Alternativa Mereme!

30 Prill 2026, 18:54Editorial Mero Baze

Të gjithë ata që kritikojnë Berishën dhe fajësojnë atë si shkaktarin kryesor pse kanë mbetur në opozitë, tani kanë një alternativë.
Ajo është Meremja.

Nuk është e korruptuar dhe s’ka probleme me drejtësinë, nuk është kundër drejtësisë së re edhe pse del në protesta para SPAK, nuk është nepotike dhe nuk pretendon të bëhet mburojë për fisin në pushtet, nuk premton që do mbajë vajzën dhe djalin në pushtet brenda PD, nuk ka kërcënuar se do të vetëpërjashtojë kundërshtarët dhe nuk është kundër kandidaturave të tjera, nuk është kundër mendimit kritik, nuk është kundër rregullave të statutit të PD, nuk është e prirur të jetë e dhunshme me kolegët në parti, nuk ka ndërmend të rrahë kundërshtarët brenda partisë dhe as t’i vrasë ata nëse e rrezikojnë, siç ka ndodhur më parë. Nuk është e bukur sa Flamuri që të përhapen thashetheme rozë dhe as ka nevojë të shkojë përditë të rregullojë flokët, pasi i ka të bukur natyralisht.

Është një prurje origjinale e Partisë Demokratike, madje është një shembull konkret se çfarë mund të prodhojë një punishte politike e mbyllur si burg, që jeton nën pushtetin e një burri zemrak, që përpiqet t’i mbajë idhujt e vet të izoluar nga bota, t’u thotë gënjeshtrat e veta për të vërteta dhe t’i bindë se kur vjedh ai është ligësia e kundërshtarit që e denoncon, kur vret ai është e drejtë e zotit në anën e vet, kur linçon kundërshtarët është drejtësi hyjnore për PD kundër tyre, kur shpallet armik i SHBA dhe Britanisë së Madhe është fatkeqësi e dy superfuqive dhe jo e PD, dhe mbi të gjitha kur dikush kërkon lirinë jashtë pushtetit të tij është mëkat që duhet ndëshkuar.

Meremja është produkt i kësaj punishteje, si ato poçet e baltës që bëhen me dorë një nga një nga i zoti i punishtes, dhe ka të gdhendur në portret dhe në shpirt dashurinë e tij, pasionin e tij për të ndërtuar njeriun e ri demokrat me duart e veta. Dhe ja ka arritur.

Tani të gjithë ju që doni një PD të përtërirë, një PD euroatlantike, një PD konservatore si të Trumpit, fituese si të Melonit dhe pedante si të Merzit në Gjermani, nëse këtë gjë nuk e arrini dot me Berishën, keni Meremen.

Ajo një ditë, do t’ia dalë. Ajo nuk ka asnjë ves nga të Berishës: as vesin e hajdutit, as të vrasësit, as të autokratit, as të “non gratës”, asgjë të keqe që ne kritikojmë tek ai. Ajo thjesht është produkt i një partie që jeton brenda burgut të Berishës.

Dhe ashtu si shumë shqiptarë u tronditën se si burgu ka transformuar Ilir Metën duke e bërë një figurë të dhimbshme, ashtu edhe Meremja është shembulli se si duket një demokrat kur del nga burgu I Berishës në publik.

Tani votoni. Meremja do votojë Berishën. Ju të tjerët bëni si të doni, vetëm pastaj mos thoni se ka autokraci elektorale në Shqipëri në vitin 2029, kur shqiptarët të jenë në mëdyshje mes Edi Ramës dhe Meremes si e ardhmja e PD pas Berishës.

65 Komente

  1. D
    Dire Straits

    Sa zihet ne goje Saliu , te gjithe vershojne me sharje , dhe eshte e kuptueshme. Sa dolen ca kandidate kunder Saliut si Salianji , Kokalari , Merjemja....te gjithe u versulen dhe i shane edhe keta. Doli ca kohe Tiku te protestonte ne rruge.....e masakruan. Po kush mbeti per te bere opoziten ???.....Madje edhe brenda ne PS , sapo del ndonje ze "opozitar" kunder Palloshit e mbysin. Konkluzioni : Shqiptaret nuk duan me rrotacion pushteti. Jane mesuar dhe pershtatur me jeten e iluzioneve qe u ofron Palloshi.......Vetem se kam frike se do te ndodhin te njejtat fenomene , si keto 2 shembuj me poshte : 1) Moren njehere nje bretkose dhe e futen ne nje ene me uje te ftohte.Pastaj gradualisht filluan te hidhnin uje te ngrohte , me te ngrohte , te nxehte , me te nxehte , por bretkosa nuk ikte.....ne fund fare hodhen uje 200 grade dhe bretkosa perseri nuk iku , .....por ngordhi 2) Tha njehere nje fshatar : ".....diten qe me ne fund e mesova gomarin tim te jetonte pa buke fare.....ngordhi..." !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlesht

      Dilo! Mos u merr me komente! Muk je per kyt pune!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits../.....///

        Me falni kam bere nje gabim shtypi ne koment , ajo shifra 200 grade duhet 10.000 grade .....se ndikon direkt ne "kuptimin e eksperimentit te bretkoses"

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire Straits,,./..;..,,,

          Te pakten une kam dhene nje koment , i mire i keq eshte koment , por nuk shoh komentin tend .......apo harrova ti je thjesht gjykates per komentet e te tjereve !!!!!

          Përgjigjjuni
        2. F
          Foni

          "Dire..", ke dëgjuar gjë, kur do mbahet debati politik midis dy kandidatëve për Kryetar të PD, zotit Sali Berisha dhe zonjës (apo zonjushës) Mereme Sela? Apo akoma nuk është caktuar data dhe ora si dhe kanali televiziv që ka të drejtat e transmetimit? Nejse, për kanalin televiziv bëjë gabim që pyes, se mund të jetë Syri TV, por mendova se ndoshta këta kombëtarët si TV Klan, TOP Channel do këmbëngulin që t'a kenë ata të drejtën për të transmetuar këtë eveniment i cili pritet me padurim nga "tërë masat tona ounonjëse". Të them të drejtën, unë vetë mezi po e pres këtë debat, i cili për nga rëndësia është ndoshta ngjarja më e madhe politike e vitit.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dire Straits../...//

            Mesa kam degjuar , debati mbahet ne Top Qen , moderator do jete Merum Baze - gazetar me pervoje i specializuar ne ceshtjet e PD , si edhe Qim Peka , te ftuar si opinioniste do jene Batoni , Muci , KARlo , balerina do jene Grida Suma dhe Karmina e Zenit.....ne lidhje direkte Lali nga burgu i Durresit , Likja nga burgu i Tiranes , dhe Palloshi nga bunkeri i Surrelit !!! Publiku do te perbehet nga komentuesit e Temes !!!!!

            Përgjigjjuni
            1. F
              Foni

              Flm. shume

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lymi

                Quhet Qim Mut Peka, pse nuk e shqipton dic duhet apo te dhimset muti i Sali Vrasesit?

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dire Straits,,.//...

                  Po , ashtu si thua ti quhet....thuaji pak Meros te me lejoje ta korrigjoj emrin !!!!!

                  Përgjigjjuni
            2. C
              Cfurku

              Dire Straits në vitet e para të demokracisë kur ç'do gjë u ç'thure depërtonin dhe "petagogë" me diploma falso nē sistemin e e arsimit,dhe njëri prej tyre gjatë mësimdhënjes u tha studentve se ujë vlon në temperaturës 90°C Studentët menjëherë reaguan dhe i thanë:-Profesor e ke gabim, ujë vlon në 100°C. Profesori hapi librin me nxitim dhe mbasi e pa u tha studentëve më falni e kam ngatruar me këndin e drejtē.Dire "Profesori" nuk gaboj shumë, vetëm 10 gradë.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dire Straits../.../....

                E keqja eshte se ne kete portal , kur ben nje gabim shtypi ( e zakonshme kur shkruan nga celulari ) Mero nuk te le te korrigjosh.....gjithsesi as nuk me rruhet fare , meqe gjetet kete gabim merruni me ate , sepse ne fakt ajo shifra 200 grade percakton thelbin e komentit sipas jush , ok atehere po e coj 1000 grade , qe ta keni me te lehte .......por eshte normale , c'mund te presesh nga njerez qe lene menjane nje dosje p.sh 60.000 faqeshe me korrupsion.... dhe merren me "gabimin ne emerimin e prokurorit !!!!!!

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Foni

                  "Dire...", mos ju pergjigj idioteve, Ja ky bodeci apo Cfurku, psh. tregon nje barsolete qe une e di qe nga vitet 70, e cila bene fjale per hajvanet qe jepnin mesim ne kohen kur erdhen komunistet ne pushtet, ky e tregon sikur ka ndodhur ne demokraci.. Sidoqofte poshtetin idiotet komuniste e muaren si ne 1944 dhe barcoletat ishin per baballaret e tyre edhe ne 1991 erdhen bijte e tyre qe u bene "profesore" dhe barcoletat jane per ta.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cfurku

                    Foni është sëmundje kohës shëndeti i budallenjeve.

                    Përgjigjjuni
                  2. C
                    Cfurku

                    Dire Staits nuk u ndala tek shëmbulli i përshtatjes së bretkosa me ujin në replikën e parë, por jo që nuk është ashtu ashtu siç e përshkruani ju por ështē dhe përgjysēm. Bretkosen e futën në ujë ambjenti dhe gradualish e ngronin ujin nga poshte me zjarre, dhe jo duke i hedhur ujë të ngrohtë nga lartë deri në gradët e tua. Dhe duke ja ngritur gradët me nxehje nga poshtë bretkosa nuk reagoj por ngordhi. Por ju nuk e dini eksperimentin e bretkosës deri nē fundë. Kur e hodhen bretkosën në kazanin me uje tē ngrohte bretkosa reagoj dhe kërceu nga kazani dhe shpëtoj. Ndërsa për shëmbullin e dyte me gomarin po të citoj Anton Çehovin kur shprehej;- Sa më budalla të jetë fshatari aq më mirë e kupton gomari.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dire Straits../.../..

                      Prape po merresh me detaje te parendesishme.....ti e kupton shume mire se cfare dua te them me 2 shembujt e mi , se je i zgjuar , por qellimisht e anashkalon problemin dhe merresh me gjera dytesore !!!!!......ok , atehere vazhdo duro si bretkosa dhe gomari , se mbase rezultatet e eksperimenteve nuk kane efekt mbi ty !!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Cfurku

                        Dire Straits nuk është dituri e vogël të mësosh të durosh marrëzitë e injoratëve.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dire Straits,,.//..

                          Thuhet "injoranteve" .....te kapa ne gabim !!!!!

                          Përgjigjjuni
                2. n
                  ne

                  Dire…rrk që rrk mbete, të paktën të ishe rrotë sallami

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kastriot

                    Ajo prralla me bretkocen me pelqeu shume.Ke talent te pershkruah historine e PD,me perjashtime vrasje rrahje rikthime perjashtime,turperime,non grata,nen akuze per korrupsion madhor,minim te demokracise dhe te gjithe rrine aty deri sa te shkaterrojne vendin se pd duhet te ishte shperndare qe kur legjenda mori drejtimin dhe te gjithe u mesuan pa ngrene idete e perendimit.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dire Straits

                      Ne fakt , nuk e kisha qellimin ne kuptimin qe i dhe ti...por me vjen mire qe dikush e interpreton ne nje menyre tjeter !!!!!!

                      Përgjigjjuni
                    2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                      Ata që shajnë janë patronazhistë me tre turne pranë PD, ajo detyrë ju është ngarkuar, për atë paguhen të mbrojnë Berishën, dikur Bashën! Modeli "Mereme" është unikal, ajo është fajtore për pranimin e kushteve të lojës, por jam i sigurt se Berisha JO !

                      Përgjigjjuni
                    3. R
                      Rrofte shoku Sali sekretar i PPSH..

                      Eh moj Merheme moj Merhume nga pastruese u bere doktoresh , tani do na behesh dhe humoriste.......

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mere me leng

                        Mere me leng se mishin e hengri saliu.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shume po sakrifikon o Mereme

                          Meremen e kane teper sekti i Saliut qe quhet PD.

                          Përgjigjjuni
                        2. F
                          Fshatari

                          Alternativa Mereme eshte pasoje e bojkotit te PDse ndaj atyre qe ne Shqiptaret katundare me deshire ju kemi lene dore fatet e Shqiperise ( e per pasoje edhe e PDse) PDja sot eshte nje relike qe mbahet ne rezerve dhe bojkotur. Nje lloj qeni i lidhur me zixhir per te trembur subjektin tjeter PSne." Rini urte se ja u leshoava PDne " thoine ata qe ne ju kemi lene ne dore fatet e Shqiperise. Nderkohe brenda PSse behet sheri Rama - Spiropali si efekt i sherit SHBA -Evrope. Pra mjaft na e paraqitet gjenjen sikur behet lufte mes PDse se Mremes apo Berishes apo lufte mes PSe se Edit e Spirpolait, Lufte mes PS e PD. Sepse keto luftera jane origjinale vetem kur ne fshatret kemi fuqi te votojme e te vendosim fatet e tyre e jo te jene te huajt qe vendosin fatet tona dhe ne jemi vetem kukulla te nje Shqiperie te vdekur si komb.

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            penicillina

                            ramizi me namik doklen, SB do vdes vetem sllavo-komunist

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tiranare

                              Edhe une po shpall sot kanidaturen per krietar te PD. Jam i pergatitur dhe e meritoj. Kam respekt te jashzakonshem per dok Sali Berishen, keshtu qe nuk e meritoj te behem krietar. Vazhdo te jesh krietar o krietar se ne te tjeret kemi bythen ne vend te kokes dhe koken ne vend te bythes. Hajt shendet e me byth te forta, se opozita eshte nje rruge e gjate dhe per te ardhur ne pushtet prisni kur te veje njeriu i pare ne Mars.

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                Opozitar

                                çdo popull meriton opozitën që ka!

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Merr e mja debilokrate

                                  Ahahaha,Mero analizë perfekte ! Bukur!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mereme kandidate e MulNokarit

                                    Sali Bytha, në garë me Mereme pordhën…..Janinës çi panë sytë, janë, Janinoooooo….

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Roçka I peqinit

                                      Ladvdi te pavdeshmit Salih Ram Birishes

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Vërtetë çudi!

                                        Çudi si kanë arritur t'a gjejnë këtë kandidaturë! Nëse do të mbaheshin zgjedhje të drejta dhe të ndershme brënda partisë, kjo ndoshta do të ishte ndoshta e vetmja kandidaturë kundër së cilës Berisha do të dilte fitues në PD.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Po po

                                          Në fakt garnizoni ushtarak ku s'pipëtin as miza, i quajtur PS/Rilindje, është ndryshe...(!)

                                          Përgjigjjuni
                                          1. J
                                            Jo Jo

                                            Budalla ...ne PS jane mbledhur gjithe intelektualet ndersa te Bufi kenetes gjithe budallenjte....

                                            Përgjigjjuni
                                            1. O
                                              Opozitar

                                              Rilindja nuk dilte kurre me nje surrat te tille si Merumja e Saliut, kjo eshte e sigurte. Megjithate nuk mund te behen krahasime, PD eshte sekt berishian. Nuk ka lidhje me partite.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. t
                                                the

                                                njisoj jane po ps eshte ne pushtet. pd huhet te ndryshoje qe te fitoj

                                                Përgjigjjuni
                                              2. B
                                                Bukur

                                                Qerrata i madh je o tullac. E paske qarë këtë shkrim. Gjithë ironi, cinizëm dhe sarkazëm. Ashtu siç e meritojnë demokratët e vërtetë. Ne thamë se Enveri ishte përjashtim, por nuk qënka e thënë. Edhe ky maloku paska vendosur të vdesë si sekretar i parë i Partisë Demokratike! Më duket se quhet kryetar sot! Sekretar ishte në kohën e Enverit. Ejjjj, por jemi demokratizuar ne që nga atëhere!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. s
                                                  saliu duhet te shpallet terrorist

                                                  Pikerisht se ajo mereme ka gjithe ato cilsi te mira qe i radhit ti MERO,ajo nuk i plotson kushtet per kryetare,njerzit nuk duan kandidat te ndershem,duan kriminela e hajdute,duan sali berishen qe tall bythen me dhjerokratet dhe me gjithe popullin e sidomos me dumdumanet... Merhemja mund te jete grua dhe profesioniste e mire,por ajo nuk e kupton(ose do te behet protagoniste)qe po perdoret nga mulgomari dhe te gjithe po bejne humor me pamjen dhe naivitetin e saj..... Dhe mbi te gjitha gjithe deputetet lepirsa heshtin dhe ju duke e drejte ky lloj votimi

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Meremja 99-ce

                                                    Thua pamje dhe naivitetin e saj , po bejne HUMOR ??? Jo more jo meremja eshte 99-ce , duket qe nga floket e surati , por i pelqejne PARET qe i ka dhene muli te luaj rolin ne krahe te berishe idiotit dhe kriminelit me te madh te koherave ? Vetem per kete rol eshte e zgjuar meremja pa per mjeke mos o zot I iken i semuri Sa hap e mbyll syte , nje fshat qe duket nuk do kallaus ? Medet meremja kryeministre , o kujeeeeeee e zeze ku kemi aritur ???

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. L
                                                    LEKA

                                                    O Diarre!Uji nuk e arin dot temperaturën 200°C, pasi avullon në 100°C.Nuk e di çfarë arsimimi ke,por dyshoj se eke mbaruar klasën e 7.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. D
                                                      Dire Straits

                                                      Lapsus shtypi kur shkruan nga nje telefon i vogel ....megjithate nuk besoj se eshte ky numri thelbi i komentit....le qe harrova une , eshte precedenti Ols Dado , ne vend te 60.000 faqeve te akuzave te Lalit , ju merreni me shkollimin e Ols Dados.... ......vazhdoni atehere !!!!!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Kendoni kengen....

                                                        Diarreja, kenga eshte per diarrene.

                                                        Përgjigjjuni
                                                    2. O
                                                      Opinion public

                                                      Fati i Saliut varet tek breket e mereme dhe brekushet e rames. Pune me bythe!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Treni

                                                        Shiko Mero sa thumbues te paragrafi i parë. Ahahahah. Të lumtë dora.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. G
                                                          Gjergj Kastrioti dv

                                                          Po te kete komision shteteror per numerim vote sali pazarin e mund kushdo qe i del perballe. Dhe meremja padyshim! Se Sali Berisha pranoi degradimin ne vend te largimit. Kaq.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Shoku i zenit

                                                            Mereme nese fiton cfare do te besh me kriminelin e shqipetareve!!!!!! Mereme me shendet se voten e burrit e merr jo se nuk i meriton po ti vjedh non grata sepse ai kerkon perqindjen e Enverit 99%

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. T
                                                              Terhiqu dhe lere kriminelin te votohet nga krimine

                                                              Kjo mereme eshte treguar merhume duke pare qe ne primare ka mare 48 vota,nuk duhet ta lejonte veten te perdorej nga nje idiot si muli,sepse eshte ber gazi botes dhe po tallen edhe te pd pamvaresisht se nuk ja mban te dalin hapur

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. O
                                                                O

                                                                Mbyllja jote Mero i mbyll te gjitha kur thua "Vet Merjemja do votoj Sali Berishen",ju votoni Merjemen.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. G
                                                                  Gallata

                                                                  Bo bo! Si doja beje Berisha! Kjo eshte rreziku dhe kercnimi me I madh qe do kaloj Berisha! .eremja fiton thelle! Por besoj se Sala eshte usta I vjeter. Po fitoj Meremja ai do thote " I vodhi Edi Rama".

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. T
                                                                    Taqi argiten Selanik

                                                                    Degjenerim dhe ironi bravo Mero djali I Laberis bravo

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. M
                                                                      Mondi

                                                                      Në vitin 1984 Edvin Rama eshte diagnostifikuar me skizofreni. Ekzistojne dokumentet e spitalit psikiatrik ne Tirane. Me vone edhe narkoman. Vazhdon diagnoza dhe narkomania. Perplasjet me babain e tij rreth atësisë së djalit, Gregorit, kanë përfunduar tashmë, sepse babai Kristaqi nuk jeton më. Mizerje kombëtare. Robt jau qift Albin Gjergjkastriot Kurti.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. M
                                                                        Mara emigrante ne Itali

                                                                        Po pse. O te mallkuar gjithmon do te krahasoni saliun me Ramen .Si kemi qene dhe si jemi ky eshte krahasimi i duhur .Gjigandi Rama do te vazhdoj te jete deri ne 2050 dhe te gjithe berishistet do te plasin nga inati se Ramen e voton sovrani .

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. Çelo Mezani

                                                                          Editorial kreveper…shume lart!

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. A
                                                                            Aron

                                                                            Meremja eshte Sudja 2.0, ndryshe nuk e lejonte Saliu nqs nuk kishte aftesi te tilla.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. S
                                                                              Skypion

                                                                              Jo jo jo, nuk ka te beje me kete zonjen qe po e perflasin gjithandej rrugecerit e regjimit. E gjitha ka te beje me laviret e regjimit; sidomos me kryelaviren, lubine qe e ka kapur fort per loqesh kuurvin e saj. Eshte nje skene kaq turperuese dhe njeheresh kaq ne vemendje te publikut, sa nuk mund t'ia heqesh ate nga syte. Duke dashur te mbrojne laviret e Rames, bashibozuket e tij perflasin zonja te nderuara qe si kane bere askujt keq. Ja deri ku kane arritur! Rama e ka mbushur partine, qeverine dhe parlamentin me gra. Po mire, do me thone, c'te keqe ka ka ketu?! Natyrisht qe ka te keqe dhe shume bile; sepse, nese kete ua shet perendimoreve si emencipim, ne te vertete ai sillet me ta si Gadafi me garden e tij te posacme te femrave, te cilat i kishte besnike dhe me disa bente edhe prapesira...! Edhe Rama per kete arsye i ka bere ministre, deputete, drejtoresha etj. Mbase nuk ben ate llojin e prapesirave qe bente Gadafi me gardistet e tija, por ben korrupsion me ta; korrupsion dhe besnikeri; besnikeri dhe heshtje. Eshte kjo arsyeja pra, pse eshte kaq i "ndricuar" ky Kryeministri shqiptar. Rama e ka kthyer partine Socialiste ne nje kulle babiloni; por me nje ndryshim: nese kulla biblike kishte vetem nje kuurve, ate te famshmen e babilonise, kjo kulla e Rames ka shume te tilla. Ne permendem Lubine ne fillim te komentit, por sa lubira ka aty! Kemi, sa per shembull, ate te burgaxhinjve te Elbasanit, qe mori 99% te votave te tyre; kemi ate fierit, tarallaken qe tallen te gjithe me te; kemi te famshmen e burrit investitor strategjik, ate shoqen e ish-deputeteve perdhunues e trafikante prostitucioni , qe i nxiste per te goditur deptuetet demokrate; kemi Lindat e AKSHI-t.... ah, se desh per pak i harruam ato.... Lindat e famshme te AKSHI-t, ku spikat me heshtjen e saj Linda e pallatit ne paje! Keshtu pra, eshte e kote te pergojosh vajzen, gruan, nenen e tjetrit, kur e ke shtepine mbushur plot me lavire!

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. G
                                                                                Gazi i botës

                                                                                O Skypion. Këtu po talllen dhe vihen në lojë në rradhë të parë PD-istat si puna jote, sesa Meremja. Shkrimi është për ju që tani e keni një alternativë për të votuar. Keni më në fund të drejtën të zgjidhni ndërmjet Selës dhe Salës. Më në fund! "Meremja vetë do votojë për Salën, por ju votoni Meremen!" Kjo është sarkazma. Sa poshtë keni rënë! Jeni bërë gazi i botës.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                              2. R
                                                                                Robert Laze

                                                                                O Diare Dire Stratis ti zotit Mero Baze ti ruash karrin e mbasi tja ruash tja marēsh nē goj Distraitsin e Meros nē goj. Pra ti je karri Meros.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. f
                                                                                  find the difference

                                                                                  Alternativa Mereme? Nja 100 here me mire se sa Alternativa Bela...tashme e dhjere si Nusja ne kale!

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. X
                                                                                    Xx

                                                                                    Merjemja ( Jo Merema ) , si simbolike , eshte garancia absolute e pushtetit te perhershme ... Gallata dhe banalitetet e ketyre cunave eshte konstatimi dhe vleresimi I ketij grotesku Alla shqiptar .

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. N
                                                                                      Na kujtoi fitilat u furnelave me vajguri.

                                                                                      Kjo zonja te kete kujdes te mos ekspozohet shume neper studio televiziveSe po po ndjeu rrezik plaku per humbjen e ndonje vote,veteperjashtohet.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. m
                                                                                        meshirojeni ushtarucin Mjero

                                                                                        Asnje llaf per Alternativat e pjerdhura e dhjera Rama, qe jane ca ne arrati (Ahmetaj) ca ne qeli (Velua) e ca fshehur pas imunitetit (Beqinda) por ama shpejt e shpejt "gjithmone gadi" per te hedhur pisllek kunder nje gruaje qe kandidon te opozita e qe ne fund te fundit nuk i ka vjedhur as 5 leke askujt ashtu si Bela-te serial te Rames! Eshte Mjero, me i "pa varuri" analist i mbare trojeve shqiptare aq sa kurre nje shkrim nuk ka ne emner te tij kunder asnje Pushteti ne mbi 30 vite publicistike!

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. e
                                                                                          edi-sali jemi si do ti

                                                                                          Te ka ngrire keq qafa mero baze, qe nuk don te shikosh, qe ne anen tjeter, qendron nje i mbaruar me te gjitha: ram-mazllemi.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. T
                                                                                            TR

                                                                                            Hahahahahahahaha…!! Mero botoje 1 jave rresht ket shkrim ta lexojne njerëzit…., hahaha

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. P
                                                                                              Propaganda

                                                                                              Ka dalë një lajm i fundit te Report TV ku thuhet se është skualifikuar Meremja dhe Vladimir Mulaj nga gara për PD. Saliu ngelet kandidati i vetëm.

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. N
                                                                                                Ndershmeria.

                                                                                                Po mire, meqenese Saliun nuk e dashkan, le te votojne Meremen, qe qenka kaq e mire. Shyqyr qe doli nje e pakorruptuar. Hajt urime Mereme.

                                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                                Lini një Përgjigje