Vula e PD: Me cilin "sy" e lexon Rithemelimi vendimin e GJL?!

19 Mars 2024, 13:10Politika Nga Namir Lapardhaja

Vula e PD: Me cilin "sy" e lexon Rithemelimi vendimin e GJL?!

E gjithë retorika e Rithemelimit është e ngritur mbi propagandën dhe mashtrimin.

Ashtu si i gënjyen demokratët për revolucion dhe për rrëzim të qeverisë dhe pastaj përfunduan te pazari me Edi Ramën, vijojnë t'i gënjejnë paturpësisht për vendimin e Gjykatës së Lartë, edhe pse aty është e shkruar qartë dhe kushdo mund ta lexojë.

Vetëm nëse lexojnë te relacioni i kësaj gjykatë, pretendimet e tyre, mund të kenë të drejtë, por gjykata i përfshin pretendimet e të gjitha palëve dhe në fund shpreh konkluzionin e saj.

Gjykata e Lartë nuk jep vendime për vulën dhe logon e PD, por ajo merr në shqyrtim dhe analizon vendimin e Apelit.

Dhe thelbi i relacionit dhe vendimarrjes së Gjykatës së Lartë është ky: nëse Apeli e ka njohur Alibeajn dhe Bashën si palë në proces, pse e ka kthyer çështjen për rigjykim dhe nuk e ka dhënë vendimin në favorin e tyre.

Ndaj, pas njohjes së PD zyrtare si palë në proces, Gjykata e Lartë çmon pikërisht rishqyrtimin e çështjes në Apel me një trup tjetër gjykuese.

Ky është thelbi i vendimit të Gjykatës së Lartë. Vendimi është publik dhe mund të lexohet prej të gjithëve.

Fatkeqësisht propaganda "qorri.net" e Berishës vijon të gënjejë dhe të tallet mëngjes e mbrëmje me demokratët. Gjykata nuk shprehet mbi pretendimet e shumicës apo pakicës, por mbi aktet, procedurat dhe ligjet.

11 Komente

  1. d
    demokrati

    sigurisht jo me syrin e namikut qe e shikon si basha. vendimi i gjl eshte sh i qarte, apeli ka gabuar qe ka pranuar si pale bashen, kaq. te tjerat jane llomotije

    Përgjigjjuni
    1. M
      Martin

      O "demodeberishist", GjL e Shqiperise e ka kthyer shqyrtimin e ceshtjes se vules pas njohjes së PD zyrtare (Bash Alibeaj) si palë në proces dhe vendimarrjen duhet ta beje Gjykata e Apelit qe e ka ne kompetence ligjore. Sa jam une pale ne kete ceshtje qe jetoj ne mes te New York-ut, aq eshte edhe "Rithemelimi" qe bertet nga "Sokaku i te Marreve" ne Tirane.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironci

        Ore mik eshte me se e vertete ajo qe thua ti. Gjykata me te drejte nuk ka njohur pale Bashen sepse Basha nuk ka si te jete pale ne te ashtuquajturen rithemrlim. Gjykata e shkalles se pare do gjykoje perseri ceshtjen ne te cilen do vendosi qe rithemelimi ka bere kongres per rithemelimin dhe jo per PDn zyrtare. Rithemelimi eshte komplet nje tjeter entitet, nuk eshte Pd.Nuk ka si te jete PD. Rithemelimi mundet te kthehet ne nje parti kryesore opozitare me e madhe se PD por nuk eshte perser kurre PD.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Drini

        Laperdhari i Bashes nuk di nese e ke lexuar vete vendimin apo te ka ardhur me sms konkluzioni por po te sfidoj publikisht te na thuash ne cilin rresht te vendimit gjykata e larte njeh si pale alibashen? Ne fakt vendimi thote te kunderteten, rrezon apelin pasi i thote qe i ke njohur si pale pa gjykuar ne thelb nese jane pale ose jo!

        Përgjigjjuni
        1. o
          opozitat e sajuara jane te Deshtuara

          Nuk e japin Vulen e partise Gjykatat, nuk eshte Martese per divorc partia. Vulen e partise e kane anetaret e saj. Dhe ai Lyli me Kullur e Alobej nga pas vetem sa demaskojne vehten e Pushtetin pas qe do ti mbaje si Dordolece opozitare ne skene me Vule PD te varur ne qafe nepermjet gjykatave.

          Përgjigjjuni
          1. T
            T

            Po demokari do vem grun tate ose motren ne.krye me salen kokren e gomarit .ju qifsha komunistet qe ju kan rrethu .

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sokoli

              1. Demokratet duhet te pyesin Sali Berishen : a e ka kapur Edi Rama Drejtesine,ashtu si tha kur iu kthu vendimi i shkalles se para i Shukrit ? 2. A eshte SPAKU dhe drejtesia organizate kriminale ? 3. Ne cilin ligj do ta mbeshtese gjykata ,kalimin e vules nga Partia demokratike e themeluar ne vitin 1990-te tek grupimi per marrjen e partise " Rithemelimi ne viti 2024 ? 4. A e di gjykata se c 'do te thote " Rithemelim? 5. ku e gjen te drejten gjykata te mohoj nje kryetar i zgjedhur me vota plebishitare ne qershor 2021? 6 Ku e gjen gjykata te drejten te crregjistroi nje kryetar partie,i cili te pakten mund te kete 40 % te Partise Demokratike ? 7. A u zbatuan rregullat statutore nga te PD -se i aparovuar ne zgjedhjet e Qershorit 2024? 8. Si ka mundesi qe logo dhe vula e nje partie ,e cila nuk plotson asnje kushte per dalje jashteligjit qofte edhe te kryetarit,kur nuk ka asnje veprimtari te jashteligjeshme sipas rregullave te caktuara nga Ministria e Drejtesise? 9 Ne cilin ligj mbeshtetet qe fraksionet,apo pucet partiake si beri Sali Berisha pas 9 shtatorit 2021 ,sepse u perjashtua nga grupi parlamentar, te njihen si parti,kur ky grup shkeli statutin duke mos perfilluar statutin e partise ? 10. kujt i duheshin dorezuar "kerkesa " e Sali Berishes ,por gjoja se e kerkonte 1/4 e antarev e te keshillit drejtues sipas statutit te aprovuar ne kongtresin e PD ne qershorin e 2024 ,ku Bashu u rizgjothe kryetar dhe u perqafua nga Berisha ? Ju zotrinj qyqtare do flisni sipas rregullave e ligjeve statutore ? Ku do ta coni elektoratin e PD te pakten ne 40 % te tryre ? Ne cilin ligj e statut do ta mbeshtesni levisjen e vules? Kalimi i vules dhe logos tek "Rithemelimi" do te thote te perkrahen pucistet e partive.Kjo mund te ndodhi edhe tek PS-ja apo PR e PL si parti qe kane pak elektorat.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Ernesto

                Gjykata lartë akoma është nën erën e zagarnjorit, kur vendimet që i vinin nga apeli me gjyqëtare zeqinenë e gjonin, as që i mernin në shqyrtim, duke rivrarë ato që zeqineja me vrasësit bënin jetën e tyre nornale. Aty ka akoma bishta të zagarnjorit, ashtu sikur aty nl apel apo në gjykata, ka akoma shoferë gjyqëtarë plepash. Zagarnjori ka filluar të çfaqet nëpër media si njeriu që jep leksione plr drejtësinë, ku, kurrë në gjykat të lartë, ska marë njeri drejtësi, vetëm se i kanë rivrarë të vrarët.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje