"Meritën" kryesore për rezolutën e ka Berisha

14 Maj 2026, 18:26Editorial Mero Baze

Hallet e Berishës jo gjithmonë shërbejnë për keq. Ja për shembull sot shërbyen për mirë. Sulmi i tij ndaj ambasadorit Gonzato dhe fjalori agresiv ndaj tij, nxiti një reagim konsensual të gjithë ambasadorëve të Bashkimit Evropian kundër Sali Berishës, duke ia përforcuar kështu atij rrethimin anglo-amerikan. Ambasadori i Britanisë së Madhe një ditë më parë e telendisi publikisht për “non grata”-n e Mbretërisë së Bashkuar, duke e trajtuar Sali Berishën si një njeri të ndëshkuar nga drejtësia britanike dhe jo nga politika britanike. Edhe më të ashpra ishin qëndrimet e tij për qasjen bllokuese të opozitës si formë opozitarizmi.

E gjithë kjo ishte një taksë e panevojshme mbi opozitën për shkak të Sali Berishës. Njeriu që do rizgjidhet në krye të opozitës pa garë pas një jave, ia bëri të qartë perspektivën e zezë partisë së tij, nën drejtimin e tij, duke u vetëshpallur si armik i BE, Britanisë së Madhe dhe SHBA.

Dhe i prodhoi vetes dhe PD-së një hall që mund ta kishte shmangur.

Nga ana tjetër, vetë Berisha ka dy javë që bën një propagandë bajate lidhur me aprovimin e IBAR për Shqipërinë, i furnizuar dhe nga burime të tij diplomatike në pushtet. Është normale që procesi me 27 vende ka hezitimet e veta që shpesh varen dhe nga predispozita politike e forcave politike në pushtet në vendet ku zgjerimi shkakton probleme politike. Për fat Shqipëria nuk është në agresion fatal dhe ndoshta në fund të muajit, duke u nxitur dhe nga gëzimi i pakujdesshëm i Berishës për procesin e shqyrtimit të IBAR, ai mund të aprovohet. Tani këtë e ka kuptuar dhe Berisha dhe me sa duket do që pas zgjedhjes së tij të thotë që “na e aprovuan IBAR-in se u rizgjodha unë kryetar i PD”.

I gjithë ky agresion kundër BE dhe reagimet ndërkombëtare kundër tij, natyrisht që kanë krijuar një klimë dëshpërimi në PD dhe kanë sterrosur procesin e rizgjedhjes së tij sikur të jetë një funeral dhe jo një ditë feste, siç është për çdo parti.

Prandaj mos u çudisni nga rezoluta e sotme dhe mos krijoni teori konspiracioni rreth Gazit, Taulantit, Romina-s apo të tjerëve. Meritën kryesore për rezolutën e ka beteja antiperëndimore e Berishës dhe propaganda bajate e tij për bllokimin e procesit të Shqipërisë, që nuk është e vërtetë. Tani kur e kuptoi që as procesin e integrimit nuk e ndal dot, as BE nuk e shantazhon dot duke sulmuar ambasadorët dhe as “non grata”-n nuk e heq qoftë dhe me lekë, i ra shkurt dhe tha ta pranojmë këtë rezolutën se ndoshta nga fundi i muajit më përshëndesin dhe mua për këtë dhe ta shes si përshëndetje për rizgjedhjen. Kaq është e gjitha.

Kjo është e mira që prodhojnë hallet e Berishës për Shqipërinë në këtë rast. Jo çdo e keqe për të sjell të keqe dhe për Shqipërinë. Ja në këtë rast e ka kuptuar se e vetmja rrugë i ka mbetur të bëjë sikur gëzon bashkë me shqiptarët e tjerë për Shqipërinë.

36 Komente

  1. a
    arvanitasi

    nu ka aparature ne Bote qe ti bej genomen dmth ADN e Saliut, pervec Meros,qe mos vdeksh kurre

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire///______/// Straits

      Me ben pershtypje shprehja e Meros :"....duke e trajtuar Sali Berishën si një njeri të ndëshkuar nga drejtësia britanike dhe jo nga politika britanike....".Atehere i bie qe Saliu te kete bere dicka te paligjshme ne Britani perderisa eshte ndeshkuar nga drejtesia britanike......atehere nese eshte keshtu , perse drejtesia britanike nuk kerkon zyrtarisht ekstradimin e fajtorit Sali drejt Britanise per te vuajtur kete ndeshkim ?..........sepse drejtesia britanike nuk mund te ndeshkoje nje njeri i cili ka kryer vepra penale ne shkelje te ligjeve te nje shteti tjeter sovran (vetem politika britanike mund ta beje ndeshkimin ne kuadrin politik)..........atehere nese bej nje analogji , britaniket e akuzuar nga Shqiperia per vrasjen e biznesmenit Nikulaj ne Shengjin. Ata kane kryer nje krim sipas ligjeve te shtetit shqiptar. Dhe Shqiperia kerkon ekstradimin. Po perse ??? Thjesht mund ti shpallte ata .....non-grata .....njelloj si hipoteza e supozuar nga Mero qe "Saliu eshte ndeshkuar nga drejtesia britanike me denimin kapital "non Grata"!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. v
        vari l***t

        Pavaresisht se aresyetimi yt qendron ai mban era Sali. Por a e ke lexuar argumentin e pales Britanike mbi ceshtjen Sali. Me siguri qe po se ti di edhe argumentat e gazateve te dores se dyte dhe jo me argumentat e nje qeverie demokratike. Ata me te vertete e toleruan vrasesin e Remzi Hoxhes per momentin ne fjale, por duke ditur qe pas vrasesit te Remziut ishte vete Saliu, ato lloj qeverish sigurisht qe mbajne shenime. Ske faj ti or jo por fajin e ka ai mashtruesi qe morri 1 milion vota per denimin e Sali Karaxhixhit dhe qe ne fund na dualli edhe ai me keq se Saliu dora vete. Sigurisht paraje ngre ujet perpjete dhe jo me ca funderina te paqendruesheme si Rama

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire____///____ Straits

          Nuk prisja vleresim tjeter pervec te quajturit " i Saliut"......por une kapa nje fraze qe me beri pershtypje dhe i bera nje arsyetim sipas mendimit tim......hidhe poshte po munde.....ose po s'munde futi nje te share me rob shtepie dhe do shikosh sa Like dhe zemra do marresh........vetem se me ben cudi , ne shume komente te mia , sipas rastit , kam mbrojtur disa elemente te regjimit te Enverit te cilat me pelqejne edhe sot...p.sh faktin se si i ndeshkonte ata qe preknin pronen publike.....por asnjehere nuk jam cilesuar si "i Enverit" .....!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilir

            Ajo fraza, shprehja qe kape NUK eshte e Meros.Ambasadori i UK si zeri i qeverise britanike, thjeshte vuri pikat mbi i, per te mbyllur cdo shteg keq kuptimi e keq interpretimi , e ketu i drejtohet opinionit shqiptar ne pergjithesi (si ne rastin tend). Por kryesorja, per t'u dhene fund spekulimeve, qe "non graten" e lidhin me politiken. Dhe ketu nje tru normal e kupton se Kush e perse e lidh me politiken. E kote te besh gersheta fjalesh rreth e qark frazave, pa prekur thelbin e ceshtjeve.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dire **___***____Straits

              Per sqarim....gjithe komenti im ishte per shprehjen "denim nga politika britanike apo drejtesia britanike"...sipas meje "NON GRATA" per Berishen ishte denim i drejte , por nga DREJTESIA BRITANIKE , ashtu si edhe ajo amerikane !!!!!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Money ***___***___for Nothing !!!!

                si gjithmone...nje legen i Meros shtremberon mendimin tim.....DENIM NGA POLITIKA BRITANIKE"...ky eshte mendimi im

                Përgjigjjuni
        2. J
          JNB

          Diarre...( se ke dhe jashtëqitjen më poshtë),meqënë se Mero nuk ka për të sqaruar për mos dijet e tua po e marë unë mundimin.Mesa duket nuk ke patur kohë të lexoje për kërkesat e Salës me drejtësinë Britanike.Sali Bërisha( si e thëret Xhozi) paditi Britaninë për non grata dhe drejtësia Britanike i dha të drejtë shtetit britanik.Sala nuk ka kryer vepër penale që të ekstradohet si miqtë e tij që janë dënuar në Britani dhe ishte shkaku që mori titullin " e nderit" non grata.Po do sqarime të tjera ,nuk do përtoj se nuk punoj turni tretë.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sultans ***of ***___Swing !!!!

            Ne cilin rresht tregohet qe, fraza e thene nga ambasadori :"....duke e trajtuar Sali Berishën si një njeri të ndëshkuar nga drejtësia britanike dhe jo nga politika britanike...."i referohet vendimit per ankesen e Berishes , dhe jo vendimit per cilesimin e Berishes "non Grata" per korrupsionin e tij ne Shqiperi???!!!

            Përgjigjjuni
          2. n
            ne

            Dire, ku mashtron ti ketu, si gjithmone. Qeveria Britanike e shpalli non grata Berishen per shkaterrimin e drejtesis, pengimin e demokracise dhe korrupsionin dhe lidhjet e tij me krimin, te gjitha keto te kryera ne Shqiperi. Drejtesia Britanike nuk e shtrin ushtrimin e saj jashte Britanise. Saliu hodhi ne gjyq qeverine Britanike me pretendimin se aresyet e non grata ishin te paverteta dhe e humbi gjyqin. Pra ceshtja nga politike u shnderrua ne nje vendim gjykate. Por perrenjte e tu psiqik nuk kane lidhje me te verteten dhe ngelen produkt i nje truri skizoid.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dire __****_____Straits

              Per sqarim....gjithe komenti im ishte per shprehjen "denim nga politika britanike apo drejtesia britanike"...sipas meje "NON GRATA" per Berishen ishte denim i drejte , por nga DREJTESIA BRITANIKE , ashtu si edhe ajo amerikane !!!!!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Money __****___*******for Nothing !!!!

                si gjithmone...nje legen i Meros shtremberon mendimin tim.....DENIM NGA POLITIKA BRITANIKE"...ky eshte mendimi im

                Përgjigjjuni
            2. M
              Mul mut Noka

              O loqe..kete e tha ambasadori Britanik dhe jo Baze

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lomi pri Baldushku

                Ky Dirja osht mo qesharaku seriez i PD-së. O Dire duku n'a i dite m'Baldushk se ta gallxo hoxhë Veri se si osht puna. Ne nigjo mund t'morish ne i dor pras. Hajt tyrqeta pri lomit m'Baldushk.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arbeni

                  Ngele bisht qeni Dire Straits.Thirri mëndjes se saliu është regjistruar në listën e të vdekurve për shqiptarët dhe botën demokratike.Komunisti sali homologët e tij i ka në Koren e Veriut.

                  Përgjigjjuni
              2. t
                tarrasi

                Mero ,faleminderit edit dhe saliut për këtë gjest qe bejne per te miren tone dhe te Shqiperise. Nuk duam as buke ,as uje 24 ore ,as standarte europiane ne drejtesi vetëm ata te dy te gjejne gjuhen vellazërore me njeri tjetrin.Kjo eshte mrekullia e europs ,po pooo or budallenj ,dhiz iz a mirakëll ov fridhëm.

                Përgjigjjuni
                1. c
                  cou enver te shikosh saliun nga shpella

                  Mos prisni qe ujku te behet qingj,ai qimen e ndron por zakonin nuk e harron... Saliu edhe nga paraqitja eshte nje vampir i krijuar jo nga frankeshtajni,por nga origjina e tij dhe soc qe i kultivoi veset me te keqija.... Ky vampir me lugatet e tij ka ber nje armepushim,por do filloj te shkatrroj e te djeg sipas zakonit. Dhe sikur te pranohemi ne BE meritat do i mari vampiri,gjithmone po qe gjalle deri ne 2030.... Edhe po qe ne varr litarim do ja lene jashte

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Ozzy Osborne

                    Nëse ju mediat e "pavarura" Nuk e qasni saliun nuk ka asnjë shans të jetë faktor politik sepse mbështetjen e ka vetëm kundrejt pagesës dhe është vështirë kur nuk ke pushtetit në dorë. Dhe saliu duhet të jetë i vdekur politikisht dhe nga mediat

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Oficeri dulles

                      Mos e lavdero hiç Salen eshte malok dhe shpellar,morracak

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rezo Luta

                        Unë nuk e kuptoj fare çfarë vlere kanë këto rezoluta që miraton parlamenti............ . Kush I lexon ato..... . Vë bast se as deputetët nuk I lexojnë...... . Rezolutë për pranimin më BE!?.... Rezolutat për Kosovën janë me dhjetëra..... Sikur të mos ishte bërë asnjë, punët në Kosovë do të ishin po njësoj...... Rezolutë për luftën SHBA - Iran. Po të mos ishte bërë kjo rezolutë, mbase do kishte përfunduar lufta..... Rezoluta për Ukrainën.... Putini shkon në WC dhe fshin bythën....... Po shikoni more hallet e popullit, çmimet, pensionet, sigurinë për jetën, çarmatosjen e kriminelëve, punësimin, furnizimin me ujë, bujqësinë, blegtorisë nuk keni ça I bëni më. Blegtoria shqiptare vdiq. Nuk ngjallet më. Nga 800 mijë lopë në 2013 në 250 në 2026..... . Ja vlen një minutë heshtje në parlament për lopët..... Por rezolutë, joooo!

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Marsel Sinoimeri

                          O ozzy Osborne o Dire Straits po ti bēn nga 20 komente nē dit po ke ti familje ke ti grua fmi a punon ti mor hajdar apo ça je ti mor njeri jasht qēndre. Po si nuk mērzitesh qē gjith ditēn nė njē vrim i bie thua 800.000 mij euro brek tē Ajola Xoxēs. Po sa klas shkoll ke ti ? A e di ti sa pal brek jan 800.000 Euro? Njē pal brek nga mē tē shtrenjta 100 Euro bējn. Pra simbas mēndjes tēnde tē smur Ajola ka 80 mij pal. Pra i duhen nja 4 dhoma vetēm pēr brek. A ke ti tru apo ti ka ngrēn gomari. Po ske pun tjetēr mor debil. Qē ngele vetēm te gazeta Tema .O zot çfar idjoti.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dora e ngrohte e partise kujdeset per diaren

                            Familjen diareja ja ka dorzuar partise,muli do dashnore

                            Përgjigjjuni
                            1. O
                              Ozzy Osborne

                              Lali nuk është sufllaqe të blejë brekë 100€ ka gusto të rafinuar. Ju skeni faj se një rrogë bashkie perfitoni nga komentet në favor të lali dhjerit, por do habiteni kur ta dini sa mund të kushtojë një palë të brendshme dhe sa shpejt kapin shifrën 800 mijë euro. Dhe ato si kam shpikur unë sa zotëria që komenton me nickname Dire Straits por i pretendon SPAK-u me fatura

                              Përgjigjjuni
                            2. J
                              JNB

                              Ore komentues ,si ka mundësi Diarrea nuk ka komentuar? Dy janë mundësitë,ose fle se mund të jetë turni tretë,ose ka vajtur në zyrat e SHQUP- it për të marë udhëzimet dhe shpërblimin.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Money _______???for Nothing !!!!.//

                                Gezohem qe mezi prisni komentin tim........ky eshte vleresim me i madh sesa qindra downvote dhe sharje banale qe marr cdo dite po nga ju !!!!!! Respekte te gjitheve !!!!.....vetem kujdes , keto lloj komentesh tregojne se ju po e hiqni vemendjen nga ato qe thote Mero ...dhe mezi prisni cdo te thote Dire Straits.........Mero , duhet te reagosh ndaj kesaj situate......po te iken gazeta per lesh.!!!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  JNB

                                  Paraja !!! për asgjë. Uk je Diarreja?Apo mos je nxjerja e diarresë???

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Anti Diare !!!!!

                                    O palle , Diareja eshte , komenton ose me Dire ose me kenge te Dires si Money for nothing .........e qelbi gazeten ky debil , nuk e kuptoj pse Mero nuk e bllokon.....apo eshte punonjes i Meros !!!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sa e paguan kete maskara o Mero

                                      Diareja paguhet nga Mero per te shtuar sa me shume komente dhe klikime

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mero

                                        Qafsha Saliun , asnje lek.......vetem 2 pale breke jo-firmato...ne dite !!!!!

                                        Përgjigjjuni
                              2. Z
                                Zenel Neli

                                O Dire Straits shko vizitohu te psikollogu se ke delirin e madhēshtis. Po kujt i ruhet karri pēr ty o debil. Ti je bēr bajat mor karr i ngordhur.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dire _____???_____Straits

                                  Pyet komentuesin JNB , ai e ngriti shqetesimin , ...madje ka marre edhe 2 Like per shqetesimin e tij mbi mungesen e komentit te Dire Straits !!!!...........por gjithsesi problemi eshte se komentuesit ketu , karikohen me sharjet me vulgare qe mund te mendoje njeriu , dhe pastaj keto i shkarkojne tek komentuesit qe nuk ndjekin vijen editoriale te Meros......epo une kam komentuar me siper , keshtu qe filloni te villni sharjet tani !!!!!!!

                                  Përgjigjjuni
                                2. M
                                  Mondi

                                  Thene te vertetene Vojsava Osmanoviçit ja shkruaja emrin me krenari! Se vjen puna dhe me vjelle kur ja degjoje dhe lexoje emrin, nuk e kisha besuar! Diten qe e kam pare hajnisht (tinxisht) me Gjuriqin e Krstiç Ramen, e kuptova se u shit dhe tradhtoi 51% te atyre qe arriten te marrin pjese ne votim. Ndersa kan mbet jashe mundesise se votimit edhe mbi dyqindmijr simpstizant te VV per shkak te pamundesise te votojne per munges administrative (marrjeve te shtetsise, lindjeve ne disspore dhe paditurise si te regjistrohen)! Haram te qofte buka dhe dheu i Kosovese, mos u shtofsh…..bre nonen ne pidh jau qift Albin Kurti.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lubi Malltezi

                                    Robt patronazhistave dhe te gjithe serbo-grekeve shqipfoles kudo qe jeni. Rrnofte Albin Baba.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. C
                                      Castriotas

                                      Merushe pse e fute ne brekushe nje artikull te sotem me teme, punoniesit shqiptare me te pakenaqurit dhe te pashpreset....?????!!!! Trembeni nga komentet????!!!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        sapa

                                        Sali!Edhe pas 100 vitesh kur sternipi i Veliajt te jete president ti do jesh fajtor qe nuk u be shtet!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Arbeni

                                          Sali qeni është Esat Toptani i mbas viteve 90 o sapa apo supa si e ke ti.Ai do mbetet në historinë e kombit tonë si njeriu më i zi që i ka shkaktuar shumë fatkeqësi shqiptarëve dhe Shqipërisë.Ai është sinonimi i të keqes,është sinonimi i vdekjes,prandaj historia e tij është e zezë si vet nata.Kur të ngordh ky qen malok tironsit do ta përdorin varrin e tij për të përmjerë e dhjerë.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje