Dy të vrarë dhe një i plagosur në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Jugut

13 Shkurt 2026, 11:50Bota TEMA
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Universitetin

Dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos në një sulm me armë që ndodhi të enjten në mbrëmje (me orën lokale) në një konvikt në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Jugut, një institucion i frekuentuar kryesisht nga afrikano-amerikanë.

Rreth orës 21:15 (ora lokale), pati raportime për të shtëna në një dhomë në konviktin Hugine Suites, tha administrata e universitetit në një postim në Facebook, duke vënë në dukje se në kampus u vendos një orë policore, e cila zgjati disa orë.

Nuk dihen detaje të tjera për momentin dhe nuk është sqaruar nëse autori i sulmit mbetet i lirë.

“Zyrtarët e universitetit ende nuk e kanë konfirmuar identitetin e viktimave ose gjendjen e personit të plagosur”, shkruhej në postim.

 

1 Komente

  1. l
    lexuesi

    Gjithe ajo America do te kete dhe raste marrezie, nuk eshte cudi….!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje