Deputetët po flasin si ChatGPT, ndërsa populli flet me vete

16 Maj 2026, 16:00Editorial Bjorn Runa

Për këdo që i duhet të ndjekë rregullisht seancat e përjavshme parlamentare, është e pamundur që të mos ketë vënë re një dukuri paksa të pazakontë. Së fundi, shumica e fjalimeve të mbajtura në atë sallë tingëllojnë më të artikuluara dhe shumë më inteligjente se sa po të shkojmë, ndoshta jo më larg se sa një apo dy vite më parë. Kjo sigurisht do të përbënte lajm shumë pozitiv, sikur ky përmirësim i përgjithshëm i nivelit të retorikës së asaj salle të mos kishte ardhur kaq papritur dhe i shpërndarë në mënyrë kaq të barabartë mes thuajse të 140-të anëtarëve të saj.

E gjitha u bë edhe më e dukshme gjatë seancës plenare të kësaj jave ku, fjalime formalisht të ndryshme, nga deputetë të mazhorancës dhe opozitës, tingëllonin thuajse identikë për nga struktura, si të qenë shkruar nga e njëjta dorë.

Sigurisht, me mjetet ekzistuese është e pamundur të thuash me siguri të plotë nëse një fjalim a një tekst është gjeneruar me inteligjencë artificiale, përveç rasteve kur autori kapet me “presh në duar,” gjë që e kemi parë t’i ndodhë në sallën e Kuvendit deputetit demokrat Kleves Balliu. Patjetër që përsëritja e shpeshtë e disa formulave (“Nuk është ‘X’, është ‘Y’”; “Nuk është thjesht ‘X’, është shumë më tepër”; lista që rishfaqen disa herë edhe brenda të njëjtit paragraf), të bëjnë të dyshosh se, edhe nëse nuk është shkruar nga ChatGPT, teksti/fjalimi ka kaluar përmes filtrit të një modeli të tillë gjuhësor.

Por sado argëtuese të jetë ‘kapja në gabim’ e një deputeti, përdorimi prej tyre i inteligjencës artificiale nuk përbën ndonjë skandal në vetvete. Madje, në disa raste mund të jetë dhe ndihmesë, veçanërisht për shpjegime apo përmbledhje dokumentesh komplekse. Fjala vjen, mund të imagjinosh Balliun, Nokën, apo Zegjinenë t’i drejtohen ChatGPT-së me kërkesa të tipit: Ma shpjego reformën administrative sikur të isha pesë vjeç. Për këdo që kërkon realisht të kuptojë diçka komplekse, mjete si ChatGPT apo Claude mund të ndihmojnë.

Problemet fillojnë kur retorika politike i dorëzohet plotësisht modeleve gjuhësore të inteligjencës artificiale.

Rreziku i parë është se deputetët mund të na krijojnë të gjithëve iluzionin se po merren seriozisht me një politikë të caktuar, ndërsa ne s’kemi nga ta dimë nëse e besojnë vërtet atë që thonë, e aq më pak nëse e kuptojnë thelbin e politikës që janë duke mbrojtur.

Rreziku i dytë është siguria. Deputetët shpesh kanë në duar drafte politikash të rëndësishme, apo informacione institucionale, që natyrisht nuk i duhen dhënë si ushqim platformave të inteligjencës artificiale, që ajo më pas t’iu japë fjalimet që ata duan. Kjo, pasi nuk e dimë se ku shkojnë këto të dhëna. Siguria e të dhënave është një nga çështjet më delikate të ditës në të gjithë botën sot dhe ne nuk është se shquhemi për ruajtjen e tyre.

Rreziku i tretë është ajo që ekspertë të fushës i referohen si problemi i kutisë së zezë (Black Box Problem). Askush nuk e di realisht se si funksionojnë në “prapaskenë” shumica e sistemeve të inteligjencës artificiale. Nëse mund ta kuptojmë vendimin e një deputeti nisur nga sjellja dhe paragjykimet që ai/ajo ka shfaqur në të shkuarën, në rastin e këtyre sistemeve, kjo është e pamundur.

Tani, nuk do të qe ndonjë tragjedi sikur deputetët tanë thjesht të tingëllonin më të ditur seç janë në të vërtetë. Shqiptarët i kanë mbijetuar kohërave edhe më sfiduese se këto që po jetojnë. Por, fatkeqësisht, për ne dhe për ata, jetojmë në një demokraci përfaqësuese dhe deputetët nuk zgjidhen në bazë të aftësive intelektuale. Mjafton të marrin frymë dhe të kenë mbështetje popullore dhe për këtë të fundit, njerëzit kanë nevojë të dinë nëse ka ende fije që i lidhin me përfaqësuesit e tyre në parlament. Lidhje që mund të këputen kur deputetët nisin të tingëllojnë si njerëz të cilët nuk i njohin më. Ç’mund të bëjë votuesi kur dëgjon fjalime inteligjente, që nuk i thonë gjë për bindjet dhe sinqeritetin e atij që flet?

Ndoshta po hyjmë në një komedi të çuditshme politike, të ngjashme me anekdotën e famshme të Zizek-ut, për lodrat elektrike të seksit që performojnë me njëra tjetrën, ndërkohë që çifti rri e i sheh, të çliruar nga ankthi i performancës. Në variantin tonë, deputetëve nuk do iu duhet më të debatojnë. Fjalimet e shkruara nga inteligjenca artificiale do të përballen me njëra-tjetrën në sallën e parlamentit, ndërsa përfaqësuesit e zgjedhur rrinë e i dëgjojnë, të çliruar nga barra e rëndë e të menduarit për popullin.

16 Komente

  1. k
    katundari

    Kush eshte ky “ analist “ qe flet brockulla sikur eshte ekspert ne fushen e inteligjences artificiale (IA) dhe jep edhe rreziqet e perdorimit te saj ne fushen e sigurise, ah…na mbuti katundaria dhe idiotizmi…!!!!

    Përgjigjjuni
    1. j
      jjani

      edhe ky gaezetari me chatgpt e ka ber...

      Përgjigjjuni
    2. A
      A. Q.O.

      O Mero! Po ky suedezi më kë flet? Se populli, d. m. th. ne që komentojmë flasim me vete(kemi probleme socio psiqike?), ndërsa deputetët kanë filluar të mësojnë inteligjencën, veç asaj që kanë nga dita e lindjes, si çdo qënie njerëzore. Ke ndonjë detyrim për këtë nanogazetar apo të është mbushur mëndja që ka perspektivë?

      Përgjigjjuni
      1. Ç'thuhet nga BE-ja?

        Eurodeputeti gjerman Tiemo Wölken (nga SPD) pranoi publikisht në vitin 2023 se kishte mbajtur një fjalim të shkruar nga ChatGPT në Parlamentin Europian. Ai madje e quajti “historik”, sepse sipas tij ishte hera e parë që një deputet europian e pranonte hapur këtë gjë. Sipas raportimeve, ai tha se: askush nuk e kuptoi deri në fund që fjalimi ishte shkruar nga AI. Ka edhe raste në Britani ku deputetë kanë pranuar ose janë akuzuar se përdorin ChatGPT për fjalime parlamentare. Për shembull, Mike Reader ka pranuar përdorimin e AI për draftime politike dhe korrespondencë.Më vonë pati raportime se përdorte ChatGPT për përgjigje ndaj qytetarëve. Ulf Kristersson, kryeministri suedez deklaroi publikisht se përdor ChatGPT dhe LeChat për “brainstorming” dhe si “opinion të dytë” për çështje qeveritare. Tom Tugendhat, nuk pranoi vetë përdorim personal për fjalime, por deklaroi publikisht se shumë deputetë britanikë po përdorin ChatGPT për të shkruar fjalime parlamentare dhe “press releases”.Andrew Bailey pranoi përdorimin e Microsoft Copilot për të shkurtuar dhe redaktuar fjalime. _______________________ https://www.heise.de/news/ChatGPT-ChatGPT-sollte-keine-Reden-fuers-EU-Parlament-schreiben-7487706.html? ___________________________ https://www.rnd.de/politik/chatgpt-schrieb-rede-fuer-spd-politiker-niemand-hat-es-gemerkt-5SC2KRI6JFAMTBWJO7ZGHVPVH4.html? _____________________________ https://www.thetimes.com/uk/politics/article/ai-mps-chat-gpt-speeches-gv8mgw7cm? ________________________ https://www.theguardian.com/technology/2025/aug/05/chat-gpt-swedish-pm-ulf-kristersson-under-fire-for-using-ai-in-role? __________________________ https://pl.euronews.com/next/2025/08/07/premier-szwecji-korzysta-z-chatagpt-czy-politycy-powinni-uzywac-ai? ___________________________ https://www.thetimes.com/uk/politics/article/bank-england-governor-ai-speeches-pfsh5kxrj?

        Përgjigjjuni
        1. P
          Perfekt

          Ta paska pergatit komentin ChatGpt. Po te duash, te jap dhe argumentin se ku e mbeshtes kete konklizion. Te pakten ta kishe perpunuar pak komentin dhe mos ta kishe bo "copy/paste".

          Përgjigjjuni
        2. a
          arbër

          Respekte z Runa ,shkrim me shume vlerë dhe realist.Problem me I madh se ,vetë niveli intelektuaI I "lojtarëve" ne fushen e parlamentit eshte tek "seleksionuesit " e këtyre skuadrave .Dy udheheqesit e dashur , edi dhe saliu do te duhej te lejonin vetem ,shumë pak ,meritokraci te vertetë ne rradhet e partive te tyre ne menyre që të fillojne te levizin pak ujerat e ndenjura te elitave tona politike .Por kjo veshtire te ndodhi.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lomi

            Keshtu ndodh gjithnje kur karoca ecen perpara kalit,ndonese kam rezervat e mia per kete editorial sepse jam i bindur qe Mul Nokeve nuk u ka ardhur koha akoma te perdorin Chat.GPT.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gazetari

              Edhe ketu ne Tema shpesh botohen shkrime apo edhe komente me chatgpt. Jane lehtesisht te dukshme, nuk thone asgje te vecante por kane nje te perbashket nuk lexohen me shume se disa rrjeshta apo te degjohen me shume se disa sekonda.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Perfekt

                Madje dhe KY artikull eshte I harruar nga AI

                Përgjigjjuni
              2. L
                LEKA

                Nga e ke këtë ekspertin një herë në javë,nga soji tënd apo i gruas?Për vete bëje pushimin javor,por mos na fut në siklet me këto editoriale medokre.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Perfekt

                  Bjorn, edhe ti me AI e paske oergatitur artikullin. Eshte lehtesisht e kuptueshme. Kjo e Ben artikullin e "ftohte" dhe te lodhshem. Nuk arrita ta lexoj deri ne fund Per mendimin tim, mëse do dilte AI force politikes, une do ta votoja. Perse ? Sepse nje force e tille politike ka ne "filozifi" problemin dhe nuk ka synim pushtetin.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lexuesi

                    Atëherë, sipas Z.Runa, Inteligjenca Artificiale duhet nxjerrë jashtë ligjit?!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Perfekt

                      Deputeti qe pergatit fjalimin me AI, mund te duket shumë i forte në monolog, por do duket shume i dobët në dialog. Po ta provokosh me pyetje, ai nuk do te dije të reagojë. Do shmanget. Se nuk do te thote dot qe "prit te pyes pak AI"!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. Y
                        Ymer Abazi

                        TemA i fut ndonje editorial nga Bjorn Runa 1 here ne jave sa ti jape Meros nje dite pushim te mbushet me fryme qe te grije sallate pastaj gjithe javen kunder Saliut me ndonje pauz per Albin Kurtin.

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Cope cope

                          Ke te drejte Mero, shiko psh sa avokat i zoti e i artikuluar duket Plarent Ndreca kohet e fundit! Krahasoje me sa idiot dhe modest ne sensin e injorances juridike por dhe qytetare ishte para nja dy vitesh! Duket sikur e ka mbaruar juridikun çer se dyti! Po ti thuash qe ato qe shkruan ne fb e tij apo te gazeta jote, ti thotë me goje nuk eshte ne gjendje te riprodhoje as 5%!!! Prandaj mos u qaj per deputetet se dhe keta " miqte" e tu nje mut jane

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mire Mire

                            Ja thelbi i artikullit per ata qe thone se nuk kane durim te lexojne deri ne fusn:..."përfaqësuesit e zgjedhur rrinë e i dëgjojnë, të çliruar nga barra e rëndë e të menduarit për popullin.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje