rama i fito zgjedhjet se ka gogolin perballe. Sdq shpresa vdes e funit

        Përgjigjjuni
        1. M
          Motra e Kallares se Kuqe

          "...eee ree vllaa reee , po ci ke keto llafe reee , po ti na i hodhe posht 2 diploma universiKari qe kemi te Sorrogato reee ...."

          Përgjigjjuni
          1. E
            Enveri

            Ekziston 1 Magyar edhe ne Shqiperi, ai eshte Erjon Veliaj i cili ne kete moment ndodhet ne paraburgim padrejtesisht, ne zgjedhjet e ardheshme do jete ai perballe Orban Palloshit.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Toni

              Maxhari eshte njeri i ndershem...nuk eshte perfolur kurre per korruosion.

              Përgjigjjuni
            2. S
              Sa te kemi magjaret dhjerokrat nuk ka ndryshim

              Ne kemi magjar saliun mulin,zhelalin ,vokshin me sylope e ca magjare te tjere qe u mungon samari,prandaj edhe edi rama ben qef

              Përgjigjjuni
            3. a
              arvanitasi

              o shpresa e vicidolit, ramsi eshte evropian klasi dhe do fus shqiperine ne evrope, kurse ti si nje lepires i vjelljeve anti shqiptare te sllav0-komunistit te fundit te evropes SB

              Përgjigjjuni
              1. b
                ben

                Duhet fituar me votat e shqiptareve Opozita Hungareze nuk shkaterroi e vrau hungarezet, por afroj alternative ndryshe, demokratike ..aleate te EU-UK-USA Beje krahasimin berishist ... Krahaso naten me diten !?

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sass

                  Shpresa Brecani si mbese e sali non grates mos shpreso se te vjen rradha per kete jete,Edi Rama shkermoqi dy parti terroriste qe per 36 vjet kane sjelle vetem gjak ne vendin tone.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    S.Krasniqi

                    Shpresa,përse shpreson kot.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arbeni

                      Po pastaj te vij sali maloku qe eshte nje kriminel ,vrases i shqiptareve,nje i korruptuar e grabites i pronave te shqipttareve ?Si duket je maloke si saliu edhe ti.Saliu do vdes ne opozite dhe ti mprihi mire dhembet e prit si laraska per koqet e demit.

                      Përgjigjjuni
                    2. M
                      Ms.

                      " Shpresa " , e ke shume mire , Po Jo vetem , por bashke me kriminelin komunist , Sali Berisha !

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Saliut i intereson vetem pronesia e PD

                        Kur ke popullin me vete, kur I BIND njerezit te te ndjekin... fiton. Saliu ska as njeqind vete ta ndjekin, sepse S'KA ALTERNATIVE. Edhe America me Rusine u bene bashke me Orbanin e prape fitoi vota e njerezve.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bankieri

                          Mero, Nuk eshte e vertete zhvillimi hungarise. Hungaria gjate orbanit ka ngelur pas ekonomikisht, ka rritjen me te ulet ne rajon, vitin e fundit pothuajse 0, dhe hungarise ja kaloi dhe rumania per gdp per fryme. Per shtresat e budapestit, nivelet e larta te specialisteve, por dhe bizneset, orban ishte nje pengese populist, dhe njefare robin hudi, qe taksonte bankat e bizneset, dhe shperndante investimet ne projekte populiste per pesioniste dhe fshatin per te marre vota, mgjs thjesht dobesonte ekonomine si e tere. Do ishte mire ta trajtoje orbanin si nje propagandist populist te nivelit te larte, manipulator i popullatave te pa i formuara, dhe grabites ne grup me klanin e vet te te mirave te shtetit. Kjo do i vlente shqiptareve qe te mos rendin pas populisteve qe ndaj parate e shtetit si te tyret, dhe mburren me rruge te vjedhura e ndertuara keq a thua se i ben me parat e veta.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Taulant

                            Nuk krahasohet demokracia Hungareze me krimin ne Shqiperi. Edhe Kosova eshte 100 vjet para per zgjedhjet e institucionet demokratike. Tek ne vazhdon krimi e baterdia Rama-Balluku-Berisha

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shpresa

                              Per te gjithe ata patronazhiste qe vjellin vrer dhe cdo anti-ramist e barazojne me berishistet: Me gjithe respektin, mos rrini gjithe kohes duke ngrene m*tin e Rames, po edhe perdoreni trurin. Rama e Berisha jane bashke, sado qe partia ju thote qe jeni armiq; ju jeni vellezerit siameze te Mul Nokes dhe foltoristeve.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Patrioti pa atedhe

                                Kur shikon keto zgjedhje dhe daljen dhe pranimin e rezultatit per 2-3 ore, e kupton sa vite drite larg jemi nga jo vetem nga vendet me kulture zgjedhore te konsoliduara te perendimit, por edhe nga nje vend ish-komunist si Hungaria. Ketu as nuk behet fjale per zgjedhje te lira e te ndershme, ketu nuk konkurojne pozita e opozita por opozita dhe shteti dhe vetkuptohet rezultati, sepse ketu qellimi i fitimit te zgjedhjeve dhe marrjes e mbajtjes se pushtetit nuk eshte per te zhvilluar Shqiperine e per te rritur mireqenien e sigurine, por per te vjedhur Shqiperine e per te nenshtruar shqiptaret e mundesisht per ti larguar nga Shqiperia.

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fresku

                                  Fytyre e neveritshme pro ruse, kunder Europes. Eshte turp per SHBA-te qe nderhyne ne keto zgjedhje, si ajo fytyra e deformuar Rajerson ne fillim te demokracise qe mbeshteti nje komunist varkar i EH.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Nuk e besoj

                                    A ekziston qofte edhe nje njeri i vetem ne Shqiperi qe beson se ne vendin tone mund te behen ndonjehere zgjedhje te lira e te ndershme sic beri Orban ne Hungari ?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Aron

                                      Humbi miku i Saliut, sepse edhe Saliu si pro-trumpist, qe i moren edhe miliona dhe i futen gishtin ne prapanice ne fund. Nuk krahasohet ky rast me Ramen dhe PS, sepse Rama bashkepunon si me BE, edhe me Ameriken, nuk shan njeren pale e te mburre tjetren kur i duhen sic ben idioti Sali kerma. Mos te flasim pastaj qe personi qe fitoi perball Orban eshte nje njeri me i ri ne moshe, dhe ka mbajtur nje pozicion te pavarur si nga e djathta ekstreme, por edhe nga e majta ekstreme dhe ka mundur per te joshur pjesen moderuese dhe ate te pavarur. Tek ne opozita eshte cope-cope, por edhe partite e reja sic i kemi pare, perfaqesuesit e tyre jane me keq, nqs marrim si shembull Lapaj, Shehaj, etj.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        Iliri

                                        E ke qëndisur Mero. ! Por tek ne opozite ecën në drejtim të paditur që nuk e di as vetë jo më të fitojë shpresën e shqiptarëve!?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Kocaqi

                                          Mero je shum i sakt ne kte analize .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. H
                                            Hajdari

                                            Or Shpellarë që kurrë asnjëherë nuk evoluat në transformim të demokracisë, ngase jeni të Mallkuar nga Gjaku i Rënë dhe Dëshmorët. Nuk mashtroni dotë qytetarët e Kosovës me mashtrimet e juaja millosheviqiste kinse një partie kur qytetarët e Kosovës e dinë shumë mirë se është aleancë e katër partive VV-GUXO-ALTERNATIVËN-DEMOKRISTIANËT. Fitorja e mbi 51% në çdo shtetë të botës demokratike quhet REFERENDUM. Kur një popull shprehet në REFERENDUM për një ndryshim rrënjësorë të klasës politike të çerek shekullit të kaluar atëherë ata/ato që i duan të mirën vendit dhe popullit e akceptojnë dhe bashkëpunojnë me popullin dhe të zgjedhurit e tyre dhe jo të tentojnë që humbjen e tyre të e kushtëzojnë me ndonjë fitore që nuk është vullnet dhe dëshirë e popullit. E aqë më barbarishtë është kur fillon të shtyhesh me inatë me popullin duke bllokuar, bojkotuar apo shantazhuar vullnetin e tyre. Meloni një kryeministre e Italisë më të madhe se ju, më të avancuar se ju, me demokraci më të vjetër se ju...., humbi në REFERENDUM me 54% dhe e akceptoi humbjen. Nuk akuzoi dhe nuk kushtëzoi Kushtetuesen Italiane si ju, që të u thoshte Kushtetueses se ka 46% dhe duhet të zgjedhë ajo cilat ligje dëshiron të i ndryshojë dhe cilat ligje jo! Rrespektoni vullnetin e popullit shumicë e dalshi fare dalshi.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Anarko-Sindikalisti

                                              Ta gezoje Hungaria Evropen LGBTQI-ste, me refugjatet hinca e bythezinj, me miliardat per WC-te e florinjta ukrainase, me gazin e lengshem ameriqen 4-5 fish me te shtrenjte se ai rus, me naften e bllokuar ne Hormuz, me makinat elektrike kineze, me mullinjte e eres e pasqyrat magjike, me miliardat e tjera per vaksinat e Von der Lahienës, me ideologjine woke, me taksen karbon, me karkalecat per dreke e buburrecat per darke, me Digital Service Act, etj. … dhe kur te kete etje, te mos harroje shishen e ujit me tapen e ngjitur pas grykes, se planeti i Gretes eshte ne rrezik!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Anarko-Sindikalisti

                                                Duhet dhe nje artikull tjeter me titull pak a shume: “Quo vadis Europa?” Qe te sqarohet populli. Mire Hungaria nuk iku nga Evropa, po Evropa ku po shkon?!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Denali

                                                  Duhet edhe nje artikull tjeter me titull "Quo vadis Trump?" se spo marrim vesh se çfare po ben.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. R
                                                  Reuters

                                                  Hungaria tregoi se ka Demokraci, se vetem Regjimet nuk humbin zgjedhje kurre (si ky i Rames qe shton vota me teper ne mandat te 4 se ne te 1)

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Teodor

                                                    Po as Berisha nuk ka lidhje me Maxhar...po fare...mos bej krahasime...nuk votojne njerezit per Noken.

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. M
                                                    Maro

                                                    Kush ths qe Hungaria iku ngs BE? Pa BE ata nuk jetonin dot. Ne cdo aspekt. Leri se cthoshte Orban.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      Meni

                                                      Hungaria tregoi vetem qe nuk duhet te ulesh pergjithmone koken dhe te lesh autokrate si orban rama vucic etj, te te marrin shpirtin, dinjitetin dhe te ardhmen

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Toni

                                                        Ti ske dinjitet se ta ka mare saliu me kohe

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. p
                                                        pyetje nga publiku

                                                        Hungaria paska qene e ikur prej Europes? Po ajo vjet kryesoi 6 mujorin e rradhes ne drejtim te BE madje dha dhe sinjale integrimi per Shqiperine ...apo ka genjyer gje Rama?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. U
                                                          UÇK

                                                          pyetje nga publiku...interneti ka cdo gje pozitive por vetem nje gje negative: aksesi per idiotet. Kur e te paska genjyer Rama ty me shprehjen "Hungaria paska qene e ikur prej Europes" ne kuptimin literal (eshte jashte BE)?

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. R
                                                            Regjimet si Diktatura me kozmetike

                                                            Zgjedhjet ne Hungari treguan se nje Pushtet nese zgjat pas 16 vitesh nuk eshte me demokratik, por Regjim.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. E
                                                              Edi

                                                              Ej, rilindjote - Edi Rama ka thene "Eshte kenaqesi qe kam punuar me Orban" (e keni te plote te gazeta Dita) ndaj mos hani shume Marmallate...

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. A
                                                                Arbeni

                                                                Hungariane si vend anetare e BE sipas teje Rama duhet ta bente armike.Ik or truthare ruaj dhite ne Vicidol.Sigurisht qe do te punonte edhe me Orban,sepse ai vendoste veton kunder Shqiperise ne procesin e integrimit dhe nuk kishe cfare t'i beje.Po ti aq di e aq thua o Ed djali.Lexo ndonje liber te pakten ne menyre qe te kuptosh se si zhvillohen mardheniet ndermjet shteteve dhe te dish te veprosh kur ka konjuktura e recidevist te tipit V Orban.Te fala sali malokut.

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje