Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, udhëheqësi më i vjetër në botë në detyrë në moshën 92-vjeçare dhe me 43 vite në pushtet, do të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale të këtij viti që do të mbahen më 12 tetor. Këtë e ka konfirmuar vetë Biya përmes një postimi në llogarinë zyrtare të tij në X (ish-Twitter) të dielën.
“Jam kandidat në zgjedhjet presidenciale. Jini të sigurt se vendosmëria ime për t’ju shërbyer përputhet me urgjencën e sfidave me të cilat përballemi,” thuhet në postimin në llogarinë zyrtare të presidentit.
Shëndeti i Biya-s ka qenë shpesh subjekt spekulimesh, sidomos vitin e kaluar kur ai u zhduk nga skena publike për 42 ditë.
Kandidatura e tij për rizgjedhje ishte e pritshme prej kohësh, por nuk ishte konfirmuar zyrtarisht deri në postimin në rrjetet sociale të dielën.
Biya ka qenë aktiv në platformën X në periudhën para shpalljes së kandidaturës. Në vitin 2018, për herë të parë, ai përdori po ashtu rrjetet sociale për të shpallur kandidaturën e tij, duke shënuar një angazhim të rrallë të drejtpërdrejtë me publikun në platformat dixhitale.
Që nga viti i kaluar, anëtarë të partisë në pushtet Lëvizja Demokratike Popullore e Kamerunit (CPDM) dhe mbështetës të tjerë e kanë kërkuar publikisht që Biya të kërkojë edhe një mandat tjetër.
Edhe pak dhe barazohet me Edi K Ramen.
Qellimi final dhe idhulli i palloshes se ripjelljes.
I hoqët gardhet vlora?