Ambasadori Gonzato është caktuar “armik në dispozicion” të Berishës

10 Maj 2026, 19:07Editorial Mero Baze

 

Në vitin 1995, Sali Berisha ishte në luftë me shumë media, përfshirë seksionin shqip të BBC. I kishte shpallur armiq shumicën e gazetarëve aty, disa si bashkëpunëtorë sigurimi e disa si bashkëpunëtorë të socialistëve.

Një personazh i njohur i kohës së komunizmit, me perspektivë ndoshta të bëhej dhe në vend të Ramiz Alisë dikur, ishte shumë i afërt me Berishën gjatë kohës që ai ishte president deri në vitin 1997 dhe i kishte marrë përsipër që të jepte një intervistë tek BBC, dhe t’i “dërrmonte” këta sigurimsa dhe komunistë të rinj.

Berisha na paralajmëroi se intervista e tmerrshme do përmbyste botën. Doli se intervista ishte një gjë bajate pa asnjë lajm brenda saj. Madje dhe e mërzitshme.

-Sikur nuk tha gjë ai, i tha kolegu im Ylli Rakipi. Ti na the do bëjë namin.

-Ylli, ja kanë hequr pjesët më të mira, i tha. Duhet sulmuar BBC si censuruese.

-Po pse ta sulmojmë, i tha Ylli. Ai le të na e japë neve intervistën dhe e botojmë të plotë, pastaj BBC turpërohet vetë nga ajo që ka bërë.

Pas kësaj, ai tipi u fsheh dhe nuk hapte më telefonin. Thjesht kishte gënjyer Berishën dhe kishte përdorur afërsinë me të të jepte dhe ai një intervistë tek BBC, duke e gënjyer se do bënte namin.

Pak a shumë kjo i ka ndodhur dhe me Bashkimin Evropian kohët e fundit. Disa deputetë të Berishës e mbajnë atë me shpresa se po bëjnë punë të madhe në Bruksel dhe sidomos në strukturat e Komisionit të Jashtëm përmes “celulës gjermane”, që të minojnë objektivin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave. Në këtë aksion gjysmë imagjinar e gjysmë burokratik, janë përfshirë dhe ish-ministra të Ramës apo ish-bashkëpunëtorë të tij, të cilët “mbajnë të informuar shtypin” përditë se në Bruksel po bëhet nami kundër Shqipërisë.

Problemi më i madh është se Berisha e ka shijuar këtë gënjeshtër deri ditën që Komisioni foli zyrtarisht publikisht dhe ku kishte diferencë të madhe mes asaj që kanë gënjyer Berishën dhe shqiptarët dhe asaj që ka thënë Brukseli.

Këtu pastaj ata që mbajnë Berishën “me gajret” se do ta bllokojnë futjen e Shqipërisë në BE, kanë gjetur një armik të ri për t'u shfaqësuar vetë. I kanë shpjeguar se ky ambasadori Gonzato e ka fajin, pasi ai ka folur keq për Berishën, madje më me qejf sesa për Shqipërinë dhe kjo është e padurueshme sipas tyre.

Ndoshta ambasadori Gonzato nuk ka folur asnjë fjalë dhe nuk di gjë fare se çfarë kulisash ka në korridoret e Brukselit për të mbajtur me shpresë Berishën në Shqipëri. Ndoshta dhe mund të ketë dëgjuar ndonjë fjalë, por është e sigurt se ai është ambasadori më pro opozitar që Bashkimi Evropian ka pasur në Shqipëri dhe më kritiku me qeverinë në të gjitha kohërat.

Ai tani është viktimë e gënjeshtrës që Berishës po i pëlqente, që Brukseli do refuzojë Shqipërinë dhe që e gjithë kjo është arritur falë punës së palodhur të tij dhe deputetëve të tij kundër anëtarësimit të Shqipërisë.

Dhe meqë e vërteta është në dritë të diellit pas raportit të Komisionit Evropian, atij i duhej një armik. Dhe gjeti të vetmin aleat që opozita ka në Bruksel, ambasadorin Gonzato. Madje e akuzoi që ka shpifur dhe për të personalisht. E gjithë kjo është pjesë e teknologjisë së Berishës që për t'u shfajësuar para dështimeve të mëdha të personalizojë një çështje me një zyrtar. Kur u shpall “non grata” nga SHBA, e personalizoi sanksionin me Yuri Kim dhe Xhorxh Sorosin. Kur u sanksionua nga Britania e Madhe, e personalizoi me Lulzim Bashën. Kur u rrëzua nga pushteti më 1997, edhe me mbështetjen e SHBA-së, e personalizoi me Bill Klintonin, se gjithashtu ky s'i kishte dhënë një bazë ushtarake që ia kishte kërkuar, e kështu me radhë. E vetmja mënyrë si i bind ato delet e veta që ai nuk ka faj është të gjejë një armik personal dhe t'ua shpjegojë thjesht me punë inati.

Viktimë e kësaj teknologjie tani ka rënë ambasadori Gonzato. Ai thjesht është emëruar “armik në dispozicion” të Berishës.

Serioziteti me të cilin e kanë marrë të gjithë ambasadorët e BE-së në Shqipëri këtë sulm, është një harxhim i tepërt energjie, ngaqë nuk njohin hallin e Berishës. Mendojnë se vërtet ai ka ndonjë inat me Gonzaton. Ai ka inat pse BE nuk bën çfarë thotë ai kundër Shqipërisë dhe meqë nuk ua shpjegon dot dështimin e tij demokratëve, gjen një viktimë, në këtë rast një diplomat pro opozitar, dhe ua shpjegon me të. Kaq është e gjitha.

Ftoj diplomatët perëndimorë në Shqipëri të qetësohen. Ambasadorin Gonzato po ashtu. Nëse pini një kafe me Berishën, ua thotë dhe vetë që s'ka gjë me ju, por ashtu i duhet për të bindur të vetët se po e zbatojnë armiqtë e tij.

35 Komente

  1. V
    Vëzhguesi

    Mos e ke fjalën për shokun Mehmet Elezi?

    Përgjigjjuni
    1. I
      IT Tema

      Te nderuar komentues te Temes , na falni por po perpiqemi te bllokojme komentuesin Dire Straits. Nuk eshte e lehte , keshtu qe ju kerkojme ndjese nese do te kete probleme ne shfaqejen e komenteve tuaja !

      Përgjigjjuni
      1. S
        Solid____Rock !!!!

        ".....po mire more Nuri bej , c'pune i prish Lushnjes nje kengetare , qofte edhe e bija e Panos , kongresi eshte larg tani , ne na e marshin te keqen Panot me theatrinat e tyre , ......jemi mbreteri e forte oreee...."

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alberti

          Solid rock ...dhe Sultans of Swing .... jane kenge te Dire Straits......Diareja ka qelbur gjithcka ne gazete !!!!!

          Përgjigjjuni
          1. n
            ne

            Dire i duket vetja i zgjuar kur perdor batuta filmash te realizmit socialist por produkti eshte vec nje perrua psiqik i radhes e asgje me shume. Idiatet nuk luftohen me argument por me injorim.

            Përgjigjjuni
          2. D
            Dakord

            Hahahahahahahaha

            Përgjigjjuni
          3. S
            Sultans**__******* of Swing !!!!

            _________O Mero , me falni , nje pyetje : Ju cilen rruge te "hyrjes" ne BE mbroni : Ate konservatoren "nga para " apo ate modernen "nga prapa"...........po te shikosh BE , plot me "virtyte te larta" , ne poste te rendesishme kane vene njerez moderniste , konservatorizmit i iku koha.....por gjithsesi e vleresoj mendimin tuaj per kete ceshtje , si gazetar i njohur i kesaj fushe..

            Përgjigjjuni
            1. n
              ne

              Dire ne perroin e vet psiqik te radhes. Enjoy Dire.

              Përgjigjjuni
          4. M
            Mukaçu Esuntaul

            Tani prisni tē komentoi debili Dire Straits i gjithi i smur psiqik. Njeri qē jeton vetēm pēr komente zari i Sali Bajgēs qē e paguan Xen sy peshkaqeni me 100 lek tē vjetra nē dit.

            Përgjigjjuni
            1. n
              ne

              Fiks fare, shkrim i goditur

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gallate

                Genjeshtra me e madhe : Rrezuam diktaturen haaaaa shqiptari ka 35 vjet nuk po rrezone dot nje komunist non grata nga SHBA dhe Mbreteri Bashkuar nje vrases nje vjedhjes...si ne paskemi rrezuar diktaturen. .....

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kuptoni themelet

                  E çuditëshme që diplomatët e huaj nuk e kuptojnë që PD është një grupim i porositur të "krijohej" si "parti" në vitin 1990! Si mund të harxhojnë kohë me një "parti" të porositur?

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    BE eshte e mbaruar tashme, dhe me te tera

                    BE eshte e plakur dhe gati te vdese. Trump ka te drejte qe thote se BE eshte ne faliment. Saliu ja ben mire BEse, sepse ajo ka frike ta shpalle nongrata e terrorist.

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Pekraz

                    O Ajet Delja , or koqevar ke ngateruar faqen , po idiota ngelet ju or koqevara .

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      IDEALI

                      PO SHUME MERITA I DHE O AJET DELAJ BRE AJET DELA PREJ NJUJORKUT.PO KUR QENKA KAQ PATRIOT SI KA MUNDESI QE MERR PJESE NE KONRESIN E PARTISE VLEN NE MAQEDONINE E VERIUT KRAHAS KRYEMINISTRI MITSOSKI I CILI KA MOHUAR GJUHEN SHQIPE NE MAQEDONINE E VERIUT,PRANDAJ MOS NA FOLNI SI KODRA MBAS BREGUT.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Miku

                        Spiropali çfare thot? Se kam përshtypjen se sikur është në linjë me gjermanët kjo goca që do ta marrim partizane.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dini gje ku eshte kaci zi

                          Mamica nuk del partizane,do i bashkohet sali kermes se ka ca borxhe per ti lare dhe do i heqi njollen e vjedhjes ne dogane

                          Përgjigjjuni
                        2. U
                          Unten Tipi

                          O Diare Dire Straits po kaq loqe je ti qē tē gjith po tē shajn e ti vazhdon si karagjoz ordiner e karlliqe komenton. As nuk e kupton ti qē Mero Baze ēshtē zheni tē le ty kastile qē tē komentosh panvarsisht se ti je njē dylber. Mir o Diare vazhdo e lef pa pushim se do hash karin tim.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Money ***___for ***____Nothing !!!!

                            ...ky "zheniu" qe thua ti , eshte thjesht nje bythelepires i alternuar politikanesh !!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. n
                              ne

                              Dire...."When you can fall for chains of silver You can fall for chains of .... ne rastin tend...shit"

                              Përgjigjjuni
                          2. T
                            Turi qe ta vuri

                            Armik nuk eshte po bythqire eshte o Mjero.E beri Shqiperine me ligj me me shume se dy gjini qe ta fusi dhe neper shkolla dhe ti ndenje si pule,asnje fjale nuk the o legen.

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Hama Timua Dire Straits ///////////

                              O Diare tani je bo Sultans ** of Swing !!!!! O debil shko mor i shkret vizitohu te veterineri se ti ke trut e sēmura me dozēn e gomarit. Prandaj shko tè veterineri tē tē japi ilaçet e gomarit o Dire Straits grupi gomarve jo i kēngētarve..

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Ministria e Jashtme

                                Gonzato me floket e ngjyer e perlyer si rruspi bordelli vetem Ambasador i BE nuk mund te jete. Sa per garniture ne takime te Rames a ministrave te tij andej kendej ate po, Gonzja e ben me deshire e qejf. Asnje fjalle ky dordolec LGBT per rastin e fshehjes pas Imunitetit te zevendeskryeministres qe e kerkonte Drejtesia, kur BE thote se kushti kryesor i integrimit eshte mos pengimi i Drejtesise nga pushteti politik.

                                Përgjigjjuni
                                1. U
                                  Unten Tipi

                                  O Ministrija Jashtme ti je Diareja e flliqur Dire Straits prandaj mos u mēçef mbas 100 emrash o derdimen.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dire ***____******Straits

                                    Joooo , une komentoj vetem me Dire Straits ose kenge te Dire Staits......gjejini kush jane komentet e mija !!!!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. U
                                      UCK

                                      Dire. Komentet e tua jane te thjeshta per t'u gjetur sepse jane me idiotet ne kete blog.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. T
                                      The ***___*****bug

                                      Jo , une komentoj vetem me Dire Straits ose kenge te Dire Straits.....gjejini kush jane !!!!!

                                      Përgjigjjuni
                                    3. M
                                      Mjero Merhumi

                                      Kaloi dhe nje dite tjeter ku Mjeroja nuk tha asnje fjale per gjendjen e sigurise ushqimore ne vend. "U harrua" helmimi i 56 studenteve te Akademise se Sigurise. S'besoj se pati ndonje reagim as nga Mjeroja, as nga shoket e vet pro pushtetit. Mjero, lere njehere Saliun ne belbezimin e tij qe ia thote atyre 5 njer4zve qe ende i shkojne nga prapa, dhe per njehere te vetme trajto ceshtje qe i prekin te gjithe dhe qe kane impakt thelbesor ne jeten tone te perditshme. Leri menjane dhe mos u merr me patronazhistet dhe berishistet per nje editorial te vetem!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mafmut Tafut

                                        O Dire Straits a shkove te veterineri ? ? ? Tē marēsh dozēn e gomarit qē tē shērohesh se gjynaf tē vazhdosh tē jetosh si gomar o diareja komplet kar.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. e
                                          eli-tiv

                                          ....jo vetem qe saliu do te prodhoje armiq imagjinare....kete e dine me mire militantet e tij....por do te tregoje te fortin ....i ka te gjithe nen kembe..ai e mendon po keshtu sepse te gjithe jane rrogetare e ai super pasanik...kjo eshte njesia matese...vetem Tramp e putin jane jashte zones se tij.....hiqjani piedestalin e parase ...e me pas shohim....sa trim eshte.....saliun e kana ngulur ne mur familjarht ...filmi vazhdon

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Republika e banano-Ambasadoreve

                                            Gjithe ajo buje e akuzave te SPAK per zevendeskryeministren Bela, kerkesa e SPAK per heqje imuniteti te Belas e refuzimi i Rilindjes duke perdorur kartonet ne parlament (per here te pare ne historine e parlamentarizmit pluralist) dhe Gonzato as foli as tha gje fare - Asnje mikrofon a media nuk i drejtohet ta pyese se c'fare opinioni ka ai per aferen Balluku. Kaq i urte valle ky Ambasador i BE apo kaq gjuheprere me ndonje shuk te madh sa ja kane zene frymen e nuk i vjen zeri !

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Ms

                                              " Armik ne dispozicion te Berishes " , edhe ne mos qofte Gjetje , kjo stileme eshte interesante , sepse eshte shkundur nga pluhuri I nje kohe kur nuk merrnim dot as nje Sy gjume pa prshtytur mbi armiqte e jashte dhe te brendshem . Domosdo , ne kete sport , Saliu yne eshte kampion absolut . Dhe , te mos ia hame hakun , ne kampion I perhershme eshte fotozhrniku yne , Edi , qe Po sughestionon Evropen dhe Ameriken . Dhe te dy bashke po talking menderen me to. Saliu I Shan , Edi I " Glorifikon " ...!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Taqi Mamaqi

                                                O Dire Straits hē mor zotni a e more gjilpērēn me dozēn e gomarit qē tē vin trut nē vēnd. Shkove te veterineri se vetēm veterineri tē bēn ty derman . Pastaj kur tē shērohesh vazhdo komentet o kēngētari madh i grupit tē kēngētarve o Diare rot kari.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje