Pse nuk iu bën përshtypje fantazma prej gjashtë milion dollarësh që ka paguar Berisha?

29 Prill 2025, 18:06Blog TEMA
Pse nuk iu bën përshtypje fantazma prej gjashtë milion

Nga Spartak Ngjela

Ka dy ditë që flitet për një fantazmë prej gjashtë milion dollarësh që qarkullon nëpër dejet e sëmura të Partisë Demokratike.

Por shqiptarët, si edhe shtypi nuk ndiejnë ndonjë shqetësim, edhe pse kanë shkruar për këtë çështje.

E si mund të ndiejnë shqetësim kur e dinë se këta kanë qenë dhe janë politikanët e lartë të Shqipërisë në 30 vite rresht.

Dhe koha ecën me ta vijimisht, prandaj shqiptarët me të drejtë thonë: nuk kemi se çfarë t'iu bëjmë, sepse kështu janë të gjithë.

Dhe koha jonë, përderisa është e pushtuar me këtë psikikë, kuptohet se nuk do të ketë zhvillim.

0Po si e ka zgjidhur  Perëndimi i lartë e i zhvilluar këtë çështe morale, sepse, sipas historisë, është e provuar se edhe ata shtete që sot e kanë vendosur drejtësinë, në fillimet e tyre mes korrupsionit kanë kaluar.

Po, mes korrupsionit kanë kaluar, dhe prandaj njerëzit e mëdhenj të tyre e kuptuan sak, e vendosën dhe e zhvilluan në sistem teorinë e madhe që, korrupsioni dhe abuzimi shtetëror luftohen vetëm me një pushtet gjyqësor të drejtë dhe të pakorruptuar.

Dhe prandaj përgjigjja jonë për këtë çështje është: nëse nuk do ta mposhtim dot korrupsionin, ne shqiptarët nuk do të kemi të ardhme.

Nëse shtetin e ka pushtuar korrupsioni i lartë i pushtetarëve që vinë e ikin me mendjen, jo te Shqipëria dhe shqiptarët, por te paraja që mund t'ia përvetësojnë edhe shtetit, edhe shqiptarëve, gji sigurisht që gjithçka do të ecë në krim dhe padrejtësi.

2 Komente

  1. D
    Dajti

    Taku,ata 30-35% e shqiptareve qe I shkojn nga mbrapa Sali kriminelit fjala cyryk qe perdor Edi Rama eshte shume e but,ata jan o idiot noterik ose specie e ndyt si Saliu.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Odi

      Kush të flasë zoti Ngjela? Ata që e financojnë ,si kur ka qenë ne pushtet dhe tani ne opozitë ,janë biznesmenë oligarkë,bota e nendheshme e krimit,drejtèsia që nuk doli aq e pastër nga vetingu dhe mbeturina të tjera te shoqerise shqiptare post komuniste .Mbi të gjitha ,shtypi qe ka degraduar në mènyrë të frikshme në degjenerim dhe mafie

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje