Më shumë se sa ligji, problem janë vetë gjykatat

4 Maj 2026, 18:02Editorial Mero Baze

Gjykata e Lartë ka marrë sot një vendim unifikues i cili përpiqet të saktësojë pjesërisht disa praktika vendimmarrjeje për paraburgimin, duke e konsideruar që gjykata para marrjes së vendimit duhet të shqyrtojë masat alternative, ndërsa prokuroria duhet të argumentojë masat e arrestit. Në njëfarë mënyre është duke thënë që masa e sigurisë nuk varet vetëm nga veprat penale por dhe nga rrethanat. Formalisht kështu shqyrtohet dhe sot, nuk është se kemi ndonjë ndryshim që është mbushur ndonjë boshllëk ligjor.

E vetmja gjë që duket se merr pak më shumë peshë është që fjala e prokurorit nuk është ligj, por duhet të flasë dhe gjyqtari. Në parim kështu është në gjithë botën, përveçse tek ne, kur pretenca kthehet gjithmonë në vendim gjykate për shkak të klimës së shantazhit që ka krijuar prokuroria mbi gjyqësorin. Pra nuk është se kemi ndonjë vendim që ndryshon përmbajtjen juridike apo praktikat e derisotme, por një përpjekje për të theksuar një të drejtë që gjykata e ka, atë që të mos flasë njësoj si prokurori.

Në fakt edhe nëse nisemi nga rasti “Bektash Zeneli” që mori si shembull Kolegji i Bashkuar i Gjykatës së Lartë, del qartë që në Shqipëri problem nuk është ligji por sjellja e gjykatës në raport me prokurorinë.
Fjala vjen, në rastin konkret, Bektash Zeneli është liruar pesë muaj më parë nga Gjykata e Apelit. Pra ajo është sjellë normalisht si gjykatë dhe ka arsyetuar përtej prokurorisë. Po të sillej siç sillen rëndom GJKKO me SPAK, Bektashi do ishte në burg.

Por rastet më flagrante se si vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë, apo ato detyruese të Gjykatës Kushtetuese injorohen nga GJKKO janë të shumta. Fjala vjen në vendimin unifikues nr. 147, datë 23.12.2021 të Gjykatës së Lartë, i cili ka vlerë jurisprudence detyruese për të gjitha gjykatat dhe prokuroritë në lidhje me sekuestrimin e të dhënave dhe pajisjeve të gazetarëve, si parim kryesor është mbrojtja e burimit gazetaresk. Në këtë logjikë Gjykata e Lartë qartësoi se marrëdhënia gazetar–burim është e mbrojtur dhe nuk mund të cenohet lehtësisht dhe se sekuestrimi i pajisjeve të gazetarëve rrezikon zbulimin e burimit, prandaj duhet të jetë masë ekstreme.

SPAK nuk e përfilli fare këtë çështje por trokiti në orën 7 të mëngjesit në shtëpinë e dy gazetarëve që puna i lidh me kronikën e zezë dhe bandat kriminale, Artan Hoxha dhe Elton Qyno, disa vite më vonë duke u marrë telefona, laptopë, ndoshta dhe playstation-in e kalamajve.
Pasi i mbajtën një kohë në mënyrë të pajustifikueshme ua kthyen, pa ndonjë procedurë ligjore që t'u rikthente atyre sigurinë që nuk ishin përdorur.

Pra nuk është se nuk kishte një praktikë të sanksionuar nga Gjykata e Lartë se si duhej vepruar. Kishte, por SPAK dhe BKH,  nuk e përfilli duke e shkelur ligjin.

Madje dhe pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë gazetarit Qyno për rastin në fjalë duke sanksionuar një normë të re kushtetuese për këtë gjë, arsyetimet e SPAK nëpër gjykata për sekuestrim pajisjesh dhe procedura rrëmbimi të të dhënave të tjera veç objektit të gjyqit janë sport popullor.

Shumë prej tyre kur jane raste politikanësh apo figura publike, përdoren me qëllim nga zëdhënësi apo këshilltari ligjor i SPAK për të ushqyer portalet e tyre me thashetheme publike për të akuzuarit që t'u bëjnë gjyqe popullore, një praktikë gebelsiane që ndodh vetëm në Shqipëri, në epokën e Reformës në Drejtësi.
Deri më sot nuk ka asnjë rast hetimi për abuzimet e SPAK në këtë drejtim dhe asnjë reflektim për normat e caktuara nga Gjykata e Lartë apo Gjykata Kushtetuese.

Kjo do të thotë se problemi tek ne nuk janë vendimet unifikuese. Ato ekzistojnë mjaftueshëm që ne të kemi një drejtësi për të gjithë. Mijëra të arrestuar me paraburgim, që kanë mbipopulluar burgjet e Shqipërisë duke rritur dhe koston e drejtësisë së re financiarisht dhe duke e rrënuar moralisht, janë pasojë e mosrespektimit të ligjit dhe jo e mungesës së ligjit.

E di që vetë gjykata është kompleksuar nga akuzat e politizuara të SPAK se ky vendim bëhet për Metën, Beqajn apo Veliajn, por ata nuk kanë nevojë për këtë vendim, ata kanë nevojë për një sistem drejtësie të pakapur nga prokurorët me gjak në sy nga urrejtja. Ata nuk janë në burg se s'ka pasur një vendim të tillë, por se nuk ka gjykatë që të gjykojë e pavarur pretencat propagandistike politike të SPAK. Vet Gjykata e Lart e ka ngrënë atë turp me bukë, duke ua konfirmuar paraburgimin e padrejtë.

Problemi është superpushteti i prokurorisë mbi gjykatat, shantazhimi i sistemit nga prokurorët që përgjojnë pa leje anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe gjithë sistemit të drejtësisë dhe pazaret për statistika që forcojnë profilin represiv të SPAK.

Ky është problemi që duhet zgjidhur, pasi ky vendimi i sotëm as mish as peshk i Gjykatës së Lartë, as Bektashit nuk i hyn në punë se ka dalë nga burgu me kohë.

25 Komente

  1. P
    Populli

    Cfare thote rrethi gjygjesore eshte As mish e as peshk

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire ***______Straits

      ...epo sic do thoshte Jovan Bregu...(per analogji) :"....e more shoket e SPAK-ut ,ini mire ini , se ju thame si njerez lirojeni Lalin , jo qe jo juve , ju thame me ate punen e USB qe nuk hapej , jo qe jo juve , ju thame me ate punen e Ols Dados , jo qe jo juve , ju thame me ate muhabetin e anonimit Nesti Angoni , jo qe jo juve .....po se di o shoku Dumani , se Lal Veliaj ta merr me Gjykate te Larte...se e ka nocken ...uehhh....."

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anti Diare !!!!!

        O Diare , megjithese i urrej komentet e tua , me duhet ta pranoj pa ironi , se nganjehere nuk e mbaj dot te qeshuren. Me dukesh tip i zgjuar dhe me humor , por gjynah qe keto cilesi i ve ne sherbim te Sali Kriminelit !!!!!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire **__**Straits

          Me trego nje koment timin qe lavderon Saliun...dhe nuk me shihni me tek Tema !!!!!

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sali hajduti ne Burg!

          Dire kurva, Dire oturaku i Sali vrasesit, Dire bolja e majte e Qim Mut Pekes, Dire qimja e bythes te Liri serbes, Dire lafsha pidhit te Argjites. Dire zorra e bythes te dhondrit me zo te holle, dire kornutoja!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dire___ Straits///

            Bo bo , ti sikur ke marre doktoraturen per rrugac more , ia kalon edhe Mulit dhe Thuthuqit ne parlament per sharje...........po mire more , po komenti im tregon triumfin e Lalit ndaj Dumanit dhe Ols Dados....nuk e kuptoj , as ky s'ju pelqeu ??? !!!!!!

            Përgjigjjuni
        3. D
          Dire*******Straits

          ...epo sic do thoshte Jovan Bregu...(per analogji) :"....e more shoket e SPAK-ut ,ini mire ini , se ju thame si njerez lirojeni Lalin , jo qe jo juve , ju thame me ate punen e USB qe nuk hapej , jo qe jo juve , ju thame me ate punen e Ols Dados , jo qe jo juve , ju thame me ate muhabetin e anonimit Nesti Angoni , jo qe jo juve .....po se di o shoku Dumani , se Lal Veliaj ta merr me Gjykate te Larte...se e ka nocken ...uehhh....."

          Përgjigjjuni
          1. G
            G

            Meros i doli bretku për të liruar atë të fiqve por si gjithmonë i bie rrotull problemit jo thelbit. Deri më sot nuk ka folur asnjëherë per provat që pretendon prokuroria por jo vetëm dado s'ka shkollën fillore jo po denoncuesit janë anomin etj përralla që as patronazhistët nuk i besojnë

            Përgjigjjuni
            1. F
              Foni

              Përkrahësit e Lali Dhjerit kërkojnë një vendim në raport me atë që dëshirojnë për të, kur gjykata merr vendime që përfshijnë të drejtat e gjithkujt.

              Përgjigjjuni
            2. n
              niku

              Mero prej 35 vitesh , jetojme ne epokën e pjerdhjes se madhe te shtetit ,evazionit gjigand fiskal dhe përrallave me liri demokraci .Nga kasta politike dhe juridike nuk e rruan askush per te drejtat e njeriut dhe standartet e njëjta me europen perendimore per shtresën e thjeshte te popullsisë . Për ata shqiptarë qe kerkojne standarte europiane ,rruga e parë eshte emigrimi ne europe dhe rruga e dytë eshte bërja e lekut ose pasuria ,ne menyre që ti blejne këto te drejta.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kolegu i SPAK

                Lali s'ka bërë gjë s'ka vjedhur miliona euro nga lejet e ndërtimit dhe fondet publike ato i shpik saliu Nga shitja e fiqve bleu një shtëpi nje vilë dhe ca llogari bankare ato i kanë të gjithë ata që punojnë pse duhet bërë gjithë kjo zhurmë

                Përgjigjjuni
                1. f
                  five company

                  Jam dakord me Nikun persa i perket progresit ne pergjithesi. Por duhet te shtoj dicka, ne lidhje me gjykatat. Ka ndryshuar eshte kryer nje kombinim shume interesant midis SPAK qe vepron si nje organizem fuqiplote dhe i pavarur ( tip organizimi mbrojtes i sigurise kombetare), karakteristike amerikane dhe gjykatat tip organizimi kinez ( represiv, i pakundershtueshem , i prere, i shoqeruar me sekretete censuruara). Te pakten kete pershtypje me ka lene...

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Lanabregsi

                  Nuk jan problem ligjet,po gjin-gjonet ne sistemin e drejtesis,si trinomi Dumani-Dado-Prenci dhe shume berishist te tjer.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nroqi

                    Banditet e Saliut ne Spak-Gjkko zbatojn ligjet aqe sa i zbaton shefi I tyre Sali shpella.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nardi

                      U merove duke bere prapagande per hajdutet o Mero.Per Ben Ahmetaj te thane bjeri dhe ti mbroje sistemin e drejtesise si perfekt.Lali laperin dhe Balluken sistemi i drjtetsise u be me i keqi brenda nates.Edhe Saliun ne i beje Skenderbe dikur.Vetet kaq budallej I di njerezit ti.Nuk bie burri kaq poshte sado qe te te paguajne.

                      Përgjigjjuni
                      1. b
                        bjeri drejt se ke lehtesira

                        Po c'fare sperdridhesh andej-kendej jo Ligji, jo Ghykatat ore Mero, bjeri ore drejte - me dy fjale zotrote e ke percaktuar qarte "Regjimi ULSIUT"...apo ke hequr dore nga perzgjedhja jote me urdher nga lart?

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Treni

                          Ligjet janë lesh, gjyakatat janë lesh, gjykatësit triko leshi.

                          Përgjigjjuni
                          1. Y
                            Ylli

                            ...dhe ti Treni paske hik per lesh!

                            Përgjigjjuni
                          2. D
                            Diana

                            O Mero Baze gjykat shqiptare kane shkuar per lesh e dime. Po si nuk po shkruan nje fjale per ate qyqaren Moza Ahmetaj qe po shqyhet nga 2 qener pitbull dhe nga hienat e uqerit e FV 3. Turp turp cfare po I behet asaj femre. Eshte asset kombetar o Mero!!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              G

                              Pa u larguar i paligjshmi Olsi Dado nuk ka drejtesi,Spaku eshte ne dore te banditeve te Saliut.Largimi i Dados eshte mesazh qe dhe Spaku do vihet ne binaret e ligjit.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bureto

                                Diana! Kam respekt për Mozën jo vetëm si poete, por edhe për erudicionin dhe mëndjen e hapur të saj. Mu për këto vlera, në distancë nuk më pëlqeu fare pjesmarrja e saj në FERMA VIP 3, format i cili është një kopje e shëmtuar e sivëllait të saj BIGBROTHER VIP. Tani e kuptoj që ato 100.000 $, edhe të detyrojnë, por kur është fjala për dinjitetin, a nuk duhet të mendohemi mirë para se ta hedhim atë hap? Për më tepër kur me siguri Moza nuk e ka menduar se me çfarë do të përballej aty. Për ato që ti Diana i qan asaj hallin, së pari nuk di si ndjehet vetë ajo, sa që ti nga keqardhja për të, për ta mbrojtur i drejtohesh Meros ta bëjë?!?!. Po vetë Moza....?! Nëse dhe ajo ndjehet vërtet keq, për dinjitetin e saj përse nuk i sakrifikon ato 100.000 $, për më tepër që besoj se as ajo vetë nuk e di nëse do t'i fitojë apo jo ato?!....

                                Përgjigjjuni
                                1. q
                                  qytetar

                                  Bureto mos flisni gomarlliqe kur nuk e keni pa spektaklin. Moza duket se po e shijon spektaklin ,gëzon perkrahje masive nga publiku ,eshte ne qendër te vemendjes dhe publicitetit , Ka shumë mundësi te fitojne çmimin qe eshte 200.000 euro.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Diana

                                    Moza ndoshta po e shijonte ne fillim por tani uqerit kane dale nga zinxhiret dhe vetem ulerijne e shajne. Ato vajza te reja me ate fjalor rrugesh nuk mund te perfsqesojne kurre rinine shqiptare. Kemi femijet dhe I kemi te mire e te respektuar. Moza nuk do mund ta perballoje kete lufte totaled psikologjike qe po I behet nga te gjithe at dhe nga production. Ajo kam frike se do semiret dhe ato dy vajza do e turperojne me keq. Te iki vullnetarisht sa nuk eshte vone. Ajo I duhet shqiperise se eshte asset I pazevendesueshem.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. D
                                    Diana

                                    Jam 100% dakort me ty Bureto! Moza nuk duhet te ishte future ne ate spektakel. E ka cuar veten ne gojen e uqerve e te ulkonjave qe nuk njohin nene e babe per para ,fame e klikime. Kam pare FV 1 ishte kenaqesi ta shikoje nje cast artistesh te mire dhe te mirezhjedhur. Nuk pashe ofendine apo share te llahtarshmme sic po sho tek FV3. Ti bie shkurt ,Mozes sic duket I duhen leke dhe eshte ne hall. Por Mero mos te na beje reklame te vipave te Hollywood apo ca budalliqeve te tjera. Moza duhet mbrojtur nga ai reality show qe eshte nje turp qe nxejerr ne pah degradimin e rinise dhe shoqerise shqipetare. Moza po mbrohet nga publiku me nje dinjitet dhe solaritet te admirueshem. Ajo te dale qe andej ti lere hienat e ulkonjat te hane koken mes tyre. Dhe do e shoh se si te dashures Arbana orkestruesjae gjithe ketij turpin , se sa shume klikime do kete nese I del Moza. Respekte

                                    Përgjigjjuni
                                  3. G
                                    Gentjan Lela xhemol Çafaj

                                    O Sali Hajduti nē burg qeke fantastik i madh je mor burr i rall po mos u lodh kot se DIAREJA Dire Straits nuk mer vesh se ēshtē njē pallavesh i ndyr e skupton çdo me thēn drejtēsi ky byth lēpirsi Saliut.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje