Ngjarja kryesore e kësaj jave në Tiranë ishte Samiti i IV-të i Diasporës, ku gjatë katër ditëve në kryeqytet u mblodhën shqiptarë nga e gjithë bota, për të marrë pjesë në këtë organizim, ku vëmendja kryesore iu dha performancave kulturore, fjalimeve dhe sigurisht medaljeve që iu akorduan disa prej personazheve më të dalluara në vendet ku jetojnë, ose për kontributin e tyre ndaj çështjeve të ndryshme shqiptare. Estetikisht i gjithë organizimi ishte i ngrohtë dhe madje elegant, ndonëse siç ndodh shpesh në raste të tilla, i dominuar nga një qasje folklorike ndaj ndjesisë së përkatësisë.
Megjithatë, Samiti funksionoi dhe në njëfarë mënyre ia doli të përmbushte qëllimin e vet më imediat: t’i bënte shqiptarët që jetojnë jashtë të ndihen mirë me veten, pasi të paktën për këto katër ditë arritën të provojnë, veçanërisht ndaj miqve dhe të afërmve të tyre në Shqipëri, se ia kanë dalë mbanë. Aq sa kryeministri dhe presidenti i shtetit amë vendosën t’i dekorojnë për këtë, duke formalizuar kështu vlerësimin ndaj arritjeve të tyre.
Por ky version i diasporës është, në rastin më të mirë, i pjesshëm.
Për shumicën e shqiptarëve që jetojnë jashtë, veçanërisht ata që janë larguar pas viteve 2010-të apo janë rritur në Perëndim, vetë fjala “diasporë” ngjall një lloj sëkëlldie kur përmendet. Nuk është domosdoshmërisht ofenduese, por thjesht e pasaktë në atë që tenton të përshkruajë. Terma të tillë si “diaspora,” apo “diaspora shqiptare” sugjerojnë një lloj uniteti që në fakt nuk ekziston. Sikur shqiptarët nëpër botë të qenkeshin një lloj fronti i bashkuar me qëllime të përbashkëta dhe të sinkronizuar në marrëdhënien e tyre me atdheun. Është disi ambicioze të mendosh se uniteti mund të kapërcejë kufij dhe oqeane kur në fakt ai është i pamundur të gjendet edhe mes banorëve të një pallati 5-katësh në Tiranë, të cilët të paktën teorikisht ndajnë të njëjtat kërkesa dhe aspirata në lidhje me jetën e tyre të përditshme.
Ky unitet i supozuar nuk ekziston. Ajo çfarë jo vetëm shqiptarët, por njerëzit e çdo kombësie që jetojnë në emigrim përjetojnë, është shpërndarja. Ndahen së pari nga klasat shoqërore të cilave iu përkasin, trajektoret që kanë marrë jetët e tyre në emigracion dhe, në fund, nga intensiteti i ndryshëm i marrëdhënieve që kanë me vetë Shqipërinë. Edhe brenda atyre që shpesh trajtohen si një diasporë e vetme – për shembull shqiptarët e Amerikës si më të zëshmit, po këtu mund të marrim cilindo shtet – diferencat janë të mëdha. Një biznesmen shqiptar në Nju Jork, i cili është i integruar në shoqërinë amerikane dhe gëzon siguri financiare, jeton në një realitet krejt tjetër nga ai i një shqiptari të sapovajtur në SHBA, të cilit shpesh i duhet të bëjë dy a tri punë me orë të zgjatura për pagë minimale dhe përballet çdo ditë me pasiguri ekonomike. Shqetësimet e tyre të përditshme, por edhe marrëdhënia emocionale me Shqipërinë nuk janë të njëjta. Madje, shpesh të dy gjenden në anët e kundërta të një konflikti klasor në shtetin ku jetojnë. Të mendosh se pronari shqiptar i një restoranti në Milano, një inxhinier softueri në Toronto dhe një një pastrues në Athinë përbëjnë një diasporë kohezive me qëllime të përbashkëta poltiike, është në rastin më të mirë optimizëm i ekzagjeruar dhe në rastin më të keq, miopi.
Megjithatë, termi mbijeton sepse është i dobishëm, pasi iu mundëson institucioneve që t’i drejtohen një bashkësie fiktive. “Diaspora” mund të ftohet në takime, mund t’i mbahen fjalime dhe jepen dekorata, ndërsa një popullate e shpërndarë me konflikte interesash nuk ke çfarë t’i thuash dhe mbi të gjitha, s’ke çfarë i premton.
Për këto arsye diaspora, sado e sinqertë në dashamirësinë e shprehur në samite të tilla, tingëllonte në fakt e largët në fjalimet e saj, sikur të fliste nga një realitet tjetër, pothuajse jashtëtokësor. Distanca ishte edhe më e dukshme në mënyrën se si u inskenua i gjithë organizimi, që në pjesën dërrmuese të tij anoi nga simbolizmi i veshjeve tradicionale dhe këngëve e valleve popullore, duke e zhveshur kulturën nga çdo lloj tensioni. Mjafton një pyetje e vetme për ta bërë të dukshmëm këtë boshllëk: a do ta ftonim pastruesin shqiptar nga Athina në të njëjtën skenë me biznesmenin e dekoruar nga Nju Jorku, dhe do t'i jepnim të njëjtin mikrofon? Nëse jo, atëherë samiti s'është tjetër gjë veçse një ceremonial seleksionimi.
Nën simbolizmin e ngjyrave kuq e zi, qelesheve dhe fustanellave, diaspora në Pallatin e Kongreseve nuk arriti të bënte hapin e nevojshëm për t’u larguar nga performanca estetike drejt të qenit më politike.
Problemi tjetër i kësaj paraqitjeje të diasporës qëndron tek krijimi hierarkive mes shqiptarëve të ikur dhe atyre që jetojnë ende këtu. Shqiptari jashtë, veçanërisht ai i suksesshmi, shpesh paraqitet si një qenie më e lartë. Ai është më i aftë dhe më i disiplinuar se shqiptari që nuk ka ikur. Është një fabul deri diku motivuese, por që njëkohësisht deformon një pjesë të mirë të realitetit sepse lë të kuptohet se suksesi jashtë reflekton gjithnjë cilësi individuale, ndërsa ata që nuk kanë ikur, mbeten këtu sepse janë më të paaftë apo më pak ambiciozë, duke injoruar rrethanat që e prodhuan vetë emigracionin si fenomen.
Panorama nuk është më e bukur edhe nëse e kthejmë lenten në krahun tjetër për të parë si e sheh Shqipëria diasporën e saj. Skepticizmi ndaj diasporës, që qarkullon gjerësisht në bisedat e përditshme, edhe pse nuk shfaqet në mjedise zyrtare, nuk është gjithmonë i pabazë. Emigranti që kthehet gjatë verës dhe fillon të diagnostikojë me vetëbesim problemet e vendit mund të ketë edhe të drejtë. Por të thënit e të vërtetës kur nuk rrezikon gjë, kur do të largohesh sërish pas disa ditësh, nuk ka ndonjë peshë.
Marrëdhnëia e shqiptarëve që jetojnë këtu dhe diasporës ndërtohet mbi keqkuptimin e ndërsjellë të të dy palëve. Për diasporën që e sheh nga jashtë, Shqipëria është një problem abstrakt për të cilin mund të gjesh pa fund zgjidhje teorike. Ndërsa diaspora, e parë nga Shqipëria, merr trajtën e leksioneve të disa "jashtëtokësorëve," që tingëllojnë bukur kur i dëgjon, por nuk mund t'iu besosh kurrë plotësisht. Diaspora e idealizon atdheun, ndërsa atdheu e injoron diasporën, duke e bërë të pamundur një përballje serioze mes të dyjave.
Çka na kthen sërish tek samiti që, në vend që të ofronte zgjidhje të këtyre kontradiktave, na kërkon vetëm t’i harrojmë ato për katër ditë, për hatër të një imazhi të mirëkuruar dhe që funksionon pikërisht sepse shmang kompleksitetet që do duhej t’i adresonte.
Ne kemi natyrisht një diasporë të konsiderueshme, por problemi është se e paraqesim atë si di]ka koherente dhe të bashkuar ,kur në të vërtetë ajo është krejt e kundërta. Diaspora është e shpërndarë, jo e njëtrajtshme dhe brenda saj ekzistojnë një sërë kontradiktash dhe nuk mund të mblidhet e të përfaqësohet aq lehtësisht saç sugjerojnë organizime të tilla. Një samit i sinqertë do të fillonte duke pranuar se ajo që ne e quajmë diasporë, në fakt përbëhet një sërë interesash konkurruese, dhe se angazhimi i vërtetë me to kërkon konflikt. Derisa kjo nuk ndodh, ndoshta është më e saktë të thuhet se diaspora, ashtu siç e paraqesim, nuk ekziston. Ekziston vetëm nevoja jonë për ta patur atë.
---Mërgimtari, lind në një vend,-----------------------------------------------------------------------------------------------------------jeton në një tjetër----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- dhe kur del në pension,------------------------------------------------------------------------------------------------------------------është i huaj në të dy vendet.-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Mark Twain.---------------------------------------------
MEgjithe respektin per Mark Twainin, ketu ia ka futur pak si kot. Une per vete kam dale ne pension jashte Shqiperie dhe nuk e ndiej veten te huaj as ne SHqiperi, kur vij ndonjehere, e as aty ku kam 25 vjet qe punova e jetoj. Dhe meqe ra fjala per kete "dhia-sporen" qe pjerdhin ne Shqiperi as me rruhet fare se eshte nje cfaqje e kote dhe pa ndonje rezultat konkret e pozitiv per askend, pervec ndoshta atyre zyrtareve shqiptare qe marrin rroge te majme duke u mare gjoja me "dhia-sporen"
Erdhën, pamë dhe ikën. Katër herë. Erdhën panë ikën. Do të bëhet samiti I pestë. Do të vijnë do të shohin, do të ikin. Ku është vlera. Harxhohen disa fonde kot, po kot fare..... . Në samitin e tretë, mori pjesë edhe djali im. Mori përsëri ftesë..... . Nuk vij, më tha: - Pse, I thashë unë. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë, më tha. Nuk vij më.......... . Kur shkoj tek ai në Gjetmani, më porosit: - Shiko, kujdes, ai lokali aty është I dy shqiptarëve nga Lezha. Mos shko. Ata në atë dyqanin e bukës, janë kosovarë, mos u jep muhabet...... . Kanë shoqërinë e tyre. Pesë gjashtë familjarë, nga rrethe të ndryshme, shqiptarë edhe nga Kosova apo Maqedonia, që kanë interesa të përbashkëta, punë të ngjashme në sektorin e IT.......... Me të tjerët nuk përzihen. Nuk u japin njohje........Diasporë!? Nuk e di pse quhen kështu? Emigrantë, mbase...... ...A janë diasporë, bangladeshasit apo indianët që ndodhen në Shqipëri?
Edhe Mark Twain ka respekt për ju, për mënyrën etiketimit e diasporës.
E takove gje mbreme ne kafe ti Markun dhe t'i tha keto, apo po ia fut kot edhe ti kesaj rradhe?
Ha Ha Ha , ky artikull ishte ne kategorine e artikujve te zakonshem , kur menjehere u fut si Editorial......do kete qene i zene z.Baze dhe s'ka pas kohe per editorial sonte.....eshte lodhur mbreme nga pasqyrimi hap pas hapi i protestes se "qoftelargut".....
diaspora ndihet e huaj ne albaniston ku gjithecka eshte turkarabizuar. Imagjino viziton tiranen ose cdo qytet tjeter dhe shikon pafund musliman, femra te mbuluara, njerez te shpifur bitheperpjet dhe pellitjet arabe nga minarete ne cdo ane, shto ketu dhe ambientin e ndotur te duket si kur je ne kabul ose me keq, ferr i vertet.
So mor shkerllate greqdhie Pirdhu ne Qipro Atje ke shume miq sidimos ne Veri Kujto 1974 ! Je nje hiene nate e trembur erresire do mbetesh
Një shkrim për shkrim, pa kokë, pa këmbë, pa krahë, pa sy, thjeshtë cung!
Shqiperia realisht eshte vend i paradokseve te medha pasi per konsolidimin e se djathtes diskutojne elstremi i analisteve te majte e per disspuren e problemet e saje duke perfshire edhe mardheniet e saje me Atdheun diskutojne ata qe nuk kane qene nje dite ne emigracion . Tund
Nje super analize, nje super pershkrim! Bravo!
DiasPordha
Prandaj ju them bashkfshatareve te mi ne mergim Jetoni ne komunitet Shqiptar, te gjithe bashke ne nje lagje si Somalezet ne Amerike Jetoni si Shqiptare silluni si ne Shqiperi, vidhni koruptohuni e koruptoni si I ne Shqiperi dergoni parate e vjedhura ne Shqiperi per te ndertuar kulllab dhe keshtu beheni diaspore e perbashket qe beni Shqiperine
Diaspora pret qe Shqiperia te jete vend ku mund te jetohet normal por fatkeqeshit nuk eshte i tille.
Unë mendojë që artikullshkruesi nuk ja ka arritur të spjegojë se përse i duhet Shqipërisë diaspora. Më tepër qëndronë në analizën psiko-sociale që ato në realitet ato dihen. Numri më i madhe i emigranteve janë në vendet fqinjë dhe ata krijojnë lidhje te padukshme shumëpalshe ekonomoke e politike midis shteteve. Vetëm njohja e pensioneve në dy shtetet fqinjë është arritje dhe një rrugë e hapur për punsime dy palshe sidomos në fushat e bizneseve. Por edhe rritja e pagave drejt niveleve evropiane ben te mundur kthimin e specialisteve. Por një gjë është më kryesorja pozita dhe opozita nuk kanë një strategji kombëtare në këtë drejtim. Ato duhet të dalin me alternativa dhe jo tu kujtojnë emigrantëve situatat e lekundjeve dhe të vënijes flakës vendit si në 97. Në qoftëse sistemi gjyqësor nuk stabilizohet vështirë se fëmijët tanë kthehen në vendëlindjen e prindërve të vetë
Per mendimin tim shkrimi eshte i pakuptueshem se ku e ka patur qellimin autori. Te flasesh per Diaspore, konkretisht Shqiptare, do te thote ,sipas meje, qe shqiptaret kudo qe punojne e jeteojne : ne Amerike, Gjermani,Angli ,Itali .Kanada , Australi ...... e kudo ta ndjene veten shqiptare, te ruajne gjuhen e zakonet tona, te ruaje foklorin shqiptare, te kontriboje ,pavarsishte pozitave shoqerore, brenda mundesive, per propogandimin e vlerave shqiptare, duke qene te bashkuar ne ato vende ku jetojne. Te jetojne nepermjet televizorit, takimeve ne shoqata, e mjeteve te tjera, vizitave ne Shqiperi, pra te jete si te thuash nje pjesmarres ne jeten shqiptare duke ruajtur dhe te drejten e votes te zgjedhi e te zgjidhet sipas ligjeve Shqiptare. Te qenit Shqiptar nuk varet nga pozitat shoqerore dhe nga pasuria, por nga aktivizimi per te jetuar me shqetesimet e te mirat e vendit te tij te quajtur Shqiperi.
SOKOLI KOENTUES -VERTE sokol..! TE LUMTE .. ME JU. *Pasardhesi veteran*;90 vjecar- Tirane-Toronto- ju pershendet!- Ndjekur aktivitetin e mbresa marre! *Guri Naimit D*
POR DHE ASHTU SIC E DO EDVINI, DIASPORA NUK EKZISTON!!!!
DIY.Beje ti me mire.
Kam ikur ne 1991.....nje i ikur nuk ka te drejte te fusi hundet ne punet e Shqiperise pasi ka ikur , nuk ka te drejte as te votoje as te zgjidhet e jo te japi mendje . Shqiperia eshte e atyre qe jetojne ne Shqiperi qe perjetojne dhunen e kriminelit Berrisha , padrejtesin e drejtesise , mungesen e spitaleve shkollave .... Une nuk kam te drejte morale te tregohem kam ikur dhe nuk behem pishman ( je ne regrette rien ) deshiroje qe Shqiperia te zhvillohet 'ga vete shqiptaret e jo nga te ikurit. Çfare contribution kam une ne Shqiperi zerooooo. Njohe nje pjese nga keta shqiptaro- patriote qe bejne shqiponjen si koqevaret e krahines se koqevarise por te kthenin ne Shqiperi joooooo. Shqiperia eshte e atyre qe jetojne ne Shqiperi.
skiperia jeton me leket qe vijne nga jashte, ska industri, nuk prodhohet gje, me cfare leke hani buke? Sa miliarda vijne nga jashte cdo vit i ke bere llogari?
Ore, Detari, ndaj e bëmë demokracinë, të eksportojmë kapitalin njeri jashtë, ai të punojë për ne dhe ne, të rrijmë në kafene si afenfikonj. Pse duhet të prodhojmë ndonjë gjë, kur këto na i prodhojnë të tjerët?! Pastaj, se mos Greqia prodhon, ja, edhe atë emigracioni e mban; i ke llogaritir gjë ti, sa miliarda hyjnë aty(?). Gallatë fare, njëlloj krejt; pastaj, ne i ruajmë pasuritë për një ditë të keqe; e ju, naaa, kini pasuri, as hekur, as bakërr, as krom, as naftë; naaa, kërrnajë. Pika detarit... Në u lëntë Evropi mbetët mes katër udhëve, or lypës të Evropit. Ne na lanë dy perandori, e mos ishit ju, që na i prishët ç'kishim, do ishim kush sa mirë. Kështuuu, jini në Evropi, që ju mban se mos i zgjidheni nga zinxhiri e i dilni dore, duke kaluar në kraun tjetër. Emigracioni është një faktor ekonomik, nuk ka ç'fshihet, as mburrje nuk është! Por autori ndan kuptimin e emigrantit si krah pune dhe diasporës, sipas mendimit të tij. Do të qe mirë të kthehej e gjithë mërgata, dhe të kontribuonte jo me remitanca, por me investime të vërteta në degë industrie që mund të rivihen më punë, që të mundnin të lëvizmin gurët e rëndë të mullirin të Shqipërisë, që kanë të paktën 35 vjet që kanë ndalur dhe nuk bluan as grurin e vet. Ha, ha, ha,...Ne nuk kemi, po ju kini, o Detar, apo dëngla. Ha, ha, ha,.. Opinion e Sheros kini.
Je i pa ditur, Greqia prodhon shume gjera dhe ka industri turizmi gjigande. Ne albaniston dhe patatinat i blini nga greqia
Po pra, atë po të them: prodhoni patatina!
Te pakten kane mesuar fjalen diaspore se kane 35 vjet qe ju thone shqiptareve qe jetojne jashte emigrante apo rrefugjate meqe kshu degjojne nga lajmet e huaja dhe ju duket vetja modern. Vllai ne shqiperi i thote vllait ne Greqi e Itali rrefugjate. Diaspora eshte pasqyra e realitetit ne shqiperi, kjo ideja qe jane te ndryshem eshte budallek. Problemi me i madh eshte i mendesis se vjeteruar shqiptare ku ende mendojne se bota eshte ajo qe ka qene 35 vjet me pare ku Greqia te dukej fundi i botes. Sot me avion vjen ne shqiperi nga Athina me shpejt e me lire se nga Shkodra ne Tirane apo Korce e Berat.
Shkrimi i z. Runa shikohet vetëm në një kënd vështrimi, në atë politik. Shqetësuese për shqiptarët e palarguar janë se si do të votojnë të larguarit dhe si do të jetë influenca e tyre në jetën politike të partive politike në Shqipëri. Në këtë drejtim duhet thënë se diaspora nuk është e organizuar dhe nuk ka ndonjë program politik, madje shumica as që duan të meren me këtë çështje. Por është gabim që të mos vlerësohet kontributi i diasporës në drejtimin ekonomik. Që diaspora të investojë në Shqipëri duhet që të krijohet legjislacioni dhe ambjenti që paratë e krijuara më shumë mund jashtë të mos rezikohen brënda Shqipërisë. Pra shkurt, këtu nuk ka vënd ofendimi, zilia, injorimi, pengesat artificiale ndal diasporës, por të kuptohet që çdo investim është në dobi të Shqipërisë dhe të atyre që jetojnë në Shqipëri. Shqiptarët jashtë i kanë fituar paratë me mund dhe nuk mund që t’i humbasin si rezultat i mediokritetit të disave që kujtojnë se qëndrojnë më lart se sa ata. Mos haroni se në vitet 1990 u larguan ajka intelektuale si rezultat i prapësive politike të partive që janë edhe sot.
Marrëdhëniet me diasporën nuk reduktohen në ato politike. Se na mbyti interpretime politik pér gjithëçka. Flitet për ruajtjen e lidhjeve me vendin ku u rritén, pér gjuhén dhe kulturën që se fshijné dot, pér fëmijtë që ta mésojnë gjuhén e prindérve. Këto nuk zhduken e as duhen nënvlersuar. Arbëreshët pas 500 vjetësh ruajnë e ushqejnë gjuhén dhe traditat nga vijnë. Noli nuk Lindi në shqipéri po me gjuhën që i mësoi gjyshja u bë një luftétar i madh i çështjes shqiptare, kryeministër dhe pérkthyes i madh në gjuhën shqipe. Diaspora është pasuri e madhe dhe duhet trajtuar e tillë.
Kur nuk te pelqen ajo qe bejne te tjeret,po ke bythe beje ti me mire.DIY.Beje vete si eshte me mire.Te kritikosh nje projekt nepergjithesi eshte kollaj,ta besh ti projektin eshte gje tjeter.
Kaq poshtë ka rënë Gazeta TEMA që Runa të botojë si editorial hartimet tij të klasës së katërt fillore?!
Po ta përgatis një ese të plotë, të strukturuar dhe të rrjedhshme mbi kontributin e diasporës shqiptare. Është e shkruar në stil akademik, por e kuptueshme dhe e përdorshme për shkollë, universitet ose prezantim. --- Kontributi i Diasporës Shqiptare Diaspora shqiptare përbën një nga asetet më të rëndësishme kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës. E shpërndarë në të gjithë botën, ajo ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin ekonomik, politik, kulturor dhe shoqëror të trojeve shqiptare. Kontributi i saj nuk është vetëm material, por edhe simbolik: diaspora ka qenë ura që ka lidhur shqiptarët me botën dhe ka ndihmuar në ruajtjen e identitetit kombëtar në periudha të vështira historike. Sot, ajo mbetet një forcë dinamike që vazhdon të ndikojë në zhvillimin e vendit. --- 1. Kontributi ekonomik: një motor i qëndrueshëm zhvillimi Ekonomia shqiptare është ndikuar thellë nga remitancat e diasporës. Qindra mijëra familje në Shqipëri dhe Kosovë mbështeten në ndihmën financiare të të afërmve që jetojnë jashtë. Këto dërgesa kanë shërbyer si burim i rëndësishëm për: • përmirësimin e kushteve të jetesës • financimin e arsimit të fëmijëve • investime në shtëpi, biznese dhe bujqësi • mbështetje në raste emergjencash Përveç remitancave, diaspora ka kontribuar në hapjen e bizneseve të reja në vendlindje, duke sjellë kapital, përvojë dhe standarde të reja pune. Shumë sipërmarrës shqiptarë të suksesshëm në Evropë dhe SHBA kanë investuar në turizëm, teknologji, prodhim dhe shërbime, duke krijuar vende pune dhe duke nxitur zhvillimin lokal. --- 2. Kontributi politik: një zë i fuqishëm në arenën ndërkombëtare Diaspora shqiptare ka luajtur një rol historik në çështjet politike të kombit. Gjatë viteve ’90 dhe në periudhën e luftës në Kosovë, komunitetet shqiptare në SHBA, Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera organizuan fushata sensibilizuese, protesta, lobim dhe mbledhje fondesh për të mbështetur të drejtat e shqiptarëve. Në veçanti, diaspora në SHBA pati ndikim të drejtpërdrejtë në sensibilizimin e politikës amerikane për çështjen e Kosovës. Ajo kontribuoi në krijimin e një opinioni ndërkombëtar që mbështeti ndërhyrjen humanitare dhe më vonë procesin e pavarësisë. Edhe sot, diaspora vazhdon të ketë rol politik përmes: • pjesëmarrjes në zgjedhje nga jashtë (sidomos në Kosovë) • lobimit për integrimin euroatlantik • mbështetjes së reformave demokratike --- 3. Kontributi kulturor: ruajtja dhe promovimi i identitetit shqiptar Diaspora është një nga mbrojtëset më të forta të kulturës shqiptare. Në shumë vende të botës, komunitetet shqiptare kanë krijuar: • shkolla shqipe • shoqata kulturore • festivale të muzikës dhe valleve tradicionale • qendra komunitare Këto aktivitete kanë ndihmuar brezat e rinj të ruajnë gjuhën dhe traditat, duke shmangur asimilimin e shpejtë. Përveç ruajtjes së kulturës, diaspora ka qenë edhe promotore e saj. Artistë, sportistë dhe figura publike me origjinë shqiptare kanë bërë që kultura shqiptare të njihet më gjerësisht në botë. Emra si Dua Lipa, Rita Ora, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe shumë të tjerë kanë ndikuar në krijimin e një imazhi pozitiv për shqiptarët në arenën ndërkombëtare. --- 4. Kontributi social dhe humanitar: solidaritet i pandërprerë Diaspora shqiptare ka treguar gjithmonë solidaritet të jashtëzakonshëm në momente të vështira. Gjatë tërmetit të vitit 2019 në Shqipëri, komunitetet shqiptare në Evropë dhe SHBA mblodhën miliona euro për të ndihmuar familjet e prekura. Po ashtu, diaspora ka financuar: • ndërtimin e shkollave • pajisjen e spitaleve • projekte infrastrukturore • ndihma për familjet në nevojë Ky solidaritet e ka bërë diasporën një shtyllë të rëndësishme të mbështetjes sociale. --- 5. Kontributi arsimor dhe profesional: transferimi i dijes Shumë profesionistë shqiptarë që jetojnë jashtë janë të angazhuar në projekte që synojnë përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë në vendlindje. Ata organizojnë: • trajnime për mjekë, mësues dhe studentë • projekte kërkimore • programe shkëmbimi • mentorim për të rinjtë shqiptarë Kjo qarkullim i dijes është një nga format më të vlefshme të kontributit të diasporës, sepse ndihmon në modernizimin e institucioneve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve. --- Përfundim Diaspora shqiptare është një pasuri kombëtare me ndikim të shumëanshëm. Ajo ka kontribuar në ekonominë e vendit, ka mbrojtur interesat kombëtare në arenën ndërkombëtare, ka ruajtur dhe promovuar kulturën shqiptare dhe ka ndihmuar në zhvillimin social dhe profesional të shoqërisë. Roli i saj nuk është thjesht historik, por vazhdon të jetë thelbësor edhe sot. Në një botë gjithnjë e më të globalizuar, diaspora shqiptare mbetet ura që lidh vendlindjen me botën dhe një forcë që mund të udhëheqë zhvillimin e ardhshëm të kombit. Sfida e institucioneve shqiptare është ta vlerësojnë këtë potencial dhe ta shndërrojnë në një partneritet të qëndrueshëm për të ardhmen.
Mendoj se, në aspektin polito-shoqëror edhe emigrantët janë të ndarë me klasa, siç vëren ti, sikurse e gjithë popullsia e botës, por diasporë bëhen atëhere kur qendërzohen me prona e punë në fshata e qytete dhe që predominojnë popullatën vendase dhe pse me përbërje heterogjene shoqërore. Emigrantët, që lëvizin sa andej këtej nëpër botë, janë veç punonjës pa atdhe, nëse nuk kanë në vendin e origjinës pronën e tyre. Mëmëdhe, quhet toka, ku më ka rënur koka/ stërgjyshërit ku i kam lënë me varret që i kan zënë. Kështu këndonte pak a shumë, emigranti dhe mëmëdhetari i shquar. Por ai nuk ishte diasporë edhe pse jetonte mes emigrantëve të tjerë në Egjypt. Diaspora është një bashkësi e formuar prej qindra vjetësh, dhe krijohet atëhere kur ka prirje bashkëpunuese, psh: diaspora shqiptare e arbëreshëve në Rexhio Kalabria e gjetkë, që jetojnë në një territor të caktuar, brenda shtetit Italian, ku kanë mundësi edhe të organizohen territorialisht si shqiptarë; zgjidhja e kontradiktave klasore është tjetër gjë dhe kontradikta ka objektivisht. Emigrantë ishin edhe ata që jetuan dhe punuan në dhe të huaj; mbajtën familjen me të ardhura dhe u kthyen të vdesin në mëmëdhe. Por ata nuk ishin diasporë, por thjesht emigrant që rronin me një shpresë dhe kishin dëshirë të vdisnin në mëmëdhe. Emigrantë ishin edhe ata që do të ktheheshin njëherë, pranë vatrës, pranë punës, anës Vjosës, anës Bunës, kishte nga ata që edhe pse larg, kontribuan kur u desh në të mirë të vendit, kishte dhe nga ata që i morën vendit më shumë se i dhanë, duke ndërtuar flamujt, por edhe nga ata që mbetën udhëve të mërgimit e u harruan, pa e sharë atdheun në gjuhë të huaj. Shoqatat janë tjetër gjë. Shoqata e gjuetarëve, shoqata e miqësisë Shqipëri- Itali, etj. Shoqëria Vatra, Skënderbeu etj në dy vende të ndryshme (përfaqësonte një pjesë të emigracionit, kurbetliun, kudo ku ishte, një bashkësi të shpërndarë në shtetet ku funksiononin), janë shoqata kulturore, në daç edhe politike të kurbetllinjve për të mbajtur gjallë atdhedashurinë, por jo të diasporës, që mbetet një kuptim abstrakt duke u bazuar vetëm mbi baza shpirtërore. E këta bëjnë bashkësinë e emigrantëve, por jo të gjithë janë diasporë. Elbete, në kuvend do të thirreshin ata që shqueshin më shumë në këto shoqata e që investojnë për funksionimin e tyre (dhe që ku shfaqen, me pa tjetër edhe influenca klasore, krahinore, fetare etj), vështirësia qëndron në mbajtjen e balancave në bazë vetëm atdhetare dhe pa diskriminime. Nuk ka kandar që e mat dhe ndan mëmëdhedashurinë ndaj mëmëdheut, veç kur i shet interesat e saj.
Degjova Samitin e "DIASPORES" lexova edhe Editorialin,Lexova edhe komentet. Une kam mendimin tim dhe dua qe ta cfaq ate ,sado nuk pretendoj qe ta lexoj gjithe Shqiperia ,Diaspora dhe ORGANIZATORET E SAMITIT TE PESTE!!! 1.Diaspora ka dhene dhe jep kontributin e saj ne Shqiperi edhe me ndihmat qe con tek familjaret ,qe arrijne deri ne 2Miliard dollar cdo vit,por edhe me investimet modeste qe behen ne Shqiperi! 2. Askush te mos thote qe nuk ndihmon Shqiperia te ikurit. Jane qindra mijra pensioniste qe marrin pensionet ne Shqiperi ,pa derdhur kontribute. Mos mendoni se jane derdhur kontribute nga pensionistet qe jane jashte. Pensionistat, pjesa me e madhe e tyre vijne nga koha e socializmit,qe ne viten 90 e lane arken ZERO,pra pensionet dalin nga ata pak taksa pagues qe punojne sot ne Shqiperi! 3.Diaspora apo EMIGRANTET le te mblidhjen ne Shqiperi ,por jo per te mbajtur fjalime! Ata duhet te shkojne atje me ide se si mund te behet Shqiperia me mire,me insiativa per te hapur biznese dhe me shembujt e mire qe ata japin atje ku jetojne,per ta nderuar vendin nga vijne dhe per ta bere Shqiperine me te njohur ne bote!!!! 4.Eshte i pa mundur grumbullimi i emigranteve atje ku jetojne,por mund te tregohen shembuj dhe forma bashkepunimi dhe koordinimi me njeri tjetrin dhe me Atdheun 5. Mund te sjellin ide per organizimin e votimeve ne vendin ku jetojne,ngritjen e qendrave te votimit,format e leximit dhe verifikimit te votave etj! 6. Emigrantet ne Samit nuk duhet te shkojne as per ti rene gjoksit,as per te bere politike,as per karshilleqe ,as per mburrje,as per kritika te natyres partiake! Ata duhet te cojne ne vendin Ame ,solidaritetin dhe eksperiencen e tyre,dashurine dhe kenaqesine per arritjet e vendit ,ide si mund te behet me mire, ofrimin e tyre per kontributin dhe jo nihilizmin. Keshtu e shikoj une Samitin e Diaspores!
S'ke nevoje te ndryshoshe pseudo kur je i njejti komentues
Shumica e analistave ne Shqiperi paguhen nga qeveria dhe opozita gje qe nuk ndodh ne vende te tjera. Mendoj qe ne Shqiperi ne shumice kemi ata qe punojne ne administrate lepires dhe te korruptuar dhe biznesmenet me shumice qe marrin leket e tenderave dhe i ndajne me pushtetaret. Pjesa me e shendoshe e shoqerise jane bizneset e vogla qe mbajne barren e taksave. Pastaj jane parate e diaspores qe vijne , dhe parate e pista qe vijne e investohen. Ne te diaspores ne New York jemi ne 2 kategori, ata qe kemi vite dhe kemi ngritur biznese e jetojme ne zona te mira dhe shkollojme femijet ne universitetet me te mira te Amerikes dhe perfitojme shume nga te mirat e sistemit ketu, dhe ato qe kane ardhur vone mbas 2010 dhe punojne dhe jetojne ne zonat urbane dhe duan te kapin ritmin, por qe do kohe.
Mjafton perpjekja e diaspora kanadeze per mos lejuar visited e kryeministrit shqipetar ne Kanada te kuptosh qe jo vetem jane te percare por akoma me keq s duan as perparimin e Shqiperise dhe popullit qe jeton ne Shqiperi...S di diaspore greke serbe apo maqedone qe ta kete bere kete akt kunder vendit meme...As Ramizin nuk e ndalen se ata emigrants te asaj kohe ishin me atdhedashes.
Nuk qe kot dhe as per dukje. Eshte gje e mire te kthehen shqipetaret ne Atdheun e tyre qoft edhe per dy tre dite, te shohin ceshte bere ne kete vend per kohen qe ata nuk e kane pare. E kjo eshte ne te mire te vendit se ata do kthehen ne ambasadore te vendlindjes se tyre , por eshte edhe ne te miren e tyre e te Atdheut sepse duke pare zhvillimin dhe mundesite e metejshme te ketije zhvillimi mund te kthehen dhe te Investojne ne kete vend. Pra nuk shikoj asgje te keqe dhe as qe mund te behet kot e per propaganda.sic edhe mund te mendohet.