Për foltoren, socialistët dhe ata që pyesin: Po populli ku është

27 Nëntor 2025, 14:20Blog Nga Adrian Thano

Shpesh dëgjojmë se shqiptarët “nuk ngrihen”, “nuk protestojnë”, “nuk reagojnë”. Por kjo është vetëm një nga ato mite që politika, në të gjitha ngjyrat e saj e ushqen për t’u vetëjustifikuar.

E vërteta është e thjeshtë dhe brutale: shqiptarët kanë protestuar. Dhe janë vrarë për këtë. Ajo që po ndodh nuk është mungesë reagimi. Është një reagim më i thellë, më i ftohtë: ikja.

Ikja është një akt politik. Kur qindra mijëra të rinj dhe familje lënë vendin, ata nuk kërkojnë vetëm një jetë më të mirë. Po i dërgojnë politikës shqiptare një mesazh që s’ka asnjë nevojë për megafon: “Nuk ju besojmë më”.

Ikja është vota më e qartë kundër një klase politike që prej 30 vitesh nuk është në gjendje të prodhojë siguri për të nesërmen, të ushqejë ndjenjën se përpjekja e ndershme të çon diku. Ikja është një lloj referendumi i heshtur, ku kutitë e votimit janë aeroportet dhe portet.

Protesta klasike kërkon guxim, por protesta e ikjes është heqja dorë nga besimi se ky vend mund të ndryshojë përmes partive të sotme, përmes liderëve të sotëm apo institucioneve të sotme që qytetarët nuk i shohin më si të tyre.

Ne jemi popull i rraskapitur nga tradhtia. 21 janari ishte kulmi i një zemërimi popullor ndaj korrupsionit dhe arrogancës së pushtetit. Doli populli, pa thika, pa armë. Doli vetëm me zhgënjimin. Dhe çfarë ndodhi? U vra me plumba. Për çfarë? Për të parë pastaj se si partia që i ngriti ata në protestë dhe partia që ishte akuzuar për korrupsion bashkuan duart, më pas në qeverisje të përbashkët sikur gjaku i protestuesve të mos kishte rëndësi.

A duhet që sot njerëzit të kthehen prapë në shesh, të rrihen, të goditen me gaz lotsjellës, të vriten? Për çfarë? Për një opozitë që nuk jep asnjë garanci se është ndryshe nga pushteti që denoncon?

Shqiptarët nuk ikin se nuk dinë të protestojnë. Shqiptarët ikin sepse nuk i besojnë më askujt. Çfarë ironi e hidhur që njeriu nën mandatin e të cilit u vra protesta më e madhe qytetare në 30 vjet, 21 Janari, sot ankohet se “shqiptarët nuk protestojnë më”. Është absurde të kërkosh turmën që vetë e vrave. Nëse ky paradoks i shpëton atij apo atyre që sot vajtojnë mungesën e popullit në protesta, atëherë problemi nuk është tek populli, por tek kjo “elitë politike” që nuk e marrka vesh se heshtja është plagë që e kanë shkaktuar vetë.

Në një kënd të majtë politik, ikja është edhe simptomë e një sëmundje të vjetër: mungesa e shtetit social, deformimi i plotë i solidaritetit shoqëror. Në një vend të qeverisur nga një parti që e quan veten socialiste, arsimi, shëndetësia, rendi, siguria janë zhveshur nga funksioni i tyre publik dhe janë kthyer në shërbime të cilat u jepen vetëm atyre që kanë mundësi të paguajnë. Paraja është bërë “fe” kombëtare. Në këtë terren pabarazie, ku shteti tërhiqet dhe qytetari lihet vetëm, pse çuditemi nga ikja? Është pasojë direkte e një “socializmi” që të tillë ka vetëm emrin, sepse i ka braktisur njerëzit shumë përpara se njerëzit ta braktisnin vendin.

Pra kë të zgjedhësh? E ashtuquajtura e djathtë mbron interesat e një grushti, më saktë të një familje. E ashtuquajtura e majtë përfundoi duke ndërtuar një elitë të re privilegjesh. Partitë e reja që duhej të sillnin çarjen e murit, u konsumuan shpejt në personalizma, pazare të vogla, mungesë vizioni. Populli ka vetëm daljen.

Këtu qëndron drama e madhe: ikja është protestë, por është edhe një dorëzim kolektiv. Është një protestë që dëmton pikërisht atë që kërkon të mbrojë: fabrikat e mendjeve, duarve, të ardhmen.

Por i ikuri nuk është i pabesë. I ikuri është dikush që ka kuptuar se sistemi nuk ka ndërmend të ndryshojë, se rotacioni është një mashtrim i vjetër, se politika shqiptare është riorganizim kastash.

A do të rikthehet protesta klasike? Më shumë sesa një pyetje, kjo është një dilemë thelbësore. A ka një pikë ku një popull e kupton se largimi është vetëm një arratisje, jo një zgjidhje? A ka një pikë ku angazhimi kolektiv (ajo që e majta e quan “dinjitet social”) rikthehet për të kërkuar një shtet që funksionon?

Kjo do të varet nga një faktor i vetëm:
A do të lindë ndonjëherë një opozitë që frymëzon, jo vetëm instrumentalizon?
Deri atëherë, aeroportet do të mbeten sheshet tona të protestës, të qeta, të rregullta, të heshtura, por më politike se çdo miting apo foltore.

8 Komente

  1. P
    Popull konservator

    Populli yne eshte konservator, nuk ben gojore.... Ndaj nuk eshte aty...

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oficeri dulles

      Nuk ka nevoje per koment

      Përgjigjjuni
      1. T
        Treni

        Saktë por po le një detaj shumë të rëndësishëm, që pak kanë këllqe ta pranojnë publikisht: fakti që shumica e shqiptarëve janë njerëz të ligj. Ka njerëz të mirë gjithashtu, por janë pakicë. Duke ia trasmetuar gjithë mëkatet politikanëve, shqiptarët kalojnë në katarsis duke shmangur mëkatet e tyre te "kurbani", kështu mund të flejnë të qetë natën. Kaq vend i vogël, kaq shumë kriminelë, hajdut e vrasës. Kanë ikur njerëz të mirë, por edhe andej i mbushim burgjet sapo prekim tokën buajtëse. Nga një popull i ligë, mos prit elitë të shëndrritshme. Por asnjë nuk ka tope ta pranojë publikisht që jemi njerëz mu...

        Përgjigjjuni
        1. M
          Malua

          Cdo gje e shkruar e drejt,po ne kemi qen qe protestuam dhe ne 21 Janar,por aty besoj ishte fundi,per arsyet e lartpermendura.Tani ka ndryshuar cdo gje e nuk eshte se ka me as njerez per te protestuar edhe as qe te kene besim se do dali nje politikan qe do beje mire per Shqiperine,ka ngelur vetem te themi ta gezojne ata qe e kan kapur edhe nqse do vij ndonje popull tjeter,se per shqiptar nuk eshte me e mundur te ket zhvillim ketu.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emigrant

            Super shkrim. Ndoshta sepse me prek se afërmi. ❤️

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tahipi

              Mos beni kot sofizma ketu. Qe nga 44 e keni Shqiperine. Qe atehere e filluat zbrazjen. 31 firmetaret e pavarsise i pushkatuat,burgoset apo i late te vdisnin burgjeve. Me dhjetra mijera moren arratine dhe lehesit e kurves i quanin "mergata e qyqeve". Mijera i burgoset ,i vrate,i persekutuat per 50 vjet. E çuat vendin ne falimentim total. Po soji i juaj i quante "jashteqitja e kombit" ata qe po arratiseshin te lemerisur nga kafsheria e bere shtet. Asnje falje,asnje pendese por lufte e pakompromis per te mbajtur pushtetin. Dhe doren perfundimtare ja dhate pas 2013. Asnje PD-ist,malok,çeçene,alpin ne administrate. Dhe tani qenkeni shqetesuar? Ne te semes ju dhe haleja qe ndertuat.

              Përgjigjjuni
              1. s
                shori

                Muti, nuk behet byrek dhe po te behet, nuk hahet...(!?)

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hajdutet jane pa moral.

                  Keto 35 vite politika ka prodhuar kriminalitet, korrupsion galopant, gjendje e mjerueshme e pensionisteve. Edhe ato pak te mira qe ka bere PS, nuk hyjne ne sy se i mbyt vjedhje cdo sekonte. Nuk ju kane lezet festat qe festoni, sa per sy e faqe.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje