Niko Peleshi është nën akuzë se ka censuruar deputetin Ulsi Manja të replikonte në Kuvend. Lajmi mori dhenë. Ulsiu iu kundërpërgjigj ashpër nga vendi, duke e akuzuar se nuk po e lë të sulmojë Sali Berishën. Nikua i tha që “po i mbaj shënim udhëzimet e tua”, por nuk lejohet. Nuk i tha “të të vijë rëndë të të vijë”, siç mund t’i thoshte një korçar në këto raste.
Tani këtu lajmi nuk ishte as thirrja e Ulsiut “mbamëni se do ta vras”, e as urtësia e Nikos, por fakti që socialistët kanë leje të zihen me njëri-tjetrin.
Dhe për çfarë?
Për një moment, kur dëgjova që kanë bërë sherr, mendova se Niko i ka përmendur korrupsionin në burgje kur ishte ministër, apo rrjetin e tij nepotik në administratë, që mund ta kuptosh vetëm po shkove në ndonjë qoftëlarg vdekje në fis të Ulsiut. Aty kupton se çfarë janë me njëri-tjetrin dhe të gjithë bashkë me Ulsiun, shumë drejtorë të lartë në administratën e shtetit.
Por pastaj u sqarua situata. Berisha i kish bërë listën e akuzave të zakonshme të tij dhe Ulsiu donte t’i përgjigjej. Nikua kish zbatuar rregulloren dhe e kish ndaluar.
Pra, thënë shkurt, Ulsiu ndjehej i fyer që nuk kishte përdorur dot pushtetin ta bënte copë Sali Berishën në Kuvend.
Kjo më qetësoi, pasi kisha frikë se mos Nikua kishte ndaluar luftën mes socialistëve. U qetësova më shumë kur pashë që Erion Braçe e bëri copë atë ministrin e Bujqësisë që i ishte fshehur nga interpelanca dhe Elisa nuk kishte rënë në kurthin e provokimeve të Berishës për sherret e saj me Edi Ramën.
Tani pres që Ulsiu të bëjë pagesën e muajit tek portali i Fundërrinës së Saliut, të cilin e ka përdorur kundër çdo socialisti që e quan rival në grup parlamentar, që ai ta pajtojë dhe me Nikon dhe me Doktorin dhe të mbyllet ky keqkuptim.
Pas kësaj duhet të postojë dhe një selfie tjetër me Belindën, që t’i mbushë mendjen dhe Ramës që është në pozita të shëndosha politike.
Ditë më pas priten shpërthime të reja dhe më të egra. Duket që Braçja po i afrohet betejës me Ogertën. Sa të mbarojë punë me këtë ministrin e Bujqësisë, të cilin ndryshe nga ministrat e tjerë të Bujqësisë e ka marrë inat se është fshatari i fundit i suksesshëm që ka lënë fshatin dhe është bërë ministër bujqësie i paaftë, duke ulur numrin e banorëve në fshat dhe duke shtuar numrin e të paaftëve në qeveri. Dhe këtë nuk ia fal Ramës.
Elisa po ashtu po mendohet për bubullimën e radhës, por ia ka prishur punë ky Ferit Hoxha që po prodhon lajme jodiplomatike më shumë se ajo që u përpoq t’i kuronte mirë takimet ndërkombëtare. Ky po trondit vendin me WhatsApp, pa lëre të përdorte dhe rrjetet sociale si Elisa.
Edhe Belinda, që mbahet si më autoritarja nga drejtuesit politikë, nuk i ka mirë punët se po i zihen deputetët e Fierit me njëri-tjetrin. Madje kanë kaluar në ekstrem duke përdorur aq pushtet sa kanë kundër njëri-tjetrit, sa ajo ankesa e Elisës për kontroll tatimor duket si gudulisje.
Çuçi duket se i ka më stabël punët në Vlorë, përveç sqarimeve që duhet t’i japë Ardi Bidos, që të mos sillet si kryetar i Bashkisë së Delvinës, Sarandës dhe Konispolit, se nuk janë bashkuar akoma. Edhe pse Rama e ka këshilluar të mësojë nga Damiani, duket se nuk vë mend.
Mirela në Gjirokastër ishte mirë e bukur, po shkoi Edi Rama dhe i trazoi ujërat me Tërmetin dhe tani ajo duhet të bashkojë Tepelenën me Lunxhërinë dhe Libohovën në një bashki, siç ka qenë në kohë të Turqisë, që të shpëtojë nga rivaliteti i Tërmetit me Flamurin.
Klosi është më rehat në Durrës, se pas ikjes së Gjysit është dhe komisar dhe komandant, por do pak kohë sa të njohë deputetët dhe mos t’u ngatërrojë fytyrat. Por të paktën nuk ka sherre brenda familjes.
Ky Taulant Balla ka avancuar shumë, se vazhdon të udhëheqë dhe diasporën e Shqipërisë, dhe diasporën e Tropojës dhe Dibrës në Kamëz, dhe banorët autoktonë të Kavajës. Madje ka futur dhe Merkelin si pjesë të diasporës dhe e përshëndet rregullisht nga Kamza bashkë me Rakip Sulin.
Ky i fundit del gjithmonë me 2 mijë vota para kur votohet si kryetar dhe 2 mijë vota mangut kur votohet për parlament. Dhe Taulanti po përpiqet të gjejë kush janë këta demokratë që tradhtojnë partinë për Rakipin dhe nuk e tradhtojnë dhe për atë.
Ndryshe është situata në Kavajë dhe Rrogozhinë. Aty demokratët e tradhtojnë PD-në për Taulantin, por jo për bashkitë.
Në Lezhë Pjerini e quan fyerje që një ish-zyrtari të lartë të policisë i kanë çuar drejtues politik një rishtar të Mbrojtjes, por po përmbahet derisa të konfirmohet si kandidat. Pastaj “me të pa e me të ba”, por dihet që ai s’ka punë të fusë hundët në Lezhë.
Në Shkodër Beneti po përpiqet të mbështesë sa mundet Enean, pasuesin e Belindës në ministri, meqë e ka dhe shkodran, por po sfidohet nga një deputete tjetër, ajo e Dukagjinit. Duke qenë se Beneti është djali i një prej gjuhëtarëve më të mëdhenj të Shqipërisë, Prof. Dr. Bahri Becit, po ia merr flamurin e gegnishtes deputetja e Dukagjinit, që dhe kecave u flet gegnisht dhe kjo e ka vënë në pozitë të vështirë, pasi do t’i duhet t’ia dorëzojë bibliotekën e librave të tij Marjanës.
Dhe kur e sheh kështu në tërësi, socialistët gumëzhijnë nga debatet dhe luftërat brenda tyre, dhe kjo i bën ata të ndjehen të gjallë në pushtet dhe opozitarë njëkohësisht. Ndaj dhe opozita flet budallallëqe se nuk merret me problemet reale për të cilat socialistët zihen me njëri-tjetrin. Madje vetë opozita ua lehtëson këtë duke deklaruar përditë se Edi Rama qeveris Shqipërinë si një pashallëk.
Epo po qe se thoni se është pashallëk, lejohen luftërat brenda llojit, madje janë forcë kryesore zhvillimi për pashallëkun. E kanë këtë leje të zihen e rrihen me njëri-tjetrin. Se po të mos bënin kështu, kush do raportonin në SPAK njëri-tjetrin pastaj? Do na dështonte dhe Reforma në Drejtësi.
O Mero Baze ke plotēsisht tē drejt por ka njerēz IDJOT si Dire Straits qē nuk marin vesh e vetēm diskutoin si gjysmak. Ku ka zot qē ja mbush mēndjen njē gjysmak si Dire Straits grupi muzikor qē diareja nē atē grup ka rolin ti bjeri gajdes tēnde. Ha ha ha ho ho ho obobobo.
Rroftë Ulsi Manja, kryespiun i SPAK brënda PS. Si ka mundesi që Edi Rama, këshillohet për reformën në drejtësi, nga Ulsi Manja ? Kur nderkohë ky dibrani katundar, edhe shqip nuk di të flasë mirë, jo vetëm si formim botkuptimor, por nuk ka lexuar një roman në jetën e tijë, duke përdorur në pesë fjalë, termin idiot, “situata nën kontroll”….. A doni më për idiotin Ulsi Manja ?
uluziii po te vjen fundiiii
Nuk eshte vetem Olsi Manja po ka dhe te tjere. Te gjithe Dibranet jane njesoj, te gjithe ndihmojne e mbajne njeri tjetrin ne pushtet, mafja e pushtetit jane ata, me te gjithe e kane mire, makare njeri por qe ndihmon dhe te tjeret, ato e mbajne mire me te gjitha anet. Lum Rama me to, ata te baje te duken sikur te ndihmojne ,po ne anen tjeter te fusin ujin nen rrogoz.
Ky Ulsiu duhet varur ne sheshin e ndonje nevojtoreje publike te Tiranes. Qe ta permjere dhe dhjese gjithe mileti. Eshte bajga me e qelbur e Rilindjes te nipit te birose Koleka.
RILINDJE U QUAJT NJE SISTEM, QE LINDI PERSERI ARDHJEN NE PUSHTET TE GJAKUT TE BYROSE POLITIKE TE ENVERIT. U RILINDEN, ERDHEN PRAPE NE PUSHTET, KOLEKAT, BALLUKET, KAPOT, LUBONJAT, NGJELAT, DHE SA E SA KELYSHE TE TYRE. BYTHEVE TE NIPERVE TE TYRE JU BENTE HYZMET BERISHA, SIKURSE EDHE SOT QE I MBAN NE PUSHTET. RILINDAS, NUK MERITONI AS GELBAZEN TIME!!!!
Me kete editorial e ke there fare Mero. Kur fillova ta lexoja, nuk e Pash emrin tend. Pastaj lexo, lexo dhe mu duk se shkrimi ishte i Agron (i harova mbiemrin, me kujtohet vetem nje pjesen qe e ka me "gjak") dhe e nderpreva leximin menjehere dhe i hodha syte super dhe pash emrin tend, Mero Baze. Megjithe respektin e madh qe kam per ty Mero, nuk munda te lexoja me tutje.
Socialistët dmth rripjellësit kanë leje të zihen me njëri-tjetrin, ndërsa PeDe-istët jo.
PD-istat nuk zihen se i pajton sali maloku duke u dhënë komandën gati tu dhe ata si ushtarë të bindur vihen në rresht t’i lëpijnë bythën e tharë sali Karaxhiçit.
Vërtet, pamflete të tillë, alla Gjekmarkaj ia ulin vlerën Bazes që për hir të së vërtetës, stili dhe thellësia e analizave politike të tij, nuk kanë të sharë. Nuk kuptohet se pse në këtë rast e ka ulur kaq poshtë stekën. Mos vallë për inat të Ulsiut për të cilin dhe më parë, për arsye që i di vetë Mero, nuk është se ka ndonjë simpati, përkundrazi?!
Ne pergjitjesi ne Shqiperi mungone si etika institucionele dhe ajo private ne te folur . Shokohem kur degjoje qe gjithe gazetaret te drejtohen me ( ti ) dhe jo me ( ju)......mungese edukate. Bile as zoti Peleshi nuk duhet ti drejtohesh por i nderuar kryetar i parlamentit zoti..... Kur mungesa e politesses mungone ne parlament replika e zotit Pe Leshi ishte tendecioze Parlamenti ka sjellje rrugaçesh pasi e tille eshte shoqeria nga ata vijne...... Kryeministri français Dominique de Villepin po filmohesh nga nje tv ne parlament harroje qe kishte mikrofonin ndezur tha ( regarde les connards) ne shqip duhet te dali shiko kodoshet , me besoni te nesermen ka kerkuar falje ne parlament.....
Mero e ke qare...
___.________....Nje pasanik dhe nje nje miku i tij shkuan si cdo vit ne plazh. Me vete moren edhe 2 femijet e tyre te vegjel qe ishin ne nje moshe. Ne nje moment dy djemte e vegjel u zhveshen lakuriq dhe po futeshin ne det.Pasaniku i pa dy djemte dhe i tha mikut te tij : " ...Ore po djalit tend i qenka rritur shume "vegla" , kurse ketij timit i ka mbetur e vogel fare.Ata ne nje moshe jane..."..I pergjigjet ky miku i tij : " ...Epo ti ke shume leke dhe i ke blere shume lodra per te luajtur.Kurse une jam i varfer , nuk i kam blere lodra.....keshtu qe ai gjithe diten luan me ...lodren e vet ....." !!!!!!
Nje shkrim i Meros me efektiv si opozite se 100 protesta me molotov, 200 ore fjalime te deputeteve opozites ne parlament dhe 2,000 ore te analisteve televizive.
.. Nje pasanik dhe nje nje miku i tij shkuan si cdo vit ne plazh. Me vete moren edhe 2 femijet e tyre te vegjel qe ishin ne nje moshe. Ne nje moment dy djemte e vegjel u zhveshen lakuriq dhe po futeshin ne det.Pasaniku i pa dy djemte dhe i tha mikut te tij : " ...Ore po djalit tend i qenka rritur shume "vegla" , kurse ketij timit i ka mbetur e vogel fare.Ata ne nje moshe jane..."..I pergjigjet ky miku i tij : " ...Epo ti ke shume leke dhe i ke blere shume lodra per te luajtur.Kurse une jam i varfer , nuk i kam blere lodra.....keshtu qe ai gjithe diten luan me ...lodren e vet ....." !!!!!!
Pjesa e dytë e këtij shkrimi: "Demokratët kanë leje të shqyhen me njëri-tjetrin për vula"
Cilin portal paguan Ulsiu Në fund të muajit? Nuk na e shpjegove si duhet z. Bazë!
Po nuk e lexon që është Elvi Fundorina. Ulsi atë ka wc me lek .
Nuk e di kush është por kjo është akuzë e rëndë ndaj një ministri apo çfarë detyre shtetërore mban sot Ulsiu di që ka qenë ministër i Drejtësisë
Z Mero ,për tja dalë me sukses këtyre përleshjeve dhe zënkave kaq përmbajtësore ideologjike ,duhet te kesh mbrojtur doktorraturën tek akademia e barinjve.Natyrisht, pasi ke mbaruar baçelorin e kristal vitrines, të doktor sali adhamudhit.
___ _____Nje pasanik dhe nje nje miku i tij shkuan si cdo vit ne plazh. Me vete moren edhe 2 femijet e tyre te vegjel qe ishin ne nje moshe. Ne nje moment dy djemte e vegjel u zhveshen lakuriq dhe po futeshin ne det.Pasaniku i pa dy djemte dhe i tha mikut te tij : " ...Ore po djalit tend i qenka rritur shume "vegla" , kurse ketij timit i ka mbetur e vogel fare.Ata ne nje moshe jane..."..I pergjigjet ky miku i tij : " ...Epo ti ke shume leke dhe i ke blere shume lodra per te luajtur.Kurse une jam i varfer , nuk i kam blere lodra.....keshtu qe ai gjithe diten luan me ...lodren e vet ....." !!!!!!
Dire diarrea orale….nderro ilaçet ose nderro doktorin se le nam.
Po ku marrni vesh ju debilat komentues te Temes se cfare kuptimi kane komentet e mia.Ata presin gjithmone ndonje fjali me kuptim te drejtperdrejte....perndryshe truri u behet me miza , dhe e gjejne repliken vetem te sharjet.......epo shkolla e patronazhisteve te Palloshit dhe shkolla e debilave te Meros kete produkt ka !!!!!!
Dire…ilaçet ose doktorin qe te shpetosh nga metaforat idiote dhe pa lidhje se po tallen te gjithe me ty.
Brilante deputetja dukagjinit edhe kecave ju flet gegnisht
Të punësuarit e Ulsi Manjes nga familja e tije, pasi është bërë deputet 1. Drejtori Shendetit Publik Dibër Hasan Manja, i vëllai 2. Në Drejtorinë e Shendetit Publik Dibër Roza Manja, nusja e Hasanit 3. Në OSHE Dibër Fari Manja, i vëllai 4. Drejtoria e Pyjores Dibër Klodian Manja, djali i vëllait 5. Spitali Peshkopi Ornela Manja, nusja e Klodianit 6. Drejtori i Trajtimit të Studentëve tek Teknologjiku Shaziman Manja, i vëllai 7. Nëndrejtoresh shkolle në Laprakë Marjeta Manja nusja e vëllait 8. Albgazi SHA Mira Manja, e shoqja ekonomiste 9. Drejtor i Hetimit Tatimore te Republikës Ardian Shehu, dhëndri i vëllait ( i kapur ne flagrance nga pergjimet e prokurorise Durrës në rrugë procedurjale dhe për shkak të influencës e ndërhyrjeve të Ulsiut vazhdon detyren dhe pse duhet të jetë në burg. 10. Kthimi dhe kompensimi i pronave Emri Manja, djali i vëllait 11. INUKU Tiranë Florian Elezi, djali i motrës 12. Aviacioni civil Qerim Manja, djali i vëllait. 13.Në Bashkinë Tiranë punësuar Pranvera Manja, goca e vëllait të deputetit dhe nusja e Ardian Shehut drejtorit te hetimit tatimore. Pasuria Shtëpi tek Zogu i Zi Shtëpi plazhi në Durrës Makinë foristradë e tipit ML Benz Mercedez e blerë vitin e fundit 35.000 Euro. Kjo për deputetin që deklarohej se ishte i vetmi pa makinë. Aksioner në ndërtimin e një hidricentrali në fshatin e Ulsiut në Duhashisht të Dibrës, pikërisht në zonën e deputetit Ulsi Manja. Aksioner janë: Bert Çupi nga Burreli, Paulin Rajta ish drejtor i Aluiznit Tiranë dhe Flamur Ndreka që përdor lekët e Ulsiut, është shofer i tij për të cilin po të verifikohet thuhet se është dënuar disa herë për grabitje e vjedhje në Itali. Është nga Gryk Noka e Dibrës dhe banon në Tiranë.
Dhe ky është skandali këtu? Janë me nota ekselencë e meritojnë postin. Dhe janë punëtorë si vllai i Lalit që bleu një kompani reklamash 100€ pas ca vitesh faturoj miliona euro po punon fort nuk rri kot as ai
Patronazhist nuk i bini dot gomarit i bini samarit, nuk ka faj Ulsiu që lali fiku është në birucë por e ka ajo zonja që bëri lëmsh gjithë qeverinë
Mero ... po qe me nxorre mallin e atij gushkuqit Gjekmarkaj. Fiks po fiks fare ama!
Me syte e nje sherbetori te perulur te Pushtetit c'do konflikt i brendeshem brenda tij ka leje e ligjerohet si "demokraci e brendeshme" madje edhe kur duan te kafshojne ne gurrmaze njeri-tjetrin si dyshja tashme e rrenuar Lali-Bela.
Keta me duken si ata derrat me koken ne legen qe kur u mbaron ushqimi fillojne te zihen me njeri tjetrin por pastaj vjen I zoti i tyre dhe i qeteson duke u mbushur legenin
Ku ka socialiste aty o Mero? Aty ka nje materiel te neveritshme social politike te quajtur, te vetequajtur rilindje, qe vetem Mashtrojne, Vjedhin, Shesin, Zgerdhihen me fatet e shqiptareve. Ata punojne per vete, shqipfolesit dhe mafien planetare te burimeve dhe kufinjve. Kaq. Dhe vjedhin popullin me te varfer te Evropes, keta qe ti i quan socialiste! Mjerim filozofik, politik, social ekonomik! Keta jane pengesa e fundit drejt lirise se VERTETE, qe shqiptaret duhet ta SHEMBIN.
O Dire Straits kam njē pyetje : ore po vetēm ti je i zgjuar e gjith tē tjerēt jan budallenj ? Po ti po tē ishe burr serioz e burr i zgjuar nuk meresh prej njē vit vetēm me brekēt e Ajola Xoxēs. Se njē njeri inteligjent e serjoz e thot njē gjē njēher por jo 1.000 her . Prandaj mos e mbaj veten pēr zheni e burr serjoz se je komplet karagjoz. Qē nuk lē njeri pa shar e pastaj te kta qē shan shpirtin nuk e ndan. Vetēm aty ke qef tē komentosh besoi se e kuptove se ku e kam fjalēn o Dire Zhenia.
Po niko pe leshi ka urdher nga Edvini ta mbroje Saliun ndaj ben ashtu ai vllehu plehu niko! Ku ka ligj e rregullore qe kane bere keta ne 35 qe te mos interpretohet? Ligji eshte interpretimi dhe interpreyimi eshte vllehu i prespes niko pe leshi! Po te donte gjente klauzole dhe ulsiu fliste! Gjeti sebep se gjoja iu drejtua pa etike! E ku, ne nje parlament qe cfare nuk eshte thene, biles jane qelluar me arme deputete! Niko dhe ca kopile te pushtimeve nuk mund te pengojne e fyejne me shqiptaret! Niko pe leshi te shkoje per lesh!
Telling the trut(h) nuk mund të fliste ulziu o trap. Etika duhet të jetë detyrim nëvatë parlament. Problemi është fshati nga vjen ti dhe ulziu bashkë....prototipat dhe përfaqësuesit më të këqinj të dibranëve. Kokëtrashë, cinikë të liq sa nuk bëhet. Mirë ja ktheu niko " o ulzi mendimin per ty e ndroj por jo qëndrimin".... varja nuk kupton o ULZIIIII. Referoju lunkut dhe të kuptoni o shqiptarë kush janë ky shushunja -----------------‐---‐‐‐---------- https://startnews.al/2019/03/11/13-familjaret-qe-ulsi-manja-ka-punesuar-ne-poste-drejtuese-dhe-bizneset/
Telling the trut(h) nuk mund të fliste ulziu o trap. Etika duhet të jetë detyrim nëvatë parlament. Problemi është fshati nga vjen ti dhe ulziu bashkë....prototipat dhe përfaqësuesit më të këqinj të dibranëve. Kokëtrashë, cinikë të liq sa nuk bëhet. Mirë ja ktheu niko " o ulzi mendimin per ty e ndroj por jo qëndrimin".... varja nuk kupton o ULZIIIII. Referoju lunkut dhe të kuptoni o shqiptarë kush janë ky shushunja -----------------‐---‐‐‐---------- https://startnews.al/2019/03/11/13-familjaret-qe-ulsi-manja-ka-punesuar-ne-poste-drejtuese-dhe-bizneset/
⁹Kujdes.Mero se sot te tha sqeparAi armiku-miku-armiku jote i gjate , por neser mund te te thote Dhokan dhe Ti pastaj kthehesh prape tek i zoti , ndersa nuk dihet se kur kthehet Erioni!