Kur debatoni për drejtësinë, mos kini parasysh politikanët, por qytetarët e thjeshtë

28 Prill 2026, 17:51Editorial Mero Baze

Një zyrtar i policisë së Tiranës është shpallur sot i pafajshëm nga GJKKO, pasi vuajti një vit në paraburgim për një akuzë që nuk u provua. Bëhet fjalë për Roven Zeka, ish-shef i qarkullimit në Tiranë, i cili një vit më parë u arrestua dhe u dërgua në burg pas dyshimeve se mund të kishte favorizuar një shkelje të rregullave të qarkullimit kundrejt një bakshishi prej 1 mijë euro.

Gjykata provoi atë që i akuzuari pretendoi qysh në fillim, se ai nuk është i përfshirë në këtë histori dhe personat e përfshirë u dënuan sot.

Por ai bëri një vit burg në qeli dhe u nxor në arrest shtëpie vetëm pas një aksidenti ku theu këmbën në burg. Arrestimi i tij u bë me kërkesë të SPAK.

Tani, një vit më pas, atij i është shkatërruar karriera, i janë shumuar telashet financiare në familje dhe, mbi të gjitha, ka kaluar një periudhë të tmerrshme përdhosjeje publike, duke u paragjykuar si hajdut.

Si mund të kompensohet tani një rast i tillë? Si mund t’i fshihen atij gjurmët e një linçimi njëvjeçar pas një këmbënguljeje të SPAK dhe GJKKO për të mos respektuar proporcionalitetin për masën e sigurisë ndaj tij, meqë dyshohej për një ryshfet 1 mijë euro?

Dëmet ndaj tij janë të pakompensueshme, ndërkohë që ato mund të shmangeshin duke ngritur akuzë ndaj tij dhe duke pritur gjyqin për t’u gjykuar.

Rasti i tij tregon se çfarë masakre ka bërë drejtësia e re me paraburgimet dhe si është abuzuar me to në emër të drejtësisë.

Kur shumë kritikë të sistemit të ri të drejtësisë dhe natyrës represive të SPAK ngrenë dyshime për masat e sigurisë ndaj Ilir Metës, Erion Veliajt, Beqajt apo politikanëve të tjerë të lartë, natyrisht që paragjykohen, pasi duke qenë persona politikë, opinioni publik nuk ndahet në raport me drejtësinë ndaj tyre, por në raport me simpatitë politike.

Por rasti i politikanëve vlen për të kuptuar se kur ndaj tyre ushtrohet ky regjim represiv, merre me mend se çfarë mund të bëhet më poshtë. E di që shumë njerëz janë gati t’i shohin të pjekur në hell politikanët, por po aq shumë të tjerë janë ithtarë të tyre dhe në këtë debat ka shumë politikë dhe pak drejtësi.

Por qytetarët duhet të kuptojnë se në çdo vend të botës, ndjeshmëria ndaj zyrtarëve të lartë është e madhe, pikërisht sepse tek ata drejtësia duhet të jetë model dhe t’u shërbejë si rast pozitiv edhe qytetarëve të zakonshëm. Pasi në një vend ku ish-presidenti, kryebashkiaku apo ministri përplasen në burg nga tekat e një prokurori, arrestohen në zyra pa flagrancë apo mbahen në qeli “për opinion publik”, siç arsyetojnë ndonjëherë gjykatat e larta të këtij vendi, atëherë për qytetarin e zakonshëm kanë vdekur gjithë garancitë.

Prandaj, kur dëgjoni debate për “kafazin”, për transparencën e gjyqeve dhe fakteve dhe për paraburgimet e padrejta, apo shaka idiote të tipit që "kafazi është hotel me 5 yje" mos kini parasysh politikanët për të cilët flitet, por mbi të gjitha qytetarët për të cilët nuk flet askush. Drama e vërtetë e kësaj drejtësie është padrejtësia që po prodhon mbi qytetarët e pazëshëm.

Roveni ka një vit në burg dhe sot është i pafajshëm, por gjatë këtij viti ai për të gjithë ne “ishte një hajdut që e meritonte burgun”. Sot që ai është i pafajshëm, befas kujtohemi që ai ka bërë burgun për tekat e një prokurori dhe një gjykatësi nën shantazh nga prokurori.

Dhe kjo nuk zgjidhet vetëm duke kompensuar me lekë nga taksat tona, por edhe duke filluar t’u shënojmë në biografi çdo prokurori të SPAK se si e ka shpërdoruar detyrën për të cilën paguhet, duke shpërdoruar dy herë taksat tona: si i superpaguar dhe si shkatërrues i drejtësisë.

57 Komente

  1. M
    Munika

    Keto skandale maskarenjsh nuk duhen toleruar. Duhet qe vec cdemtimit material te denohen shkaktaret, sic u denua ai pa faj.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits

      Vete nga vete Meroja , .....dhe atje ku dhemb dhembi shkon tek Lali....., eshte si ajo barsaleta : " ...Ishte nje student i Veterinarise , dhe kishte provim Biologjine. Por vetem temen per pleshtin kishte mesuar.Futet ne provim , dhe i bie pyetje per delen.U mundua i ziu 1 ore se cfare te bente , pastaj e gjeti zgjidhjen dhe shkroi: " ..Delja ka lesh , brenda ne lesh jeton edhe pleshti.Pleshti eshte.......dhe vazhdoi me shtjellimin e te vetmit leksion qe kishte mesuar , pleshtit".....

      Përgjigjjuni
      1. G
        G

        Dje tha që politikanët e kanë gjyqin me publikun jo gjykatën, sot mendoni për popullin dhe ai punon per popullin

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire Straits../...///

          Meroja tani eshte shnderruar ne "Avokatin e Hajduterise" , .....qe te kamuflohet per dobesine qe ka per Lalin , tani flet per te drejtat e gjithe hajduterise politike , per Like floririn , per Liken tjeter.............dhe gojet e liga thone qe se shpejti do flase edhe per te mbrojtur Saliun ....meqe ai po i qan hallin Lalit !!!!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. G
            G

            Ka filluar me Metën pas ca muajsh do mbroje dhe saliun si në kohërat e vjetra

            Përgjigjjuni
            1. n
              nje pyetje kisha

              Po ti lalin, e ke akuzuar, e ke gjykuar dhe e ke shpallur fajtor??? Tani vetem pret per ta denuar me pushkatim???????

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dire Straits../;;/.../...

                Ne fakt , nese ne vend te emrit Lali , do kisha vene Like , askush nuk do isha ankuar , madje do kisha marre shume Upvote ....por edhe Likja ende nuk eshte shpallur fajtor njelloj si Lali , por kur ai quhet Hajdut njerezit e mbeshtesin kete cilesim.....kurse per Lalin....joooo , ai eshte i paprekshem !!!!!

                Përgjigjjuni
              2. Q
                Qazimi

                O Jari, kjo gazeta eshte ne pronesi te Meros, cfare Jarin kerkon menerja jote ketu, ik shkruj te kta gjobaxhinjte version syri pamfleti etj, je rehat andej

                Përgjigjjuni
              3. M
                Mondi

                As qe e kuptuar se cfare tha dhe cfare tha sot.Nga njera ane eshte mire pasi komenton,megjithese nuk ja ke haberin dhe ja fut kot.Nga ana tjeter eshte jo keq po shume keq pasi ke te drejten e votes, qe d.m.th qe fati im varet nga nje idiot si ty.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Skypion

                  Dhe ja, krejt "papritur" propaganduesit me te zellshem te "drejtesise se re", na dollen kritizeret me te ashper te saj! Eshte e pamundur te numerosh shkarrashkrimet e e tyre keto kohe;jane te panumerta. Nuk jane kritika; eshte sulm ndaj saj. Nuk ka mbetur gazetar i regjimit qe te mos e sulmoje ate; cdo dite e cdo nate, ne portale dhe studiot televizive. Ne fokus, sidomos, jane ata prokurore dhe gjykates qe merren me Kryeqenefin e Tiranes, Veliajn dhe ata qe po hetojne lubi Ballukun. Keta te fundit, jane edhe mete keqinjte, sepse jane detashmenti i posacem i palloshit te gjate, qe ua ka bere te qarte te jene te pameshirshem me ata hetues dhe prokurore qe i afrohen sadopak familjes se tij. Dhe bejne edhe moral pale, keta hipokrite te neveritshem! Arsyeja e vertete nuk ka lidhje vetem e vetem me bashibozukerine e tyre mediatike, por me milionat qe kane perfituar nga ky sherbim. Ne flasim per politikane te korruptuar, per police, prokurore dhe gjykates te tille, por te mos harrojme, qe gazetaret e regjimit jane po aq sa ata, ne mos me shume. Si kurre me pare dhe si askund tjeter ne Europe, kemi kaq shume gazetare qe jane bere milionere, me vila, hotele dhe resorte luksoze. Te ndergjegjshem qe, pas asaj qe po i ndodh Veliajt dhe Ballukut, do tu vije radha nje dite edhe atyre vete, keta po sulmojne pameshirshem "drejtesine e re". Nuk eshte ajo cka pritnim ( lexo: qe te merrej vetem me Saliun e shoke)....po del me e keqe se ajo e meparshmja ( dmth, e Saliut, dhe ky eshte kulmi i ironise!)...! Jua kam thene, o hajdute, o plackites te gjese publike, se monstra qe krijuat per t'ia ndersyer Opozites dhe kundershtareve, do tu kthehet nje dite juve. E ajo dite po qenkesh me afer se c'e mendoja.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Daja

                    Skarpion para se ti bash akuza Meros llogaritqë ai budallalluqet që shkruan ti, si pronar i gazetës që asht nuk i botonte fare po të donte. Po i boton për të diskretitu ty si rreke bio që je .

                    Përgjigjjuni
              4. 1
                1997

                Dhe ti mor psikopati Dire, vete nga vete dhe tek Erjoni ngelesh, nje gje eshte e sigurt, ke kerkuar ndonje shtese katesh qe te eshte refuzuar, bastard!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dire Straits../;'///.,//;;'''

                  Jo , sapo po blija nje pale breke firmato , ishin 200 gjendje , kur......me erdhi mesazhi "Na vjen keq , i bleu te gjitha Ajola ...Sold Out " !!!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    1997

                    se do te dorezoj breket e tet bije, i harroj tek une naten e kaluar!

                    Përgjigjjuni
                  2. E
                    Endri

                    Me shume ka mundesi qe masturbohet kur shikon gruan a erjonit ngaqe ajo ne realitet nuk ia hedh qyrret.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dire Straits.///.///...

                      Ne fakt , kur shoh gruan e Erjonit , nuk permbahem , me jep efekt te menjehershem .. ....dhe direkt bej shurren ne banje !!!!!....kurse persa i perket qurreve , kjo eshte specialiteti i Meros , pas fotos epike " Saliu fshin qurret para Spak" ...!!!!!

                      Përgjigjjuni
                  3. D
                    Dire Straits

                    Mos ma vini re, jam bythqir lulishtesh dhe rrotë kari me patentë

                    Përgjigjjuni
                  4. A
                    A

                    Pyetja eshte pse shantazhohen gjykatesit nga prokuroret? Pse prokuroret kane kaq shume “pushtet”? Nje nga shkaqet eshte se prokuroret dine per cfare mund te kete qene korruptuar x gjykates dhe ka ne dore te hap nje proces. Ndryshe nje gjykates i ndershem nuk ka pse te ndjehet i shantazhuar nga s askush.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lymi

                      Eshte e vertete qe nje gjykates i ndershem nuk ka pse te ndjehet i shantazhuar nga askush, por edhe ky zotnia qe sot paska dal i pafajshem ashtu mendonte, vetem se ka bo 1 vit burg!

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Milo

                        Ato qe shantazhohen jane me dosje tek monstra vicidolit.Si lavirja bulevardit.Kur e tha atehere mendova qe foli si goje hale qe eshte.Tani e kuptova psene.

                        Përgjigjjuni
                      2. h
                        hila

                        Cfare pergjigje munde te jape sot z, Braho si kryetar i SPAKut? se per Lodraxhiun e kemi te qarte qe nuk ka pergjigje se aq e ka trunin e horizontin.

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Celo Mezani

                          Po te isha une ne vend te Z. Zeka, do i beja nje padi penale prokuroreve te ceshtjes se tij ne SPAK per shperdorim detyre me qellim, shkelje te Kodit Penal dhe shkelje te te drejtave te njeriut. Edhe nje padi Keshillit te Larte te Drejtesise apo si dreqin quhet. Shqiperia ka vuajtur boll nga hetuesit dhe prokuroret komunist...................................... BOLSHEVIZMI eshte forma me e larte e korrupsionit ne drejtesi.

                          Përgjigjjuni
                        2. I
                          Ish pronari që e vrau samari

                          E njëjta situatë edhe në administrate ,revolucioni eshtë i domosdoshëm . Në se do krahasosh këtej situatë në administrate njëshi është kadastrat dhe ish ZRPP dhe struktura rë tjera me pronat apo shërbimet stresi koha me dhjetëra vjet e zvarritjeve ,seancat gjyqësore lojërat dhe kurthet dhe veprimet e mosveprimet janë një ansambël i tmerrshëm që kanë shkaktuar humbje kolosale (dhjetëra vjet në pritje pa rezultat përveç korrupsionit që vjen me faturë më vehte ose "kleringut "të tokës që je i detyruar të nënshtroheshin kushteve të vëna që të paktën të kapësh ç'të mundesh nga prona a trashëguar e cila rrjedh edhe nga dyzimi i zbatimit të ligjit ,grabitjeve përmes kurtheve juridike etj

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            Oficeri dulles

                            Pse nuk e thua me emer prokurorin dhe gjykatsin Z. Baze . Ai duhet te pergjigjet para ligjit

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              LORA

                              Per mua,duhet te demshperblejne financiarisht ata qe e futen pa prova dhe e mbajten nje vit ne burg. Vetem kjo eshte drejtesi.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kallarja kuqe

                                Me leket e kujt? Te miat dhe te tuat? Po ai prokurori e mer rrogen 6 mij euro ne muaj, qe te mos bej budalliqe, futet rrobi 1 vit ne burg per 1 mij euro pa prova? Kto jane bo me keq se aranit cela, vetem se ai rrogen e ka pas 10 mij lek si gjithe tjeret ne te vaftit

                                Përgjigjjuni
                              2. e
                                epo

                                Sepse i gjithe editoriali eshte nje shperqendrim i qellimshem nga problemi kryesor.Problemi eshte qe drejtesine e re e sabotuan njerezit partiake e te njeanshem qe nuk kane lidhje me konceptin e drejtesise.Edhe sikur te ndryshojme sot ligjet per paraburgimin te vetmit qe do te perfitojne do jene politikanet dhe te pasurit dhe jo njerezit e thjeshte. Ligji thote qe vetem prokuroret ngrejne akuza por gjykatesja Davidhi nuk e rruajti fare dhe e urdheroi SPAK te ngrinte edhe nje akuze per grup te strukturuar kriminal ndaj Beqajt. E la Beqajn ne burg nderkohe qe Berishen e nxorri te gjykohej ne liri edhe pse korrupsioni ne ceshtjen Partizani eshte edhe me i madh ne vlera monetare. Pra si gjithmone ligji eshte ne dore te Maliqit. Nqs nuk fokusohemi tek vetingu dhe kontrollet mbi Maliqin ateher mund te shkruajme nje mal me ligje e perseri do jemi ne dore te Davidhit,Banit,Ullirit,Olldashit,Dados,Prencit etj.

                                Përgjigjjuni
                              3. K
                                Kanuni ben drejtesi tamam

                                Me mire Kanuni se Dado-Dumani!

                                Përgjigjjuni
                                1. k
                                  k

                                  Kush mëshiron politikanët e korruptuar dhe kerkon te drejtat e njeriut për ta ,eshte bashkepuntor dhe i korruptuar sa edhe si ata.Politikane hajdute te degjeneruar,ligje te jashtezakonshme ekstreme.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Politiqenet rraca me e ndyre

                                    Ligje extreme,por kjo duhesh ber qe ne fillim,por keta gjyqtar e prok te pa afte dhe mitoman e partizan partish si gjin gjoni e llalla qe ben qef e dumdumani e dado naziskini e co,i lane politikanet te vrasin te vjedhin te kercenojne e te mburren dhe tani ju duket vetja si pa zevendesushem e te pa ndeshkushem... E bashke me ta dhe simpatizantet e tyre u mesuan me kete corbe dhe cdo pale mbron partine e tij ska rendesi qe eshte fajtur... Ketu eshte ber muti mullar

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      G

                                      Nuk është mëshirë por bashkëpunim interesash i nderuar

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        VK

                                        Gjykatesit dhe prokuroret se bashku edhe me avokatet jane me te korruptuarit dhe marrin jet njerezish cdo dit me vendimet e tyre. Te dytet jane doktoret dhe te tretet jane profesoret e universiteteve. Me pak fjal sistemi yne i drejtesis, shendeti publik dhe arsimi jane 3 shtyllat e korrupsionit ne Shqiperi. Ku jeton ti?

                                        Përgjigjjuni
                                      2. n
                                        niku

                                        Mero ,pergjegjesia kryesore per situatën ,bie mbi legjislativin qe ka miratuar keto lloj ligjesh "speciale" vetëm per Shqiperine ,duke ngritur kartonat pa e" kuptuar " fare çfare po votojnë . Shumica parlamentare nuk duhet ta fshehë kokën ne rërë si struci dhe te recitoje vetem fjalen ,ne sollem liri per drejtesine.Kete togfjalesh recitonte edhe saliu ne 1992 "ne sollem liri demokraci" edhe bëri nje m@t te madh duke shkaterruar ,industrine ,bujqesine,arsimin,ushtrine edhe gjithçka tjeter .Prandaj refrenet bosh nuk kane me asnje vlerë.Opinioni publik duhet sqaruar per ligjet nga ata qe I kane miratuar dhe për zbatimin korrekt te tyre prej atyre qe I aplikojne.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. e
                                          epo

                                          Ka nje mesazh per shipkaret: Albin Kurtit ja hangsha bolet!!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. e
                                            epo

                                            Mos ma vini re, jam bythqir lulishtesh dhe rrotë kari me patentë

                                            Përgjigjjuni
                                          2. F
                                            Fshatari

                                            Faleminderit Mero qe mendove per mua fshatarin e thjeshte. Sa per ata atje lart ata ose ja dalin mbane me para ose kur perkrahesit e huaj i kane braktisurr ata perfunfojne ne kafaz. Une qe s'kam as para as perkrahes ? Cirku me magjistaret ne kafaze ne e dime qemagjstareve jane talente qe dine ta bejne diten nate e naten dite . Ato jane cirk per ne spektatoret qe te heqim mendjen nga hallet tona. Do paguar polic, do paguar burokrati me kollare do paguar ministri e kryeministri. Deputeti me shikon duart "cfare ke per te dhene", gjykatesi me dergon nje pazarxhi " jepi dicka dhe rregullohet kjo pune"

                                            Përgjigjjuni
                                            1. H
                                              Henk

                                              Fshatari, po Meroja për ty e për mua po flet në këtë artikull, për ne njerëzit e thjeshtë. Ai po e thotë troç, tek kapin e rrasin në burg pa prova njerëz me pozitë të lartë, si politikanët, përfytyro ne njerëzit e thjeshtë. Prandaj jemi në vend të parë në Europë për paraburgime. Ky sistem (ç)drejtësie alla Sali do na çojë së shpejti në humnerë..

                                              Përgjigjjuni
                                            2. H
                                              Hajt shnet

                                              Vetëm që ke harruar të shkruash se kush i bën ligjet e kush monitoron zbatimin e tyre.Po t'a shkruaje....lali eri,meta dhe çdo tjetër,do të dilnin me fajtor se çdo prokuror apo gjykatës. Me pak fjalë o shokë, merua na thotë se ai si pronar i temës ka zgjedhur kryeredaktor,gazetar dhe formatin,por nuk mban përgjegjësi se çfarë shkruajnë dhe sesi funksionon portali. Dhe sic ka thënë një italian, po do që një çështje korruptive mos të zgjidhet kurrë,formo një grup hetimor parlamentar. Përkthyer në realitetin tonë, po doni që drejtësia mos të funksionojë kurrë,forma një grup parlamentar që të bëjë ligje e ligjet t'i zbatojë një "grup i pavarur"

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Ne litar qelbesirat

                                                Patjeter qe per politikanet hajdute duhet te kete Spak. I zgjedhim te na sherbejne, ata na vjedhin. I zgjedhim te na begatojne, ata na cojne drejt fukarallekut. I zgjedhim te na respektojne, ata na fyejne dhe mashtrojne. Jo ne kafaz xhami, por ne shishe hekuri me tape te vulosur me zift, ti fute Spaku. Qe tu zihet fryma dhe te shpetojme nje here e mire. Dhe ata, qe vijne me pas, te zgjedhur, te mbledhin mendjen!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. U
                                                  USA citizen

                                                  Po. Tamam Mero.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Ladi

                                                    Te lumte Mero. Xhelozia, mllefi, zilia, urrejtja, jane semundje te trasheguara. Kokboshet, militantet, te semuret e paguar, si dhe armiqte e Shqiperise, shtyjne ne kete drejtim, si dhe i fryjne sa me shume qe te jete e mundur. Drejtesia e vertete, nuk ka, dhe nuk duhet te kete lidhje me kete llum antishqiptar, si dhe me kete fryme antiperendimore.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. t
                                                      tahypi

                                                      Zoti ,ne litar qelbësirat 20.03 ,e vërteta , eshte se vetëm ligjet edhe shtetit I komandantit Enver ishte ilaç per korrupsionin .Ne kohen e xhaxhit nuk guxonte askush te mendonte per korrupsjon ,as gjyqtare , as prokurore,as profesor,as doktor.Ne kohen e xhaxhit nuk kishte nevoje as per spak,as per ushtri, as per polici se jau priste bilen atyre qe mendonin per krime .

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. D
                                                        Duhet pune

                                                        E supozojme qe i ka mare vertete 1000 euro nje shume e barabarte me nje téléphone portable , nuk munde te mbahet nje vite ne paraburgim per nje shume te tille. Shqiperia nevoje per nje sisteme pénitentiaire europien. Ka nevoje per burgje te kohes. Gjykatat e te gjitha niveleve duhet te jene te gjitha ne nje vende .

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. F
                                                          Franz Kafka

                                                          Nga drejtesia e plepave kaluam ne drejtesin e 5 yjeve, pra nga shiu ne bresher

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. O
                                                            Opozitar

                                                            Akuza per 1 mij euro mban nje kryepolic dike ne qeli 1 vit paraburgim. Ndersa nje dit ne qeli i kushton taksapagueseve 1 mij euro duke mbledh edhe rrogat e prokuroreve, gjykatseve, mungesen ne detyre te kryepolicit dhe te tjera. Ketij te pakten i dhane pafajesi, te tjereve ju kane dhene denime per "shperdorim detyre" apo "korrupsion pasiv" me kosto qesharake per te justifikuar mbatjen ne paraburgim. Punet e drejtesis kane deshtuar.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. I
                                                              Iso

                                                              E.Mero! Per Veliajn jam dakord me ty se nuk duhej te hetohej ne gjendje arresti si dhe Beqaj,ndersa per like floririn arresti ishte i domosdoshem sepse perveçse po ju bente presion prokuroreve,gjykatesve deri k/ministrit ai e ka vertetuar qe eshte ne gjendje edhe te vrasi! E ka filluar ne vitet 93 me biznesmenin Xhixha e deri te vellai i ish-debutetit te Lezhes.Prandaj hiqe emrin e tij nga ajo liste.like floriri meriton paraburgimin burgim te perjetshem.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. K
                                                                Kallarja kuqe

                                                                Padyshim, mbas gjykimit, se ska flagrance, kuptove gje nga shkrimi?

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. E
                                                                Eshte krim te mbash nje te pafajshem ne burg.

                                                                Cfare duhet? Drejtesia duhet te kete nje nen qe ti kthej zyrtarishte statusin e nje personi normal dke I kerkuar ndjese dhe dy: ketij personi ti jepet rroga e prokurorit plus demshperblim per shkelje te dinjitetit dhe morit te ketij qytetari.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. L
                                                                  LEKA

                                                                  BRAVO!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. S
                                                                    Sy Peshkaqeni i Gerdecit qe tall bythen me spakist

                                                                    O Dire karr, analfabeti c mutin do qe fut surratin e qelbur me mutin e kriminelit monster nongrata nga Vicidoli ne Tema, shko shkerdheu te Gazeta 55 e Faro pordhes, Qim Pidhi i Syrit, apo te RDja e pjerdhur , se atje mund te debatosh gjithe diten si pervers i brekeve te femrave.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. D
                                                                      DOKTORI

                                                                      Une do te thioja qe keto raste te gjykohen. Ne se del qe gjykatesi ka qene tendencioz,pa fakte,abuziv ,....ose debil....te rraset ne burg ne vend te atij qe eshte futur kot.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. R
                                                                        Robert Laze

                                                                        O Diare [ Dire Straits ] po nuk mer vesh ti mor pallavesh ? ? ? Po tē gjith tē shajn e ti vazhdon me njē brim. Mero Baze ēshtē burr i rall dhe personalitet , Mero i ka treguar dhe vēndin kriminelit hajdut Sali Bajgēs. Kurse njerēz si ty Mero bēn çdo mēngjes nē tualet. Ti Merosh ti hash mutin e e ke harēm o idjot i ler komplet pler.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. T
                                                                          Taras Lala

                                                                          O Dire Straits po ti si e siguron jetesėn se ti gjith ditēn vetēm komenton kush punon pēr ty. Apo mos meresh me mjellin e bardh e vetēm komenton e meresh me punēt e tē tjerve. Jam kurjoz çfar pune bēn ti mor zotni .

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. T
                                                                            Tironci qytetar

                                                                            Te vjen keq te thuash qe bashkia e Tiranes ja ka vare punes fare ose me sakte ju ka humb ndjeshmeria per hallet e qytetareve qe s'mbarojne asnjehere; U be i 2 vit ndoshta qe tv japin kronika sesi pensionistet mbajne rradhen ne ca kioska per abonete e urbaneve, ne shi ne vape ne ere ne te ftohte e me ore te tera, eshte arritje per tu vleresuar maksimalisht aboneja falas per to por kjo e rradhes per ta marre cdo muaj eshte tej sfilitjes per to; Te gjehet 1 menyre ta marrin 1 here ne 6 muaj a vit e jo neper kioska por me marreveshje me zyrat postare ne Tirane qe pensionisti ta marre te zyrat postare qe jane kudo neper Tirane; e per te shmangur rradhat edhe aty aboneja te hyje ne fuqi ne diten qe e merr te posta e jo cdo date 1 te muajit; Pra sot me zhvillimet teknologjike a ku di une kete pune fare mire mund ta bejne zyrat postare. E meritojne pensionistet kete lehtesim edhe me shume madje.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. T
                                                                              Treni

                                                                              Pak vonë o Mero. Shko te Arkivat e shiko komentet e mia ndër vite. Kur SPAK vepron kështu, imagjino ne njerëzit e thjeshtë njeri pa njeri.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. d
                                                                                drejtesi e munguar

                                                                                Nje ne shume raste.Kur nje nepunes i zakonshem denohet per shperdorim detyre quhet kriminel. Po nje prokuror apo gjykates shperdoron (abuzon) me detyren si veprohet?Gjyqtari a prokurori jane nepunesa qe paguhen nga taksat tona.A duhet te veproj ligji mbi ta?A jane ata mbi ligjin?

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. M
                                                                                  Mezir Faslli

                                                                                  O drejtēsia e munguar ke plotēsisht tē drejt , por fajtori kryesor ēshtē Edi Rama si ka mundēsi qē ky paguan guzhunjerin pēr prokuror ? ? ? Shqiptarēt ja kan dhēn votat tē bēj shtet jo rēmpall. E ktē qē thua ti kur shikon qē ata maskarenjt e padrejtēsis shkelin çdo norm ça bēn shteti ? ? ? Apo shteti ēshtē pēr sehir.

                                                                                  Përgjigjjuni

                                                                                  Lini një Përgjigje