36-vjeçari humb 11 pjesëtarë të familjes në Gaza: Kisha ëndrra për të gjithë fëmijët e mi

1 Nëntor 2023, 09:50Bota TEMA
36-vjeçari humb 11 pjesëtarë të familjes në Gaza:

Konflikti Izrael-Hamas i ka sjellë humbje shumë të mëdha 36-vjeçarit nga Gaza, Khalil Khader. Teksa ka qenë duke ushtruar profesionin e tij si inxhiner elektronik në spitalin Al-Najjar në Rafah, një bombë ka shpërthyer në afërsi të shtëpisë së tij.

“Një bombë e fuqishme shpërtheu. Fqinjët e mi po vinin në spital. Kështu që unë pyeta: Ku ishte bombardimi? Dhe ata më thanë: “Ishte rreth shtëpisë sate”. M’u desh të vrapoja në vendndodhje për të kontrolluar familjen. U përpoqa të telefonoja, por askush nuk po përgjigjej. Dhe siç mund ta shihni… e gjithë shtëpia ishte bombarduar”, tregon ai për BBC News.

Njëmbëdhjetë anëtarë të familjes së tij u vranë, në mes të viktimave ishin katër fëmijët e tij, dy motrat e tij, babai i tij 70-vjeçar, vëllai dhe kunata e tij dhe dy vajzat e tyre.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij u plagos rëndë. Ajo po trajtohet për djegie dhe lëndimet e tjera të marra nga shembja e shtëpisë.

“Unë kisha ëndrra për secilin nga fëmijët e mi. Ibrahimi ishte i pari në shkollën e tij dhe unë ëndërroja ta shihja atë si mjek një ditë. Amal ishte shumë kreative, i pëlqente të vizatonte. Dhe më tregonte vizatimet e saj. Kinani ishte shumë lozonjar – të gjithë e donin.

Dhe ai kujdesej për motrën e tij të vogël. Ai ishte gjithmonë aty për të mbrojtur Rozën dhe thoshte: “Mos e prek, ajo është fëmija im!” Dhe tani ata janë zhdukur të gjithë”, rrëfen mes dhimbjes 36-vjeçari.

Khalili është ende në kërkim të trupit të motrës së tij nën rrënoja.

1 Komente

  1. v
    vetem dhimbje

    Atehere do vazhdojme me "fashistin" "nazistin" Putin ....se ai i ka fajet ??!!! Njekohesisht te ngreme ne qiell Netanjahun si "shpirt njeriu" qe ka te drejte te "mbrohet" duke vrare deri tani rreth 5000 femije i mbeshtetur dhe furnizuar me keto arme vrastare nga Bideja ????!!! Eshte e pa kuptushme heshtja e mediave dhe gjoja "intelektualeve" ne mbare boten per kete kasapane ..sa nuk mundet as ta klasifikosh si krim kundra njeriut e as si genocid sepse i ka kaluar limitet e te dyjave termave te me siperme !!!!! Neve i kemi degjuar dhe pare ne dokumentare krimet e nazisteve hitleriane gjate luftes se dyte boterore por ...por keto qe ndodhin sot ne nje tjeter bote , ne mes te "dites me diell" kaq hapur dhe dhe ne menyre arrogante dhe super monstruoze , keto ja kalojne dhe imagjinates se nje te semuri psiqik serial -killer !!!! Ku vete kjo bote ????? Si jane transformuar njerezit e sotem ne apatik e pa shpirt ??? Vertet nuk ju bejne pershtypje keto qe shikoni dhe degjoni nga goja e vete viktimave dhe transmetuar nga BBC News nje agjensi amerikane (per fat se do thonin fake news)???!!!!! Vertet qe kjo bote nga menyra se si dirigjohet nuk ecen me dhe vertete duhet nje sistem i ri nuk ecet me : po je me mua, bej ç'fare te duash por po qe kundra meje je i vdekur !!! Nuk gjej dot fjale nga dhimbja per te vazhduar te shkruaj .....eshte vertet ç'menduri se ç'dodh sot ne bote !!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje