Pse "nacionalisti" Albin Kurti i doli në krah nacionalistit Mickovski për të defaktorizuar shqiptarët?

17 Maj 2026, 19:34Editorial Mero Baze

Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, e thirrur më 18 maj, është një përpjekje për ta detyruar qeverinë e Maqedonisë së Veriut të respektojë mekanizmat e barazisë gjuhësore të fituara nga shqiptarët pas Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje e cila ka garantuar për së paku 25 vite ekzistencën e shtetit në Maqedoninë e Veriut pas konfliktit të armatosur të vitit 2001.

Por pavarësisht anës teknike të kërkesave, në thelb problemi është politik. Qeveria e re e nacionalistëve maqedonas, që është në pushtet, ka arritur ta defaktorizojë faktorin shqiptar në Maqedoni, duke përdorur një pakicë shqiptarësh që kanë objektiv pushtetin në emër të shqiptarëve dhe jo shqiptarët dhe të drejtat e tyre.

Dhe nuk është vetëm përgjegjësi e atyre që tani janë vasalë të Mickovskit, por dhe e atyre që ishin në pushtet dhe që krijuan një kastë korruptive shqiptarësh, duke fituar prej pushtetit maqedonas lëndinën e vet ku duhet të kullosnin.

Prandaj protesta e studentëve në Maqedoninë e Veriut nuk do të arrijë dot ndonjë gjë të rëndësishme, nëse nuk shërben politikisht për të goditur defaktorizimin e faktorit politik shqiptar dhe garancitë që Maqedonia e Veriut do të jetë një shtet i qytetarëve të barabartë për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Protesta mund të avancojë në çështjet teknike që ka përpara për respektimin e të drejtës që kanë për përdorimin e gjuhës shqipe, por beteja e tyre duhet të jetë e gjatë dhe politikisht e qartë rreth krijimit të një fryme të re politike të shqiptarëve në Maqedoni, të cilët nuk duhet të faktorizohen vetëm për të kushtëzuar pushtetin maqedonas për të vjelë bahçen e tyre në emër të shqiptarëve, por për ta modernizuar Maqedoninë e Veriut si një shtet jo unitar dhe që duhet të orientohet drejt standardeve të Bashkimit Evropian.

Maqedonia është nga ato rastet e pakta në Ballkan që ka shumë pak alternativa mbijetese si shtet unitar, pra njëkombësh. Ajo mund të mbijetojë vetëm si shtet demokratik dhe proevropian. Çdo orientim tjetër nacionalist, unitarist dhe racist ndaj shqiptarëve e shpërbën atë.

Pra është jetike për Maqedoninë të prodhojë një aleancë historike me shqiptarët e saj dhe shqiptarët fqinjë, duke qenë e dënuar të jetë një shtet demokratik për të ekzistuar. Sa më shumë t’i integrojë shqiptarët në institucione, sa më normal të jetë përdorimi i gjuhës shqipe dhe bashkëjetesa me kulturën shqiptare atje, aq më e sigurt është Maqedonia e Veriut dhe aq më në paqe është me fqinjët e saj.

Ndaj kjo protestë për përdorimin e gjuhës është fyese së pari për vetë maqedonasit sllavë, të cilët jetojnë në një shtet ku një të tretës së shoqërisë i ndalohet përdorimi i gjuhës. Asgjë nuk e bën më të pasigurt një vend multietnik se kjo gjë dhe asgjë nuk e errëson perspektivën e zhvillimit të një vendi sesa paqartësia për bashkëjetesën brenda një shoqërie multietnike.

Tani ky është një realitet i ri politik në Maqedoninë e Veriut, i cili prej vitit 1992 nuk ka qenë kurrë kaq keq kundër shqiptarëve. Për hir të së vërtetës duhet thënë se përgjegjësia për defaktorizimin e shqiptarëve është e shqiptarëve. Mickovski vetëm sa ka përdorur disa prej tyre për t’i bërë të gjithë të parëndësishëm. Ai nuk mund të qortohet pse shqiptarët janë përçarë dhe i janë gjunjëzuar atij.

Këtu ka dhe një shpjegim aleanca e mistershme e nacionalistit sllavo-maqedon Mickovski me “nacionalistin” shqiptar Albin Kurti, i cili në këtë rast u përdor nga Maqedonia e Veriut për të defaktorizuar shqiptarët.

Shumë vetë më pyesin me dyshim se përse duhet ta bënte këtë gjë antishqiptare Albin Kurti?

Është shumë e thjeshtë. Shikoni momentin politik kur Albin Kurti e ka bërë këtë shërbim për të kuptuar se ai ka nevojë për një dele të zezë të dytë në Ballkan si vetja që të mos bjerë i vetëm në sy.

Aleanca e Albin Kurtit me Mickovskin u bë në një moment të errët politik, ku nga njëra anë Albin Kurti donte të eliminonte çdo personalitet politik shqiptar në rajon të lidhur me UÇK-në e Kosovës, dhe në këtë rast ishte në shënjestër Ali Ahmeti, dhe nga ana tjetër donte të krijohej një model unitar i shteteve multietnike në Ballkan, ku shumica të dominojë pakicat duke shmangur shtetin e qytetarëve.

Ai u bë aleat me Mickovskin kur Bashkimi Evropian e sanksionoi se po shkelte dhe ai marrëveshjen me Serbinë, nënshkruar në Ohër, dhe kur po izolohej nga SHBA për shkak të përdorimit politik të policisë në Veri të Mitrovicës në emër të vendosjes së rendit dhe sovranitetit të shtetit.

Në thelb Albin Kurtit i duhej një dele tjetër e zezë në Ballkan kundër shtetit të qytetarëve dhe Mickovski është një rast perfekt.

Por problemi është që as ai dhe as Kurti nuk ia dalin dot të bëjnë shtete unitare në Ballkan. Nuk e kanë as fuqinë, as mbështetjen dhe as garancinë që nuk i shpërbëjnë shtetet e tyre me këtë politikë.

Ndaj protestat e studentëve në Maqedoni nuk duhen mbështetur në mënyrë patetike pa ditur se çfarë po mbështesin. Në Maqedoni ka nevojë për një lëvizje të gjerë qytetare, ku të përfshihen dhe maqedonasit, që ata të orientohen drejt një shteti qytetar, me liri politike dhe qytetare të garantuara, dhe të shërbejë bashkë me Kosovën si model i një Ballkani të ri që do të shkojë drejt Evropës. Çdo version tjetër pastaj na rikthen tek luftërat e vjetra që ëndërrojnë liderët e rinj.

Maqedonia e Veriut rrethohet nga dy shtete shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, dhe nga shqiptarët e Serbisë në veri. Ajo kufizohet nga Bullgaria në lindje, që e konsideron zgjatim të saj, dhe nga Greqia në jug, që ia ka ndërruar dy herë emrin në 35 vjet.

Të vetmin shans të mbijetojë si shtet evropian është të jetë në paqe me shqiptarët dhe të barabartë me ta, pasi ka brenda saj një të tretën e popullsisë shqiptare dhe tre kufijtë e saj shtetërorë rrethohen nga shqiptarë

47 Komente

  1. A
    Arjan

    MIS U MERR ME ALBININ KURTI SHOQJA BEZE POR MERRU ME KRIMINELIN RAHMUT HALEJA QE KA DAL JASHTE KONTROLLIT PER TE UDHEHEQUR KETE SHTET.DHENIA E TOKAVE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE BANDAVE MAFIOZE TE CDO KOMBI ESHTE TRADHTI KOMBETARE DHE PERGJEGJESIA DO JETE SHUME ME MADHE SA MENDON AI TRURI I TIJ I SHEMTUAR.DITET E TIJA TANI NE VLORE JANE TE NUMERUARA .

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ar ban

      Ilaçet shoku , ngushellime per pellumbat qe te kan fluturuar...

      Përgjigjjuni
      1. p
        poeti

        kam faj une qe bej poezi pastaj? "Koqevar o Koqevar, ne vend te trurit ke nje kar. Kush te ka ndihmuar, doren ja ke kafshuar. Koha e ka vertetuar, gjithmone kar je treguar"

        Përgjigjjuni
        1. I
          I tille je , sa here qe hap gojen

          Ti je me budallai nga komentuesit ketu more debili Arjan , qe vjen era bajge serbe . Njeri pa shtylle kurrizore e pa logjike njerezore , e me e keqja , qe kerkon t`iu japesh mend te tjereve edhe pse je gomar pa tru !

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sul Suljoti

          Maloku Albin është në një linjë me Sali Viçidolin dhe shërbimin sllav.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lubi Malltezi

            Vellezerit tane ne Kosove do vazhdojne ne menyre tribale te votojne Kurtin. Do ta kuptojne gabimin vetem kur ai ti beje Kosoves ate qe Berisha i beri Shqiperise. Te dy bashke do hyjne ne histori si tradhetaret me te medhenj te kombit pas Esat Pashe Toptanit.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arma Vlora.

              Si gjithmon Z.Mero.Perfekët.Bravo

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bibini nga Cerrnagora

                Cerrnagorasi Kurtovitç eshte antishqiptar por qe votohet nga jugo-nostalgjiket koqevar. .... Njerez qe nderojne flamure e hymne jane njerez pa morale, njerez qe duhen perbuzur , me vjen keq , sinqerisht keq per ate pjese qe ndihen vertete shqiptar dhe nuk e kuptoje perse qendrojne ne ate krahine te prapambetur , duhet te instalohen ne token e tyre Shqiperi .

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Ccc

                  Shtet i ndertuar mbi histori fallse. Duan të shtypin popullin më të vjetër të ballkanit Fshatarë bullgarë

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kosovaret

                    Sepse jane si popull bastard dhe i pabese. Kam punuar me 2 nga ata ketu ne Tirane. Kane nje urrejtje aq te thelle e te fshehur per Shqiperine megjithese hane buken ketu. Skuthlliqe pas shpine me rastin e pare. Por nese ju kerkon llogari dhjaksen direkte, se bythe nuk kane per sy me sy.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arsimtari

                      Qytetarēt kanē dy vite qē ju ēshtē hequr e drejta pēr punē krahu si nē sektorin publik dhe atē privat nē tē gjithē Tiranen, jetojn pa asnjē tē arrdhur, me qera, me fatur uji dhe dritash, duke luftuar me vetveten pēr tu ushqyer dhe veshmbathur, por Rama e ka mēndjen te imazhi pornografik i territorit dhe jo te populli qē jeton nē tē.Jrim ndaj njerzimit dhe anti kushtetuese udhēheqja tij diktatoriale.

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kosovar ky

                        kosovar te paskan fluturuar pellumbat

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Dardanet jane kokebole pas Kurtit

                        Kurti e ka vendin ne burg, me pastaj ne Ferr!

                        Përgjigjjuni
                        1. ?
                          ??!!

                          Me këtë artikull Mero, e ke katranosur fare; Maqedonia do "shpërbëhet" Albinin me qe e "ke për zemër" do "humbasi" zgjedhjet, studentët të jurispdencës do "japin" provimin në gjuhën shqipe, pa çka se seminaret dhe studimet i kanë bërë në gjuhën maqedonase?! Po mirë ka sens kjo llogjika juaj?! Universitetin të Tetovës e kanë atje, studimet dhe provimet jepen në gjuhën shqipe! Ku janë shkelur të drejtat...! Boll me kërkesa nacionaliste se u bëm gazi i botës...!! Ato qe kërojn shqiptarët në Maqedoni, kërkojn dhe serbët e veriut të Kosovës dhe çfarë qendrimi duhet të mbajë Albini?! Prandaj mendoj se Albini ka të drejtë, kur thotë të zbatohet kushtetuta në përdorimin e gjuhës.

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Cimi Velania

                            Shqiptaret ne Maqedoni jane 30% serbet ne veri nuk jane as 5%. Kam punuar ne Maqedoni shum kohe po vale antishqiptare si kjo tani kisha me shume se 20 vjet pa pare . Albini si gjithmone vetem per egon e vet se kaproblem ta percaje shqiptarizmin . Albini do hyje ne histori si percaresi me imadh i trojeve shqipfolese . Nuk e akuzoj pertradhetar po per nje narcizist social nacionalist qe nxit turmat einjoranteve

                            Përgjigjjuni
                            1. ?
                              ??!!

                              Cimo! Dukesh qe paske punuar me "regjistrimin e popullsisë në Maqedoni"! Kurse mua më rezultojnë të jenë më shumë se "50%"! Opo ç'na gjeti! Kurse një komentues shkruante " ne shqiptarët në Maqedoni të gjithë flasim maqedonisht, kurse ata, as marin mundimin të mësojnë dy fjalë shqip" Nuk e di se çfarë kërkon të thotë me këtë citim...!!

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Ramadan Halili

                                Zyrtarisht 25% jane . Cimi ka te drejte . Me trego regjistrimet zyrtare dhe ma verteto 50%

                                Përgjigjjuni
                          2. E
                            Enver Xhoha

                            Kurti,demagogu,populisti,mashtruesi dhe përçarësi më i madh i shqiptarëve, andej e ketej kufirit,duke futur nje fryme antishqiptare sidomos kunder shqiptareve te shqiperise.Asnje vot ketij shtremsi qe nuk respekton UÇK e qe e ka kthyer VV si nje çete antishqiptare me trushplare,dallkauk,injorante,hajdut të.pashembullt ne historine e Kosoves.Keta futen frymen e molotoveve,gazit,zjarrit e dhunes ne Kuvendin e Kosoves,dhe ankohen sot per dhunen ne Drenice.Anje votë ketij delenxhiu e te pabesi!

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zaharia Staka

                              Kurti është atdhetar për dallim nga internacionalistët rama dhe baze, që farën shqiptare e zëvendësojn me egjiptian dhe indian. Omer Abazović është haxhi qamili i shekullit XXI. Rroftë Albin Kurti, rroftë populli shqiptar. Vdekje internacionales komuniste që propagon Rama - Baze. Rama kërkon kundërshtar politik injorant të llojit ali ahmeti, hashim thaçi e ramush gomari. Albini është gjeniu që ia prishë planet komunistëve internacionalist.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Rrup Tupi

                                Qenke më rëndë sesa dukesh...po megjithatë vazhdo votoje Kurtin,por mos u jep mend të tjerëve. Sa për Kurtin,ku shkel këmbë e tija ,prapa vjen përçarja e më pas tradhtia.

                                Përgjigjjuni
                              2. S
                                Skender

                                Bash Kurti është Bab Haxhi Qamili i ditëve tona! Ju të VV e quani "bab", si Bab dovleti apo bab haxhi Qamili! Ai është një demagog dhe rrens i madh i Kosovës; kërkon ta sundojë Kosovën plotësisht duke e çuar nga zgjedhja ne zgjedhje! Do marrë mesiguri atë që meriton!!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. O
                                  Oficeri dulles

                                  Kurti kur ishte ne burg ka firmosur si Muli per ti sherbyer UDB serbise

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Rrup Tupi

                                    Kur i thonë babë,pyesin nanat a janë të lumtura.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. k
                                    kris

                                    Cdo e keqe qe ndodh ne Ballkan vjen nga Kurti dhe cdo e mire vjen nga Rama. O Mero se cna merrove filozof i madh ti dole

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dire SStraits ////////////

                                      Albin Kurti ēshtē i gjithi idjot e ka deliriin e madhēshtis ky debil i ler.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. 3
                                        33cm

                                        Mire e ke gruan daku ?

                                        Përgjigjjuni
                                      2. G
                                        Gjergj Kastrioti dv

                                        Shtet kombet do te lylezoje. Globalizmi dhe rajonalizmi jane perpjekje cifute per kooperativizimin e botes dhe vete ata te ishin kryetare kooperative. Fajet shqiptareve nuk ua ka Albini, as micro ski, por Edvini qe paguhet per qeverisje te mire te shqiptareve dhe ne mes te Evropes i quan ata talebane te Evropes! Merushe, nuk te beri pershtypje ty ky fakt?! Apo mjaft qe merrni ca rroga te majme qyl ne administrate publike?! Jepini duart Edvin vllehut o jugu shqiptar! Sot!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. o
                                          o kosovar

                                          ver emrin tend "Mahmut" ca ve nichname gjergj kastrioti

                                          Përgjigjjuni
                                          1. X
                                            Xx

                                            Bravo miku im!

                                            Përgjigjjuni
                                          2. A
                                            Arjan

                                            TE ISHTE GJERGJI GJALLE PLEHRAT SI RAHMUTI DHE SALEHU DHE LEPIRESIT E NDYRE QE NUK KANE LIDHJE ME KOMBIN SHQIPTAR DO TI SHIKOJE SA TE SJELLSHEM DO ISHIN .KJO ESHTE SHPERBERJE E POPULLSISE ,KU E KEQJA SHPERBLEHET SI FITORE.ZGJOHOHU O SHQIPE SE PO U COJNE NE VARR.

                                            Përgjigjjuni
                                          3. G
                                            Gjergj Kastrioti dv

                                            Shtet kombet do te lylezoje. Globalizmi dhe rajonalizmi jane perpjekje cifute per kooperativizimin e botes dhe vete ata te ishin kryetare kooperative. Fajet shqiptareve nuk ua ka Albini, as micro ski, por Edvini qe paguhet per qeverisje te mire te shqiptareve dhe ne mes te Evropes i quan ata talebane te Evropes! Merushe, nuk te beri pershtypje ty ky fakt?! Apo mjaft qe merrni ca rroga te majme qyl ne administrate publike?! Jepini duart Edvin vllehut o jugu shqiptar! Sot!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Albini ka celsat e kashtes

                                              Nuk eshte Albini qe udheheq kosoven po ai i padukshmi i fuqishem pas tij

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Nacionalizem ne part-time

                                                Sipas kutit te nacionalizmit te Meros : Albin Kurti qe votohet e qeveris me Vetvendosje eshte "nacionalist" me thonjza, sepse per Meron ekzemplari i nacionalizmit shqiptar eshte Edi Rama e provuar kjo ne aq takime te perzemerta me Sander Vuckon, madje ne Beograd dhe vetem 3 dite pas ndeshjes skandaloze Serbi-SHQIPERI ku lojtaret tane u nxorren me shkelma nga fusha.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Albin Kurti o dendist intelektual

                                                  Albin Kurti o dendist intelektual...

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    K

                                                    Ne jeten time une nuk kam par asnje populist te ndershem,shikoni Saliun, mashtrues,genjeshtar,I pacipe,asgje nuk eshte e tepert per kete sharlatan,te njejtat i meriton dhe Kurti.Kur erdhi per fushat ne 2021 Kurt koqja te parin qe takoj ne Shqiperi ishte krimineli Sali haleja.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. U
                                                      U

                                                      Popullsia kosovare eshte rurale ne mendesi, kur ngulet ne nje vend,ne rastin konkret mbas bythes se Kurtit,nuk leviz me nga istikami,sepse ju mungn intelekti. Kosova do e vuaj gjat idiotsin e Kurtit.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. B
                                                        Bravooo. Fiks.

                                                        Shkrim real dhe mbi të gjitha është fiks në thelb. Kur do t'i Mero,i zbërthen çështjet në mënyrë të përkryer,kur s'do,gjen probleme bukur shkrimin në akuza korrupsioni

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. i
                                                          ish VV i tmerruar

                                                          Një analizë me komentim perfekt. Barvos BAZE. Tu lumtë vazhdo kështu e hapju sytë analfabetëve fusksional të Kosovës dhe kudo që janë,

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. D
                                                            Demotakercita

                                                            Ne nje shtet artificial vetem poshtersi do te degjosh.A duhet te jetoi kjo lloj Maqedonie? Jo!Ajo duhet te shperbehet se vetem telashe krijon ne cdo moment.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. Nroqi

                                                              Sa me injorante popullsia me kollaj mashtrohet,Kurti ka gjet terrenin e pershtatshem per te genjyer turmat analfabete te Kosoves.Keto turma te paditura ngulin kembe si gomari ne idiotesin e tyre,nuk kan intelekt qe te gjykojn me gjakeftohtesi,prandaj jan Haxhi qamilsa dhe bertasin dum baben.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. N
                                                                N

                                                                Pune koqevarurish,leri ne budallallekun e tyre,Shqiperia zhvillohet ata lusin zotin qe te ken mire babe Haxhi Qamilin, pra KURTIN.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. Y
                                                                  Y

                                                                  Kur koqevarurit e Kurtit te mesojn te flasin dhe te shkruajn shqip atehere Kosova do shpetoj nga Kurt Haxhi Qamili.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. F
                                                                    Fshatari

                                                                    Mjaft na u bete te gjiteh gjoja petriote si Kreshiku i Spahinjve. Nuk shikoni se Kosova ka 28 vjet qe nuk behet dot e pavarur. Luftuan heronjte e UCKse per te zevendesuar nje pushitm me nje tjeter. 28 vjet me miljrada Euro e Dollare dhe nuk bem dot nje shtet qe te jete i pavarur. Te tjerat jane njgarje te vogla qe skane asnje vlere.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      Alfred

                                                                      Mos u merr me tema qe nuk i kupton fare, Mero djali! Asnje fjale per masakren mjedisore ne Akerni!!! Asnje fjale per prostitucionin mediatik te Top-Ch, qe eshte kthyer ne lavatrice rrobash te ndotura, te felliqura nga korrupsioni!!! Sic ndodhi me montazhin e Grides me autointervisten "Karcanaj"!!! Ti Mero e ke patur personazh te rubrikes "Antena brenda familjes" Gride matrapazen!!! Personazhi me nofken "Grigja"!!! Si keni perfunduar keshtu ne nje sofer??? Ushqeheni ne nje canak???... Rrefehu Mero djali!!!.....

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. Q
                                                                        Q

                                                                        Koqevarurit injorant te Albinit do e kuptojn kur huri tju ket hyr i gjithi brenda,he per he ka ngel dhe pak per hy,keshtu qe keto zgjedhje i fiton.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. M
                                                                          Mali

                                                                          Ky kokekatrori kurti vec qeveritar nuk mund te behet! Ky trashamak vetem per te provoking zgjedhje eshte. Nuk e kemi degjuar kurre te meret me problemet e popullit dhe te kosoves. Me budalli pas pacollit ky derdimen.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. A
                                                                            Arbeni

                                                                            Albini,pavatësisht gabimeve të pafalëshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ka bër edhe punë të mira në Kosovë.Mos harroni të dashur komentues se para se të vinte në pushtet VV asnjë polic i Kosovës nuk futej dot në veri.Ndërsa qeveritë e mëparëshme nuk kishin pikë autoriteti në veri;pra nuk e kontrollonin dot veriun.Nuk e ndalonin dot kontrabandën që bënin kriminelët e pjesës,veriore,nuk arrestonin dot kriminelët e minoritetit serb,nuk i mbyllnin dot strukturat paralele të pushtetit që njihnin vetë pushtetin e Beogradit,nuk mbyllnin dot bankat dhe zyrat pistare serbe që punonin ilegalisht pa lejen e qeverisë në Prishtinë.Serbët kanë bllokuar urën mbi Ibër rreth 27 vjet më parë,por Albini ndërtoi edhe dy ura të reja që lidhin jugun me veriun e Mitrovicës.Pra ua dhjeu kriminelëve të Vuçiçit të cilëve Albini ua ka prerë duart.Gjer dje serbët nuk e paguanin energjinë dhe ujin,ndërsa tani e paguajnë.Pra Albini i bëri terbijet këta bij shkinash që hiqeshin si trima.Po në Banjskë çfarë ndodhi ?Pavërësisht se kriminelët serb ardhur nga Sërbia donin të destabilizonin veriun,por policia e Albin Kurtit ua qiu tëmat.Vrau 3 prej kriminelëve dhe plagosi organizatorin e kësaj organizate terroriste.Atje ra edhe një dëshmor i Kosovës,por ja vlejti gjaku i tij i vrarë pabesisht prej armiqëve të shqiptarëve.Edhe asosacionin e komunave serbe nuk e krijoi,por edhe nqse do të krijohet nuk do të ketë kompetenca egzekutive,nuk do të jetë një mini republikë destabilizuese serpska.Statutin e saj do ta bëj qeveria e Kosovës nqse do të krijohet kjo shoqatë e pranuar nga H Thaçi në bisedimet e Vjenës.Pra Albinin duhet ta ktitikojmë për qëndrimin e mbajtur në përkrahje të antishqiptarit Mickovski dhe përçarjen e faktorit politik shqiptar në M Veriut,për nderhyrjen e VV në zgjedhjet në Shqipëri(ku pësoi fiaskon),por duhet t’i njohim edhe meritat dhe gjërat e mira që ka bër.Të rrijmë shtrembër e të flasim të drejtën vëllezër.Merua në këtë rast nuk i njeh asnjë meritë Albinit,gjë që është e gabuar.Edhe z Rama ka gabuar ndaj tij.Pse do ta anulonte mbledhjen e dy qeverive që ishte planifikuar të bëhej në Pejë.E bëri se përkrahte shkëmbimin e veriut me një pjesë të Luginës së Preshevës të propizuar nga Riçard Grinëll i dërguar i Trampit të parë.Albini e kundërshtoi këtë plan dhe Ramës nuk i erdhi mirë e iu kundërvu Albinit.Ishte ndërhyrja vendimtare e kancelares Merkel që tha një jo të prerë se nuk do ketë shkëmbim territoresh në Ballkan dhe bëri mjaft mirë.Ajo ja dhjeu treshes,Thaçi,Rama,Grinëll.Albini nukbëdhtë tradhëtar siç thotë Merua apo dikush tjetër këtu,por duhet të jetë fleksibël në mardhëniet me ata që mundësuan ktijimin e shtetit të Kosovës.

                                                                            Përgjigjjuni

                                                                            Lini një Përgjigje