Shikoj që ka plot njerëz të frustruar edhe brenda PD që grindën me Berishën pse ka “vetëpërjashtuar” Salianjin. E gjitha buron nga keqkuptimi që kanë për fuqinë reale të Berishës.
Ervin Salianji ka një fat që s’e ka pasur asnjë paraardhës si tij me kritika ndaj Berishës. Për të fituar pikë në PD, për të punon Berisha, kurse për të fituar PD punon drejtësia.
Ai vetëm duhet të lutet çdo ditë që Berisha të dalë në takime me demokratë dhe të bëjë këto që bën: ta shpallë atë armik, ta lidhë me fantazinë e tij me gjithë grupet kriminale apo me njerëz të pushtetit dhe të nxjerrë budallenj nëpër takime.
Vetë është mirë që herë pas here të mos lodhet shumë të bëjë takime të veta. Sado të mira t’i bëjë, sado mirë të flasë, sado teza intelektuale apo politike të hedhë, sado frymëzim për ndryshim të ngjallë, asgjë nga ato nuk e kalon dot fuqinë e degradimit që përcjell Sali Berisha nëpër këto takime që i japin të drejtë çdo kujt që i del përballë.
Ajo që ndodhi me Orbanin disa ditë më parë, kur e djathta hungareze i hoqi stolin ku qëndronte ulur katër vite, ka pasur qindra herë më pak motive se sa ka e djathta shqiptare kur i shfaqet si shpresë Sali Berisha.
Mendoni sot, për shembull, cili është halli i Sali Berishës dhe cili është halli i Salianjit. Sali Berisha sot ka pasur gjyq bashkë me dhëndrin e vet dhe janë nën akuzë për kapje shteti dhe favorizim me dyshime dhe grabitje prone. Pra shpresa e PD sot është që ndoshta Berishën nuk e dënojnë, ndoshta Shkëlzeni paguan ndonjë lek dhe ia zbusin dënimin, ndoshta këta gjykatësit tremben se i shan me libër shtëpie dhe falin, ndoshta, ndoshta… dhe s’ka faj. Kaq është e gjitha çfarë ëndërron PD sot kur bie fjala që ajo do udhëhiqet nga Sali Berisha.
Nuk e di saktë se ç’mendojnë për Salianjin, por e sigurt është që nëse bëjnë të njëjtën analizë për të si për Berishën, së paku thonë: ky s’ka asnjë hall.
Tani nuk e di se si mund të shkojë kjo parti në zgjedhje bashkiake vitin tjetër , apo pas tre vitesh për parlament, kur nuk është e sigurt a do ta ketë të lirë apo të dënuar kryetarin e partisë, për të mos thënë a do ta ketë gjallë për shkak të moshës.
Një njeri që është në dy procese penale, nga të cilat njëra për vrasje politike e tjetra për kapje shteti, tani merr bastunin e shkon qytet më qytet duke u mbushur mendjen demokratëve se ata që kërkojnë të konkurrojnë përballë tij janë pjesë e mafias apo pjesë e pushtetit.
Në fakt, Edi Rama, i cili pas katër mandatesh në pushtet ka normal kostot e veta dhe po përballet në mënyrë masive me drejtësinë, nuk ka ndonjë hall personal deri tani. Nuk dimë sa i mërzitur është për Veliajn, Ballukun, Beqen, Ahmetajn apo të tjerë, por të jeni të sigurt se i vetmi dëm që mund t’i bëhet seriozisht është nëse i arrestojnë Sali Berishën. Aty e marrin më qafë. Të tjerët i ka të zëvendësueshëm. Atë nuk e zëvendëson dot, pasi nuk mund të ketë rast të dytë në botë kur një 82-vjeçar, me dy procese penale në kurriz, me mijëra mëkate që ia njeh çdo shqiptar, nuk shkulet nga karrigia e opozitës false, duke i bërë kryeministrit nderin e jetës.
E vetmja forcë madhore, përveç Zotit, që mund t’i prishë punë Edi Ramës në këtë pikë është vetëm drejtësia. Prandaj Salianji nuk ka asnjë arsye të ndjehet i sulmuar nga Berisha. Ai, nëse Berisha vazhdon kështu duke degraduar shpresat për një PD në pushtet, vetëm sa i rriten pikët për shkak të Berishës, pa ndonjë meritë të tij, dhe nëse drejtësia bën punën e saj me Berishën, vetëm sa i prish punë Ramës po ashtu pa meritë të tij. Është duke dal i fituar pa hedhur asnjë pushkë.
te gjithe ai i agjati i ka te zvendesushem, pervec SB te pa zvendesushem- kjo ishte ffjalia lapidar per sot, te lumte o Mero
Drejtesia i ka prishur tashme pune Rames. Rasti i Lubise qe eshte bere ceshtje nderkombetare, e deshmon kete. Nga ana tjeter Berisha eshte arrestuar; ka bere nje vit burg; nuk ka c'arrestohet me; kete e dine edhe morrat ne leshrat e kokpalareve. Kurse per Alianjinin, nuk kemi c'themi tjater, vecse te risjellim ne vemendje thenine e njohur, te reduktuar nga une dora vete: pas nje burri te suksesshem qendron nje grua e forte, por pas nje spurdhjaku qe don te behet i tille, qendron nje rruspi! Kot lodheni me shalengjiturin Salianji, i vetmi shqetesim i te cilit kur ishte ne burg qe te mbillte floke ne koken e tij si qysqi. Eshte edhe qesharake pastaj; babalja eshte i fundit ne radhe, nga shume e shume "kritike" te Berishes ne PD, te cilet qe nga viti 2021, bejne xhiron e mediave te pushtetit, cdo ditenate, gjoja per te kritikuar Doktorin, ne fakt per ta share ate. Te gjithe kane humbur si shuura e puels tani; u kambetur ne dore vetem kokrrjepuri shalengjitur, babale Salianji per ta perdorur. Sa patetike!
Fekalja e Kriminelit Sali Karaxhixhi!
Po ta kishte QIRË Salinë, do i thoshin pse e qive. Po MOS ta kishte QIRË, përseri do i thoshin pse nuku e qive. Oqi oqi, kallapoqi vate kjo punë…..
Bamir Topi, burrë pa tope. Amebë. Si çamçakëzi, shtype e nduke si të duash, dhe atë formë merr Ai. Tamam fërgesë me gjizë. Burrë muti.
Per kete artikull te z.Baze , po komentoj me nje shprehje nga nje film shqiptar :"......fshihe Mazllem , fshihe se mos ta sheh Bamke Qylollari dhe te kallezon tek Sali Protopapa pastaj.....".......sigurisht qe legenat komentues nuk do ta kuptojne perse e kam fjalen dhe do fillojne sharjet !!!!
Po po çfarë filozofie që ke o Diare.Kur nuk do të kuptojnë , përse do të shajnë.Berishasit do kujtojnë se ju mbron Saliun dhe patronazhistët do kujtojnë se ju mbron Romën.Ti do të kuptojnë vetëm analfabetë neutral.
,Majmune te pa transformueshem' do quante Darwin .. komentuesit e tipit..D.....etj
Kurse ti nuk do figuroje as tek kafshet tek lista e Darwinit , ndoshta vetem tek gjallesat nje-qelizore.....sepse nuk di te komentosh , vetem shan komentuesit e tjere !!!!!
.....e kush flet , nje debil qe nuk komenton dot per temen e artikullit , dhe na ben profesorin e edukates morale......ik o debil bej ndonje gamor dru e ushqehu , dhe mos u merr me idiotlleqet e Darwin-it !!!!
Dire! Na ngrenç ate qe nuk thuhet. Pis dreqi.
Dilo Strats! I lumtur qe s'te kuptoj! Budallai flet vete dhe nuk I interson nese e kuptojne apo Jo! S'ka nevoj te te shahsh ty! Budalla nuk eshte sharje!
Dilo...S....! Je bo si fahmete paste, Shabon Qosja! Sepse ti e mbyll komentin duke I etiketuar komenstuesin si "legenat komentues" ende pa te shar! Pra e kruan vete! Si Shoni dikur... (Barcaleta).
-Partia Demokratike ngjan-------------------------------------------------------------------------------------------------------------me luftën njëqind vjeçare---------------------------------------------------------------------------------------------------------------ku më shumë se gjysma ushtrisë--------------------------------------------------------------------------------------------------- vdiq nga pleqëria.------------------------------------------------
Të lumtë o Mero! Ja nxorre fundin, por nuk e di si është me prostatën?
Kete radhe ja ke fut kot o Mero ziu , ty te vjen keq po iku saliu ? Ke qene ortak por kur te sulmoi i prishe mardheniet me te .Rama ka qene personi I pare qe saliut ja tha ne sy qe je fatkeqesi e Shqiperise dhe per kete hengri dru nga shiku i saliut .Rama fiton se solli ndryshimin ate qe per 25 vjet saliu e shkaterroi .N̈e qofte se drejtesia do te veproje duke burgosur saliun dhe shpuren e tij Rama do te eci i qete ne rrugen e fitores .
Nuk ndodh Mero jo, ciraku Spak nuk arreston pronarin Sali. E ka popsit mire Rama ket pune, por Spaku nuk e kupton lojen, dhe do dale nganloja nga penxherja e katit te gjadhte.
,,,e megjithate edhe arrestimi i non grates nuk e shpeton nga ngordhja surrogaton e tij 35-vjecare ,ne shqup.
Mero ka bere nje lapsus ne titull : se ka shkruar "Berishen" ne fund por duke pas ne mendje "...vetem nese arreston Ballukun"!
Nuk jam dakord me shkrimin për dy arësye. Së pari ata njerëz që i kanë ngelur sot PD janë infektuar rëndë dhe në formim shumica e tyre janë me mentalitet berishian si dikur militantët komunistë të Enver Hoxhës. Së dyti edhe me drejtësinë gjoja të re të shkollës së Argitës shqiptarët po shikojnë cdo ditë që Berishës nuk do ti ndodhë adgjë nga kjo drejtësi. Pra selanik e tatëpjetë sic ka qenë do të jetë !
Z. Mero , titulli eshte , Jo vetem THELBI I nje teksti , por edhe " Sinjalistika orientuese " . Pa dyshim qe ti I di keto gjera fillestare , por ceshtja eshte se c' hyjne salianjet e mbushje te tjera ketu , kur titulli na e kumton prere se Saliu dhe Edvini jetojne secili ne konakin e vete , poooor nden te njejten cati ...
Asgjë nuk ka për ti ndodhur Berishës nga kjo drejtësi e kastruar.
Eh, sikur te kishte drejtesi...!!!
O Diare a punon ti mor wc publike e qelbur apo punoin mami dhe motra te Semafori e ti ha e komenton pēr Mero Bazen si jeton. Mero Baze ka bo bisnes e puno shkēlqyshēm po i hec se ēshtē intelektual e shum korekt. E ka njē shikueshmēri tē pa par o shoku Diare Rrot Karr.
Qellon edhe ndonjehere qe shkruan bidshem . Konstatim shume i sakte!
Vuçko Shkau e ka kumbar Edvin Qenefin.
Për hir të zotit, zoti President, të bëjmë diçka për Thaçin”! Kjo është lutja që kryeministri i Shqipërisë ia drejtoi presidentit amerikan, Donald Trump, në samitin e Bordit të Paqes në Uashington para disa javësh, ndoshta muajsh. Sikur ai të ish lutur kësisoj për Kosovën, pra sikur presidentëve amerikanë apo liderëve europianë t’u drejtohej me këto fjalë e t’u thoshte psh “Për hir të Zotit pranojeni Kosovën në NATO”, sot Kosova do të ishte anëtare e Aleancës Atlantike. Por jo! Edi Rama nuk ndjen asgjë për Kosovën. Ndjenjat për Kosovën i shpreh me dashurinë e tij për Hashim Thaçin.
Me Helikopter ky nipi i Miladin Popovicit, Edvin Toptan Ramoviqi ka ardhe ne Prishtine me i binde delegatet hajvana e ate far lopen e Brojes Hadhim Danilloviqin me e votua gjykaten speciale. Kush nuk e voton ashte anti shqipetare deklaronin. Ovl me at lopen Gucat a si e ka emerin. Po e therrasin i madhi edi rama. A ju kujtohet kur Ramoviqi per nje pjese te Kosoves deklaronte TOKE E ASKUJT.
Hashim Thaqi është njeriu më i urryer në Kosovë. Kjo nuk thuhet gjithmonë publikisht dhe hapur por kjo është realitet! Edhe më shumë se çdo serb që mund të imagjinohet! Pse? Sepse çdo serb është në anën e tij dhe kurrë s'kemi pritë nderë, respekt apo diçka njerëzore nga ta! Hashim Thaqi e ka keqpërdorur besimin e qytetarëve, e ka vjedhë popullin, na ka mashtruar, ka ndarë Kosovën, ka formu 10 komuna serbe që nuk plotësojnë asnjë kusht për të qenë komuna! Serbin e kemi pasur armik të dukshëm ndërsa Thaqin të padukshëm! Tani kur themi Thaqin, mendojmë për tërë sojin e tij, Kadri veselin, Krasniqin, Halitin, Sylën, Haradinaj..... mirëpo Thaqi është udhëheqësi i kësaj valleje dhe kur përmendet ai nënkuptohen edhe kta. Kta na e kan vra andrren neve të Kosovës. Kta kan bo atentat mbi shtetin e Kosovës.....prandaj KURRË, KURRË s'keni për të parë një përmendore të Hashimit apo të tjerëve në Kosovë! Sepse sot, 30 vjet pas luftës po merremi me kto fundërrina! Dhe në fund, ai që lutet për këta horra, Edi Rama, apo Elisa Spiropali që mbante fjalime morti.....nuk jan miq të Kosovës.
Më në fund z. Baze u ktheve në profesion jo me sofizma dhe nje të vertetë që e dinë të gjithë. Ramës i duhet saliu jashtë dhe në krye të opozitës fallco