
Nga Eduard Zaloshnja
Nga një sondazh që zhvillova për Report TV (https://shqiptarja.com/lajm/sonte-ne-repolitix-sondazhi-politik-per-muajin-dhjetor-kush-jane-personalitetet-me-me-ndikim-dhe-ceshtjet-me-te-nxehta-per-vitin-2023#739443 ), më rezultoi se ndër zyrtarët/politikanët më të vlerësuar për ndikim në jetën e vendit gjatë këtij viti, kreu i SPAK-ut Dumani ishte më i vlerësuari me 50.1%, i ndjekur në distancë nga Kryeministri Rama. Nga ana tjetër rreth 40% e të anketuarve ishin të pakënaqur si me punën e qeverisë, ashtu edhe me aktivitetin e opozitës në tërësi.
Të ndërthurura, këto rezultate na tregojnë se pakënaqësia popullore ndaj të dyja krahëve të politikës kanalizohet tek vlerësimi/shpresa për SPAK-un e drejtuar nga Dumani, që i ka futur një marsh më të lartë këtë vit hetimit të peshqëve të mëdhenj.
Para se Dumani të vinte në krye të SPAK-ut, ky i fundit ishte marrë me arka peshqish që dikush i jepte si bakshish ndonjë zv.ministreje të parëndësishme, apo me shpërdorimet e ndonjë ministri periferik. Ndërsa këtë vit SPAK-u ka hetuar apo proceduar ish-kryeministra, ish zv-kryeministra, ministra zv.ministra, kryebashkiakë e shumë zyrtarë të tjerë. Dosje të mëdha janë hapur nga SPAK-u (ku përfshihen disa nga emrat më të rëndësishëm të politikës) si “Vrasjet e 21 janarit në bulevard”, “Çështja Gërdeci”, “Çështja e ish-klubit Partizani”, “Çështja e inceneratorëve”, “Tenderat e Ministrisë së Shëndetsisë”, e “Çështja Çez-DIA”.
Pikërisht ky aktivitet i lartë i SPAK-ut këtë vit mund t’i ketë bërë anketuesit e thjeshtë të sondazhit tim që ta konsiderojnë Dumanin si “Personazhin e Vitit 2023”, për sa i përket ndikimit në jetën e vendit. Dhe jo rastësisht, shumica dërrmuese e të anketuarve që e kanë zgjedhur atë për këtë titull, janë të pakënaqur me të dyja krahët e politikës…
Të lumtë dhe suksese të mëtejshme z.Dumani. zoti qoftë me ju dhe institucionin e drejtësisë
Pordhe me rigon sondazhi
Me cfare SPAKU një tuf malokësh që i janë sulur administratës si hiena duke u bërë si KLSH në mbrojtje të humbësave të tendetrave. Kurse ky Dumani o popull loqe edhe 11 muaj e ka mandatin pa të drejtë përsëritje. Saliu si vrasës hetohet si "dors" për hypsin e gocës hajdutin e pulave të tij në oborrin e komshiut., kur duart i ka lyer me gjakun e mijëra shqiptrve. Kurs buçorja Monika dhe ish hekraxhiu Like janë denoncuesit e historisë së sajuar të inceneratorve që fundi do e tregoj përfundimin dhe kanë marrë deri tani statusin e të paprekshmit. këta as që guxon t'i përmendi Duman dhe këto muaj që i kanë mbetur ndaj 50% ta fusi në gopin e dibranes ky idiot.
Si mund te kete Dumani me shume ndikim se kryetari i mazhorances qe ka ne dore gjithe shtetin kete vetem Zaloshnja e di.Ate e kane votuar majtistet si te preferuar se gjoja do fusi doktorin ne burg o loqe jo se eshte ai qe ka me shume ndikim.
Rajmonda Vlorakja....lëre kryetarin e mazhorancës, pas 2030 do ti kërkojmë llogari për çka ka, dhe nuk ka bërë. Po shikoni babën, se ka shkuar për lesh bubi. Para një viti i hynë në dru. Tani po bëhet gati të haj gjellë burgu. Atë shihni babën.
Urime dhe suksese Z. Dumani!
Ku ti keni. Pse nuk i botoni komentet ju zagare te ripjelljes.