Po luhet filmi i dytë ‘Sypeshkaqeni’

30 Prill 2025, 13:39Blog Nga Frrok Çupi

Po luhet filmi i dytë ‘Sypeshkaqeni’

Filmi i parë i kushtohej aktit mizor të kryer nga kryeministri dhe Familja. Aty mbetën të vdekur e djegur 26 njerëz; u plagosën mbi 200 dhe të pastrehë aq shumë njerëz sa nuk mund të rënkonin para mizorisë me trupa të vdekur. Në fjalorin e zakonshëm shqip ky film quhet ‘Sypeshkaqeni’, për arsye se autorët e quajtën me këtë nofkë djalin e kryeministrit. Ndryshe, titulli ‘War Dog’.

Ndërsa filmi i dytë mund të titullohet ‘Syseci’, por edhe ky ka të njëjtin subjekt e të njëjtët autorë. Syseci do të quhet për shkakun formal se në këtë rast shfaqet Shkëlzeni me emrin Nuredin Seci.

Filmi i parë që i kushtohet ngjarjes tragjike të 15 marsit 2008, dhe filmi i dytë që sapo nis të luhet, kanë qëllime të kundërt me njëri tjetrin, në dukje: Ndërsa ‘Sypeshkaqeni’ hapi një krater të frikshëm në tokë teksa kreu shpërthimin e mijëra tonë predha të kalibrave më të fuqishëm dhe ua hodhi njerëzve të gjallë si ‘djallin e qiellit’, filmi i dytë ka qëllimin e kundërt.

‘Syseci’ ka për qëllim që me paratë e grabitura Kryeministër dhe Bir, të vijnë të kërrejnë varret dhe me to të mbushin kraterin e hapur në vitin 2008. Pas kësaj nuk do të ketë më asnjë zë që të kërkojë shpagim apo drejtësi për viktimat e Gërdecit. ‘Gërdeci’ është emri i fshatit që u shkatërrua nga familja e kryeministër, jo më shumë se 20 kilometra larg monumentit të Skënderbeut në kryeqytet.

Me rastin ‘Sypeshkaqeni’ familja e kryeministrit fitoi miliona. Tani në filmin e dytë ‘Syseci’, 6 nga qindra miliona të grabitura popullit nga familja e kryeministrit, po shkojnë ‘për të blerë Amerikën’ me qëllim që ‘të sjellë prapë familjen kryeministrore Berisha me mision t’u rrjepë lëkurën shqiptarëve’.

‘Syseci’ është vetëm kodi tragjedisë së projektuar. Vetë ai është një refugjat tropojan që shtyn jetën në pesë metër katror në Amerikë, por që ka pranuar të luajë rolin kryesor në filmin e dytë. Ka firmosur letrën si garant se ‘nëse Saliu nuk i dorëzon 6 milionë në Amerikë, ja ku më keni mua!’.

Kaq e thjeshtë është gjëja: Miliona dollarë që Saliu kryeministër ua grabiti njerëzve në Shqipëri, duke paguar Amerikën me po ata para, do të kthehet të vrasë ata që kanë mbetur, t’i dhunojë të gjithë, tu prishë vendin e tua djegë, t’i fusë në konflikt, t’i përdhosë. 6 milionë janë vetë një thërrime mes milionave që ka grabitur e fshehur Familja.

Ky është qëllimi, paraja e njerëzve të mbysë njerëzimin. Në fund të filmit do të ketë pak spektatorë.

Në të dy filmat, si Sypeskaqeni edhe Syseci, ka dhjetëra elementë të ngjashëm si ‘pika e gjakut’ siç e ka qejf familja kryeministrore.

E para se si në të parin edhe në të dytin, filmi tregon gjyqe me pagesa shumë të larta, po në Amerikë. Shkëlzeni (alias Sypeshakqeni), pagoi miliona në gjyq kundër gazetarit Gay Lawson që shkroi librin nga ku doli filmi. Syseci po paguan miliona dollarë për t’i shlyer njollën e turpit e të krimit baba Saliut; edhe këtu punë gjyqesh e mashtrimesh.

Vetë Amerika, arena e filmave, e ka shpallur ‘të korruptuar dhe të rrezikshëm për demokracinë’.

Si në filmin e parë edhe në të dytin, njësoj zhvillohet skllavëria. ‘Familja’ skllavopronare, pasi ‘ka shirë’ në kurrizin e popullit shqiptar dhe sot është miliarder me lëkurët e tyre, tani tenton të marrë vulë amerikane dhe t’ua ngjisë në plagët e vjetra.

Në ‘Sypeshkaqeni’ kishte personazhe që ‘vriteshin në gjueti’ nga Familja, pse ishin ‘pro amerikanë’; te ‘Syseci’ do të vriten të gjithë ata që deri më sot janë ‘pro amerikanë’.

Filmi i parë ia nxiu fytyrën Amerikës me ‘fishekë të prodhimit kinez’, mashtrim për botën në emër të superfuqisë. Skenari i dytë do të jetë Familje që shfaqet para botës dhe trumbeton: ‘E blemë presidentin tonë Tramp…, e blemë edhe Drejtësinë!’.

Me të njëjtën lëvizje skenike si në filmin e parë:

‘Në qoshe të tavolinës qëndronte ulur një djalosh me sy të akullt si të peshkaqenit, i cili nuk fliste. Ishte djali i kryeministrit, një anëtar i ‘Familjes’.

29 Komente

  1. V
    Vala

    Kete radhe me duket se do e hane te semes. Jo nga Duman damllaja, por nga amerikanet qe do u rjepin miljonat e do I lene per riza te zotit udheve te botes. Sepse keshtu I do mushka drute.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muli dora vetë

      Për një gjë do më vinte keq . Paratë janë të shqiptarëve, gjynah ti marrin gringot. Por për Berishën do e bëja një përjashtim.

      Përgjigjjuni
    2. Y
      Y

      Saliu duke e quajtur Trumpin si veten e tij nendoj se me $6milion mund te blej administrate amerikane. Ne se ja del atehere dhe Amerika qenka si ish shteti rrumpall i Saliut.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Do te ishte mire ky shkrim te perkthehej ne anglisht dhe te publikohej ne ndonje nga mediat e medha amerikane.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Medet

          E sigurt eshte se dy njerezve do ju binte PIKA nqs se fiton PD -ja. Kta jane Meroja dhe Frrok Marrja. Them Marrja se nuk ka si spjegohet shpirtligesia e robit drri ne kte pike sa te manipuloje ne çdo fjali qe shkruan dhe te rrezatoje vetem Urrejtje ne çdo shkrim per ate Parti. Berisha ndoshta koston me te madhe politike qe i rri si barre e ka faktin se LEJOI malesoret , nga e gjithe Shqiperia , jo vetem nga veriu qe te shperngulen dhe te “ ZAPTOJNE “ toka e troje ne qytete. Pra edhe shuuume bashkepatriote te Frrok Marres jetojne fale kti krimi te Berishes ne qytete sot kur Edi dhe PS -ja do i donte akoma neper malet e veriut ( por siq thashe edhe nga pjesa tjeter e Vendit) te kullosnin bagetine. Dhe FUSHORI Frrok Marrja mbeshtet kte person dhe kte Parti qe i quan Maloke, zdromsa , çyryke, njerez me bisht , se ky Marrja eshte tani jo me Frroku , (Preçi , Doçi e Lleshi e… ), por eshte Kristaqi por e kane pas ngaterruar ne Maternitet.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Endri

            Malok gju bull fushor nuk behesh kurre.Komenti yt tregon qe maloket si ty ndjehen inferior megjithese keni zbritur focerisht ne tokat e tjetrit dhe po forcerisht mundoheni tu imponoheni vendalinjve.Aq poshte dhe te piset ndjeheni saqe dhe te vdekurve u bini me qafe.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luani

              O mehdet bytha

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labi

                Mo u irritoni se duket qe “Medet” e ka komentin vetem per Frrok Çupin. Mbase e njeh mire.

                Përgjigjjuni
              2. J
                Juristi pensionist

                Medet për ty o Medet! Medet edhe për kombin tonë që ka një kryekriminel në krye të një partie politkë, Sali Shpellar Berishën dhe, antishqiptarë si puna e jote që e mbështesin atë.

                Përgjigjjuni
                1. 2
                  26 maji akuzon

                  "Malokët" nuk zaptuan toka por morën tokat që i kishin paguar me gjakun dhe me floririn që nxorrën në minierat e kromit dhe të bakrit. Pa gjakun dhe floririn e tyre Myzeqeja, Zadrima, Mamurrasi, këneta e Durrësit... sot do të ishin kënetë.

                  Përgjigjjuni
                2. V
                  Vladimir Kalaja

                  Pse nuk shikoni "Sypeshkaqenin" Shehu. Tritan Shehu 80 vjec behet perseri deputet. I vellai i tij Eno Shehu 70 vjec, vazhdon te vjedhe shendetesine me projektet e huaja. Nuk ka pension per keta njerez.

                  Përgjigjjuni
                  1. x
                    xhimi

                    Eno eshte me shume se 70 vjec. E mbaj mend nga fakulteti i Minierave ne vitet 70'. Bixhozxhi i lindur por cun i mire Nuk e dija qe punoka akoma.

                    Përgjigjjuni
                  2. X
                    Xhaxhi Naqiu

                    Kjo histori eshte vaj medet KY sikur u shpall non grata per blerje te gjyqtareve dhe prokuroreve nga Amerika Tashti ka rritur dozen do te bleje Departamentin Amerikan Keta Jane te marre Duan te heqin akuzen e rryshfetit duke dhene rryshfet

                    Përgjigjjuni
                    1. "
                      "BOHOTINA"

                      Bravo Frrok, si gjithnje i vertete, i kuptueshwem dhe mjaft i bukur per t' u lexuar. Ke stil te ve#ante ne tregimin e ngjarjeve. Bukur mire ...

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kris

                        Perderisa kemi nje shtet qe ka vene breket ne koke Saliu ben jo filma por Seriale.Pronar mjekercjapi I rilindjes regjizor sypeshkaqeni

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mugosha-Popovic-Dulle-Stalin-Mao

                          Po ti mor LLULLE qe ke 80 e ca Vjet qe lue kaq mjeshterisht rolin e LLULLES nen tavoline?!...apo keni gjet shesh e bani p'shesh...fajet i kemi ne moj kolere sllavokomuniste qe ju durojme ju monstrave..Frrok LLULLA me pseudonim thithje...bej fllad PENICILLINES

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            Oficeri dulles

                            Pasi Trumpi e qiu Salen ky i fundit pagoi 6 milion dollare per tu shperqire

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Armendi:

                              Përgëzime Frrok,je nga ato pak personalitete publike që vazhdon me prudenc të veçant të stigmatizosh kriminelin,kusarin e ngordhjen morale të quejtur Sali Berisha.Ky kriminel e ka helmuar këtë shoqëri.

                              Përgjigjjuni
                              1. g
                                goni

                                Kjo është e vërtetë se ishte krim madhor por SPAK po e mban me dorë......

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve

                                  Frrocko ka ndenjur para pasqyres kur ka shkruar kete skenar filmi me Sypeshkaqen .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mara emigrante ne Itali

                                    Kris shiko mjekren tende qe e ke si bisht miu , te lash gojen kur ze Edin me gojen tende si hale o injorant qe I beni hije tokes .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kris

                                      E mban mend moj Mare Shkerdhimin e pare S’ish nje o i shkrete Por mbi 200 vete Dhe mu rrit fama Bekuar nga Rama

                                      Përgjigjjuni
                                    2. 1
                                      1

                                      MEDET.Faji i Saliut nuk qendron qe solli malesoret poshte, se dhe ata njerez jane por faji i Saliut ishte qe lejoi firmat piramidale,beri dhe lejoi 97,beri Gerdecin.Keto jane faje.Pse si permend ti zoteri?Sa per ate qe malesoret zune troje ne qytete normale duhet te ishte te lironin tokat ku ishin ,jo ti mbanin dhe ato dhe keto qe zune.MEDET. Saliu i ka bere shum deme vendit,me teper dhe se ci ka bere pushtuesi

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dardani i Ri

                                        Z. Çupi, nëse ka një patriot të mençur, të ditur dhe patriot shipfolës, i pari jeni ju. Urime të përzemërta!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Trapajane hesapi

                                          Perfitojne nga rasti ti bej thirrje Drejtesise:-lironi nga burgu vrasesit, Nuredinet, Capjat, etj. Nese nuk doni te gjukoni Sali kryekrimineli, mbi te cilin rendojne mbi 4 mije te vrare, njerezve te PAFAJSHEM, pse denoni Ata qe Kane vrare 3 apo 5 veta, madje te fajshem si kriminel e, vrase? Ne fund te fundi Kane vrare njeriu tjetrin, Kane pastruar shoqerine nga vrasesit e kriminel. Osé denoni te gjithe, OSE lirojini. Pra... te gjithe te barabarte para ligjit.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Bravo Frroku me shoke

                                            Lajmi i Fundit Thuhes se Frroku ka bere gati nje thes me dokumente gati per ti dorezuar ne SPAK. Por ndryshe nga shkrimet ku mund te thote çte doje tani e ka marre seriozisht , ka mbledhur FAKTE dhe PROVA dhe si duket Saliu ska nga luan me. Mendohet se ekipi i tij , avokatet Ngjela e Beqiri, gazetaret Pata Rosa , lapordhaja , Doçi , Vangjeli Batoni , po punojne shume qe padija te jete gati para dates 11 maj. Prisni se skeni pare gje akoma. Mjaft me me llafe boshe.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Lajmetari

                                              Froqi ja ke fut kot.Po barqet e avioneve qe vinin naten e mbusheshin nga ushtaret e gardes se republikes per te mos rene ne sy ,me destinacion Afganstanin kush i sillte apo Berisha.Mos u tallni me memorrjen e ketij populli qe beji 97,Gerdec,2008,2011 vetem pa BBRryp mos e le.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Lexuesi

                                                More, po ku është ambasada amerikane? Pse s'po ndihet as për zgjedhjet, as për këto gjëma? Mos kanë ikur fare? Apo Trampi do ta zhdamkosë Berishën në emër të demokracisë që do sjellë ky në Shqipëri, prandaj ambasadës i është mbyllur goja??????

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Drini Bardhë.

                                                  Shypi politik,letrar kulturor e ka humbur rolin edukativ shoqëror e patriotik.Por falë burrave e djemve me kurajo si dhe Z Frrok përfaqsues i trimërisë kulturore ,analizave me nivel për problemet sociale që ka vendi luajnë rol emancipues për zgjim patriotik e social. Denoncimi i ideatorittë ligësive e atij pak taborri që i shkon pas është thirrje alarmuese e planeve që kurdis S.Berisha nëpër skuta,ai është një hap para për të mohuar zhbërë të vërtetën.Me teorinë e Maocedunit fshati të rrethojë Qytetet krijon përplasje pa princip vetëm duke ikurajua idenë se Paraja nxirret me ç'të mundesh vrasje grabitje shmangie taksash duke e çuar ekonominë në zgrip.Partitë politike vllazërojnë njerzit me evolucion progresiv kulturë bashkëjetesë ky në mes të ditës propagandon dhunë fizike kundër institucioneve Rendit drejtësisë siç denoncohet mëlart nga shumica shkimeve .Konkluzioni ky përbën rrezik shoqëror,ky e di që është bërë i frikshëm për idetë çorientuese pa sigurinë për të ardhmen duke krijuar një depresion shoqërisë që përbën objekt për vëzhuesit sociologët .Uroj dhe dëshiroj mos ja pafshim fytyrën duke marrë pjesë sa më shumë denoncues. Një pyetje shtroj në Amorikë nuk çohen 100 dollarë pa burimin.E pra këtu bangat jonë Lavatriçe a nuk përbën objekt.

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje