Edi Rama nën akuzë si hajdut “aleatësh”

21 Prill 2026, 20:02Editorial Mero Baze

Edi Rama po akuzohet për një korrupsion të, tanimë politik. Është nën akuzë se pas “vjedhjeve” në buxhetin e shtetit po u vjedh edhe aleatët opozitës. Kështu kanë nisur prej dy ditësh të alarmohen pse ky shkon nga Bordi i Paqes tek kryeministri spanjoll antitrumpist, pse del në foto me Sorosin, pastaj shkon tek Princi i Arabisë Saudite, pse takon Erdoganin dhe pastaj ikën në Greqi me Micotaqisin. Madje pak javë më parë ishte nën akuzë që kishte mik edhe Zelenskyn dhe Orbanin, por ai na la dhe e lehtësoi këtë debat.

Ky lloj makthi kombëtar pse kryeministri përpiqet ta ketë mirë me gjithë botën është ndoshta i vetmi në llojin e vet në glob. Shqipëria është jo vetëm një vend i vogël dhe i parëndësishëm në politikën globale, por mbi të gjitha një vend i rrezikuar nëse nuk përpiqet maksimalisht të mos ketë armiq që i cenojnë sigurinë kombëtare apo që i dëmtojnë zhvillimin ekonomik.

I gjithë ky frustrim opozitarësh nuk vjen nga fakti se Edi Rama po bën hatanë me ato takime, por nga projeksioni që ata kanë në kokë për pritshmëritë që kanë krijuar tek elektorati i tyre se do të vijnë në pushtet nga raportet ndërkombëtare, kryesisht me ardhjen e Trumpit në pushtet. Trumpi aq sa kishte mundësi i ndihmoi. U dërgoi LaCivitën, me çmim të arsyeshëm, por ai nuk prodhon vota, fushatë prodhon. Atë s’e bëri keq. Votat i kanë në dorë shqiptarët, nuk i ka LaCivita.

Duke e sulmuar Ramën “si vjedhës aleatësh”, ata nuk është se forcohen për vete, por thjesht sa ekspozojnë më shumë pafuqinë e tyre për të normalizuar raportet politike me Perëndimin. Në Bullgari, dy ditë më parë, kryetari i partisë që është non grata në SHBA dhe në Britaninë e Madhe mori gjashtë për qind. Politikan i njohur është edhe ai, por njerëzit shikojnë perspektivën politike. Dhe opozita shqiptare nuk e ka problemin që nuk fiton se “Rama e dredh me të gjithë”, problemin e ka që nuk ia “dredh” dot Berishës dhe të gjejnë një lider tjetër të fitojnë.

Deri atëherë kanë mundësi të masturbojnë si intelektualë dhe të bëjnë analiza gjeopolitike, se si Rama shkon nga bordi i Trumpit për Gazën, tek bordi i Sanchez kundër Trumpit, pastaj tek ky saudit kundër Iranit, tek Micotaqis, pro Belerit, e kështu me radhë.

Edi Rama është ai që është kryeministri i Shqipërisë në këto aleanca dhe jo kryetar i PS. Dhe si kryeministër, ai nuk ka vendosur të shpërndajë idetë e socializmit në botë, se edhe ashtu është i paqartë për to. Opozita le ta thotë opsionin e saj si e do kryeministrin: me Trumpin, me Sanchezin, me BE-në, me botën arabe? Ta dimë të paktën se ç’mendojnë ata për botën, meqë kryetari i tyre ka kufizime në viza.

35 Komente

  1. D
    Dire Straits/////

    ".....ti Avdi keta shkopinjte mos i bej kaq te trashe....mezi mbahen ne dore ..." !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. e
      epo

      I je ngjitur Meros si muti pas kepuces o uturak.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits//////////////////////

        e pse beni replike , me lini ne injorim total , vendosni vetem nje Downvote dhe vazhdoni !!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. e
          epo

          Sepse mbase bie rrufeja ne hale, dhe e kupton nje dite qe ke nevoje per psikiater e jo per akses ne internet. Mbase e kupton qe te duhet terapi e jo akses ne rrjetet sociale e komente gazetash.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dire Straits///.///;/////..

            ....enigme eshte , pse Mero i lejon komentet e mija , jam 100% i sigurt qe nuk i pelqejne as atij !!!!!

            Përgjigjjuni
            1. e
              epo

              Mero nuk e di dhe nuk i rruhet fare qe ti egziston.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dire Straits..///;//

                Po atehere pse te rruhet ty ti qash hallin Meros kur thua qe "..i je ngjitur pas..."...nese une budallai hedh cdo dite nga 1 gur ne lume..pse ju 100 te mencurit hidheni ta kapni...provoni njehere te me lini ne injorim total...do te shikoni se do ndiheni me mire !!!!!

                Përgjigjjuni
              2. J
                JNB

                O Diarre...ke një sens të zgjuarsisë ,po kam përshtypjen se ajo të vjen nga budallallëku.Edhe një budalla e kupton që Mero nuk çensuron asnjë koment.Je i ri në këtë forum dhe entuziazmi t'a jep atë me demek " zgjuarsisë".

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dire Straits///';////'////

                  Qe te vleresosh tjetrin ne nje fushe , duhet te jesh vete profesor ne ate fushe.....keshtu qe derisa me vlereson mua ne fushen e budallallekut ...atehere....e kupton vete ti !!!!!!!!.....Mero nuk censuron sepse e di se ne kete forum 99.99% ndjekin dhe jane dakord me vijen e tij editoriale , keshtu qe edhe po doli ndonje kokerr kundra , kjo do te gjeneroje nje lume sharjesh kunder tij (ashtu sic ndodh me mua) , dhe keto sharje i japin bukuri forumit te tij !!!!!)

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    JNB

                    Ha haa Diarre, hera e parë në jetën time që dëgjoj një njeri që i pëlqejnë sharjet.Dhe erdhe te fjala ime.Mua do më pëlqenin këshillimet ,vërejtjet dhe sugjerimet ,po sharjet kurrë.Fushën ku bën pjesë ti e studiojë ,po jo t'a përvetësojë.Po do këshillime psikologjike i ke falas.

                    Përgjigjjuni
        2. U
          UÇK

          Dire…Avdiu i bën në masën e sumës tënde

          Përgjigjjuni
        3. O
          Oficeri dulles

          Paska qene hajdut I madh !!!!

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fshatari

            Mentaliteti i elites fshatareske Shqiptare. O me ne ose kundra nesh. Ne fshataret kemi kete mentalitet, ndaj shpresojme tek elitat Shqiptar te kene nje mentalitet tjeter qe te na udheheqin ne. Por elitat si Mero

            Përgjigjjuni
            1. j
              jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e S

              Shkrimi qendron nese ne vend te fjalen 'Kryeminister' te vihen fjala Lastra e,Mu gull osé palaco cirku. Ne vend te fjalen 'Opozite' organizzata Terrorriste qe 35 Vjet djeg ShQIperine...fale marveshjes se EDVINIT me SALINE

              Përgjigjjuni
              1. t
                tahypi

                Opo ne kuqov aty tek pisha erdhi doktor Sali berisha ,ngrini ore lart ato dy gishta se më thon la Civita,oreeeee ,eeeee.Po pooooo,or budallenj ju them un ty ,edvini zi I ,I sorosit t zi drogs ,krimbit,korrupcjonit asht ay qy sulmon upuzitn me sprajt ariu ,kthetra skifteri ,helm merimange.rama ik ik ik .

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mato Gruda

                  Po ik o pall kari se ta kemi fal Ramen me gjith tespije e tosumbac.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mondi

                    Aman ma fal.Kush ishe ti dhe njehere o uturak.

                    Përgjigjjuni
                  2. H
                    Hakëjp Maqupi

                    Sal Birisha me dy gishta, npëjdh t’ albans u futsh me çizme.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kendoni kengen....

                      Termi "opozitë" ndjehet i fyer kur sheh se kush e përfaqëson në Shqipëri!

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mereme Bazaja

                        Ne kemi hall qe Rama eshte kryehajduti qe na vjedhe ne dhe Shqiperine dhe pastaj te jep ca therrime ty qe ti lepish topet, ca Saliut qe ti bej freks dhe gjithe mediave qe jane si ti. Vetem per kete e quajme Ramen kryehajdut dmth mbi hajdutet qe kemi pare si Saliu, Lali, Meta dhe Bela. Per keta tipat qe shkruan sna ha palla hic ti kemi fal ty dhe Rames.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Endri

                          Kur ka hall nje cope injoranti,hajduti dhe bythqiri si ty mos ngelte mi e gomar pa patur hall.Ti dihet kush je dhe cfare te pret ne zgjedhjet e ardhshme.Mban ere nje jave larg.

                          Përgjigjjuni
                        2. R
                          Realiteti vs Propaganda

                          NGA DALLON PROPAGANDA NGA REALITETI? Propaganda e shfaq Ramën në një tjetër aspekt, pra si hajdut aleatësh. Realiteti është tjetër. Sigurisht mos prisni që t'ua thotë Merua sa hajdut e çfarë hajduti është Rama. Por nuk është problem Merua që bën propagandë dhe sofizma. Ptoblemi është sa gazetarë apo analistë të tjerë propagandues ka Rama nëpër medie? Ja disa: Sokol Balla, Frrok Çupi, Skënder Minxhozi, Carlo Bollino, etj. ___________________ https://www.standard.al/edi-rama-ti-po-del-nga-politika-sic-jetove-si-nje-hajdut-vulgar-cfare-turpi/_______________ https://prapaskena.com/2021/03/10/dash-shehi-edi-rama-hajdut-po-na-con-drejt-turqise-dhe-arabise/___________________ https://boldnews.al/2019/07/24/edi-rama-hajdut-legjendar-gjata-kryeministri-nuk-ndalet-po-nuk/

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arber

                            Te kemi miq gjith boten pa probleme krahine ideje!

                            Përgjigjjuni
                          2. D
                            Democraticus

                            Ja, si edvinin e duam, DALLAVERE ne kurriz te shqiptareve dhe shqiptarise! Ky do DENOHET per projektin Shqiperi pa shqiptare! Do te fshihet nga faqja e dheut. Durimi ka ikur ne anen e padukshme te henes!

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              USA citizen

                              Sipas meros, kur nje hajdut te jep dicka nga gjeja e vjedhur, cfaredo qofte ajo, nuk quhet hajdut!

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                kur hiqen Maskat

                                SPAK sekuestron 27 pasuri te paluajteshme te Gys Agasit, djalkes se ish deputetit PS shokut Bardhul Agasit (lista e plote botohet te gazeta DITA) asnje nga ato te paluajteshme nuk eshte e trasheguar nga bab Bardhylka, te gjitha te dhena me prokurime te drejtperdrejta nga partia e ''prane njerezve ne nevoje"...te rroje Partia per Gyset e saj!

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Analist, pompist, elktricist, pensionist

                                  Ndryshe nga dlplomacia e Berishes qe ishte diplomaci institucionale qe prodhoi rezultate madheshtore qe i mbeten Shqiperise si investimet e huaja miliarda euro te Tapit, projekti hidroenergjitik i Devollit etj, si anetaresimi ne NATO, si liberalizimi i vizave, si shpalija defakto nga Tirana e Pavaresine e Kosoves nga Presidenti Bush etj, diplomacia e Rames eshte diplomaci qokash personale me parate e resurset e Shqiperise pa asnje efekt ekonomik, apo politik per Shqiperine por per te krijuar nje rreth miqsh e shokesh p[ersonale qe e mbajne ne pushtet. Cfare prodhoi diplomacia e Rames pervec korruptimit te Mc Gonigal ne dem te opozites, pervec shpalljes nongrata te Berishes, pervec burggjeve italiane ne Gjader e Shengjin ku do burgosen shqiptaret pas mbarimit te kontrates, pervec faljes se Zvernecit e sazanit, pervec dhenies se 8 milion eurove gruas se T. Blair e milionave te tjera si avokate ku Shqiperia humbi qindra milion dollare ne arbitrazhe? XEROOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO

                                  Përgjigjjuni
                                  1. C
                                    Castriotas

                                    O Mero, ky e keta tradhtare kane vjedhur e shitur Oren e Arte te Shqiperise dhe shqiptareve! Me keto para mbejne sundimin kopilet e pushtimeve ketu! Cfare nuk kuptohet ketu?! Keta dhe kater stinet ia vjedhin ketij vendi, po te mundin, po tjua mundesoje teknologjia qe gjithnje perdoret me se shumti nga mafie e horra!!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. b
                                      brunilda

                                      po po ashtu dolen dhe pasurit te atij drejtorit myzyri e tani doli i pafajshem te dy drejtorve te sterilizimit dhe ata te pafajshem ,vajten ne shtepi ,kjo esht metoda e prokuroreve qe te shesin si sukses punen e tyre ,te shohim der ne fund si do dalin keto hetime ,se dhe per veliajn spo gjejn dot gje pervec nestit dhe nastes ,qe cudi e madhe me te njejtin emer ,por duhet qe ai prokuror qe i deshtojn hetimet ,qe nuk gjen dot prova ti hiqet licensa dhe te paguaj demet materiale qe u shkaktojn te hetuarve pa prova ,se demin moral nuk u a kthen dot , keshtu do kemi hetim profesional

                                      Përgjigjjuni
                                      1. X
                                        X

                                        Heuuu ! C' Beteje epike midis gjirizeve ...!?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. H
                                          Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret

                                          Edi Rama HAJDUT??? Kurren e kurres...atij i kane ndenjur e rrijne rrotull shume Hajdut e Hajdute qe shqepen se ngreni Molle e Dardha sa pas kurrizit tij (Ahmetaj, Veliaj, Beqja etj) aq dhe para syve te tij (Beqinda B) por ama ai vete nuk tundohet fare prej tyre e nuk firmos asgjekundi sa ka ata rrotull.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Bob

                                            Jo Mero, jooo. Jo hajdut aleatesh, por thjesht hajdut. As me cizme jo, por me poture

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Tangul Kaçuli

                                              O Diare a punon ti mor kastraveci hidhur ? Apo ske me çfar meresh e meresh me Mero Bazen. Po Mero Baze ēshtē zheni i zgjuar bēn miljonat kurse ti pērdit ha mut e marzalla se ngopesh.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Dima.com

                                                Edi Rama,para se të dalë në takime ndërkombëtare ,duhet të marrë pëlqimin e “kryedoplomatit ndërkombëtar”Sali Berisha.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kot fare

                                                  Këtu ja ke futur kot fare o Mero. Rama bredh ku mundet në rradhë të parë për protagonizëm personal dhe në rradhë të dhjetë për vendin. Atij i duket se duke u takuar me të mëdhenjtë e kësaj bote bëhet edhe ai i madh. Se Rama nuk është krejtësisht në rregull nga trutë, ti e di mirë këtë o Mero. Të kujtohet kur u shpreh një ditë, pasi tallja e tij me Trump-in, (Armeni - Albani) mori dhenë?!: "Ishim një grup miqsh që po bënim shaka"! E quajti veten mik me Macronin, Merz, Starmer dhe kush ishte tjetër në atë rreth! Ndryshe përsa i takon Erdoganit ai i ka prishur fare marrëdhëeniet me të që kur vajti si piskaruq në Izrael. Prandaj e ka braktisur Turqinë e po lidhet çdo ditë e më shumë me Italinë. Por ke të drejtë kur shkruan se ai, Rama pra, nuk është shumë i qartë rreth socializmit. Unë do të shtonja: edhe rreth diplomacisë. Protagonizëm Mero, thjesht protagonizëm. Për të kënaqur egon personale.

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje