Po sikur të provojmë të mos besojmë gënjeshtrat?

2 Maj 2026, 18:24Editorial Bjorn Runa

Është krijuar një imunitet ndaj gënjeshtarëve publikë në politikë, i cili i ngjan imunitetit që fiton organizmi ndaj antibiotikëve. Njerëzit dëgjojnë gënjeshtrat e politikës dhe i marrin lehtë, madje ndonjëherë edhe me të qeshur.

Mjafton të çosh kanalin e TV në çfarëdo momenti të ditës aty ku lideri i opozitës Sali Berisha është duke folur dhe do të mendosh se po dëgjon martirin më të madh politik që ky vend ka prodhuar ndonjëherë, e jo dikë i cili ka udhëhequr vendin për periudha të konsiderueshme kohe, influenca e të cilit në politikë ka qenë mjaft e madhe edhe kur është gjendur në opozitë. Mund të mendosh gjithashtu se partia që ai drejton, gjendet nën një kërcënim ekzistencial të jashtëm sepse është tepër demokratike… Kjo, e thënë nga një lider, i cili në një shkëmbim të fundit në rrjetet sociale, deklaroi se partia e tij është më demokratikja në vend, në të njëjtën kohë kur ka skualifkuar çdo kandidat që guxoi të shprehte dëshirën për të garuar përballë tij. Madje, edhe ata që me gjasë i kishte zgjedhur vetë për t’i mposhtur.

Nga ana tjetër, shumica në pushtet ofron anën tjetër të të njëjtit imazh. Nëse dëgjon mjaftueshëm ato që thonë, do të bindesh se Shqipëria është në rrugë e sipër për t’u kthyer në një lloj Zvicre ballkanike, një vend ku gjithçka shkon ashtu siç duhet dhe ku ata që qeverisin nuk janë më shumë se sa kujdestarë të vëmendshëm të një shteti ndërkaq të suksesshëm.

Përballë tyre opinioni publik tregohet bujar në interpretimin e gjithë kësaj: është në natyrën e politikanëve të thonë gjëra që ndoshta as vetë nuk i besojnë. Është e gjitha pjesë e nevojës për të thënë atë që njerëzit duan të dëgjojnë. Por, po sikur të mos jetë kështu? Po sikur ata t’i besojnë vërtetë ato që thonë, sado të pabesueshme qofshin?

Përgjatë tri dekadave, dy partitë kryesore të vendit kanë ngritur një rreth të brendshëm, të përbërë thuajse ekskluzivisht nga njerëz që nuk kundërshtojnë. Arsyet për këtë janë të shumta dhe strukturore. Një funksionar partie karriera politike e të cilit është ndërtuar mbi investimin direkt të liderit dhe që i është vendosur emri në fletën e votimit si rezultat i përkrahjes apo simpatisë së tij, e ka natyrisht të pamundur të kultivojë brenda vetes ndjesinë e kundërshtimit. Nëse do të flisite, do të rrezikonte gjithçka. Por edhe ata që mund të kenë vetëbesimin e nevojshëm për të kritikuar – figura madhore me qëndrime të pavarura – kuptojnë shpejt se postet e rehatshme që mbajnë, janë në fakt tepër komode për t'u rrezikuar. Çfarë mund t’i shtyjë të bëjnë rezistencë brenda një sistemi që i trajton mirë? Përveç kulturës së heshtjes, e gjithë kjo krijon një cikël feedback-u ku perceptimet e liderit mbeten nuk i sfidon askush, gjersa kthehen realisht në bindje.

Do të qe ndoshta shumë herë më mirë që politikanët tanë, si në qeveri edhe në opozitë, të ishin thjesht gënjeshtarë. Një politikan që gënjen mund të ballafaqohet me faktet, ndërsa një që e beson me gjithë mend fabulën që ka ngritur vetë, do të bëjë rezistencë. I vetmi realitet që ekziston për këtë të fundit është cikli i mbyllur që ka ngritur vetë dhe çdo provë a kritikë shihet si sulm.

Është një cikël të cilin, një opozitë konfrontuese, e vetme, nuk e thyen dot, pasi gjuha agresive dhe maksimaliste e bën më të lehtë që kritika të shpërfillet dhe etiketohet si performative. Ajo që mund të funksionojë është trysnia politike përmes mekanizmave konkrete… Debate parlamentare që citojnë mospërputhje specifike mes deklaratave publike dhe realitetit, ristrukturimit të mjedisit mediatik në mënyrë që gazetaria investigative të mos jetë çështje gjobash apo proces financiarisht i padëshirueshëm. Njëkohësisht, nevojitet ndërtimi i llogaridhënies që nis nga niveli më i fundmë, ai bashkiak dhe administrativ, ku zyrtarët jetojnë shumë pranë pasojave të mundshme të veprimeve të tyre.

Tani, asgjë nga këto nuk ndryshohet dot shpejt, por qëllimi nuk është që politikanët të flasin ndryshe. Ajo që nevojitet në të vërtetë është rikonstruktimi i të gjithë mjedisit informues rreth tyre, derisa distanca mes asaj që ata besojnë dhe asaj që ndodh në jetën reale të bëhet e papërballueshme për ta.

Duhet së paku të provojmë të mos besojmë. Aty fillon beteja e vërtetë me sëmundjen tonë. Ndryshe, imuniteti që kemi fituar ndaj gënjeshtarëve publikë mund të na vrasë, siç vret jetën e një njeriu virusi që ka fituar imunitet ndaj antibiotikëve.

31 Komente

  1. L
    Lexues i Gazetes TEMA

    Shkrim kalues për hartim në provim mature! Sigurisht zero per gazetari!

    Përgjigjjuni
    1. V
      VK

      Neveli mizerabel. Keta i lexojne vet kto qe shkruajne?

      Përgjigjjuni
      1. O
        On every street !

        https://www.youtube.com/watch?v=NqQ5gw4z7Xs

        Përgjigjjuni
        1. C
          Censura

          HAAAA HAAAAA ....e rrofsh o Dire se artikulli eshte mish pa long !!!!!!

          Përgjigjjuni
      2. S
        Skypion

        Ky zoteria paska nje ide gjeniale: po sikur te mos besojme genjeshtrat!? Po si nuku me paska vajtur mendja! Me te vertete ide gjeniale! Te keqen e zoti Mikober tek "David Koperfild"! Me te vertete, perseri, sa ide gjeniale!

        Përgjigjjuni
        1. O
          O po çante gjeti me keto pa tru

          Ore autor, po lere more Cfare ben mazhoranca ne vete, ajo mazhorance e ka degjenerua , degraduar , deklasifikuar, demotivuar, palluar, perdhunuar … per 16 vjet kete far’ opozite salibaniste… biles do të vazhdoje akoma me pallosjen edhe per sa te jete gjalle Salihi me qelrpirxhinjte e qenefit tij!!

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            Populli shqiptar eshte shume i prapambetur dhe injorant të mos jetë viktimë e lumtur e gënjeshtrave, mashtrimeve dhe propagandes demagogjike te cilitdo politikanti. Kur hiqet si mashtrues dhe politikan edhe noka qe librin e vetëm qe e ka lexuar ne jete kur ishte 40 vjeç me titull, biletë Autobuzi !

            Përgjigjjuni
          2. S
            Stathi

            Po ti a beson ne ato qe thone? Vepro ti i pari mos intervisto asnje nga ata. Perse kerkoni qe ndryshimin ta bejne te tjeret?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Stathi

              Ndryshoni ju gazetaret te paret. Mos intervistoni asnje nga ata

              Përgjigjjuni
              1. A
                AJET DELAJ New York

                Mua nuk me intereson...madje hic fare se cfare idesh ka ne koke Albin Kurti marksiste, social demokrate, leniniste, majtiste, sorroiste , rilindase , komuniste , socialiste , demokratike , nacionaliste etj etj ...le ti mbaje per vete. Mua nuk me intereson gjithashtu hic fare se cili eshte idhulli i Albin Kurtit ...Mao Ce Duni, Brezhnjevi, Tito, Enveri, Fidel Kastro , Jon Kenedi , Ten Hsiao Pini , D.Trump etj etj ...le ti mbaje per vete . Mua nuk me kercet hic fare se c' prirje e c' idhuj apo edhe fotografite e kujt mban ne xhepin e tij e ne konakun e tij Albini. Mua nuk me intereson fort ngjyra e Maces ...boll qe te haje Miun ...ndaj dhe Albinit i vleresoj c'ka po ben per Kosoven realisht e konkretisht me vepra konkrete e jo c' ka po thote a me ke po takohet e me ke po del ne fotografi. Mua me intereson para se gjithash e mbi gjithcka qe ai eshte patriot dhe e do vendin e vet...eshte burre trim, i guximshem e kurajoz , e do popullin e tij ...e do Kosoven me shume se vetja ndaj dhe ja ka vene Vucicit e Serbise kufirin tek thana e si trembet syri prej kerkujt. Ndaj dhe ata e shqiptaro - serbet e tyre shqipfoles te Tiranes e te Prishtines nuk po lene gje pa bere e kthyer mbrapsht per ta rrezuar Albinin prej aty ku eshte. Shihni me kujdes se cilet jane ne krye te turmes rrugacerore e antishqiptare qe i jane turrur kaq egersisht Albinit dhe c' perfaqesojne ata dhe ...no comment. Albini eshte vet-vetja e nuk fshihet neper brekushet e Edi Rames e as mbrohet me fotografine e I.Rugoves nga pas shpine sic ben aq shpifur e abuzon asisoj fjala vjen Vjosa Osmani. Albini s' ka asgje te perbashket me poshtersite e Abdixhikut, me pa besite e Hamzes e as me injorancen e idiotizmin e lindur e banal te Ramushit...e sigurisht as edhe me dhelperite neveritese te Vjoses . Mua me pelqen qe Albini eshte i drejte, serioz, korrekt, i sinqerte, i drejteperdrejte me gjithkend, publik , i pa korruptueshem, dhe i mencur e qe s' di me vjedh e as me u pasuru ne kurriz te vendit e te popullit te vet. Qe nuk merret me tendera e favorizime apo edhe pislliqe te tjera ne emer te pushtetit qe ka. Qe i ka dhene vendin e vet e dinjitetin qe i takon Diaspores se vendit te tij nderkohe qe te tjeret me kete fare Opozite antishqiptare ne krye i shane e i fyen rende motrat e vellezerit tane qe jetojne e punojne jashte Kosove ....kur ata erdhen te votojne per vendin e popullin e tyre... Ai jeton ne apartament me qera njesoj si ty o popull e qe ka ne llogarine e tij bankare aq sa c' kemi modestisht sejcili prej nesh qe jetojme me rroga e jo me para te pista . Qe vendosi Shtetin ne veri te Kosoves e sot Mitrovica ndihet shqiptare me shume se kurre . Qe i falet ligjit e kushtetutes ...e ndaj po i denon kesisoj terroristet serbe , kriminelet e armiqte e Kosoves . Qe ka investuar e po investon dhe po e modernizon e armatos ushtrine e Republikes se Kosoves si kerkushi tjeter para tij . Qe po investon e po nxit prodhimtarine ne vend e po i gjindet bujkut e fshatit si kerkush tjeter. Qe do arsimim, rini te se nesermes, shendetesi, rend e polici, art -kulture e sport , ligj e drejtesi per te gjithe njesoj. Qe e ka ulur Kosoven me dinjitet si te barabarte me kedo ne arenen nderkombetare. Qe po mendon e kujdeset per grate , femijet e pleqte me ndihma e veprime konkrete e jo me fjale e as me genjeshtra e premtime boshe. Qe pensionistit po ja ben jeten me te lehte. Qe po lufton pasurimin e hajnine e atyre qe kane vjedhur e kerkojne ende te vjedhin duke u mbuluar me pallton e djeshme te luftes e duke abuzuar rende edhe me statusin e veteranit te saj. Eshte i vetem perballe lukunise se Ujqerve cilet po vazhdojne ti vene gure nen rrota atij , qeverise , shtetit , parlamentit e qeverisjes se tij ndaj dhe nuk ju intereson as zgjedhja e presidentit te ri, as mungesa e shtetit ,qeverise e parlamentit , as Kosova e populli i saj e hic gje fare... Ata duan vetem nje gje...te mos qeverise ai qe po gjurmon vjedhjet e hajdutlliqet e tyre...pasurimin tyre te frikshem e te pa ligjshem ...ai qe kerkon ti vere ne bangon e te akuzuarve , nese gjenden fajtore ti fuse ne burg...ai qe do qe milionat e vjedhura popullit te Kosoves ti rikthehen po ketij te fundit . E ndaj tek luftojne kaq egersisht Albinin duke e akuzuar me lloj lloj shpifjesh neveritese normal qe su bie kerkundi nder mend as per Kosove e as per popullin e saj. Popull hap syte...shkoji pas te ndershmit, patriotit, trimit e te mencurit ...e mos bjere viktime e hajduteve , antishqiptareve e kelysheve te paguar te Beogradit qe s' kane lene gje pa bere e s' po lene gur pa kthyer mbrapsht ne dem te Kosoves ...vetem e vetem qe te kryqezojne e te rrezojne Albinin. Besojini e votojeni ate qe eshte popull si ju ani pse mban nje post te larte shteteror e qeveritar. Eshte fat qe Kosova e kombi shqiptar ne kete lloj situate te frikeshme globale ka ne krye nje si Albini. Mbeshtesni ate qe po e sulmojne poshtersisht mediat e kelyshet e saj te paguar po prej Beogradit e fatkeqesisht edhe prej Tirane ... e mos degjoni prockat e Batoneve, Berateve , Editave, Vlorave , Hykmeteve e Ganave. Ani...pema me kokrra qellohet thote populli. Albinit shkojini mbrapa per cfare ben per ju e vendin tuaj e lerjani ne koke idete e ideollogjite e tij sikurse edhe idhujt e tij ok ... Albini nuk eshte as gjeni e as perfekt , as zoti e as i pa gabueshmi as edhe nga ata qe ka imunitet nga gabimet por ama eshte i YTI Kosove , eshte biri yt e krenaria jote...ndaj ruaje, mbroje e votoje se...ke votuar per veten tende e per vendin tend. Ai qe eshte patriot, trim, i ndershem , qe nuk vjedh, nuk eshte i korruptuar, qe i ka duart e pastra , qe armikut i tregon gjoksin e jo shpinen, ai qe nuk abuzon e qe mendon vec per ty o popull eshte modeli qe duhet ndjekur .

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lubi Malltezi

                  Ja edhe ky psikopati serbo-grek nuk mund te mungonte me iditesine e tij ditore copy/paste.

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Oficeri dulles

                    Armiku I kosoves eshte Albin Kurti (ujku)

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Luarasi

                    Nuk mund të lexoj një shkrim që ka gabime ortografike që në titull. Mgja Mero gjej ndonjë gazetar tjetër më interesant për të shtunë e të dielës.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sali

                      Teorija berishiste."Te gjithe jane maskarenj" .ka mberthyer gjithe shtypin.Keshtu kur flasin keq per saliun qe e ndjekin ne cdo pordhe qe leshon duhet folur e nje llaf negativ per qeverine se merzitet Saliu duke vene shenjen e barazimit midis nje personi qe eshte fatekeqesija e kombit tone e te tjereve qe punojne

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        LEKA

                        O Ajet! Mundohu të futësh në tastierë edhe"ë"_në. E festove 1majin?Një pyetje kam:ti vetë, kë do më shumë Albini apo Kosovën?

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Holy justice

                          Po te hedhim genjeshtrat dhe genjeshtaret ne kosh te plehrave, kemi shpetuar. Vertet!

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dakord

                            Po ti deri tani i kishe besuar gënjeshtrat dhe prite këtë bjornin të të thoshte mos i beso kur ky bjorni vetë genjen!?

                            Përgjigjjuni
                          2. A
                            Arbeni

                            Albini duhet të njohë edhe ngjyrën gri i dashur patriot në USA.Një politikan i mënçur e pragmatist nuk njeh vetëm o e zezë o e bardhë.Politika aty në Amerikën demokratike i ka dhënë leksione botës për demokracinë.Prandaj duhet kompromis.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mondi

                              Maloku lind dhe vdes I tille prandaj mos harxho fryme kot.

                              Përgjigjjuni
                              1. _
                                __/

                                Për sa politika, në "Amerikën Demokratike", i paska dhënë leksione demokracie botës, kjo është një nga gënjeshtrat më të mëdha, që ka tullosur botën. Faktet tregonë të kundërtën: dhunë dhe imponim diktatorial për mendimin dhe veprimin ndryshe që nga ligji Makkartian i shekullit të kaluar e deri në zhvillimet e sotme, ku kërkon të marrë apo imponojë me forcë gjithçka do.

                                Përgjigjjuni
                              2. G
                                Gazetari

                                Ulu 5 per hartimin. Edhe intiligjencen artificiale te kishe perdorur nuk do ishte kaq medioker. Se kush nga shumica paska thene qe Shqiperia qenka Zvicra e Ballkanit dhe nuk ka probleme vetem ti e ke degjuar. Se ne po shohim qe cdo dit vetem anetare te shumices po flasin per punet e drejtesise, punet e bashkise e po bejne opozite. Ju nihilistet jeni te padurushem.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Koment i lirë

                                  "Njerëzit nuk duan të vërtetën, ata duan vetëm një gënjeshtër të rehatshme." (Lao Tzu)_____________ Politika është arti i mashtrimit të masave.” ( Jean-Jacques Rousseau)___________ Kontrolloni perceptimin, jo realitetin. Njerëzit veprojnë sipas asaj që besojnë. Jo asaj që është e vërtetë. (Machiavelli)______________ “Turmat nuk kanë mendje kritike; ato udhëhiqen nga imazhe dhe slogane.” (Gustave Le Bon)_________ “Gënjeshtrat e përsëritura shpesh bëhen të vërteta.” (Joseph Goebbels)_____________ “Programet politike shpesh nuk janë debate, por teatër propagande ku moderatorët bëhen pjesë e lojës së elitave.” (John Pilger)_____________ “Propaganda nuk ka nevojë të jetë e vërtetë, vetëm bindëse.” ( Hannah Arendt) ________________________________________ Politika, sidomos në forma autokratike, nuk mbështetet te e vërteta, por te perceptimi. Njerëzit shpesh preferojnë një “gënjeshtër të rehatshme” sesa një të vërtetë të pakëndshme. Kjo krijon situatën ideale për liderë që ndërtojnë diskurse të thjeshta, emocionale dhe qetësuese, edhe kur ato janë të rreme, diskurse që ushqejnë shpresë, frikë, ose një "parajsë utopike", ku premtohen gjëra ideale por që mund të jenë vetëm imagjinare për kushtet ku ndodhemi. Kështu, politika mund të shndërrohet në “artin e mashtrimit të masave”. Kur mungon transparenca dhe llogaridhënia, mashtrimi është mekanizëm funksional, pra premtime boshe gjatë fushatave, armiq të shpikur për të mobilizuar votuesit dhe përdorimi i krizave për të justifikuar kontroll më të madh. Kontrolli i perceptimit është më i rëndësishëm se vetë realiteti. Kjo dmth që liderët nuk kanë nevojë të zgjidhin problemet, mjafton të krijojnë bindjen se po i zgjidhin. Këtu hyn në lojë teatri politik dhe manipulimi i informacionit, i cili bëhet përmes medias. Programet politike shpesh degradojnë në teatër propagande. Kur mediat kontrollohen nga interesa ekonomike, për shembull pronarë biznesmenë që varen nga tenderat publikë apo lejet ndërtimore, ato në vend të informimit bëjnë propagandë për pushtetin. Propaganda nuk ka nevojë të jetë e vërtetë, vetëm bindëse. Për këtë mjafton të kapësh e kontrollosh pjesën më të madhe të mediave, dhe me gënjestrat e përsëritura vazhdimisht në ekrane të ndryshme (nga analistë partiakë në debate me skenar) do krijosh bindjen se ato janë të vërteta, sidomos te ajo masë njerëzish që preferojnë gënjeshtra të rehatshme, që nuk kanë mendim kritik, ose që përtojnë të informohen në burime të ndryshme. Në këtë sistem, demokracia egziston thjesht në letër, por në realitet është një autokraci ku zgjedhjet bëhen ritual për të zgjedhur përherë të njëjtët liderë apo politikanë, dhe debati bëhet teatër politik ku e vërteta relativizohet.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Franci

                                    Media dhe gazetarët tek ne janë degjeneruar e po ja pështirosin këtij populli. Gazetarë gënjeshtarë, disa të tjerë pa personalitet e një grup tjetër servilë e skllevër të padronit. Del Berisha nga dera e parlamentit dhe menjëherë një tufë gazetarësh vrapojnë drejt tij me mikrofonë për të dëgjuar mashtrimet, sharjet e idiotizmat që ai nxjerr nga goja. I njejti turravrap ndodh edhe kur ai del nga dyert e Spakut. Por më poshtëruesja është kur në konferencat e tij të përditëshme të shtypit ai tallet me inteligjencën e gazetarëve pjesmarrës që i gënjen në mënyrat më trashanike duke ja bërë kokën daulle me të njejtat histori që përsërit. Gazetaria në mjerim të plotë !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Antikomunisti

                                      Rrëfenjë simbolike për Stalinin: Thuhet se Stalini ishte në një gosti me krerët më të lartë të partisë komuniste. Ai mori një pulë, i këputi puplat një e nga një përsëgjalli derisa e la të zhveshur dhe të dobët. Pula u përpoq të ikte, por nuk mundi. Pastaj ai hodhi pak grurë dhe pula iu afrua. Ai u kthye nga të pranishmit dhe tha: “Ja si qeveriset populli. Duhet ta mbash në frikë dhe uri, që të të ndjekë edhe për një copë bukë.” Morali i fabulës: Njerëzit ndonjëherë pranojnë padrejtësi apo vuajtje në këmbim të përfitimeve të vogla dhe afatshkurtra. Nën regjime të ashpra, bindja nuk vjen vetëm nga “marrëzia” apo naiviteti, por shpesh nga frika reale, mungesa e alternativave, propaganda dhe kontrolli i informacionit. Në shumë raste, njerëzit nuk ndjekin sepse duan, nuk i besojnë gënjeshtrat sepse janë budallenj, por sepse ndihen të detyruar. Kur individët heqin dorë nga mendimi kritik dhe përgjegjësia personale, hapet rruga për abuzim me pushtetin. Njerëzit ndonjëherë i nënshtrohen pushtetit jo sepse janë të paditur, por sepse janë të kapur midis frikës, nevojës për të mbijetuar dhe mungesës së alternativave.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        E vërteta

                                        Po sikur të jetë që njerëzit thjesht e injorojnë pushtetin? As e kanë frikë dhe as i binden!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Koment

                                          Sikur njerëzit e thjeshtë ta injoronin pushtetin, mos ta kishin frikë e mos t'i bindeshin, atëhetë do ishin njerëz të lirë, të pa kapur nga interesa. Por fakti është që në Shqipëri, Rama dhe qeverisja e tij e korruptuar 13 vjeçare (me mega skandale, AKSHI, rrugët e florinjta që çahen sapo inagurohen, incenetatorët etj), shton votat përherë (duke shtuar edhe punonjësit në Administratë si kontigjent votash), saqë në zgjedhjet e fundit mori rreth 800mijë vota. Si ka mundësi? Mos vallë se janë të kapur nga interesa partiake apo të vendit të punës, apo se mungon alternativa në PD?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. O
                                            Opozitar

                                            PS mori 800 mij vota kur ishte opozite dhe ne fakt ne zgjedhjet e fundit mori me pak vota. Kshu qe fanfazia jote e ushqyher dhunshem nga idiotet e dobishem te sektit berishian nuk ka asnje baze, por ti je i lire te fantazosh por edhe te vrasesh veten per liderin e sektit tend. Njerezit e thjesht nderkoh ne shumice nuk ju shohin dot me sy, perfshire eshte nihilistet e paanshem, por edhe nese ju heqin lekuren si ajo pula e Stalinit i bihen shkurt marrin plackat dhe ikin ne nje vende tjeter sepse jane te lire. Nuk kane as koh dhe as nerva te presin sa ti vij koha vdekjes se sektit berishian apo te analizojne analizen e analistave per analizen. Edhe andej ku ikin koha tregoi se prape voten ne shumice nuk ja japin sektit berishian.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Koment

                                              O opozitar i padobishëm, përveçse për provokime, kush të tha ty që unë kam fantazi të ushqyer nga sekti Berishian? Apo futja kot se kështu provokohet tjeri? Unë s'kam lidhje me asnjë parti. Apo analfabetëve funksional iu duhet shpjeguar në koment se nuk kuptoni ça lexoni! Bëj ndonjë koment në lidhje me temën, mos rri kot këtu në forum për provokime dhe sharje apo epitete.

                                              Përgjigjjuni
                                        2. .
                                          .

                                          Po pse mo trim, kështu? Ah, e shkreta pulë ç'paska hequr nga Stalini, që e la gollomesh në sy të dynjasë dhe e koj pastaj me grurë, kur ajo donte të ikte, duke shfrytëzuar coftllëkun e saj dhe frikën nga mustaqet e Çelos. Por, të paktën e koj në pritje ti rriteshin prap, por e shpëtoi nga thika e kapitalit gjakatar, nëse shpëtonte e ikte dhe do të përfundonte, kush e di në ç'bark krimineli antikomunist. Njerzit ndonjëherë pranojnë padrejtësi të mëdha por afatshkurtra dhe përfitime afatgjata (gjith botën), se sa të përfundojnë në fabrikën e mishit të kapitalit që të përlan dhe kockat. Regjimet e ashpra sjellin dhe kthjelltësi mendimi. Askush nuk është i detyruar t'u besojë gënjeshtrave, është njëlloj sikur të ndalosh të shohin ëndrra. Por me sa shoh, u besoni shumë përrallave për demokraci, se kështu të pëlqen të jetë, jo nga naiviteti, jo nga imponimi, jo nga frika, por nga studimet e thellimet filozofike me "sy kritik"(rendi që jetojmë është fol, fol, se askush s'të dëgjon), dhe thjesht, se kështu të pëlqen të besosh. Dhe e ke mirë dhe kuptimplotë me mendjen tënde përrallat me Stalin që i hoqi puplat pulës, që ta shpëtonte nga një e keqe më e madhe ekzistenciale, të mos ishte fare, edhe pse e thua ndryshe kuptimin e meselesë: sipas gënjeshtrës tënde "demokratikse" dhe antikoministe. E pra, e sheh anën tjetër të medaljes nga një mendim tjetër kritik që s'përputhet me kritikën e kritikës tënde.

                                          Përgjigjjuni
                                        3. T
                                          TemaTiku

                                          Fillo e provo te mos besosh ne genjeshtrat, z. Runa! Duke nis me bojkotimin e Editorialeve te M..Bazes d.m.th...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Fshatari

                                            Eshte lehte ta thuash por e veshtire ta besh Se pari duhet te mposhtesh ndjenjen ku genjeshtra te pelqen Eshte veshtire te thuash eshte genjeshter ajo qe te pelqen ta degjosh. Se dyti duhet te besosh se ata qe beson genjejne Si mund ta besh kete kur ke krijuar idhuj qe te genjejne? Se treti kerkon pune Duhet te lexosh shume dhe nga te gjithe te zbulosh genjeshtren Pra lufte me ndjenjat personale, lufte me besimin dhe pune E beni dot?Eshte prove qe je i forte e jo dele

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje