Prapa pyetjes: A duhet të këndohet në stadium për Adem Jasharin?

23 Dhjetor 2023, 12:10Blog TEMA
Prapa pyetjes: A duhet të këndohet në stadium për Adem

Nga Çapajev Gjokutaj

A bën sens që një këngë për Adem Jasharin të këndohet në kor nga mijëra tifozë gjatë ndeshjeve të kombëtares në “Air Albania”? Këtë pyetje e has shpesh muajt e fundit në rrjetet sociale dhe më gjerë. Me pak përpjekje sheh se diskutimi shpreh, por edhe fsheh, një larmi pikëpamjesh, mentalitetesh dhe interesash.

1. Diskutimi ka lindur në një terren konkret. Qysh gjatë ndeshjes së tetorit kundër kombëtares çeke, tifozët kanë nisur këndojnë masivisht e njëzëri këngën “Mora fjalë” të Naim Gjoshit, e bërë e njohur nga interpretimi i Shkurte Fejzës, qysh në vitin 2002. Ata që përpiqen ta kritikojnë apo, mos o Zot, të sugjerojnë ndalimin e kësaj kënge në stadium, sjellin një varg argumentesh të tipit Adem Jashari është hero i shquar po nuk ka kurrfarë lidhje me sportin, për më tepër është kosovar dhe vështirë se përfaqëson gjithë kombin, siç duhet të bëjë një këngë për Kombëtaren e Republikës së Shqipërisë.

Këtij shqetësimi të rrafshit etnik vijnë dhe i shtojnë një tjetër, të rrafshit moral: stadiumet janë vende që prestojnë për shkarkim emocional, britma e dhunë. Historia e Adem Jasharit me një familje të tërë të vrarë, përfshirë dhe fëmijë e foshnja, mund të nxisë agresivitetin e turmës. Vazhdojnë pastaj argumente të rrafshit estetik si kënga është e dobët, tej mase folklorike etj., etj..

Një pjesë e atyre që janë kundër të kënduarit të kësaj kënge në stadium artikulojnë edhe një argument të natyrës menaxheriale: nuk kanë faj tifozët, thonë, fajin e kanë organizatorët që përsëritën e ripërsëritën në altoparlant këngën e Adem Jasharit, po të ishin treguar më largpamës e të kishin zgjedhur një këngë tjetër, më përfaqësuese në rrafsh etik, më argëtuese e më pak luftarake në rrafsh etik dhe më të arrirë në rrafsh estetik, edhe tifozeria do të kënaqej edhe shqetësime s’do kishte.

2. Gjithë argumentet e mësipërme janë të diskutueshme dhe në disa elementë nuk qëndrojnë. Për lehtësi shtjellimi le ta nisim nga fundi, argumenti i rrafshit menaxherial. Tifozeria nuk është plastelinë që mund të menaxhohet si duan menaxherët e stadiumit apo edhe autoritet e federatës, nuk pranon automatikisht çdo këngë që i ofrohet dhe që amplifikohet nga qendra e zërit.

Jo shumë vite më parë, fjala vjen, u bënë përpjekje që kënga “O flamuri më i bukur në botë”, e porsakompozuar posaçërisht, të bëhej masive e të këndohej në kor nga tifozeria e kombëtares. Përpjekja, megjithëse e mirëmenduar, nuk ngjiti. Arsyet mund të jenë të ndryshme, por ajo që na intereson për këtë shtjellim është fakti se tifozeritë, për vetë natyrën e tyre nuk para e durojnë tutelën.

Kjo prirje thuajse e përhershme shfaqet më me forcë në ditët tona, kur thuajse e gjithë bota jeton krizën e autoritetit, ndaj dhe tifozeritë nuk pëlqejnë të veprojnë në bazë direktivash nga jashtë dhe aq më pak nga lart, kurdo e kudo parapëlqejnë spontanitetin, mëndjetjetërsinë dhe, pse jo, edhe rebelimin. Prirja për t’i ikur kontrollit të kujton një tjetër arsye pse tifozeria e kombëtares nuk pyet ç’thonë, ata që janë kundër këndimit të këngës së Adem Jasharit në stadium.

Kundërvënia mes dy palëve buron nga fakti se kemi të bëjmë me dy këndvështrime të ndryshme, tifozeria i qaset këngës nga pozita emocionale, kurse ata që diskutojnë e kundërshtojnë i qasen nga pozita racionale. Dhe dihet se pika nga e vështron një gjë ka shumë rëndësi, madje krijon imazhin, thonë disa semiologë.

Tifozi nuk shkon në stadium për të menduar a filozofuar, vete që të argëtohet, të emocionohet dhe, pse jo edhe të shkarkojë a të shfryjë. Për t’i arritur këto priret të bëhet pjesë e turmës dhe të brohorasë a mundësisht të këndojë njëzëri me mijëra të tjerë. Kënga e Naim Gjoshit preston të këndohet horazi se ka një vijë melodike të thjeshtë, pa shumë ulje e ngritje dhe ndërlikime profesionistësh. Veç kësaj, teksti mësohet lehtë e pa sforco, ngaqë ndikojnë një varg tiparesh stilistike si strukturat simetrike, që pasojnë njëra-tjetrën të tipit “mora fjalë, mora vargun, mora sharkun”, epistrofa ose përsëritja e të njëjtave fraza në fund të një vargu dhe në fillim të tjetrit, enumeracioni i toponimeve të njohura etj..

3. Veç faktit që është e lehtë për t’u mësuar dhe për t’u kënduar, kënga e Naim Gjoshit i tërheq tifozët edhe për arsye identitare: ka tone të theksuara folklorike, rrjedhimisht edhe të afërta, familjare për një shumicë njerëzish të zakonshëm dhe si e tillë ndihmon për të krijuar ndjesi afrie, lidhjesh emocionale dhe kohezioni mes mijëra spektatorësh. Funksionet identitare e përbashkuese vijnë e rriten me faktin se kënga himnizon një hero relativisht të ri e të dashur si Adem Jashari.

Tingëllojnë të sforcuara pretendimet se kënga nuk përfaqëson të gjithë shqiptarët dhe se, e mbushur me gjak e luftë, mund të rrisë agresivitetin në stadium. Kundërshtarët ngatërrojnë faktin jetësor, qëndresën e përgjakur dhe heroike të familjes Jashari, me atë që thuhet në këngë dhe që s’ka as gjak, as vrasje e lemeri të tjera. Përkundrazi, kënga siç këndohet në stadium e vë theksin tek grishjet për ringritjen e heroit, duke rezonuar kështu me dëshirën dhe shpresën e tifozëve se kombëtarja do ngrihet mbi pengesat dhe vështirësitë e skuadrës së një vendi të vogël e të varfër.

Vërtet Adem Jashari nuk kishte ndonjë lidhje me sportin, por kënga ‘Mora fjalë’ e kënduar nga mijëra tifozë merr ngarkesë metaforike dhe shpreh dëshirën për ngritje e ngadhënjim të kombëtares. Të gjitha këto ose një pjesë të tyre tifozeria i përjeton intuitivisht, pa stërhollime e filozofime. E rëndësishme është se këndimi i këngës korazi, duke qenë i lehtë dhe i këndshëm i ndihmon tifozët të argëtohen, të ndihen pranë njëri-tjetrit e të unifikohen si dhe të ëndërrojnë për fitore.

4. Me gjasë kundërshtarët kanë jo pak të drejtë kur thonë se ‘Mora fjalë’ është këngë e dobët dhe tej mase folklorizuese. Për të qenë i sinqertë, edhe pëlqimet e mija s’janë në favor të këtij lloji kënge, as të këtij niveli, po kush jam unë/ti/ai/ ajo që të përcaktojmë pëlqimet e dhjetëramijëra tifozëve dhe t’i detyrojmë të lenë këtë e të këndojnë atë, për më tepër se bëhet fjalë për shije, një dukuritë tejet subjektive. Thënë të gjitha këto, nuk mohohet e drejta e kundërshtarëve të këngës të shprehen e të diskutojnë, sidomos kur këto përpjekje bëhen nga pozita konstruktive.

Por tjetër gjë janë diskutimi dhe debati e tjetër gjë fyerjet apo, më keq akoma përdorimi i disa parimeve të ngurtësuara për të fshehur axhenda të tjera, hera-herës edhe tinëzare. Një vështrim sado i përciptë mbi rrëmetin e komenteve në ‘kafenetë’ e rrjeteve sociale të bind se jo rrallë pretendimi që kënga nuk përfaqëson gjithë shqiptarët mbështetet mbi ego krahinore me rrënjë në kundërvënien e lashtë ‘gegët apo toskët/jugorët apo veriorët’? Për të mos përmendur raste edhe më tinëzare, me prapavijë qarqesh fetare, që frikësohen se çdo përafrim vlerash mes Shqipërisë dhe Kosovës është një hap drejt bashkimit kombëtar, që do të sillte një konfigurim krejt tjetër të raporteve sasiore mes komuniteteve fetare.

Mund të vazhdosh me të tjera dukuri e argumente, por në fund të ditës do arrish të njëjtin përfundim: ndjeshmëria publike ndaj këngës ‘Mora fjalë’ nuk është thjesht punë shijesh, vijnë e përzihen në të gjithfarë problemesh, qëndrimesh e interesash, që nisin nga një pëlqim spontan sportdashësish e përfundojnë te çështja kombëtare.

52 Komente

  1. T
    Tirona

    Kush o ky karagjoz qe do me na dhone men me kete palaco shkrim Duhet te dime vetem nje gje , nese Kombetarja jone kalon grupin ne Gjermani do te jene tifozet qe do ta skualifikojne nese kjo kenge kendohet ne Stadium sepse UEFA do tna denoje duke na skualifikuar se nuk pranon shfaqje te tilla nacionaliste…… Prandaj tifozet te tregohen te matur per mos ta demtuar kete kombetare e cila do te na nderoje me teper edhe mbas perfundimit te Europianit

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkupi

      Lufta per liri dhe deshmoret e lirise nuk jane asgje e keqe, o kpmentues bastarde, o kpoil pa identitet. Po ti o qen i janulles e fredi bejleri cfare do te kendosh, apo do te kendosh ate qe te lejon shkjau e greqiret. O frikacak, drogaxhi qe perdhoset cdo gje qe eshte shqiptare. Mallkuar qofshin nastrdet internacionalista pa identitet.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Infeksioni analafabet kosovar

        Ti bastard turkoshak,meso me pare gjysem shqip mbasandaj dil dhe leh,matane kufirit.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dhermiu

          Ti bastard i Shqiperise londineze, ty te vret Bejleri e ti e voton, ty te vijne greqiret e te bejne ligjin midis Shqiperise e ti ul koken, ty te peshtyjne janulla e ti ule koken… kurse vjen ketu e konteston kengen per komandantin legjendar qe dha gjithe cka pat per shqiptari. Po kaq bastrde e pa edukate qe jeni. Ik shko te koqja e janulles, se shqiptaret nuk pjerdhin per bastardet sikur ti.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kruja

            Kendoni kengen e Bejler trimit, se ty ajo kenge te takon.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

            Turk i piset,kenge/tellallet tuaja arabe me jashara e hanxhara kendojini ne xhamija/halete tuaja...jo ne mes te stadiumit te shqiperise qe pret te behet pjese e BE. Ptuuuuu letyra arabe m'Albanistan Kosovo etj..... plehraaaa!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Berati

              O bastard, sa lek merr qe ke ndryshuar emer e identitet. Ashtu te don Mitsotaqis, ai te rraf e te vret dhe te cakton kryetaret e nashkisve. Legen bythgrisur, vrafnjak i lindur, krimb i qelbur.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mbresa

                KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

                Përgjigjjuni
              2. z
                zhaku i pamposhtur

                'Shkupi' e ke thene shkurt dhe sakte por une dua te shtoj se ky fenomen (pra kundershtimi I kenges) ka nenkuptim te hidhur..pra antishqiptaret gjakprishurit apo ata qe paguhen nga fonde sekrete te athines

                Përgjigjjuni
              3. I
                Ilirjan

                Ka harruar nje gje shume te rendesishme, lidhjen, impaktin emocional qe krijon "Mora fjale" mes LOJTAREVE te kombtares dhe tifozeve.Nuk i karikon as Hymni i Flamurit lojtaret tane, aq sa kenga e Naim Gjoshit. Shikojini MIRE lojtaret tane, edhe te PERLOTUR e me gjithe shpirt kur kendojne "Mora fjale"! Une jam i diplomuar ne muzike.Kam filluar me kenget e Beatles te mesoj kitarren. Luaj ne kitarre Mark knopfler, Ritchie Blackmore, Santana, Brian May Gary Moore BB King etj, por sinqerisht them, qe efekti qe prodhon "Mora fjale" mes LOJTAREVE te kombtares e tifozeve. Nuk egziston per momentin asnje muzike, kenge tjeter qe ta perafroje. Lojtaret preken ne shpirt dhe japin shpirtin ne fushe... Ky eshte rezultati qe cdo federate apo trajner ne bote, e enderrojne per ekip in e tyre. Ne ja ku e kemi por... e percmojme!

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nul Moka

                  Po kur u këndua kënga, O flamuri më i bukur në botë, tifozët e kuptuan se flamuri ynë nuk ishte më i bukuri në botë.............................. . Ngjitur me Shqipërinë, Mali i Zi, ka një flamur identik si i yni, por i stilizuar më bukur........ ...................?..................... Ndërsa si historia e Adem Jasharit dhe familjes së tij, vështirë se gjen kund në botë.

                  Përgjigjjuni
                  1. .
                    .

                    Si historia e Jasharirit nuk eshte nevoja te kerkosh neper botë per te gjetur sepse thjesht histori edhe me tragjike I gjen tek fqinjet tan Grek. $$$$$$$$ Ateher kur Cami Asllan Pasha per te ndeshkuar kryengritesit Grek ndaj Turqis, pasi kapi rob Mitropolitin e Larises Dionis Filozofin e lidhi ne hell dhe e poqi per se gjalli, me pas e ekspozuan nga Janina e deri ne Konstandinopol per tu frikesuar popullatat e tjera Greke qe mos te ngriheshin e revolts. $$$$$$$$ Lexo ne internet "ZERI I ÇAMËRISE ÇAMËRIA" "MASAKRA A PARE NDAJ CAMEVE 1611". $$$$$$$$ Kryengritjen e Grekve ndaj Turqve, gebelisti propagandistik Arben Rakipi e quan "MASAKER NDAJ CAMEVE"

                    Përgjigjjuni
                2. p
                  pilo Lala

                  Presidenti FSHF Duka ka nje dyluftim te fshehte me Kryeministrin Edi Rama. Kete gje e shfaq sa here ka mundesi te ftoj ne stadium njerezit qe nuk i do Edi Rama, kryesisht Albin Kurtin. Kete e shfaq sa here luan Kombetarja. Ftesa e Albin Kurtit me nipin e Adem Jasharit ne stadium, ishte per te injoruar Kruyeministrin e Shqiperise, por stadiumi nuk reagoi sic pritej kur erdhi Albin Kurti. Aresyeja e dyte e kesaj kenge, jane tifozet Kuq e Zi, qe edhe ata ngaqe vijne nga Kosova, kane kete kenge si hymn, pra nuk duan te njohin Shqiperine si shtet ame, por duan Prishtinen te jete e para. Kete deshire jua ploteson Duka, qe i i ntereson te kete disa tifoze ne stadium te bertasin "Rama ik", edhe pse jane nga shtet tjeter.

                  Përgjigjjuni
                3. K
                  Kastrioti nga Peja

                  Serbia i udhëheq tifozët nëpërmjet shërbimit sekret. Shemull, vetë shefi i shërbimit sekret serb, BIA, ka qenë pjesë e udhëheqjes të ekipit "Crvena Zvezda" e njohur për një politikë nacionaliste! "Interesante" që komentatori i RTSh, i ndjeri Grillo, pat deklaruar se është tifoz i "Crvena Zvezda"-s dhe pastaj edhe i Serbisë. Shqiptarët, si popull kaotik, ia lënë në dorë rrymave të ndryshme "spontane" drejtimin e jetës së tyre. Për një kohë i pat ndiku hoxhë Kavaja disa futbollistë të Kombëtares Shqiptare :( Kënga "Mora fjalë" mund të jetë përpjekje e patriotëve dhe nacionalistëve shqiptarë për ta shmangë ndikimin e "kalajave" ndaj futbollistëve tanë jo shumë të ngritur intelektualisht. Më e mira do të ishte që të pranohej një këngë patriotike pa potencial konflikti në ndeshjet ndërkombëtare.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Esati

                    Çfarë do me thënë ekzaktësisht "preston të këndohet horazi". Nuk dua të merrem me thelbin e çështjes se nuk kam qenë në stadium dhe as ja kam idenë kësaj kënge. Por argumenti intelektual dobësohet shumë dhe bëhet jo bindës kur artikulohet në këtë mënyrë nga dikush që nuk është në gjendje të flasë tamam gjuhën e nënës.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ilirjan

                      Capajev Gjokutaj nuk eshte "dikush qe nuk eshte ne gjendje te flase shqipen"! S'ke faj, keto dekada na jane mesuar veshet vetem me emra te fortesh.

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Tallava hesapi

                      Cfare serioziteti,ketu shkruhet 15 komente,kurse poshte paraqitet vetem …1 koment.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shkupi

                        Kendoni Janullen edhe Fredi Bejlerin. Bastrdet e Tiranes zyrtare. Vetem shiqo cfare mediash keni!

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arbër

                          Nuk do pyetim ju arabët e Maqedonisë se ç'këngë do këndojmë ne këtu. Hajt, zhdukuni, mos komentoni këtu fare, se e fëlliqni! Shkruani tek "Hüriet", se andej ju pëlqen.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arbër

                            Nuk do pyetim ju arabët e Maqedonisë se ç'këngë do këndojmë ne këtu. Hajt, zhdukuni, mos komentoni këtu fare, se e fëlliqni! Shkruani tek "Hüriet", se andej ju pëlqen.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arbër

                              Nuk do pyetim ju arabët e Maqedonisë se ç'këngë do këndojmë ne këtu. Hajt, zhdukuni, mos komentoni këtu fare, se e fëlliqni! Shkruani tek "Hüriet", se andej ju pëlqen.

                              Përgjigjjuni
                            2. T
                              Tetova

                              Bastardet e shqipnrise londineze e akne fiksuar ne koke se mund te kendojne vetem ate qe u lejon grekoshkjau. Mjafte droguate boten o te mallkuar!

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                ABC

                                E drodhe e perdrodhe e gjë s’prodhove , veç fjale , fjale e vetem fjale .

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arjan Reçi

                                  Adem Jashari per me teper eshte kosovar dhe veshtire se perfaqeson gjithe kombin?Nuk e kuptoj .Cfare do te thote gazetari?Une e di se jemi nje komb.Apo gazetaruc per te nxjerre ndonje artikull?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. s
                                    shqip

                                    Kënga kuq e zi ishte ( është) më e përshtatshme për tu kënduar në evente sportive. Në çfarëdo përfaqësuese , disipline sportive. Është tekstualisht dhe melodikisht e këndueshme në fitore dhe në humbje të skuadrës. Kur ke ngrënë 2, 3 gola nuk ke çfarë 'i ngre " Adem Jasharit . Ka vendin e vet në histori, por ka edhe vendin ku meriton të këndohet. Sikur futbolli të kthehej në polifoni heronjsh nga Afrika, Europa, apo Hondurasi, do ishte një nga sportet më pak të ndjekura. Fjala bie, çfarë mund të ndjejë afro francezi për një ushtar të rënë në fushatat Napolonike në Vaterlo, apo në stepat Ruse ? Ç'hyn një hero polak, rumun apo islandez me himne tifozësh të kënduara e të stonuara ? Për mendimin tim kënga kuq e zi jo vetëm është gjithëpërfshirëse , por ka edhe kuptim. Ti i këndon flamurit, atij flamuri që kjo përfaqësuese e mban në fanellë, e mban në ceremoni, e ka të stampuar në divizë , është dhe emocion festiv në ngjyrosje të koreografisë në shkallët e stadiumit. Shpresoj mos më bëjnë serb, grek, agjent a ku ta di njeriu shkretë. Këndojeni sa të doni Adem Jasharin , personalisht pëlqej flamurin para individëve . Sa do merita të kenë.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tifozi

                                      Injoranca nuk ka brire, se car lidhje ka kjo kenge qe kendohet ne stadium, por dhe qe jepet nga altoparlantet e stadiumit, vetem INJORANTET e stadiumit bashke me ata te FSHFse, mund ta thone. FSHFja duhet qe gjate ndeshjes, te informoje tifozet qe te mos japin shfaqje te pa hishme, me sharjet pa etikete e nga me te ndyrat qe mban fjalori, per futbollistet e per arbitrat, kur ne stadium jane te pranishem shume spektatore me familje, femije e gra qe vijne te kalojne disa kohe per tu argetuar.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Struga

                                        O Tifoz qeni, po ty e pahijshme te dujet kenga per Adem Jasharin. AdemJashari u masakrua me familje ne shtepin dhe ne token e vet. Ai nuk mbrojti token dhe lirine tone. Po ti ore drogaxhi i paftyre, e pauijshme te duket kjo. Qen bastrde i janulles.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Roberto

                                          O Struga o KOQE.Jemi ne lufte apo ne sport?? Ca lidhja ka ajo kenge apo qe te ti jape kurajo futbollisteve "te marrin armet"dhe te luftojne per liri???Kokrra e idiotit.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Realisti

                                            O Struga!!! Po qenke injorant komplet. Adem Jashari u vra për liri dhe gëzon respektin e gjithë kombit tonë por të këndosh për të në ndeshje futbolli është një injorancë totale. Futbolli është një aktivitet sportivë ku lojtarët në vend përshëndeten e përqafohen për lojën që dhanë. A mund të shpjegosh se ku hyn këto Adem Jashari me luftën e tij për liri? Ju keni ngelur akoma me Turqinë e na morët në qafë të gjithë.

                                            Përgjigjjuni
                                        2. T
                                          Tallava turkoshakesh

                                          Botojini mor bastard dhe interesaxhinj te temee,mendimet asnjeanese.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Emiljano i Mehmetit

                                            Le ta kendojne kengen per Ademin ,,,,pastaj te kendojne per Haxhi Qamilin ,,,pastaj per Selam Musan ,,pastaj per Cerciz Topullin,,pastaj per Ali Pashen ,,per Esat pash Toptanin ,,dhe ta mbyllin me kengen per Ismail bej Qemalin ,,,Cili je ti more burre qe kerkon bolet e mija ,,,me falni ,,,vulat e mija ,,,,

                                            Përgjigjjuni
                                            1. !
                                              !!!

                                              Patriotet e vertete sot, po ti ndjekesh ne darke , ja vene njeri tjetrit ne bythe. E ku ka patriot sot?! Sot dine te hane, te çirren, te shajne edhe nene e babe, te mos pranojne njeri tjetrin, ta bejne flamurin breke e te veshin shalet etj etj. Te vijme tek tema: Kenga e Adem Jasharit nuk eshte per te kenduar ne çdo vend por atje ku e meriton., ndryshe ofendojne heroin kosovar dhe shperdorojne sakrificen sublime te tij. Kombi ka nje kenge zyrtare per ta kenduar, ndersa ne shtepi, kafene apo kudo ne dasem mund te kendosh si te duash. Tani, une kisha nje pietje: ky Gjokutaj mos eshte gje i vellai ati avokatit qafederr te Saliut, Gjokutaj nga Kuçi i Vlores atje ku "zgjodhen" Belerin nga Progonati me nenshtetesi greke , kriminelin kryebashkiak? Se keta jane bere bythe e breke tani, s'merret vesh. Kot pyeta, s'dua pergjigje.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. R
                                                Roberto

                                                Keto kenge nuk kane aspak lidhje me futbollin dhe kushdo qofte te dale e te pyes per tekstin e kesaj kenga dhe te pyesin se ca profesioni ka patur Adem Jashari do habitet me ne qe ne vitin 2023 jemi aq idioter qe kendojme kenge pa piken e lidhjen me futbollin. Kete dhe disa te tjera i kane sjelle ne stadiumet tona grupet e tifozave nga Kosova.Normal qe do turperohemi dhe do diskutohemi neper bote si njerez te ardhur nga kozmosi ku humbet llogjika dhe mnbizoteron injoranca ne shumicen e tifozve shqiptare. Dikur ekipet tona d.m.th. tifozet tane kopjonin thirrjet e tifozeve te huaj dhe kendonin hymnet e tyre. Eshte njesoj sikur tani ne Europianin e Gjermanise tifozat tane te kendojne kengen "Enver Hoxha o Tungjatjeta" Hahhaaaaaaa. O TIFOZAT E SEMURE TE KOSOVES jeni ne stadium dhe jo ne tubimet e Albin Kurtit.Ai pak idiot eshte prandaj mos e beni edhe ju me shume budalla se po fluturon me pras kur thirret emrin e tij ne Air Albania.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. N
                                                  Nik

                                                  Te lumte Z. Gjokutaj, nje shkrim logjik dhe i mire argumentuar! Ka patur dhe do kete gjithmone dallkauke dhe njerez te liq qe jane kunder "Rrymes Kombetare Shqiptare" qe besoj s'duan as njerezit e tyre, pa lere atdheun! Keto mbeturina i ve perpara lumi i paster i Bjeshkeve Shiptare, "Mora Vargun" dhe i çon jo ne det por ne kenetat e pista! I lumte kompozitorit te talentuar Naim Gjoshi, i lumte kengetares se madhe Shqiptare Shkurte Fezaj dhe ju lumte tifozave "Kuq e Zi" qe e kane bere kete kenge edhe me te dashur per publikun!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    LEKBIBASI

                                                    C'far injorantesh mban kjo toke shqiptare, per C'far duhet kenduar kenga e Adem Ka'sha'rit ne kombetaren SHQIPTARE eshte pa kuptim. Kombetarja SHQIPTARE ka kenget e saj qe s'ka as me te vdekur dhe as me te pa vdekurit ,pra eshte nje kenge per njeres dhe jo per injorantet apo kafshet matan kufirit qe duan ta privatizoje dhe Kombetaren.????

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Tifozi plak

                                                      C'ndryshim ka "mora fjale" me "c'u nise more nga drashovica"?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Psikologu

                                                        Ku Gjokuti nuk ka vajt ndonjehere ne stadium...

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. I
                                                          Irma

                                                          E gjithë tifozeria dhe sportdashësit në stadium, sidomos tifozët e kombëtares tonë, me këngën "Mora fjalë" janë në kërkim të HEROIT të tyre në fushë, në "luftën" 90 minutëshe për fitore. Dhe i çon fjalë çdo shqiptari që luan nëpër ekipe të huaja, t'i bashkohet kombëtares tonë. Kënga për Adem Jasharin është këngë për heroin, më e bukura këngë që këndohet në gjuhën tonë. Kënga është shumë motivuese dhe shumë e dashur.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Tifozi

                                                            O Struga! Skam se cte bej se je para compjuterit e ashtu te flet haleja goje, po meso dhe te shkruash shqip e pastaj komento, po te kisha perballe, i ziu ti te gjeje vrime e te futeshe o ndyresire, as une dhe askush nuk shan Adem Jasharin, perkundrazi perulemi me respekt per aktin heroik te heroit Adem, por ti nga nje injorant qe je nuk mundesh te kuptosh shume gjera or tutkun, nuk po zgjatem me shume.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. F
                                                              Flamur Struga

                                                              Eshte nje kenge shume e qelluar e cila i krijon edhe lojtareve ne fushe por edhe pjesemarresve neper stadiume ,krenari i perforcojne ndnjenjat nga vargjet e bukura struktura e vet kenges,interpretimi nga zera te fuqishem te muzikes tone shqiptare.Napoleon Bonaparta,vet kur eshte nisur per lufte,u ka kenduar luftetareve kenge te cilat u kane prire ne beteja,nga historia e pooullit tone te pakten per gjeneraten time qe kemi lexuar,pare filma ,eshte perdorur ,nje sllogan : o prite prite Azem Galicen oooooo.Nuk ka asgje te keqe,edhe kur skuadra jone (Noriku dhe te gjithe lojtaret)vuren jeten e tyre ne rrezik ne mes te beogradit per te mbrojtur Flamurintone kombetar..cte keqe ka ketu,kenga le te gjemoi ,armiku dhe kelyshet e tyre le te plasin,Oooo prina prinaaa Bace Adem,edhte me vlere te madhe ,sa mire ideatorit qe e vuri kete kenge ne zbatim,..

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. e
                                                                enter””

                                                                O idiot Eshte futboll e jo lufte. Ademin ta mbajne Kosovaret. Shqiperia ska lidhje

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. S
                                                                  Saranda

                                                                  Jo jo qenish i varfer. Sipas logjikes tende te mjere, edhe lojtaret e vet Kosova do te duhej ti mbaj per vete. O bastard, kete tru te kalbur e ke nga gidtjet qe te jap janulla dhe greqiret.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                              2. A
                                                                Altuf

                                                                Kenga mora fjale nuk ka te bej me futbollin edhe ne shqiperi. Nuk po kerkoj percarje por kenga akoma nuk eshte kendu ne Fadil vokrri. Kemi kenge patriotike sa te doni si o ku ka si ti o shqiperia ime Vaçe zela . Per memedhene Çerciz topulli. Cili je cili je ti more burre Ismail qemali por ne stadium nuk kendohet por brohoritet. Kush s'kercen nuk eshte shqiptar o hej e tjera e tjera

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. R
                                                                  Roberto

                                                                  Edhe fjala O hej o hej nuk e perdorim ne nga Shqiperia por eshte e malsoreve te Kosoves. Nuk kemi ne shprehje te tilla. Keta per mendimin tim jane tifoze politik qe kujtojne se nepermjet futbollit do ngrene ne qiell njerin apo tjetrin udheheqes. P me thoni ca lidhje kishin brohoritjet ne ndeshjen me Polonine kur ishte edhe Albin Kurti ne stadium??? A nuk ishin kosovaret qe bertisnin emrin e tij??? A ka kuptim kjo??? Idiotesite e grupeve te tifozave qe vijne nga Kosova jane komplet nje budallallek dhe idiotesi e tyre.Nuk jane kenget patriotike ato qe frymezojne futbollin.Ju o te shkrete jetoni akoma me te shkuaren dhe akoma mendoni se jemi ne lufte. Thirrjet Shqiperi-Shqiperi jane frymezuese per ekipin tone kombetar dhe jo kenge pa lidhje.Askush nga ne nuk e mohon luften e UCK dhe perhulet me nderim per deshmoret dhe luftetaret e asaj kohe por mos e ngaterroni futbollin me luften dhe deshmoret e Kosoves. Nese ju pelqen kendojeni ne ndeshjet kur luan ekipi Kosovar.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. T
                                                                    Tirana

                                                                    O Roberto bytha e janulles, butaket si ti shohin vetem leket e greqirve dhe ato te droges e hajnis. Po pse ndryshuan koherat, ndryshuan armiqet o butak? Po Vasil Bollano, Bejleri qe te vret, Mitsotaqisi qe ti i bene permendore dhe te cakton kryetaret e Bashkove, …. Ik o butak i gjore!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. R
                                                                      Roberto

                                                                      Te dhjefsha ty bashke me grekerqiret e jabulles tende. Se je bryl ti fajin kush ta ka une??? Dil e kendo si idiot kur te luaj kombetarja.Pse nuk e kendon vete Kosova kur luan ndeshje nderkombetare por gjejne debila si ty dhe i shtyjne qe te lene kokrren e namit neper bote????

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                2. K
                                                                  Kosovari

                                                                  Çfare duan keta koqevaret qe fusin undet te bytha e Shqiptareve ,keta nuk duhen te lejohen te hyjne ne Shqiperi e jo me te degjojme thirjet per lufte ne nje shtet tjeter ,trimerine e treguat e tregoheni ne kosove ,se mos perseritni 1999 qe moret rruget e botes ,e nuk ndenjet per te luftuar ,Shqiptaret e kane per heron Adem Jashari ,por ju koqevare bashkeluftetaret e Ademit i futet ne burrgē, UÇK e bete bande kriminele. eshte turp i madh per ju ,Rofte UÇK e luftetaret e saj ,lavdi heroit Adem Jashari e te gjithe deshmoreve Kosovare , larg koqevaret e sotem

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. S
                                                                    Shqiperi, ti me jep nder!

                                                                    Edhe une do kendoj ne stadium kengen e Qemal Stafes, Vojo kushit, Asim Zenelit etj. Do ta mbushim stadiumin me deshmore dhe secili te kendoje per ate qe I do qejfi! Çar beni keshtu o te marrë, po e fusni edhe sportin ne politike idiote! Po ja kaloni edhe kohes se Enverit kur neper dasma kendoheshin kenge deshmoresh!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. E
                                                                      Erdogan

                                                                      Ke kenge patriotike sa te duash zoti Altuf. Per Deputetin e Parlamentit Osmane Ismail bej Vloren,Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet etj. Sidomos nje Misionare te Papes Terezen e Kakutes qe "solli" Paqen ne bote. Keto bomba 2000 k.g. qe bien ne Gaza per "Paqen e Terezes" bien. A you kripsha "Mendjen" qe hiqeni dhe "Komb i Vjeter"!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. A
                                                                        Altuf

                                                                        Prandaj thash pra nuk duhet te kendohet asnji kang se kena boll kange patriotike vetem brohoritje shqiperi shqiperi ose kush s'kercen nuk eshte shqiptar e te tjera

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                      2. E
                                                                        Edhe një herë për situatën

                                                                        Enver Hoxha e mbrehi shpatën

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. A
                                                                          Arbër

                                                                          Nëse duan, kosovarët le ta këndojnë këtë këngë në stadiumin "Fadil Vokrri". Nuk lidhet fare kjo këngë të këndohet në "Air Albania" të Tiranës; nga kosovarë gërricës me gjithë botën; me ulërima për al-mister Binin; -keto nuk kanë të bëjnë me ne; Shqipëria nuk është në luftë; nuk do ti lëmë kokëtrashët kosovarë të sjellin zjarre lufte në vatrën tonë. Nëse kanë b...le, ti vërsulen "shkavit" aty ku ju vjen, jo të vijnë si lepujt nëpër Shqipëri dhe të bëjnë patriotin këtu!

                                                                          Përgjigjjuni

                                                                          Lini një Përgjigje