Nga David Goldman, CNN
Çmimi i një galloni benzine të rregullt u rrit sot mesatarisht 5 cent të tjerë në Shtetet e Bashkuara. Tani qëndron në 3.84 dollarë për gallon, çmimi më i lartë që nga 25 shtatori 2023.
Benzina kushton sot mesatarisht 4 dollarë ose më shumë për gallon në shtatë shtete, dhe ka tejkaluar 5 dollarë për gallon në Kaliforni, Hawaii dhe Uashington.
Çmimi mesatar mbarëkombëtar është rritur me 86 cent në vetëm 18 ditë – një kërcim prej 29% – në një nga rritjet më të shpejta të çmimeve në histori. Rritja e shpejtë është në të njëjtin nivel me atë të çmimit të benzinës gjatë uraganit Katrina, kur stuhia goditi Bregun e Gjirit në verën e vitit 2005, duke pezulluar operacionet e rafinimit të naftës në Amerikë.
Rritja e çmimeve të karburantit mund të ndikojë në përballueshmërinë, shpenzimet e konsumatorëve dhe ekonominë e përgjithshme nëse ato mbeten të larta. Nëse çmimet e gazit mbeten afërsisht në këtë nivel gjatë gjithë vitit, kjo do të shtonte 100 miliardë dollarë në koston totale kumulative shtesë për ekonominë, tha Gus Faucher, kryeekonomist i Grupit të Shërbimeve Financiare PNC.
https://www.cnn.com/world/live-news/iran-war-us-israel-trump-03-18-26?post-id=cmmvynao2000k3b6rso2kag3y
Si pasoje e krizes, rritjen me te larte e ka Irani. Para luftes 1 liter kushtonte 1 cent (kjo eshte e vertete) ndersa tani kushton 3 cent, pra ka rritje 300%. Ne qajme hallin tone ju thoni u rrit ne Amerike, ku pagat jane 10 here me te larta.
ti mirë e ke,duhet të shohim byçkën tonë,por prapë nuk të rrihet pa pa dhe atë të iranianëve!!nëse nuk të intereson bytha e amerikanëve!?përse flet për atë të iranianëve??
I nderuar “Populli I thjeshte”, Ketu ku jetoj une ne Florida benzina ka qene $2.59 per gallon (3.75 litra), tani me fillimin e luftes eshte $4.00 per gallon. Rritje jo e vogel apo jo? Persa I perket rrogave nuk eshte e vertete qe eshte 10 here me e larte se ne Shqiperi. Ndoshta ka qene ne te kaluaren, tani shkon 4-5 here me e madhe, por edhe shpenzimet e tjera jane ku e ku me te parts ketej. Jetojme mire ketej fale punes se perditshme dhe jo qendrimit ne kafe gjithe diten….
Nuk ka rendesi shume nafta.Shikoni misrin dhe grurin e helmosur qe po merrni nga Serbia.Serbi nuk po ju vret me plumba por me semundje dhe kancer.Gazetaret tane dhe Spaku duhet ta ndjekin kete ceshtje dhe ta akuzojne Serbine per krime kunder njerezimit dhe ti kerkojne demshperblim per viktimat e pafajshme shqiptare nga kanceri qe po perhapet me permasa alarmante ne Shqiperi.Dash Sula je burre I ndershem ,nderhy ne qeveri dhe importoni drithra nga shtete miqesore me ne si Kanadaja ose dikush tjeter.Beni kontrolle te rrepta te ushqimeve se po zhduket nje popull i tere.
Sipas ikonës së Wall Street, Ray Dalio, lufta në Gjirin Persik për kontrollin e Ngushticës Hormuz do të përcaktojë në një masë të madhe edhe pozitat e Amerikës si superfuqia më e madhe e botës. Ai e krahason këtë luftë me krizën e Suezit në vitin 1956 kur Britania humbi jo vetëm kontrollin e Kanalit, por ishte edhe fundi i të qënit perandoria (monarkia) më e madhe në botë. Këtë fat kishin pësuar Holanda në vitet 1700 si dhe Spanja në vitet 1600. Trump çuditërisht e ka nisur me shumë agresivitet presidencën e tij ndaj gjithë botës dhe këtu në flitet vetëm për shpalljen e luftës ndaj Iranit. Vetëm brënda një viti ka urdhëruar bombardime ndaj grupeve islamike në Somali, Nigeri, Siri, Irak, Jemen si dhe ndaj qëndrave të laboratorëve bërthamore të Iranit dhe pak kohë më parë ndaj Venezuelës me rrëmbimin e Maduros. Dhe nuk ndalon aty, por shprehet hapur se mund të përdori forcën për të bërë pjesë të SHBA-ve, Kanadanë, Groenlandën, Venezuelën (mbas triumfit të saj në bejsboll) dhe së fundmi Kubën!!! Kush e ka radhën apo mos vallë pa përfunduar katër vjeçarin do përfundojë në karrike elektrike?