Debati duhet orientuar rreth kompetencave të bashkive dhe jo rreth gjeografisë së tyre

13 Maj 2026, 18:48Editorial Mero Baze

 

Disa javë më parë, në një bashki të vogël në jug të vendit pashë një protestë banorësh, rreth 20 vetë, para zyrës së bashkisë. U afrova t’i pyes se çfarë kërkonin.

-“Ja ranë këto shirat e mëdha”, thanë, “ka lëvizur rruga, është çarë tubi i ujësjellësit dhe as në fshat nuk shkojmë dot, as ujë nuk kemi, ndërkohë që janë rrëzuar dhe dy shtyllat e dritave.”

Si t’ua shpjegoja atyre që ujësjellësi nuk varet nga bashkia, rruga nuk varet nga bashkia dhe elektriciteti nuk varet nga bashkia. Po t’ua thosha, me siguri do më shanin se do t’u dukesha sikur mbroja kryetarin. I lashë në fatin e tyre duke protestuar.

Por në fakt akoma nuk e kanë zgjidhur atë problem.

Bashkitë janë pa kompetenca reale në terren dhe reforma territoriale duhet të synojë një rikthim të pushtetit vendor në bashki. Kjo sidomos në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ku nuk besoj që mund të jetë e pranueshme që infermieren e fshatit ta emërojë Ministri i Shëndetësisë, ujësjellësin e fshatit ta menaxhojë Ministria e Infrastrukturës, taksat lokale për bizneset e mëdha të jenë qesharake, pasuritë natyrore të një bashkie turistike të jenë mollë e ndaluar për të ardhura për të e kështu me radhë.

Konsultimi “popullor” mbi ndarjen e mundshme të re territoriale, ngjan me një kuti postare ku grumbullohen dëshira aktorësh politikë, kryetarësh në detyrë dhe aspirantësh për bajraktarë lokalë. Situata duket shumë e relaksuar, ngaqë ata që dëgjojnë as kanë ndërmend të bëjnë ato që thonë bashkëbiseduesit dhe as nuk kanë ndonjë plan të vetin se çfarë do bëjnë. Kështu, duke mos e orientuar debatin rreth një projekti konkret të qeverisë apo rreth një projekti kontestues të opozitës, tani debati rreth Reformës Territoriale është një muhabet pazari ku gjithëfarë lloj deliranti apo njeriu me mend është i lirë të flasë për të mos u dëgjuar.

Qeveria nuk ka një version të saj të ndarjes territoriale. Ka rreth katër opsione, të cilat ndonjëherë shkojnë në gjashtë, ndërsa opozita dhe më zi, ka vetëm një opsion: të shtojë akoma numrin e bashkive që të mos duket sikur nuk ka fituar asnjë në zgjedhje.

Që të kemi një debat racional jo vetëm me “popullin” që vjen në takime, por sidomos në Parlament, aty ku do votohet, duhet të vendosim prioritetet për të cilat duhet të ndryshojmë ndarjen territoriale. Nuk më duket se numri i bashkive ka shumë rëndësi në këtë gjendje që janë sot. Duke mos pasur asnjë kompetencë reale në menaxhimin e territorit të tyre, bashkitë e sotme, si t’i lësh 61, si t’i bësh 161, si t’i bësh 21, nuk janë bashki.

Reforma e vërtetë territoriale do të ishte një rreth i ri kompetencash vendore që duhet të shkëputen nga qeveria qendrore dhe të shkojnë pranë të zgjedhurve në bazë.

Vetëm mbi këtë parim pastaj mund të diskutojmë për ndarje të re territoriale. Nëse është e dyshimtë t’u besohen gjithë këto kompetenca disa bashkive të vogla pa burime njerëzore apo pa shumë banorë, atëherë mund të bëhet një kompozim i ri i ndarjes territoriale, bazuar mbi rrethe të përqendruar deri në 20 të tillë, ku kryetari i rrethit të zgjidhet nga populli dhe këshilli i rrethit të jetë një parlament lokal ku të delegohen kompetencat e munguara të pushtetit lokal. Pastaj bashkitë le të funksionojnë siç janë, por brenda një rrethi të caktuar i cili ka fuqi mbi infrastrukturën, ujin, dritat, mjekësinë, burimet natyrore, taksat dhe gjithçka që lidhet me potencialin ekonomik të rrethit.

Nëse palët bien dakord për këtë parim, pra për parimin që kompetencat e menaxhimit vendor i duhen hequr qeverisë qendrore dhe agjencive të varura prej saj dhe i duhen çuar rrethit, pastaj numri i bashkive nuk ka rëndësi. Mund t’i bëni dhe dyfish të këtyre që janë apo dhe mund t’i përgjysmoni, se prapë kot do jenë.

Fuqia reale janë kompetencat dhe jo numri i kryetarëve të bashkive. Dhe ato duhen zbritur në një numër qendrash të menaxhueshme dhe me potencial të burimeve njerëzore që Shqipëria të jetë një vend me pushtet vendor. Kështu siç është, nuk ka as pushtet vendor dhe as kompetenca, por vetëm disa kryetarë që s’kanë asgjë në dorë, përveçse t’i luten 12 muaj me radhë qeverisë për fonde dhe të marrin pjesë në përurime.

Në rast të kundërt, argëtohuni me këto konsultime popullore dhe mbyllini konsultimet duke thënë që nuk do bëjmë asgjë, se nuk është dakord as populli, as qeveria, as opozita që të kemi pushtet vendor. Dhe mos harxhoni lekë për zgjedhje. Emërojini ata kryetarët se kot që kot janë.

16 Komente

  1. O
    Opozitar

    Ne shqiperi nuk duhet te ket me shume se 10 qytete, te tjerat jane qyteza apo fshatra. Mendesia e politikaneve eshte ajo e viteve 90. Ajo Shqiperi ka vdekur, nuk vjen me. Eshte per te qesh e per te qare kur sheh fshatra qe jane vetem 10 min nga tirana apo durresi me makine dhe i thone zone rurale.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Open Al

      O Mero nga 1000 hajdutë që kemi ti thua ti bëjmë 10000...nuk kemi nevojë për pushtet vendor se jemi sa Siçilia

      Përgjigjjuni
      1. S
        Simon Sinoimeri

        Zoti Mero Baze un kam mendimin qē Dire Straits ta bējm shefin e njē qyteti tē madh se gjynaf diareja tani ēshtē bēr kapter pse mos ta bējm gjeneral. Se pastaj Dire Straits do thot Mero Baze ēshtē hero se kshu ēshtē diareja byth lēpirēs.

        Përgjigjjuni
        1. V
          V.L

          Çfarë ilaçesh pimë si popull që humbasim memorjen kaq shpejt?! Ujësjellësin,pyjet,kanalizimet,taksat mbi bregdetin,etj,i kishin bashkitë der 7 vjet më parë. I harruat? Bënë baterinë. Asgjë nuk funksiononte. Shkurt. A ka mundësi të hiqen komplet me kryebashkiak e me çdo gjë e të vetmën gjë që të kenë në dorë të jenë çerdhet e kopshtet. Asgjë tjeterrrrr...mut ishin kur i kishin e mut tani që i ka qeverisja qendrore. Mos na hapni barkun...me mik e me korrupsion galopant funksiononin bashkitë kur kishin kompetenca me mik e me korrupsion galopant edhe qeverisja qendrore.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Opozitar

            E drejt, te gjithe masakren mjedisore ne Shqiperi e ben komunat qe administronin pronat dhe fajin ju hidhej bashkive dhe qeverise. 90% e ndertimeve pa leje e me leje u ndane nga keto komunat. Ndersa sot problemi me i madh nuk eshte vjedhja, se nuk kane lene gje, eshte paaftesia. Thjesht keto komuna e bashki te vogla nuk kane asnje kapacitet te qendrojne ne kembe. Ca do administorosh ne nje fshat apo edhe qytez qe mbi 70% e popullsis jane mosha e trete? Nje detyre ju ka lene qeveria te mbajne paster territoret e tyre dhe nuk e bejn dot.

            Përgjigjjuni
          2. n
            ne

            Shqiperia duhet ndare ne 4 rajone te medha dhe duhet zvogeluar administrata e ketyre rajoneve. Zyra sherbimi mund te hapen gjithkund ku ka popullsi me te dendur por ideja e 100 bashkive eshte fatale per administrimin e territorit dhe taksave te qytetareve.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vjosa

              Bashki të mbeten vetëm Rrethet e dikurshme .Bashkit e vogla jan formale që jan shdruar në qoka.Bashkia do fonde që nuk i siguron dot. Pa fonde s'ka kuptim dhe nuk funksionon a'sgjë .Ndarja administrative në monizëm i ka bashkuar të tërë faktorët ekonomik ,gjeografik, politikë dhe tradicionale e zakonore prej shekujsh. Mos trubulloni ujrat kot se arsyea që po vuani për të gjetur një zgjidhje është se keni braktisur ndarjen e asaj kohe.Në 30 bashki të vgla nuk ka më shumë se 5000 banor ,prandaj mblidhni mëndjen një herë e mirë.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjosa

                Bashki të mbeten vetëm Rrethet e dikurshme .Bashkit e vogla jan formale që jan shdruar në qoka.Bashkia do fonde që nuk i siguron dot. Pa fonde s'ka kuptim dhe nuk funksionon a'sgjë .Ndarja administrative në monizëm i ka bashkuar të tërë faktorët ekonomik ,gjeografik, politikë dhe tradicionale e zakonore prej shekujsh. Mos trubulloni ujrat kot se arsyea që po vuani për të gjetur një zgjidhje është se keni braktisur ndarjen e asaj kohe.Në 30 bashki të vgla nuk ka më shumë se 5000 banor ,prandaj mblidhni mëndjen një herë e mirë.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Atdhetari

                  Shume e drejte po kujt ja thua Mero. Po sikur do futemi ne europe ne po keshtu i kane kompetencat bashkite e tyre. Po qe se edhe ato i kane keshtu siç i kemi dhe ne ok, perndryshe sikur legjislacionin duhet ta pershtasim me to qe te pranohemi.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Muli

                    E vërtetë! Po edhe gjeografia ka peshën e saj... Se pastaj gjendemi ne situata si e Kamzës "metropol" për hesap të vet apo si gjiri i Durrësit i ndare ne dy copa pa pike kuptimi dhe lidhje... Si mund te ofrosh sherbime kur ndarjet gjeografike jane kaq artificiale

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Anamaria

                      Kopetencat duhen te lidhen ngushte me te ardhurat qe gjenerojne bashkite. Me shume te ardhura, me shume kopetenca. Per cfare duhet nje kryetar bashkije i zgjedhur kur nuk siguron dot para as per te paguar punonjesit e bashkise apo pastrimin e teritorit nga mbetjet? I kishin ndermarjet e ujsjellesit ne varesi dhe nuk e di se sa borxhe i kishin te treteve deisa qeveria qendrore ju financoje humbjet por edhe i shkeputi nga varesia e Kryetarit. Pushteti lokal duhet te vetefinancohet, atehere po edhe kopetencat ju shtohen. Por te kesh kopetenca dhe shpenzimet apo humbjet ti mbuloje qeverija sikur nuk shkon o Mero!

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Alush Canko

                        O I madhi Dire Straits ku je mor burr i rall i gjithi pall pse ske komentuar apo tē ka raf gruja ? Po komento se Mero fort tē do.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dire Straits ////..../////

                          Do te thoja qe rritja e kopetencave e te te zgjedhurve vendore duhet te jete ne barazpeshe me rritjen apo forcimin e pavaresise se tyre financiare nga qeveria qendrore. Ato bashki qe sigurojne vete pjesen me te madhe te financave per te mbuluar shpenzimet operative por edhe per zhvillim, duhet te kene edhe me shume kopetenca ne vendimarrje.

                          Përgjigjjuni
                        2. P
                          Patrioti cam i M...Bazes

                          Ej Mero! Albin Kurtit jepi sa te duash urdhera me editorialet e tua, por ama me Ramen mos te shkoje mendja ti tregosh arat e ti orientosh debatet! Jo per gje po nuk ta harron ate kohe goxha te gjate qe rrije ne preher te Sales e i botoje ate Kartele Psikopatie..

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dire --- ***** Straits ----- ******

                            Mero Baze je burr i vērtet skam çfar them mē fal se jam gabuar me ty po kam shar se jam tifoz i çmēndur me Doktor Sali Berishēn e dua me gjith shpirt. Prandaj mē fal se nuk gaboi mē jap fjalēn e burrit.

                            Përgjigjjuni
                            1. x
                              xha Braho

                              E paskeni nje gje te perbashket me Meron e dikurshem, te cmendur pas saliut!

                              Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje