Berisha i keqpërdorur nga Greqia apo nga Beleri?

26 Prill 2026, 21:12Editorial Mero Baze

Edi Rama e ka një talent të pamohueshëm ushtrimin e sportit të provokatorit, duke arritur të bashkojë gjithmonë nacionalizmin primitiv grek dhe Berishën. Kësaj ai del me lehtësi gjithnjë.

Këput ndonjë batutë në shtypin grek nga ato që çmendin të madh e të vogël dhe provokon rregullisht fushata të përsëritura histerike të nacionalistëve grekë, që futen sinkron me Berishën dhe Belerin në Shqipëri.

Nuk besoj se këtë gjë e bën me lehtësi kaq të madhe ndokush tjetër në Greqi, madje as mendjet më të mëdha liberale greke. Dhe ata kanë një drojë që të çmendurit duhen lënë në hallin e tyre.

Ky nuk lodhet së e bëri këtë. Herë u përmend heronjtë arvanitas, herë rojen shqiptar të Akropolit, herë u bën miting pa leje në mes të Athinës dhe marshon në krye të “ushtrisë” së emigrantëve shqiptarë atje, duke marrë 80 për qind të votave të tyre, dhe pastaj s’ka nevojë për gjë tjetër, se ata çmenden edhe kur i shkon në takim me pulovër kryeministri.

Kjo është hera e parë që Edi Rama ka ngjallur zemërim tek aleati i nacionalistëve grekë në Shqipëri, Sali Berisha, me një gjë serioze.
Pas paralajmërimeve të tij se do të ketë një dokument të ri të Partneritetit Strategjik me Greqinë dhe pas lavdërimeve të tij për gatishmërinë e kryeministrit Mitsotakis, ka një mërzitje të madhe nga Sali Berisha. Disa orë më pas ai konstatoi se Edi Rama ka shkatërruar marrëdhëniet me Greqinë.

Nuk është se Edi Rama ka shkëlqyer në avancimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Madje ai ka shkëlqyer në avancimin e raporteve të Shqipërisë me shumë vende evropiane, kryesisht falë aftësive personale për të krijuar miqësira të forta dhe për t’iu shërbyer kauzave politike të liderëve të fortë të Evropës, sidomos me çështje si ajo e emigracionit. Por me Greqinë nuk ka pasur suksese të tilla. Madje fuqia politike që Rama dëshmoi të kishte mbi emigracionin shqiptar në Greqi, pas mitingut të majit 2024, i futi më shumë në krizë politike marrëdhëniet me qeverinë greke.

Për këtë arsye, Greqia në mënyrë paradoksale ka pasur në Shqipëri këto vite më shumë aleat politik Sali Berishën, i cili bëri kal beteje elektorale Fredi Belerin, një delikuent i drejtësisë greke, i dyshuar për atentate vdekjeprurëse ndaj dy ushtarakëve shqiptarë më 1994. Kjo bëri që gjithë interesi grek për Shqipërinë dhe gjithë kauzat e së djathtës shqiptare të bashkohen rreth një figurine qesharake, i cili u përpoq të viktimizohej nga një arrestim i panevojshëm tre ditë para zgjedhjeve të vitit 2023, ku u kap duke blerë vota, por që arriti ta mbajë Greqinë dhe Berishën të bashkuar në sytë e shqiptarëve dhe të identifikuar me figurën e tij.

Kur e shikon gjithë këtë, e kupton pse Berisha thotë se Rama po shkatërron marrëdhëniet me Greqinë.
Nëse Rama ia del të ketë një dokument të ri të Partneritetit Strategjik me Greqinë, që do të thotë të ketë një ripërtëritje të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë midis Shqipërisë dhe Greqisë, nënshkruar nga Berisha dhe Stefanopulos, atëherë ai vërtet, nga gjithë historia me Greqinë, i lë Berishës vetëm Belerin.

Dhe kjo, në një farë mënyre, i jep të drejtë Berishës të alarmohet, pasi ai po ndihet i prerë në besë dhe i keqpërdorur nga Greqia, duke e bërë shërbëtor të një figure qesharake që për shqiptarët identifikohet me një “çetnik” grek.

Alarmi i tij se mos Rama i avancon raportet e Shqipërisë me Greqinë bazohet pikërisht tek frika se mos Greqia e lë Berishën përfundimisht si patronazhist të Belerit.

Nuk është se ka bërë ndonjë punë tjetër veç kësaj me dëshirë këto kohë, por ka menduar që përmes Belerit do ta mbante Greqinë në luftë me Shqipërinë. Ideja se Shqipëria me Greqinë mund të shkojnë mirë, madje më mirë se ky me Belerin, ia ka prishur terezinë. 

Se të paktën të dal nga historia si i përdour nga Greqia nuk është keq. Po I përdorur nga Beleri, as Flamuri nuk pranon

35 Komente

  1. T
    Taulant

    Cfare raporti strategjik do bej Rama me Greket kur ata mbajn akoma ligjin e luftes dhe nuk njohin ceshtjen Came. Rama eshte i korruptuar prandaj keqperdoret prej fqinjeve.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits

      Greqia ia ka mbeshtjelle gjithe kryeministrave shqiptare : Saliut ia futi nga mbrapa .....kurse Palloshi eshte me i ndershem, cdo "negociate" e ben.... "me goje " !!!!!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skypion

        Edi Rama ka talentin e habitshem per tu bere palaco. Kete theksuan te gjithe gazetat kryesore greke gjate vizites se tij ne Athine. Te them te drejten, jo se mu be qejfi, sepse ky eshte Kreyministri i Shqiperise, dhe tallje me te eshte tallje me te gjithe cka ai, fatkeqesisht dhe padrejtesisht, perfaqeson. Pra, nuk eshte Berisha as Beleri, por kllounada e palacos Rama, arsyeja se pse mercenaret e tij shkruajne te tilla shkrime. Perhere kur bie ngushte ay, perhere kur e tallin dhe e perqeshin, gazetaret e tij merren me Berishen; dmth, edhe per palacolleqet e Rames, fajin e ka Saliu!!! Nje arsye tjeter, qe rreket te mbulohet me kete argument palacosh, eshte edhe palacolleku qe ka bere ky rrugac ne lidhje me presidentin amerikan, Donald Trump. Sulmi i radhes me arme ndaj tij, nxori edhe njehere ne pah, se ky eshte rezultat i gjuhes se urrejtjes qe kundeshtaret e Trump, brenda dhe jashte SHBA-se, perdorin ndaj tij. E etiketojne fashist, diktator etj etj. Si te mos mjaftonin keto, do te duhej qe edhe Kryehajduti i Shqiperise, rrugaci shqiptar Rama, t'i bashkohej ketij kori te turpshem, duke e quajtur "rrezik per qyteterimin perendimor" dhe "rrezik per ShBA-ne". Nxitimi i monstres sone per te denuar "me force" atentatin ndaj tij, shpreh pikerisht shqetesimin e fajtorit qe eshte bere pjese e gjuhes se urrejtjes ndaj presidentit me rezultativ qe ka njohur historia e amerikes keto dekadat e fundit. Ne keto rrethana, duhet pare edhe ky sulm i shtuar, qe mercenaret e tij ndermarrin ndaj Berishes. Pra, turperimi, a me sakte, veteturperimi dhe legenosja e turpshme e Kryehajdutit shqiptar ne Athine, rikujtimi i gjuhes se urrejtjes ndaj presidentit amerikan, qe rrugaci shqiptar pat perdorur ndaj tij, jane arsyet se pse mercenaret e narkoregjimit kapen pas herdheve te Doktorit. Kapuni, beni gjimnastike me to, se te forta dhe te sigurta; ama, nuk mund t'i shpetoni fytyren nje legeni qe veteturperohet sa here i jepet mundesia, duke vertetuar se eshte palacoja i Ballkanit, dhe natyrisht turpi i shqiptareve.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mik

          KY Pordha thotë: "presidentit me rezultativ qe ka njohur historia e amerikes keto dekadat e fundit", nga e nxori Z. Pordha këtë konkluzion apo nga numri i atentateve ndaj Tramp!!!

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kelmendi

          Ne fakt Mero, na intereson me shume permbajtja e traktatit te ri te miqesise. Se fundja c’kuptim ka te nenshkruaj nje marveshje me mendjen e tij qe kompromenton integritetin e territorit dhe te ekonomise se Shqiperise ne shkembim te mardhenieve miqesore. Ti pak a shume po ben lojen e Rames- ‘fundja cfardo te bej, nuk e ben aq keq sa Berisha’. T’a besh paksa me mire se tradhetari me i madh i kombit, prap te ben te ngjashem me te.

          Përgjigjjuni
          1. G
            G

            Nuk ka nevojë për të shtuar asgjë tjetër kush ka pak mend e ka kuptuar me kohë politikën greke

            Përgjigjjuni
            1. S
              Saliun vrases nuk don as Allahu

              Saliun e ka keqperdorur Allahu sepse eshte vrases.

              Përgjigjjuni
            2. C
              Cobani nga Tropoja

              Shkrimin tuaj Mero po e permdledhe vetem me nje Fjali:Greqise thjeshte i Intereson qe dikush qe Qeverise Shqiperine te jete ne Linjen Greke..nuk ka Rendesi ne eshte i Majte apo i Djathte... Berisha eshte nje Qene i Ngordhur per Greqine...ose se paku ne Agoni Ngordhje.....

              Përgjigjjuni
              1. a
                arberia

                ah mor Mero, fjalia e fundit eshte speci briland joti

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Elira

                  Rama ik në pith të satëmë. Rrnoftë lideri i kombit Albin Kurti.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drenica e Shqiperise

                    @ Elira: Si the...na i Rrofte Albin Kurti??(Topet).............

                    Përgjigjjuni
                    1. e
                      epo

                      Serbo-greket kujtojne se do percajne shqiptaret me komentet e tyre idiote ne internet.

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Aron

                      Ja hangsha mutin Albin Kurtit.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aron i Vertete

                        T'ia hash e te fryhesh.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Elira

                          Kur të shijon , mund t'ja hash dhe dy herë në ditë , o Aron djali !

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Al bin laden ne sherbim te serbeve

                            Te befte mire,mer edhe te saliut kur te ndroj pampersat

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arbeni

                              Ja hëngësh e të bëftë mirë,sepse vetëm qentë hanë mut.Vërtet je legen e pa pikë dinjiteti.Thuaj Albinit të të qi edhe nënën e motrën tënde debil muti.

                              Përgjigjjuni
                            2. V
                              Vlora 97

                              Talent i madh Rama ne ate qe thua ti Talent i madh dhe ti per t mbushur pëot boshetin e Rames Talente te medha te asgjës me nje llaf Bëni batuta ju batutaxhinjt elita "politik-media" e katundir Ata grëkët ndërkohbqë ju i telebdiaët me batuta mbarpjn punet e tyre dhe ju lën (me sakt na lënë) me gisht në... Gjejeni vet vazhdimin

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Aron

                                Sali kerma dihet, por Rama duhet te beje kujdes dhe te bej te ditur te gjitha pikat e ketij "traktati" te ri dhe te kete dakordesi ne fillim me popullin qe i ka dhene voten, dhe jo te bejne marrveshje qe i marrim vesh ne fund. Dihet qe marrveshjet me grekun jane thike me dy presa, e dime qe nuk do te marrim 100% ato qe do te donim, por duhen diksutuar me publikun ato me te redesishmet nqs do te kete perseri besimin qe i eshte dhene.

                                Përgjigjjuni
                                1. t
                                  tarrasi

                                  Qirje beleri ,nëse eshte helen I vërtetë duhet qe ta punoje fort prapanicën. Deri këtu nuk ka ndonjë problem ,se prapanicën e vet e ka dhe ne daç ta çajë e ne daç ta plasë.Problemi eshte se na mori me qafë sali gërdecin dhe ende nuk po marrim vesh se çfare magjie I bëri saliut qe e ktheu si veten e tij ,ushtar dhe pjestar i siloqeve grek.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    P

                                    Saliu behet dhe me djallin,jo me Bejlerin,po e po,halli qe ai ka dhe Hitleri po te ishte gjall do e kishte bere aleat.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      BB

                                      Me ke nuk eshte bere aleat Saliu,me ballist,zogist, dhe soj soj kriminelesh vetem qe te ket pushtet.E pezuri Leka Zogun ne fillim te viteve 90,ishte keq mbas 1996,e thirri perseri,e perzuri Azemin,e quajti dhe spiun sigurimi,tan I shkon te varri,gjoja ta qaj,po e pshuur me keq. Ky eshte lugati Sali

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shqiperia Etnike

                                        I keqpërdorur nga Argita dhe Shkëlzeni, pastaj vesin e prostitucionit, ashtu si binjaku i vet nga Progonati, t'ja kërkojë të s'ëmës. Por kujdes! Edhe kastraveci me atlete të bardha, në të njejtën udhë krah për krah me t'a ecën

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Vjola

                                          Jam dakord me ty Eshte i keqperdorur nga familja

                                          Përgjigjjuni
                                        2. R
                                          Robert Laze

                                          O Dire Straits ku je mor vemje nuk po komenton ? Apo tani ke ndryshuar pseudonim je bēr Amerikan me emrin USA CITIZEN o diareja e mbaruar komplet i diskretituar.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Napoleon

                                            DO KETE TRAKTAT DHE HEQJE TE LIGJIT TE LUFTES DERI NE FUND TE KETIJ VITI...FALE PRESIDENTIT TRAMP........SALEHUT QELBI ESHTE PERFUNDIMISH NJE QEN I RRJEPUR NGA ZGJEBJA NGA ATA QE PRESIN BASHKINE KUR DO VIJE TI FUSI NJE GRUSHT SACMA NE BYTHE

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Telling the truth

                                              I masakruar e perdhunuar e perdhosur nga Rama e topalli. Kur ta kuptoje ai kete, ka ikur dhe fizikieht, se moralisht ka ikur qe me cekun e bardhe.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Nardi

                                                Ke te drejte Mero,te perdoresh nga Beleri eshte e rende,por te perdoresh nga Barisha per gati njezet vjet si puna jote eshte akome me e rende.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. V
                                                  VK

                                                  Gabohesh, fatkeqesisht nje pjese minorance e shoqerise shqiptare qe identifikohet me sektin e Saliut kane aleance me kedo qe mund te ushqej fantazit e tyre pasi nuk kane bosht moral, politik apo idealisem. Eshte e kot te besh analize me Grekun, nuk ka dallim mund te jen dhe Serb, Kinez, Amerikane, Arab e cfare te duash ti. Sa her duhet ta perserisim qe PD nuk eshte parti, nuk ka qene kurre e tille, por thjesht nje sekt krahinor dhe interesash te pastra kriminale. Sektet kane fundin e tyre tragjiko-komik me vdekjen biologjike te liderit te tyre.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Skypion

                                                    Jam Skypiono. Mé falni për artikullin lart. Pica 2 gota raki dhe nuk isha i kthjellët. E po raki i thoné. Pak vapë , dihen pasojat.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. V
                                                      Vazhdon kontrata Arbër Hajdari- Mateo Borri ?

                                                      Sali nongrada e ka nisur dhe po e përfundon aktivitetin e tij politik si një antishqiptar shëmbullor dhe shërbëtor i zellshëm i agjenturave greko - serbe.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. H
                                                        Hikmete Bajrami

                                                        I shtohet edhe kjo: Vjosa Osmani, pervec shume gjonave tjera, ka dale te jete mashtruse. 1. Sepse e priti me temena Edi Ramen, kryetradhtarin e shqiptarise dhe 2. U mundu me mashtru me letren qe me demek ja ka dergu Trumpi…mashtrim, puro mashtrim sepse tha qe Trumpi me ka çu leter kur ne fakt e verteta ishte qe Trumpi ja kishte kthy letren sepse ne krye te letres i thoshte ‘thank you for your letter’ qe ne shqip i bie ‘flm per letren tande’ qe dmth Vjosa ja kishte cu letren e ky erifi thjesht ja kishte kthy…kurse ajo u mundu me shit sikur Trumpi ja ka cu asaj nje leter. Ky lloj mashtrimi tregon karakterin e saj mashtrus dhe servil qe dmth se ne krye te shtetit kjo eshte ne hjendje me bo gjithcka per me ule bythen ne ate karrige. Prandaj, ajo NUK e meriton me kene ne krye! Mos u mashtroni o shqiptare koketrashe e debila se nuk bohet shteti me njerez lakmiçare e mashtrusa. Jau qifte China nonen.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. r
                                                          revolucioni ha bijte e vet

                                                          Plasi poterja ne oborrin Rama - ne mbledhjen Grupit PS Skenderbeu i dikurshem i Spiropalit kercenon Mamica Spiropalin me perjashtim nga aty, por Spiropalja ja kthen - me perjashto Ti e jo Ajo (referuar Beqindes) Nuk keni pare gje akoma.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. F
                                                            Fshatari

                                                            Greqia ka keqperdorur tere politken Shqiptare per shume kohe tashme. Qe nga momenti qe ne Shqiptaret per te hyre ne BE fijuam edhe kombin edhe veten tone, ( biem deshmore per te hyre ne BE) Greqia si vend i BEse ka luajtur me Shqiperine deri sa perfundiishit e mori jugun e Shqiperise nga Saranda deri ne LIbrazhd. Dhe tani i mbetet vec heqja e trarit te kufirit nga ku eshte sot, pra dhenia e votes per Shqiperine ne BE. Pas kesaj me nje popullsi qe vetquhet greke ( mbi 70% e saj) ska me asnje rrezik qe Jugu i SHqiperise te shpallet brenda BEse si zone greke. Dhe kete e bene jo poliitiknnet tane ?( me te cilet greket luajten tere jeten) por elitat tona intelektuale, qe i konvertuan Shqiptaret ne Greke.. Keto elita ishin e parat qe u konvertuan, u bene Greke, ( me letra e pensione) e pas tyre turma jone e fshatareve filluan te pagezohen, nderojne emrat e vetshapllen shtetas greke. Shqiperia e Jugut eshte e humbur. Shume shpejt do te perfundoj si Cameria ku nuk gjen njeri te thote se jane Shqiptar, ( vec te ikurve nga Cameria)

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Shurrtorja blu me vija

                                                              Brenda në PD kanë filluar të tallen se vetë Saliu vjen erë shurrë nga pleqëria dhe PDnë e ka kthyer në shurrtore budallenjsh. Demokratët thonë që jemi kthyer në shurrtoren blu me vija, të shurraqit legjendar dhe çdo shurraqi tjetër vorjoqimarjot. "Shurrtorja blu me vija, Blu me vija, Është Qimara, Është Salija"

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje