Rusia ka shpalosur planin e saj për aneksimin e Ukrainës në qendër të së cilit janë referendumi dhe mobilizimi i 300 mijë rezervistëve ushtarakë.
Sa i takon referendumit, lajmi u bë i ditur më 20 shtator dhe do të mbahet në rajonet e vetshpallura të Donjeckut dhe Luhanskut.
Referendumet, në këto dy rajone lindore ukrainase, sipas separatistëve ruse do të organizohen nga 23 deri më 27 shtator.
Rajonet e Hersonit dhe Zaporizhjës, që ende nuk janë njohur si shtete të pavarura nga Rusia, thanë po ashtu se do të mbajnë referendume.
Rusia nuk ka kontrollin e plotë e asnjërit prej këtyre katër rajoneve dhe vetëm rreth 60 për qind e rajonit të Donjeckut është nën kontrollin rus.
Sa territor mund të humbë Ukraina?
Territori që Rusia ka nën kontroll është mbi 90.000 kilometra katrorë apo 15 për qind e gjithë territorit të Ukrainës. Kjo hapësirë është sa madhësia e Hungarisë ose Portugalisë.
Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014. Me Krimenë dhe territorin e katër rajoneve të tjera, Rusia do të përfitonte një territor sa përafërsisht sipërfaqja e shtetit amerikan të Pensilvanisë, shkruan REL.
Cila është rëndësia?
Nëse Moska vazhdon përpara me planet për mbajtjen e referendumeve dhe arrin të bashkojë këto katër rajone me Rusinë, atëherë Ukraina – dhe potencialisht edhe mbështetësit e saj perëndimorë – nga perspektiva ruse, do të luftonin kundër vetë Rusisë.
Kjo do të rriste rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe aleancës së NATO-s. Ky është një skenar, i cili, siç ka thënë presidenti amerikan, Joe Biden, mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore, sepse anëtarët e NATO-s po furnizojnë me armë dhe po i japin informacione të inteligjencës Ukrainës.
Por, një veprim i nxituar nga ana ruse për të aneksuar zyrtarisht një pjesë tjetër të madhe të territorit ukrainas do të ishte një përshkallëzim i madh. Njoftimi për planet për organizimin e referendumeve vjen disa ditë pas humbjes, potencialisht më të rëndësishme ruse, në fushëbetejë në Ukrainën lindore.
Kjo pasi një kundërofensivë e nisur nga forcat ukrainase ka larguar trupat ruse nga shumica e territorit të rajonit ukrainas të Harkivit.
Doktrina bërthamore e Rusisë lejon që shteti të përdorë armë bërthamore nëse sulmohet me armë të njëjta apo me armë të shkatërrimit në masë.
Po ashtu, përdorimi i armëve bërthamore, sipas doktrinës ruse, lejohet nëse shteti përballet me krizë ekzistenciale nga armët konvencionale.
"Doktrina bërthamore e Rusisë lejon që shteti të përdorë armë bërthamore nëse sulmohet me armë të njëjta apo me armë të shkatërrimit në masë." gjithnjë përmënden ligjet ruse,doktrinat se kur mund të përdoren armët bërtamore nga rusia,por asnjëherë,pothuajse,nuk përmënden ligjet a doktrinat e atyre të tjerëve që kanë të njëjtat armë!! e tha një ministër francez dhe ju hodhën në fyt,perëndimorët vetë!! baiden e tha fare qartë,"kujdes në përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë!atomike e kimike!" kjo do të thotë se do ta hani sa krahu nëse i përdorni!! nuk e di se sa gomerë mund të jenë rusët,se putini po del,gomar e kaluar gomarit,por ka shumë mundësi që për një gafë të vogël,pra një bombë të shpërthyer për të trëmbur,mund të këthehen në tokë të pabanueshme për 30 mijë vjetët e ardhëshme!!mund të pësojnë një bombardim bërthamor total!!
Shoku , nuk ka perendi dhe njeri ne Ruzull te jape urdher per perdorim te armeve te shkaterimit ne mase ....ska shanc asnje , sepse e dine qe perfundimi do te jete fatal per kedo , thjesht eshte BLOF , ruset jane dhe idjota , e kane besuar ne vetvete se vetem ata jane ne gjendje te leshojne arme berthamore .....te tjeret do shikojne ruset se cdo bejne ....me te tilla idjotesisra u botkuptuan kaq vite .....eshte Blof , e shikojne qe Ukraina mbrohet dhe cliron veten fuqishem dhe bejne deklarata demagogjie .....une personalisht jam i sigurt qe do marin mesimin perkates ne Ukraine , kush do beson cte doje , jam plotesisht i sigurt qe ruset dhe Putini do gjunjezohen deri ne poshterim ne Ukraine , e kam te qarte qe Ukraine edhe mund te behet shkrumba , vec nuk do te pushtohet kurre ....ketu do jemi dhe do degjohemi perseri .......
Franci unë personalisht nuk e njoh fjalën "kurrë"!! jo për gjë,por gjithë jeta më ka treguar se asgjë nuk është 100% e mundur!! përvoja e jetës time më ka mësuar se fjala "kurrë" egziston vetëm në fjalor dhe mund të përdoret në një segmet kohor!! teorikisht "kurrë" do të thotë asnjëherë në mënyrën absolute,por duke ditur se armë të tilla janë në dorë të njeriut!? atëherë nuk mund të thuhet asnjëherë se ato nuk mund të përdoren asnjëherë!! ashtu si e paraqesin putana dhe putanierët,edhe mund të ndodhë që të shkrehet ndonjë!duam a po nuk duam ne!edhe ata e dinë fare mirë se nëse ata,rusët, "ruset jane dhe idjota"(si thua ti),por e dinë se ka dhe më keq!! e këta janë amerikanët!! të garantoj se nëse ndodh një gjë e tillë nga "ruset jane dhe idjota"!? do të ketë një përgjigje dhe më të çmëndur nga "më idiotët",amerikanët!! franci,nuk mun dtë vijë një bythëgrisur dhe të kërcënojë,jo vetëm një,por të gjithë të fortët e këtij planeti!! nëse rusët idiotë bëjnë gafë e përdorimit të armëve bërthamore!? të garantoj se thënja e loid austin,sek.të shtetit për mbrojtjen, "do ta bëjmë rusinë të mos i shkojë mëndja të sulmojë dikë tjetër"do të bjerë!! në atë moment "rusia nuk do të egzistojë më,dhe për një kohë shumë shumë të gjatë nuk do ti bjerë më në mënd të kapë armë me dorë"!gjithashtu do të kemi dhe një periudhë krize të paparë ndonjëherë!! sa mund të zgajsë nuk e di,sa do e pësojnë nuk e di,por armë me dorë nuk ka për të prekur kush për breza me radhë!! ps:franci,unë kur bëj një gjë parashikoj më të keqen e mundur,po n uk ndodhi!? kam fituar!! parimi tim është "nuk shkohet në luftë për të vrarë kudnërshtarin!shkohet për të vdekur!" prandaj jam dhe për një luftë pa asnjë lloj kompromisi me putinin!!
Një rrokadë ruse e dështuar do të mbetet...askush nuk e mposht atdhedashurinë e ukrainasve. Lavdi Ukraines që reziston dhe nuk mposhtet!
300 mijë bashibozuke! Sasi, asnje cilesi.
mish për top!! këta do të çohen,në tërë kuptimin e fjalës për tu grirë në "makinën e mishit"!!
Do merziten robqirat pro urse prape kur ti shkerdheje motren Ukraina dhe ketyre 300 mije kurvave qe po nis Putana Ca eshte nje avokate ne facebook qe nuk i mbyllet buçja per Putanen e nje bqim qe ben si kompetent me mashtrime pro ruse ne FB.
Sa shumë dëshira kemi,por mbeten endrra.Do zgjohemi dhe do shikojmë 25 % të Ukahinës terior rus.Këtu ndryshojnë gjerat.Perëndimi më pas nuk ka të bëjë më me pushtuesit rus,por me rusinë.Me teritor rus që rusia mund ta mbrojë me të mobilizuarit ,me çdo llojë armësh.E shikojë këtë të marë fund.