Na ktheni të korruptuarit e vjetër!

14 Prill 2026, 20:05Editorial Mero Baze

Një emigrant, i cili ishte pjesë e Samitit të Diasporës, artikuloi një hall në dukje të thjeshtë, por që sot është gangrena kryesore e administratës shqiptare. Ai tha se ka shkruar dhjetë herë letra në kadastër për të marrë një përgjigje për pronat dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Taulant Balla, i cili merret me hallet elektorale të diasporës, i doli zot menjëherë duke i thënë “më jep letrën se ta zgjidh unë”.

Dhe unë mendoj që ia zgjidh shumë shpejt. Nuk është rasti i parë që zgjidh halle të tilla. Dhe për këtë duhet dënuar ai dhe kolegët e tij.

Kadastra shqiptare i ka humbur durimin çdo qytetari të zakonshëm shqiptar që ka me të halle rutinë, të tilla si ai emigranti, fjala vjen kthim përgjigjeje për pronat.

“Digitalizimi” i shërbimeve ka rritur agresivitetin e zyrtarëve të korruptuar të kadastrave shqiptare dhe tani i gjithë sistemi është bërë një kurth i tillë që askush nuk merr më asnjë përgjigje.

Zotëria që u ankua është nga Bulqiza, një vend që relativisht pronat nuk kanë shumë interes. Nuk bëhet fjalë të marrësh më përgjigje në Vlorë, Sarandë, Durrës apo Shkodër. Nuk merr më dot përgjigje në Bulqizë, Gjirokastër, Kolonjë apo Kukës. Të gjithë duan që dikush t’i takojë pavarësisht aplikimit. Për të qenë në rregull, i kthejnë ndonjë përgjigje pa kuptim të tipit “dokumentacioni duhet plotësuar” apo klikojnë dokumente të vjetra dhe i thonë nuk e ke hartën në rregull, por nuk ka asnjë shans që një qytetar të marrë më përgjigje nga kadastra pa e takuar atë hajdutin lokal që merret me këtë çështje.

Tani gabimi i Taulant Ballës është që ia merr përsipër t’ia zgjidhë këtë çështje. Edhe Mirela Kumbaro ta merr përsipër ta zgjidhë një çështje të tillë nëse nuk të përgjigjet kadastra. Edhe Niko Peleshi ta zgjidh po ngelesh keq në Kolonjë, edhe Mazniku ta zgjidh po ngelesh keq në Gramsh, por nuk është kjo zgjidhja.

Kjo e çon problemin nga korrupsioni i ndyrë i atij nëpunësit skuth në zyrat e kadastrës që shikon aplikimin online dhe thotë me vete “dashka dhe certifikatën ky pa paguar”, tek ndërhyrja e deputetit që ia zgjidh hallin duke e futur qytetarin në borxh politik.

Më shumë se kudo tjetër ky hall lexohet tek diaspora, e cila ka probleme me prona në Shqipëri dhe nuk ka mundësi të vijë këtu. Ata besojnë vërtet se nëse bëjnë aplikim online, dikush do t’u zgjidhë hallin. Në fakt thjesht dikush ka kuptuar se mund të përfitojë nga halli i tij.

Mbajtja peng e qytetarëve me shërbime banale të hipotekës, siç është përditësimi i certifikatave, bashkimi i oborreve tepër me banesën, apo regjistrimi i pronave që kanë probleme kufitare, është kthyer në makth kombëtar.

Për këtë duhet një mekanizëm administrativ detyrues me penalitete. Nëpunësi që merr një aplikim dhe nuk e zgjidh duhet të penalizohet jo vetëm me largimin nga puna, por edhe për shantazh për korrupsion. Dhe kjo nuk duhet justifikuar me përgjigje false që kthehen, por me zgjidhjen e problemit. Përgjigjet false të gatshme janë pjesë e skemës së korrupsionit.

Administrata shtetërore, e cila bën si viktimë e SPAK nga korrupsioni, në fakt po e përdor SPAK për të rritur çmimin e korrupsionit. Po ashtu po e rrisin çmimin edhe gjyqtarët e prokurorët kur paditë administratën.

Dikur hipotekat quheshin të korruptuara dhe kishte çmim për çdo shërbim, por ishte më mirë sesa të mos marrësh shërbim fare. Ndaj është mirë që ky sistem të funksionojë, pa ndërhyrje deputetësh që ta zgjidhin për 10 minuta një gjë që nuk e zgjidh dot për një vit. Ky fakt do të mjaftonte për të kuptuar se në dorë të kujt kemi mbetur.

Ky problem ose duhet zgjidhur, ose na ktheni të korruptuarit e vjetër. Nuk ishte keq me ta. E kishe një zgjidhje. Tani ke zgjidhje vetëm po njeh Taulantin ose kolegët e tij. Por Shqipëria është shumë më e madhe për të ngelur në dorë të tre-katër vetëve për halle banale.

38 Komente

  1. S
    Selfo

    Dështimet e Ramës (dhe të qeverive të tijat), janë dy : E PARA, Reforma në Drejtësi. E DYTA : Hipotekë-Kadastrat. Të tjerat, dy ujë një kos.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisti

      Ka ardh koha qe Fatorinua i Urbanit te Tiranes, te shkoje ne piçke te teta netkes

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skypion

        Ku qendron ndryshimi ( i madh) mes te korruptuarve te rinj dhe atyre te vjeter? Pergjigja eshte e thjeshte. Dhe kjo del qarte nga nje krahasim po kaq i thjeshte. Krahasojme "regjimin" e Berishes ne 2005-2013 me kete te Rames 2013-3026. Gjate kohes se Berishes flitej e perflitej per korrupsion ne tendera 5 apo 10% , me perjashtim te 20% te Kryebashkiakut socialist atebote, Edi Rames - ne kohen e Rames kemi korrupsion 100%. Gjate kohes se Berishes Gjykata Kushtetuese ka kthyer pafund ligje dhe VKM-ra te qeverise se tij - ne kohen e Rames pothuaj asnje; eshte nen tutelen e plote te ketij te fundit. Ne kohen e Berishes, media me e madhe ne vend ishte me Opoziten; mediat kryesore ishin te ndara 2 me BErishen 2 me Ramen; perkatesisht Klan

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dire Straits

        Kurse deshtimi i ketij populli eshte qe ne keto 35 vite votoi funderrinat si : Saliu , Rama , Nano , Lali , Luli.........megjithese...se mos kishte kandidatura te tjera , te gjithe funderrina jane , ......ne zgjedhjet e ardhshme duhet bere BOJKOT total , asnje vote ne kuti , qe te vene ca mend !!!!!

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1111

          Do ta len kutin bosh thua ??? Keta e duan ti marresh zvarr nga ai lart tek me legeni qe kane ti djegesh te gjalle me gjith fare e fis po ky popull eshte sadist e pelqen vuajtjen e pelqen ta poshterojne ta zhvasin ndaj nuk behet ky vend

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gërdeci çuni i 21 janarit

          Kur Rama të bëjë Kryeministër, Altin Dumanin, mos t’ju duket çudi e mesme. Atëhere do ta kuptoni se sa shumë dhe sa thellë, na e kanë futur në bythë.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Myzeqari

            Ju kujtohet kur Rama erdhi dhe mbajti nje takim ne New York para zgjedhjeve te fundit te pergjithshme? Une jam ai myzeqari qe e pyeta ne salle a do te behet kthimi i pronave sipas inventareve te shtetezimit te v.1945. U pergjigj saktesisht keshtu: "Pushteti komunist vertet shpronesoi pronaret, por mbajti dokumentacion shume te sakte te shtetezimeve. Vazhdoi... Pas vitit 1990 Saliu i shkateroi keto dokumenta" Nese nuk e besoni, kete pergjigje te tij kerkoheni ne ju tub ta besoni. Vellezer, jane ne pushtet kelyshet e byrose. Kjo eshte e verteta. Duan te hyjne ne europe pa kthyer pronen tek i zoti. Ne picke te semes te hyjne.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Replike to Myzeqari

              Myzeqari te ka genjyer diten per diell me pergjigjen qe te ka dhene : s’ eshte e vertete ne i kemi gjetur ne arkive origjinalet e tokave te shtetezuara shume te regullta edhe ne vitin 2000 ? Regjistrat duken qe jane te asaj kohe nga vjeteresia e tyre por te detajuara ne menyre te rregullt ? Kerkoni neper arkiva se aty i gjeni si dhe ne ministrine e finances ? Kuptohet qe kane qellim pervetesimi ? Problemi eshte se keta nuk Po i kompesojne edhe pse jane bere gjyqe , kundershtojne cmimin e tokes te qytetit dhe te fshatit kemi 7 vjet qe presim apelin dhe nuk duan te japin ate cmim qe vendos gjykata ? Duan te na e japin sa per nje cope buke packa se te paret tane e kane blere me FLORI ? Keta lloj mizerje jane politikanet qe na kane ne dore si saliu Po ashtu edhe Rama ? Jemi totalisht te zhgenjyer ? Shkrimi I Meros qendron eshte i perkryer duhet me I thene faleminderit qe ka vene doren mbi plagen tone qe na dhemb prej 35 vjetesh FL Mero per shkrimin ????

              Përgjigjjuni
              1. M
                Me prokurë të posaçme

                Ç'mund të thuash më tepër? Janë thënë e stërthënë para Meros, nga Mero tani, nga komentues të shumtë, shqetësineve të të cilëve po u shtoj dhe këtë timin: Në marsin vitit të kaluar, u mbush viti nga koha kur përmes platformës "e-albania"i kërkova Hipotekës, certifikatën e pronësisë të apartamentit tim. Edhe pse një problem i thjeshtë ende nuk e kam marrë. Arësyeja e vonesës (përgjigjja): Jemi në proces dixhitalizimi ?!?!

                Përgjigjjuni
          2. X
            Xha Tahipi

            I ke rene ne koke Mero! Edhe te mendosh qe qytetari i varfer e paguan tarifen per sherbimin qe kadastra duhet tia siguroje dhe qofte eshe per nje kartele (sherbimi me bazik i mundshem) dhe merr sipas rastit, ose karoten, ose sallatorin! E TMERSHME!!

            Përgjigjjuni
            1. j
              jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e S

              PYETJA! - KUSH ESHTE KRYE/M.....DHE NGA KA DALEE C'FAR PERFAQESON!? -KUSH E QEVERRIS KETE VEND E NGA KA DALE E C'FAR PERFAQESON!? -KUSH I PERFAQESON 60 PERQIND TE SHQIPTAREVE QE NUK VOTOJNE E C'FAR PERFAQESOKNE 95 DEPUTANAT E EMERUARA NGA 2 KRERET E ANTISHTETIT!?

              Përgjigjjuni
              1. L
                Ladi

                Bravo Mero

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Një qytetare.

                  Artikull shumë i saktë. Jam qytetare e zakonshme dhe as nuk njoh dhe as dua të kem të bëj me asnjë deputet. Si do ta zgjidh hallin në hipotekë pasi sa herë aplikoj gjithmonë më nxjerrin ndonjë bisht (plotësim dokumentacioni!!!!!).

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kështu o posi!

                    Kjo është përgjigja që japin për të qënë gjoja brenda për "kthim përgjigje" brenda 40 ditëve! Këtë përgjigje do të japin gjithmonë deri sa tu gjesh anën ti takosh dhe tu japësh paratë që duan!

                    Përgjigjjuni
                  2. F
                    Fshatari pa tokë

                    Sistemi I aplikimit tek e-albania duhet të hiqet urgjentisht! Kam aplikuar qysh në vitin 2015, për legalizimin e shtëpisë, dhe kur shkoj tek hipoteka dera është e mbyllur. Nuk mund të takosh dot askënd...... Tani zyrtarët janë të mbyllur në zyrat e tyre dhe askush nuk I shqetëson...... . Ai polici privat që rri tek dera të thotë, apliko tek e-albania..... . Po kam aplikuar - Aty bëje dhe ankesën..... E kam bërë ankesën dhe përgjigja pas nja dy tre muajsh vjen, në portal...------ Aplikimi juaj është në proces...... . E kam marë dhjetë herë këtë përgjigje..........- Një miku im më tha. Shko tako filan avokat! Vetëm ai të zgjidh punë, pasi me këtë punë merret....... . Po do ca lekë. Do lekë për vete, por edhe për zyrtarin e kadastrës që do të përgatisë dokumentat e tapisë......... Do ta takoj. S'kam ç'bëj....... . Dikur hyje në zyra dhe I takoje drejtpërdrejtë zyrtarët dhe me pak lekë e zgjidhje problemin...... Sot me digjitalizimin e shërbimeve, duhen më shumë lekë...... , - Edhe për të dalë në pension, duhet të paguash avokatin........ . Prandaj, kur nuk kishte digjializim ishim më mirë. Pra ishte më mirë, kur ishte më keq.

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      pamfleti

                      te lumte o Mero, ky eshte kanceri i shoqerise shqiptare qe nuk njeh parti politike, e ngrite problemin por i dhe dhe zgjidhje

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vetem Kanuni e varros korrupsionin

                        Zgjidhet kjo puna e korrupsionit vetem nese vendoset Kanuni ne vend.

                        Përgjigjjuni
                      2. F
                        FATMIRI

                        Pronat e qytetareve Rama i çoj qëllimisht te e albania mbasi atje asnjë qytetar nuk zgjidh punë atje punojn njerzit më të korruptuar te shoqerise hajduter dhe falsifikator kadastrat jan komplet jasht loje vetem ne sherbim te k ministrit dhe krimit bejn veprime abuzive duke falsifikuar dekumente per interes te tyre te gjith kete lemsh eka ber Rama per interesin e vet per te kontroluar dhe ber ça ti doj qefi sipas nevojave

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fatjon

                          Fatmir, po vazhdoj mendimin tend. Keta jane niperit e byrose se Enverit, e cila ne v.1945 ja u rembeu pronen pronareve. Ky nipi i Pilo Kolekes eshte shume here me fajtor se dajo i tij. Sepse thote se dokumentacioni i shpronesimeve eshte shkateruar nga Berisha. Dhe qellimisht ka organizuar nje e.albania per pronat. Qe te mos kesh ku dhe kujt ti ankohesh. Veprimi i ketij sharlatani per ceshtjen e pronave eshte, ligjerisht, me i rende se krimet e luftes dhe genocidi. Nuk ka bir nene qe mund ta mbroje.dhe ta shpetoje.

                          Përgjigjjuni
                        2. C
                          Cfurku

                          ---Fenomeni i korrupsionit---------------------------------------------------------------------------------------------------------------është si kazani i plehrave,---------------------------------------------------------------------------------------------------------------duhet pastruar përditë.--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Nuk ka njeri të pakorruptuar është vetëm çështje shume.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Eltoni

                            Ky shtet eshte bere si supermarket, shkon per nje hall nxirr leket dhe blen sherbimin per te zgjidhur hallin.... Me mire ta bejne me nje sportel qe shkon jep leket dhe mbaron pune....Per nje gje jam i bindur edhe me keq do behet... ????????????????... Mjer kush ka pune me keta ordiner dhe me e bukura bejne konferenca per ata qe jetojne jashte dhe ata i besojne... ????????????... Besoni Besoni se me mire do behet.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vlora

                              Ke shume te drejte Mero kur thua: Ne dore te kujt kemi mbet! Kemi mbet ne dore te Edi Rames dhe bashkepuntoreve te tij, ata e mbajne kete gjendje ne administrate!

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vjosa

                                Shqiptar ! Shteti e mbajmë të gjithë dhe nuk e mban një njeri i vetëm .Të gjithë mendojmë si ta xhvasim dhe jo si ti japim me punën ton .Prandaj punët hecin keq dhe kemi probleme .

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shkumbini

                                  Po moj Vjose, po. Vazhdo mere rrogen ne Kadaster!!!

                                  Përgjigjjuni
                                2. B
                                  Bedri Islami

                                  Kush e di ku e kane prekur ne kallo Meron ndonje zyre qeverie e ky merr sot penen te hedhe ca kritika me spond...si ajo gjetja e tij 'Regjimi Ulsiut' te cilen tashme e ka harruar...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. r
                                    realisti

                                    E mo Mero! Ju shume mire e trajtoni kte problem gangrene te pronave por kujt ja thua se???!! A kujtoni Ju se nuk i dijne ata atje lart,un mendoj se po por nuk kane kohe ose nuk ju intereson. Me kujtohet nje ngjarje... Isha ulur me dike qe kishte problem si te ndante ndihmat qe do t'i vinin nga jashte dhe un i dhashe eksperiencen time modeste qe kisha ne ate fushe dhe qe nuk linmte shteg per abuzime apo korrupsion. Pasi mbaruam kafen nje shok tjeter qe ishte me neve me tha kur po iknim se a vertete mendoni ju se keta nuk dijne t'i ndajne ashtu si ju? Ata kane problemin e ndarjes midis tyre,kush do te marrin me shume per vehte e jo se si t'i ndajne drejt.!!! Per te ecur ne rruge te drejte nuk duhen shume mend...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Ms.

                                      Merooo, Mbase per here te pare , na ke vene perballe nje copeze sa realiste , aq edhe fataliste !

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Arber

                                        Me pergjigjet qe kthejne keta minjte e halese te kadastres jane te gjithe per ne burg, po kujt ti ankohesh !!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Gjergj Fishta I riu

                                          Ramiz Alia ka pas deklaruar ne fillim: Ma mire djepi bosh se dreqi brenda. (Ishte fjala per te persekutuarit qe t'i dergonin drejt çfarosjes biologjike). Me vone ra muri Berlinit, e pa veten ngusht bashke me Nexhmien e doli, e tha: Djali i ngjafte KOHES (pra hapi rrugen te dirigjonin dhe demokracine, pse jo ne, menduan ata); Qe koha per komunizem e beme, tani duhet demokraci e bejme dhe ate,askush na pangon. Me vone vjen Berisha dhe fitoi me nje parulle komuniste: Bashke-fajtor e Bashke-vuajtes). Na ktheu te barabart ne hapin e pare te demokracise. Me pas tha: Paret e piramidave jane nga me te pastrat ( urra populli, hodhi dhe dhjetshen e fundit) e keshtu per 4 vjete Krijoi e percaktoi borgjezine financiare dhe vdiq nervin e konkurences nga duhej te rilindete ajo si nji perpjekje e gjate e tere shtresave kush do te dilte ne krye. Ne kete kohe ne nje fshat ngatrruar per nje pemetore qe kishte qene Mera e fshatit, pa asnje dhjetshe ne xhep perpiqeshin te ndajne pronen. Per frymesh thoshte Socialisti. Jo, sipas fiseve kundershtonte Demokrati se ju komunistet keni patur jetuar mire dhe jeni shtuar shume (kishte te drejte). Ne fund u pyet i kadastres. Ai- tha- jame dakorde ma shume me demokratin por do ta ndajme jo me parcela por me rrjeshtat e pemeve. Ne fund shohim sa peme frutore i bie çdo familje. Kjo na itereson si shtet per te fiksuar mire(!) taksat. U pranua propozimi i Kadastres. E ndane. Te nesermen kush ishte i pakenaqur shkoi e i preu pemet dhena. Dimer e filluan te ngrohen me dru molle, kumbulle, arre e geshtenje. Edhe ata qe nuk donin t'i prisnin vinin naten te rinje me gomar e jua rrallonin. Nuk gjendej asnje menyre si ti mbronin. U prene pemet(gjoja te vlefshemet) e toka mbeti( gjoja e pavlefshmja) pa kufij dhe e askuj. Ne funde Edi Rama nxori Paketen e Maleve si zgjidhje dhe filloi t'ju jape me tapi borgjezise financiare token e 'askujt'. Tani duhet ta shoqeroje Paketen e Maleve me thirrjen politike qe do duartrokitet dhe nga Sali Berisha: Bashke pronar e bashke hajdute. Enderra e keqe kaloi, demokracia komuniste fitoi

                                          Përgjigjjuni
                                          1. H
                                            Hallexhiu

                                            Dëmi më i madh që ka shkaktuar kjo qeverisje është niveli i administratës shtetrore. Niveli më i ulët i të gjitha qeverive....!!! Paaftësia e punonjësve të rekrutuar në administratën publike është e ububushme. Punonjës të paaftë, arrogantë, të pa sjellshëm, injorantë që nuk dinë të shkruajnë dhe komunikojnë. Që çdo gjë e konvertojnë me lekë. Por e keqja është akoma më e madhe, se të marrin lekët dhe nuk të mbarojnë punë. KM duhet t'a heqi nga fjalori i tij nëpër takimet që zhvillon me njerzit (qoftë dhe me ato të strukturave të PS) se treguesit e korrupsionit janë përmirësuar. Bëhet qesharak dhe i shpifur. KM duhet t'a dijë fare mirë se administrata merr fizionominë e titullarit dhe titullarët e institucioneve i zgjedh ai vetë.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. C
                                              Cubi

                                              Mero kjo pun ka shkuar per lesh. Nuk di nga ta zgjidhesh e nga te shkosh. Un ndertova nje shtepi me fonde te termetit dhe bera gjith dokumentacionin gati dhe aplikova on lain. Me sjellin lloj lloj shkresash per te plotesuar nga me absurdet derisa u lodha. U be tre vjet qe i kam len nuk kam nerva te merem me ta. Te zgjidhen kur te zgjidhen. Lejen e miratoj shteti,leket i dha shteti,ti bejn kur tju mbushet mendja.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. c
                                                cc

                                                Gjithmone ka pasur korrupsion por Rilindja e ka ngrit ne sistem, pra eshte korrupsion i organizuar. Perpara korrupsionin e bente punojsi " ne koke te vet", ndersa tani eshte pjese e nje skeme, pra ai eshte i detyruar nga shefi i tij qe per ta mbajtur ne pune te marre para qytetareve dhe pjesen me te madhe tia jape shefit i cili edhe ky nga ajo qe mori, pjesen me te madhe shefit te tij deri tek shefi i madh. Sikur psh punojsve nga me i thjeshti deri tek drejtori tu shoshin qe do punoni pa rroge ose largohuni nga puna qe te gjithe do punonin pa rroge sepse fitimi nga rushfeti eshte disa here me shume se paga qe marrin per te mos thene dhjetera here me shume.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. F
                                                  Fshatari

                                                  Korupsionin nuk ju a solli Edi apo Berisha, te rinjte apo te vjeterit. Ata e gjeten ate ne kokat tone. Ata qe jane te medhenj ne moshe ( fshatare si une ) kujtojne shprehjet " Po keshtu behet edhe ne Evrope" apo " keshtu u be dhe Amerika me korupsion dhe grupe kriminale" apo " Korupsioni eshte vaji qe lubrifikon makinen shteterore" Dhe kete e thonin te tere. Elitaret e thonin dhe ne fshataret qe i besuam ata ne ate kohe e persersimin si fakt. Nuk luftohet korupsioni ne nje vend qe ate e ka te ngulitur ne koke si dicka normale ( keshtu eshte). Korupsion ka kudo, por niveli i tij eshte i ulet dhe jo banal ( i hapur) ne ato vende qe populli ( ne fshataret) e quajme ate krim, dhe luftojne per ta bere zero ( megjithes e dime e nuk behet zero). Ne keto vende lufta kunder korupsionit eshte e lehte, me meshire, sepse populli nuk e pranon korupsionin. Korupsioni eshte i larte dhe banal ne vendet ku populli e shikon ate si normal. Ne mase populli korupton dhe koruptohet. Ardha e refugjateve nga vendet me korupsion te larfte ne vendet Perendimore ka sjelle ritjen e korupsion ne keto vende, sa sot eshte e veshtire ti njohesh keto vende nga vendet e tjera. Ne vendet me korupsion te larte lufta e vetme qe mund te jape rezultat eshte squadra e pushkatimit dhe varjet ne litar ne sheshet publike si te atyre qe koruptohen dhe atyre qe koruptojne. Ne Shqiperi ne kerkojme te luftojme korupsionin me metodat e vendeve qe nuk e pranojne korupsioninsi si dicka normale. Nuk behet.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. H
                                                    Hallexhiu

                                                    Eshte e vertet qe ishin me mire te korruptuarit e vjeter. Ne fillim te Janarit 2026 hapa eAlbanian dhe shoh qe isha pronar i nje apartameni ne rrugen Irfan Tomini nderkoh qe apartamenti qe kam eshte ne rrugen Medar Shtylla (Ish Komuna e Parisit)paisur me vertetim pronesie te vitit 2000 dhe ne vitin 2011 kryer rivleresim dhe vertetim pronesie qe pershkruan rivlersimin e kryer. Bej nje kerkese per certifikat pronesie mbasi paguaj tarifen dhe me vjen pergjigja qe duhet te shkoni te notere ... dhe te merreni dokumente e shitjes orgjinale mbasi shkoj te noterja dhe percjell gjithe dok me vjen perseri pergjigja duhet duhet nje dokumet A.v dokumnet i cili nuk eshte fare detyrim i qytetarit.I ndodhur ne keto kushte lidhem me nje noter i cili deri tani ka bere 6 aplikime sepse certifikata dilte me emer rruge tjeter te ndryshme nga kontrata e shitjes dhe nga Vertetimi i pronesise si dhe ne certifikat dilete vlera e pa rivleresuar e pasurise megjithese i conim ne aplikim vertetimin orgjinal te rivleresimit.Edhe sot mbas 8 aplikimesh akoma nuk kam marre nje certifikat pronesie me emrin e rruges ku eshte apartamenti.Me thoni tani a jane me mire te korruptuarit e vjeter dokumetet manuale i kam shume te sakta. Kush do ti thote Taos dhe gjatoshit boll tallet trapin me shqiptaret.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. H
                                                      Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret

                                                      Armand Lilo, kunati i Fatmir Xhafajt, eshte shpallur ne kerkim pasi eshte menaxheri i firmes ndertuese te pallatit shkrumbuar te Farmacia - 5 (meqe ti Mero do kthim te te korruptuarve te vjeter)

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. Q
                                                        Qytetar we pyet

                                                        Tamam Mero, Por Keshtu te evil… Ne thuan o MIK Cte benne… dhe cte benne !

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. P
                                                          POPULLI

                                                          Te bejme nje referendum dhe te vendosim qe kuzhdo qe ka gjak te antareve te Byrose Politike te Enverit, te punesohet VETEM ne pastrimin e rrugeve te qyteteve dhe te kete vetem nje dhome e nje nevojtore. Mbani mend, vetem ky ligj referendumi na shpeton.. Ndryshe ata behen kryeministra dhe ju lene vendin femijeve te tyre ose mbajne ne krye te opozites doktoret qe ju lanin bythen kur ishin bebe.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. N
                                                            Nipi i Byrose

                                                            Popull ri urte, ha nje luge corbe dhe pusho! Nuk ke cna ben. Edhe forcen qe kishe, femijet e tu, ti kemi degdisur neper bote.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje