Procesi i Berlinit në Tiranë, çfarë përfaqëson “Piramida” sot në 115 vjetorin e ditëlindjes së Enver Hoxhës?

16 Tetor 2023, 11:25Blog TEMA
Procesi i Berlinit në Tiranë, çfarë përfaqëson

Nga Aranit Muraçi

16 tetori 2023 do të jetë një ditë historike për Tiranën dhe Shqipërinë. Fakti që është zgjedhur Tirana për të mirëpritur Procesin e Berlinit, në daljen e parë të këtij proçesi nga kryeqyteti gjerman nuk mund të quhet aspak rastësi, aq më tepër, kur vetëm në dhjetor të vitit të kaluar në kryeqytetin shqiptar u mbaj samiti i BE-së.

Pse Tirana?

E para, Tirana duket se ka fituar reputacion në kancelaritë perëndimore, si faktor i paqes dhe i stabilitetit në rajon dhe kjo është arsyeja kryesore pse udhëheqësit europianë kanë përzgjedhur kryeqytetin shqiptar. E dyta, por më e rëndësishme se e para është vetë historia dhe e tashmja e popullit shqiptar. 

Në emigracion, në çdo vend të Europës ku kanë shkuar, shqiptarët kanë dhënë prova se janë një popull punëtor, i dashur, paqësor, me njerëz të talentuar, në gen, europianë më të lashtë se të gjithë popujt e tjerë të Europës. Por në ndryshim, jo më të pasur dhe të qytetëruar, dhe sigurisht jo për fajin e tyre, e popullit të thjeshtë, mbi gjysma e të cilit në tri dekadat e fundit është detyruar të braktisë vendin e vet.

Varfëria, luftrat, pushtimet e shumta, keq-qeverisjet e vazhdueshme, rënduan ndër shekuj mbi popullin e paarsimuar dhe të varfër shqiptar.

Edhe sot bëhen përpjekje për ta lënë atë të varfër, të paarsimuar, ose të arsimuar keq, që Shqipëria të mos ketë të ardhme, pavarësisht të ardhmes së saj në BE.

Sot në 115 vjetorin e ditëlindjes se Enver Hoxhës, udhëheqësit e BE-së zgjodhën të mblidhen në Tiranë, dhe ironikisht do të priten në godinën e rinovuar që u ndërtua për nder të ish-diktatorit.

Pse Piramida?

Te Piramida do të flitet sot për të ardhmen e Shqipërisë dhe të rajonit tonë në BE. Le të shpresohet që e ardhmja e shqiptarëve të mbetur në trojet që u lanë trashëgim të parët, të mos jetë “piramidale”. E ardhmja ka vetëm një rrugë; të ndërtohet mbi vlerat europiane, të arsimit, kulturës, punës, qytetarisë dhe respektit për njëri-tjetrin.

Por që e ardhmja e shqiptarëve të jetë europiane, e një Europe që duhet ndërtuar në Shqipëri dhe jo në Gjermani, populli shqiptar së pari duhet të njihet dhe të distancohet nga “projekti i piramidës”. 

Projektin piramidal e përfaqësojnë sot të marrët që çmenduria e 30 viteve tranzicion iu dhuroi pasuri dhe pushtet të pamerituar duke “i çmendur” deri më atë pikë saqë nuk morën asnjë përgjegjësi, kur dogjën Shqipërinë në vitin 1997 dhe degdisën me politikat e tyre të mbrapshta shqiptarët e ndershëm, punëtorë dhe të kalifikuar, në çerekshekullin e fundit. Ishin ata që shitën çdo pasuri kombëtare, nxorën në treg edhe dijen dhe dinjitetin kombëtar.

Këta të marrë gjenden sot kudo në sferat drejtuese, në politikë, kuvend, media, universitete, drejtësi, diplomaci, në çdo institucion, në krye të piramidës. Nëse nuk pastrohen, siç po përpiqet SHBA t’i pastrojë nga drejtësia, ata do të mbeten të vetëm një ditë. Do të mbeten në krye të Piramidës që ngritën për hir të interesit dhe çmendurisë së tyre! 

Përfaqësuesit e denjë të Piramidës, që ‘koha e çmendur’ iu dha në duar dhe iu besoi të ardhmen tonë, edhe nga mësimet e gabuara të udhëheqësit legjendar, me siguri nuk kishin llogaritur gjëmën që i priste në projektin e tyre; kur të kenë ikur të gjithë shqiptarët, dhe në këto kushte Piramida e mbetur pa bazë do të shembej një ditë dhe do t’i zinte brenda!

Në vend të shëmbjes së mureve që e rrethojnë, Piramida do t’i duhet popullit shqiptar, do t’i shërbejë si muze, si pjesë e kulturës  për të kujtuar të shkuarën e hidhur, sikurse sot shqiptarëve iu duhet ndihma e sinqertë e Perëndimit për t’u integruar sa më parë në familjen e madhe europiane!

14 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    keshtu do ngreme edhe nje piramid shpell per saliun qe dje festoi dl e ndryshuar dhe sot dl e idhullit te tij qe ishte gati ti pinte shurren vetem te futej ne bllok.....

    Përgjigjjuni
    1. P
      Ptuh pis

      O Mero, a e mbaroi katralaku jot shkollen? Apo ka ngelur nja 3 vjet?

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fukarai

      E ka lene amanet Ramirez Alija : Vec dite-lindje do te kete per Enver Hoxhen .Edhe Samiti koicidoi me 16 Tetor .

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labi

        Pa shkolle e gjuhe na kane lene turqit 5 shekuj....ose byrazeret...barbaret e sllavet na shkretuan e shterruan.Pushtinet perendimore na kulturuan

        Përgjigjjuni
        1. N
          Naim Frasheri dhe Sami Frashëri

          Ashtu si jeni dhe mendimet tuaja janë anadollake.Në jetën shoqërore ka:rastësi dhe domozdoshmëri.Prandaj mos u mërzisni shkrues e mendimdhënës që njerëz të tillë tillë historia ithërret për të mirën e kombit, si dhe E.Hoxhën.Mos kini frikë nga njërzit e larguar nga jeta,por nga të gjallët që shkatëruan SHQIPËRINË.

          Përgjigjjuni
          1. k
            kosovari

            Shume mire i thua idioteve!!!!!

            Përgjigjjuni
          2. a
            antikomunisti

            nuk shkon hic as godina as data do kish qene e mbare qe tryallu ti jepet pronareve, godina te bëhej muze per komunizmin dhe me tej pronaret te shijonin pjese nga fitimet kshu sic eshte, është një veper konfuze e pa te ardhme

            Përgjigjjuni
            1. U
              UA

              Nuk i gjetet ndonje foto me te hajrit atij piratit me nje sy?

              Përgjigjjuni
              1. A
                Askushi

                Ironi Pirada.Me mire ne Bjeshkë ne Shqiperi

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kirurg

                  Thamë se ç'do thoshe!

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gjermani paska ngrene dru

                    Nuk kishit ndonje foto me dinjitoze te qyqarit pasiv Olaf Sholc me nje sy te mbuluar?

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      U

                      Cfare deshi ketu ai kelyshi i ngrehur me kostum i Frances qe denjoi te na vinte?

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Ah c'na hani mutin

                      Cfare lidhje kane presidenti i Frances dhe kancelari i Gjermanise me Enver Hoxhen??

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pirdhni pirdhni o skllever te Gelbazes

                        Tirana na qenka bere vater e "paqes dhe stabilitetit" ne rajon. Hahahahaha. Po ikni o debila, mos delironi kot. Europianet e rendesishem si ata te dy ne foto, vijne ketu qe mos t'ju hedhe Rusia ndonje bombe se na sheh si te pambrojtur e te dhjere, sic pa Ukrainen te vetmuar dhe e rrafshoi. Me vizita zyrtare, europianet i japin mesazh te terthorte Rusise qe mos i fut duart ne Ballkanin e pjerdhur sic bere ne Ukraine, se do nderhyjme neve. Pervec meshires per Shqiperine, europianet e dijne shume mire se Shqiperia as per 100 vjet nuk behet dot shtet normal.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje