Frika e luftës ka përfshirë Europën, një sondazh i fundit tregon se rreth 68% e europianëve janë të bindur se vendet e tyre përballen me kërcënime, ndërsa 42% shprehen se edhe siguria e tyre personale është në rrezik.
Anketimi, i realizuar nga kompania Demoscopy me seli në Bruksel me kërkesë të Komisionit Europian përpara Konferencës së Sigurisë në Mynih, tregon se perceptimi i nivelit të rrezikut ishte më i lartë në Francë me 80%, pasuar nga Holanda dhe Danimarka 77%, dhe Gjermania 75%.
Sa i përket investimeve në fushën e mbrojtjes, 32% e të anketuarve vlerësojnë se Bashkimi Europian nuk ka bërë mjaftueshëm, ndërsa 34% mendojnë se edhe vendet e tyre kanë dështuar të ndërmarrin hapat e duhur. Një pjesë e qytetarëve të intervistuar i besojnë, megjithatë, BE-së kur vjen fjala tek forimi i mbrojtjes dhe sigurisë.
Niveli më i lartë i besimit në këtë drejtim u regjistrua në Luksemburg dhe Portugali. Ndërkohë, me skeptikët rezultojnë italianët, gjermanët dhe francezët, që në masë të madhe nuk pajtohen me këtë vlerësim.
Sondazhi është zhvilluar online në datat 5 deri më 12 janar, me pjesëmarrjen e rreth 27 mijë qytetarëve nga të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian.
Kush vdes pēr liri, lind nesēr pērsēri.Menduam qē lufta Rusi-Ukrain s'do ndodhte Kurrē, por ja qē vazhdon çdo ditē.E pyesin njē plak tē 100-at, i thonē kur mbaron sherri ose shamata., ai i'u pērgjigj, mē mirē mos e fillo kurrē, pasi s'mbaron asnjēher.Tani konferenca nē Munik kishte objektif sigurin ku u fol dhe pēr armatimin bērthsmor, apo paqe nē konflikte tē hapura dhe ata qē jan buzē nisjes.Lufta tregtare,inflacioni, tarifa, rritja popullsis, fondi pēr mbrojtjen, janē shkaktar tē ksaj gjēndje nē tē cilēn ndodhemi, dhe zgjidhjet adekuate jan larg pritshmērive tē duhura.Sot sejcili shtet din ku çalon dhe si mbulohet ky handikap.Por zgjidhjet provisoir bējnē qē tē shtyjm problemin por nesēr ai bēhet dhe mē problematik, psdi borxhi publik, emprunt long terme, court terme, me interes , bēn qē e nesērmja tē jet dhe mē problematike, ndaj kjo pasiguri pērfshin dhe superfuqit,pasi mefianca vērehet te popullsia, vērehet nē familje,tryez,shoqēri.,dhe kjo pengon tē jetosh jetēn si duhet.Shpenzoni sa mē pak, punoni sa mē shumē, studioni nē maksimum,jeni tē kujdesshēm.,por kēto kēshilla ka raste qē dhe i shmangim, dhe fataliteti ndodh.Spiralja problemeve tē pērpin, por kjo pērpirje pērfshin racizēm, bulizim, urrejtje ,vengence et etj