Një opozitë që kërkon njerëz dhe një popull që kërkon opozitë

17 Prill 2026, 20:45Editorial Mero Baze

 

Nuk di pse Sali Berisha u kujton demokratëve zgjedhjet në Hungari. Nuk është e ndaluar t’i përmendë, por i ka kundër nga të dyja anët.

I ka kundër së pari nga aleati i tij Orbani, i vetmi lider evropian që ka injoruar “non gratën” e Berishës nga SHBA dhe e ka takuar duke i ofruar mbështetje, madje edhe për azil politik. Siç e keni parë në dosjen e gjyqit të Berishës, familja e tij ka blerë vilë në Budapest për ta pasur për “ditën e kiametit”.

Pra ai e ka ende të paqartë nëse është mirë që humbi Orbani apo është keq. A ndjehet i keqardhur që ai iku apo u bë mirë?

Natyrisht që ai është me Orbanin. Dhe arsyeja nuk është se Orbani nuk mbylli TikTok-un, apo nuk i mori vulën “Lul Bashës” së tij që e mundi, por se Orbani përmbushte të gjitha arsyet përse demokratët mund të besonin tek trumpizimi, putinizmi dhe autoritarizmi i një udhëheqësi në moshë si Sali Berisha.

Mbi të gjitha, Berisha është me Orbanin pasi në Hungari i vetmi shpjegim i ndryshimit ishte udhëheqësi i ri. Ishte po i djathtë, po bashkëpunëtor i Orbanit, po nga i njëjti krah politik, por ishte i ri dhe ngjallte shpresë se njerëzit e përjetuan si një udhëheqës që nuk ishte më peng i së shkuarës.

Pas kësaj ranë të gjitha alibitë për “regjimin”, për “autokracinë”, për “vjedhjen e votave” etj. Nuk ishte e nevojshme as për molotov, as për protesta, as për tortura të tipit “foltore” ku duhet të dëgjosh pesë të çmendur nga katër veta që flasin.

Pra Berisha duhet ta shmangë rastin e Hungarisë nga fjalori i tij politik. Hungarinë duhet ta shikojnë si shpresë demokratët, jo Berisha.

Ata duhet të frymëzohen nga Hungaria që brenda tyre të gjejnë një udhëheqës të ri, të sfidojnë seriozisht Berishën dhe të rrëzojnë pushtetin. Ose, në të kundërt, të presin kur të rrëzojnë socialistët Edi Ramën dhe të shijojnë edhe katër mandate të tjera me pasardhësit e tij.

Deri atëherë mund të argëtohen me protesta si kjo e sotmja, me pjesëmarrje që është nën nivelin më të ulët të një proteste të vogël, nga ato që mund të organizojë edhe shoqëria civile. Dhe kjo vjen pas 40 ditësh përgatitjeje, thirrjesh patetike, paralajmërimesh qesharake dhe në fund mobilizim financiar.

Deri sa të vijë dita e ndryshimit, do kemi një opozitë që kërkon e dëshpëruar t’i mblidhen njerëz rreth një udhëheqësi që i duhet popullit si bodigard dhe një shoqëri shqiptare që është në kërkim të një opozite që të realizojë ndryshimin. I vetmi që është përjashtuar nga ky shans është Sali Berisha. Dhe ata që besojnë se humbën nga TikTok-u.

15 Komente

  1. e
    epo

    Cila shoqeri shqiptare qenka ne kerkim te nje opozite qe te realizoje ndryshimin o Mero? Sa here duhet te te tregoje populli shqiptar qe eshte nje popull me prirje te majte?

    Përgjigjjuni
    1. E
      Endri

      As nuk ja ke idene se kush eshte programi I se majtes ne shqiperi dhe kush parti e zbaton.Thjesht hiqesh si kompetent .Kot nuk thone,tenxherja bosh kerrcet ma fort.

      Përgjigjjuni
      1. e
        epo

        O tenxhere plot ketu ke mundesine qe te na tregosh qe ti e paske idene se kush eshte programi i se majtes dhe kush parti e zbaton. Jepi.Po presim....

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire Straits

          Saliu nuk perfaqeson opozite ne Shqiperi....e kuptueshme qe nuk e ndjekin...., doli ca kohe Tiku te protestonte para kryeministrise , te vetmet gjera qe fitoi ishte nje lume sharjesh te ndyra nga "mbytesit e protestave" qe kane mbushur edhe kete portal.....dalin ca fshatare qe protestojne per prodhimet qe ua marrin me cmim qesharak nga oligarket e fruta-perimeve , ......dhe njerezit u kalojne prane dhe askush nuk i mbeshtet edhe pse te njejtet njerez kur shkojne tek dyqanet e fruta perimeve shajne dhe mallkojne per cmimet qe shohin aty.......dalin fermere qe derdhin qumeshtin rrugeve ....dhe shoferet e makinave qe kalojne ne rruge as ua ndjen dhe u bien borive me nervozizem qe te lirojne rruget.......u lajmerua nje proteste per cmimet e karburanteve ....shume pak dolen dhe artikujt e ketij portali u tallen edhe me keta protestues....dalin disa dhe protestojne per nje femije te vrare ne lule te moshes.....por pervec pak njerezve dhe ndezjes se ca qirinjve , asgje tjeter nuk behet........protestojne disa para dyerve te spitalit per sorollatjet dhe vuajtjet neper pavionet e kimioterapise .....por protesta duket e shuar sepse askush nuk shkon ta mbeshtese.............Del Palloshi dhe thote " Rrogat u rriten kaq fish.....por kur shkon ne dyqan ble me pak produkte se me nje rroge me te vogel qe kishe para 1 viti.......por neper portale kjo quhet arritje....dhe perseri askush nuk proteston ..............Dhe perpara gjithe ketyre vuajtjeve , lexojme nje editorial qe kerkon te beje nje trajtim psiko-filozofiko-tualetist te opozitarizmit shqiptar.....turp.....Palloshi , Saliu , Muli , Lali , Bela.....e kane siguruar jeten per disa breza pasardhesish......kurse ne rrime dhe shikojme show-un e tyre....dhe pastaj ne fund mendojme : " Po neser cfare do te hame " ???? !!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. e
            epo

            Or taj nuk te dhjeu kush ty. E kisha biseden me tenxheren.Ti nuk je tenxhere, shumicen e kohes je uturak por ndonjehere je edhe legen.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dire Straits///////////////////

              ...nuk gjeta hale sot , dhe thashe te dhjes ketu tek ty,.....nuk besoj se te mbetet hatri se ti hale je ....le qe kot pyes se tashme e di edhe vete !!!!!...........te rekomandoj mblidh edhe ca hale te tjera dhe filloni me downvote tek komenti im , se i behet qejfi z.Baze , Lalit , Palloshit ....!!!!!!!!

              Përgjigjjuni
            2. X
              Xhebraili

              O debil, të këshilloj që të rrish para kryeministrisë natë e ditë, bile mos rri në karrige si Llapaqeni por shtrihu barkas dhe me siguri kur të plakesh shtrirë në rrugë, do arrish rezultate i shtrirë në arkivol për Tufinë apo Sharrë. Hë më.të lumtë!

              Përgjigjjuni
            3. A
              Angjelin

              Ta them une. Programi i se majtes dhe djathtes ne shqiperi eshte te vjedhin dhe pasurohen ne dem te Shqiptarve/popullit. Kushdo qe nuk e kupton kaq, zoti e ndihmofte.

              Përgjigjjuni
          2. P
            PD eshte parti komuniste

            E sakte ...kemi nje te majte moderne siç eshte PS, dhe nje te majte extrême komuniste siç eshte PD r Bufit

            Përgjigjjuni
          3. K
            Kuptoni themelet

            Çudia më e madhe në Shqipëri - përfshi edhe gazetën TEMA - gazeta më e mirë që ka Shqipëria - është relativizimi i të djathtës me PD-në. PD-ja, që në themel, me të GJITHA kriteret, jo vetëm që nuk ishte e djathtë, por nuk ishte as "parti". Ishte, është dhe do të mbetet një grupim gjysmë ushtarak.

            Përgjigjjuni
            1. I
              I semure psiqik

              Bufi eshte i semure psiqik , vertete i merni serriozisht brocullat e nje te semuri psiqik se nxjere nga goja...

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fshatari

                "Shume te trashe i ben keto Parandil. Me te holla me te holla" - Gjeneral Gramafoni. Me te holla Mero me te holla Jo kaq hapur propaganden. Populli kerkon nje te huaj qe te vij ta bej Shqiperine dhe jo nje opozite. Po te deshte opozite brenda Shqiperise ai e kishte nxjre nje. Sa per Orban etj etj, Mos i ngatero gjerat Ku Orbani e ku Edi Rama apo Sali Barisha, Ku Shqiperia e ku Hungaria. Me te holla Mero me te holla

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rambush Govnadinaj

                  Cila eshte formula qe nje ushtar rreshtor i thjeshte pas luftes se Kosovës, me rroge Deputeti te bėhet Multimilioner ne shtetin më te varfer ne Evrope?? Perveç arsyetimit me synetin e vehte dhe synetin e Anites nga eproret Anerikan te KFOR-it. Konfiskimi dhe arestimi trokasin, prandaj keta s‘duan as QEVERI as PRESIDENT, por kthimin e Sërbisë ne Kosovë,meqë populli me nuk i voton. Tash duhet me ne fund te kuptoni de pse ky RaMbush i HaraçDinajve pollet, bërtet, shan, ofendon, gënjen kundrejt Albin Kurti dhe Qeverise se tij.

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qytetari

                    O fshatar, pse lodhesh kot. Kerkon nga Mero te shkruaje me holle. Po perse, budalle eshte Mero?! Shkruan trashe se te trasha i mer nga te trashet e pushtetit!!

                    Përgjigjjuni
                    1. o
                      opozitari i opozites eshte rrogetari i qeverise

                      Nje opozite qe kerkon njerez, nje popull qe kerkon opozite ..e nje Mero pas kepuces tyre qe mallkon tere opozitat ne gjithe jeten e vet publicistike ashtu strukur ne preher te te gjithe pushteteve me rradhe.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje